2.6 C
Priština
More

    Ushqimi më i mirë i vjeshtës: Lulelakra ndalon ftohjen, lakra jeshile qetëson teshtitjen, shega mbronë nga kanceri!

    spot_imgspot_img

    Molla mund të hani pa u mërzitur, sepse e rrisin imunitetin tuaj dhe ndikojnë në dobësim, kurse kungulli zbutë simptomet e osteoartritit dhe mbron nga zhvillimi i diabetit.

    Vjeshta është fillimi i sezonit të perimeve të shkëlqyera të cilat në shkallë të ndryshme ndikojnë në favor të shëndetit tuaj. Përveç kësaj, ato janë shumë të shijshme dhe mund ti konsumoni në mënyra të ndryshme dhe kështu ti siguroni vehtes imunitet më të fortë, por edhe do të ndjeheni më mirë.

    Me këto super-ushqime mund të kënaqeni sa të doni dhe pa brenga, për këtë siguroni rezervat në frigorifer dhe shmangni ftohjet e mërzitshme, zbutni simptomet e gripit, zvogëloni rrezikun nga kanceri, diabeti dhe pastroni organizmin nga toksinat!

    Mollat

    Këto pemë ndihmojnë zvogëlimin e nivelit të kolesterolit të dëmshëm dhe kanë antioksidantin kvercetin, i cili mundëson rrjedhë më të mirë të oksigjenit në mushkëri. Gjithashtu, mollët janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, i cili ndihmon në forcimin e imunitetit, dhe me këtë lufton ftohjet. Përndryshe, molla e madhësisë së mesme përmbanë 14% të sasisë ditore të preferuar të vitaminës C dhe rreth 100 kalori, kurse trupi harxhon rreth 120 kalori për ta tretur. Përveç kësaj, kjo pemë është njëra nga ato që ju mbanë të ngopur dhe është zgjedhje e mirë edhe për mëngjesin, sepse e nxitë metabolizmin.

    Lulelakra

    Njejtë sikurse mollat, kjo buqetë e bardhë përmban vitaminë C. Shkencëtarët konsiderojnë se një pjatë përmbanë rreth 77% të sasisë ditore të preferuar të kësaj vitamine të rëndësishme, kurse përveç kësaj, lulelakra është e pasur me antioksidantë të cilët zhdukin rrudhat dhe me fitonutrientë të cilët zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mushkërive. Për këtë posaçërisht i rekomandohet duhanpirësve.

    Shega

    Shega për shkak të vitaminës C me shumicë, acidit folik, kaliumit dhe vitaminave A dhe E quhet si superfryt. Në lëngun e shegës ndodhen tre polifenole të rëndësishme të cilët janë antioksidant të fortë, ashtuqë në bazë të ndikimit të tyre shega është më e fortë se boronicat, çaji i gjelbërt dhe vena e zezë. Ka veti antibakteriale, mbronë nga kanceri dhe zhvillimi i diabetit dhe ndihmon në luftimin e depresionit. Përveç kësaj shega ndihmon edhe në shkrirjen më të shpejtë të yndyrërave dhe zbutë simptomet e osteoartritit.

    Kungulli

    Ushqim i mirë për të gjithë ata që i mundojnë alergjitë! Kungulli është i pasur me vitaminë C, i cili e zvogëlon nivelin e histaminës, si dhe me zink dhe vitaminë A, të cilët forcojnë sistemin e imunitetit. Gjithashtu, kungulli bllokon krijimin e radikaleve të lira dhe me këtë mbronë ADN e qelizës nga plakja e hershme dhe mutacionit, kurse është shumë e preferueshme për ata të cilët kanë probleme me lukthin dhe zorrët.

    Lakra jeshile

    Kjo perime është e pasur me vitaminë A, C dhe E, magnez dhe karotenoide të cilët forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë zhvillimin e flokëve. Lulelakra pastron organizmin nga toksinat, që është i domosdoshëm për organizëm të shëndetshëm. Gjithashtu, ndihmon në zbutjen e teshtitjes dhe kollitjes tek njerëzit të cilët vuajnë nga alergjitë dhe ftohjet.

    Mandarina

    Mandarinat përmbajnë dyfish më tepër vitaminë C në krahasim me portokallin, kurse janë të pasura edhe me acid folik dhe me beta karoten, të domosdoshëm për tretje të mirë. Mandarinat janë burim i shkëlqyer i pektinit i cili pengon absorbimin e kolesterolit në muret e enëve të gjakut, dhe me këtë edhe rrezikun nga trashja. Pektini njëkohësisht është i ngarkuar edhe për rregullimin e sheqerit në gjak, që don të thotë se mandarinat plotësojnë ndjenjën e ngopjes dhe pengojnë sulmet e urisë.

    Brokoli

    Kjo perime e gjelbërt është burim i mirë i vitaminës A dhe C, proteineve, hekurit dhe kaliumit. Përveç kësaj brokoli përmbanë edhe acid folik i cili ndikon në rritjen e pjellorisë si te meshkujt poashtu edhe te femrat, sepse burimi i vitaminave në të zmadhon mundësitë për mbijetesë të spermatozoidëve në mitër. Brokoli përmban edhe fitonutrient i cili ndihmon në rregullimin e nivelit të hormoneve tek femrat, kurse me këtë rregullon edhe drejtëpeshimin kur bëhet fjalë për ovulacionin./kosovarja.ch/

    Foto: pixabay

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...