Të gjitha shkaqet që bëjnë syrin të dridhet

spot_imgspot_img

Në fakt nuk është dridhja e syve tuaj, por e muskujve të qepallës.

Shkaqet mund të jenë të ndryshme; nga mungesa e gjumit, alkooli, stresi dhe dehidrimi.

Dridhja zakonisht zgjidhet vetvetiu. Pra, syri juaj nuk lëviz aspak, por fjala është për lëvizjen e qepallës.

Dridhja e qepallave është mjaft e zakonshme dhe zakonisht nuk ka nevojë të shqetësoheni, thotë dr. Ming Wang.

Gjendja e dridhjes së përkohshme ose të zgjatur e syrit quhet miokimi e qepallës dhe është rezultat i një keqdrejtimi të pavullnetshëm të neuroneve që stimulojnë muskujt tuaj të qepallës.

Ekzistojnë disa arsye të zakonshme pse qepallat tona dridhen:

– Stresi,
– Kafeina e tepërt,
– Dehidrimi,
– Lodhja,
– Tendosja e syve,
– Alkooli,
– Sytë e thatë,
– Problemet me të ngrënit,
– Alergjitë.

Shumë rrallë dridhja e syrit mund të jetë shenjë e çrregullimeve të caktuara të trurit dhe nervave. Por pastaj dridhja shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera.

Kërkoni kujdes mjekësor nëse dridhja zgjat për një kohë të gjatë (një deri në tri javë), nëse dridhja ndodh në pjesë të tjera të fytyrës dhe sytë janë të skuqur, të fryrë ose kullojnë, thotë dr. Hardik Soni, themelues dhe drejtor mjekësor i Ethos Spa.

Si të ndaloni dridhjet e syve?

Përgjigjja e qartë është t’i eliminoni shkaqet e mundshme të dridhjeve të syve.

Flini më shumë gjumë, zvogëloni marrjen e kafeinës, mbani sytë tuaj të hidratuar me pika dhe bëni atë që mundeni për të ulur stresin.

Disa ilaçe shtëpiake përfshijnë pirjen e një gote tonik ose mbajtjen e një komprese të ftohtë ose të ngrohtë në sytë tuaj, shkruan Readers Digest.

Një qasje më ekstreme përfshin botoksin, thotë dr. Wang, por është kundër masave drastike, sepse gjendja përgjithësisht zgjidhet vetvetiu.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.