Pse nuk duhet kurrë të pastroni veshët me shkopinj pambuku?

spot_imgspot_img

Mjekët konsiderojnë se kështu vetëm e zmadhoni problemin…

Nëse ju praktikoni pastrimin e kanaleve të veshit me shkop pambuku, realisht ju mund vetëm të krijoni problem se sa të ofroni zgjidhje.

Kjo për shkak se dylli i veshit është një gjë e mirë. “Ai gjendet aty për të mbajtur të pastër kanalin e veshit si dhe për të larguar bakteriet dhe ndyrësirat larg timpanit të veshit. Një fije e hollë e dyllit duhet të ekzistojë aty. Ja disa arsye të përmendura nga mjeku Jacob R. Brodsky, specialsit në spitalin e Bostonit”.

Ju mund të përkeqësoni gjërat.

Përdorimi i shkopinjve prej pambuku nuk është një praktikë e mirë e pastrimit të veshit, pasi këto mund të shtyjnë dyllin brenda kanalit të veshit me kalimin e kohës. Mjekët hetojnë mënjëherë pacientët qvkanë përdorur shkopinj pambuku pasi dylli i tyre rrshtohet thellë deri në brendësi. Për shkak të natyrës delicate të timpanit nuk preferohet ta bëni vetë pastrimin e thellë, zgjidhja më e sigurtë është ta bëni tek mjeku.

Mund të merrni infeksion të veshit.

Kanali i veshit ka një rreshtim natyral të përzierjes së dyllit natyral, vajit dhe lëkurës – që e mbrojnë veshin. Shkopinjtë prej pambuku vetëm e shtyjnë dyllin nga brenda, nuk e pastrojnë tërësisht kanalin, duke lënë hapësirë për infeksione të ndryshme të vehsit.

Ju mund ta dëmtoni timpanin e veshit.

Ky është rreziku më i madh që përfolet gjatë përdorimit të shkopinjve prej pambuku. Mjeku Brodsky thekson se mund të ndodhë kjo por jo zakonisht. Gjasat për dëmtimin e timpanit jan shumë të ulëta nga ky përdorim.

Pra, cila është mënyra më efikase e pastrimit të veshit?

Për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme vetëm përdorimi i një lecke të lagur sa për ta zbutur përbërjen e dyllit, thekson Dr. Brodsky. Mbani mend: dylli nuk paraqet problem përderisa nuk akumulohet shumë. Nëse grumbullohet shumë dyll, atëherë ju mund të dëgjoni tingëllimë në vesh si dhe të bllokohen ato. Këto simptoma mund të trajtohen, thekson Brodsky, duke rekomanduar përdorimin e një piskatoreje me peroksid hidrogjeni, vaj mineral ose vaj për fëmijë duke e lënë që të veprojë për disa minuta derisa të lirohet dylli. Kjo mund të bëhet disa ditë rresht, ose një herë në javë, por Brodsky nuk e rekomandon të bëhet një zakon i përditshëm.

Gjithashtu qëndroni larg përdorimit të metodës me qinrinj për pastrimin e dyllit nga veshi. Ka disa prova që vërtetojnë se kjo mënyrë nuk është e sigurtë dhe mund të dëmtojë timpanin e veshit, dhe se nuk ka asnjë dëshmi për heqjen e tij, thekson Dr. Brodsky.

Nëse simptomat e problemeve me veshët vazhdojnë pas përdorimit të këtyre preparateve, është mirë të bëni një konsultë mjekësore për procedura tjera të pastrimit tek mjeku./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pas pushimeve, sërish rutina: biseda 20-minutëshe që e ndan ngarkesën në çift

Si ta ktheni ritmin pas pushimeve pa u ndjerë të mbingarkuar: një bisedë 20-minutëshe, e përgatitur e e përqendruar, mund të ndihmojë çiftin të ndajë detyrat dhe të mbajë mirëqenien mendore.

“Nuk dua të kthehem në shkollë”: si ta dëgjoni fëmijën pa ia minimizuar shqetësimin

Kur një fëmijë thotë “Nuk dua të kthehem në shkollë”, prindërit mund të ndihen të paudhëzuar. Artikulli shpjegon si ta dëgjoni fëmijën, si të dalloni kur ankthi është problem dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Sallatë verore me qiqra, domate dhe kastravec: drekë e shpejtë në 15 minuta

Një recetë e shpejtë dhe e freskët për drekë: sallatë me qiqra, domate dhe kastravec që përmbush parimet e një diete të shëndetshme dhe udhëzimet bazë të higjienës ushqimore.

Flokët pas diellit dhe pishinës: 5 hapa për më pak tharje dhe këputje

Pas plazhit apo pishinës flokët shpesh duken të tharë dhe të brishtë. Ky artikull ofron pesë hapa praktikë, të bazuar në udhëzimet e dermatologëve, për të zvogëluar tharjen dhe këputjen pas ekspozimit ndaj diellit dhe klorit.