6.5 C
Priština
More

    10 femra të cilat kanë shpërndarë selfie-t e tyre të pa përpunuara

    spot_imgspot_img

    Dhe, duken po aq të mrekullueshme sa fotot e rregulluara

    Postimi i selfie-ve duket një acarrim nervash. Dhe, për më tepër, ideja e postimit të ndonjë selfie të pa përpunuar është edhe më e frikshme. Postimi i një fotoje në vitin 2015 është sikur të dalësh nga shtëpia pa grim fare në fytyrë: nuk ndjeheni aq rehatshëm dhe me vetëbesim siç jeni normalisht.

    Kur edituesi im më tha se dëshironte të postojë verzionin e pafiltruar të një selfie timen, unë luhata kokën duke shkaktuar panikë. Do të ekspozohej sekreti im?! Unë e dija se fotoja e përpunuar që kisha postuar dukej e mirë për atë edhe kam dashur që ta ekspozoj. Por, a do të më komentonin njerëzit në instagram njëlloj sikur tek fotoja e përpunuar me fjalët ”fytyrë engjulli, shumë e bukur”, pasi në verzionin e pafiltruar sigurisht do dilja si gënjeshtare meqenëse ka dallim të madh.

    Pasi i tregova foton e papërpunuar edituesit tim, ai u përgjigj se e ka shumë të vështirë të bëjë dallim mes dy fotove. Sa më shumë që e analizoja, aq më tepër isha dakord me të. Sigurisht, ndriçimi i bën sytë më të theksuar, flokët më të shëndritshme, por fytyra ime mbetej ajo fytyrë.

    10 femra tjera kanë shpërndarë fotot e tyre në dy verzionet, dhe në të dyja rastet ato duken të mrekullueshme:

    1. Sinqerisht, fotoja e përpunuar duket më shumë se sa ajo tjetra e papërpunuar. Të mos e teproj, por unë them se fotoja e pafiltruar nuk mi thekson sytë e kaltër ashtu si verzioni tjetër. Kjo është realizuar në një metro ku ndriçimi ishte i tmerrshëm – Emma

    2. “Filtrimi i fotove i bën ato më argëtuese. Ju mund të bëni gjëra interesante me një foto vetëm duke shtypur një buton. Të them të drejtën, unë nuk parapëlqej filtrimin e fotove pë rtu dukur e përsosur. Është vetëm sa për argëtim”- Stela

    3. Filtrimi i fotove mundëson që pushimet e mia të duken edhe më argëtuese. Kush nuk dëshiron të shkojë në pushime tropikale dhe të bëjë fotot që të duken sa më të mahnitshme? – Tea

    4. “Filtrin që unë e përdori – nuanca të errëta që i bëjnë flokët e mia të duken shumë tërheqëse dhe më bën të ndjehem e veçntë dhe ndryshe nga ajo që postoj zakonisht” – Klara

    5. “Përpunimi i fotove të mia më bën të ndihem e gatshme për t’u parë nga bota përreth. Më bën më të sigurtë për të kërkuar më të mirën time” – Samanta

    6. “Më pëlqen fakti se si filtri i fotove të mia e thekson buzëkuqin. Për fat të keq, nuk ekziston filtër që të mund të largojë shporetin elektrik dhe kuzhinën nga prapavija e fotos” – Laura

    7. Kjo është selfie e parë që e kam postuar në Instagram. Ishte e bërë pas intervistës sime të parë në TV, dhe isha e entuziazmuar për shkak se isha e grimuar dhe e rregullua e padyshim që doja ta kapja atë reflektim. Por, isha e vetëdijshme për postimin e selfie-të dhe mendoja që duke përdorur një filter do të më bënte më pak të vetëdijshme” – Pria

    8. Për mua, fotografia është shëndrruar në një hobi, kështuqë kur postoj foto nuk dua që të ngjasojnë tamam si në jetën reale. Pse do donin njerëzit të shihnin gjërat e njejta që ata ndoshta janë duke i bërë? Kjo nuk është aspak vizualisht tërheqëse apo interesante. Unë më së shumti postoj foto të ushqimeve, por kur bëj selfie, dëshiroj të përdori të njejtat mjete filtruese – mprehje, contrast, mbushje. Gjithashtu, ndihem e pazakontë kur postoj fotot e fytyrës sime, sepse më duket sikur po kërkoj nga njerëzit të më lavdërojnë se sa bukur dukem – Maria

    9. “Filtrimi i fotove më bën të ndihem më rehat me lëkurën time” – Sara

    10. “Unë nuk bëj nuancë filtruese sepse, të jem e sinqertë, kam dëshirë të postoj fotot origjinale nga vendndodhja. Normalisht, vetëm i ndriçoj paksa fotot në Instagram sa për ti dhënë ngjyra” – Elisa!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...