14.8 C
Pristina
11.1 C
Zurich
More

    Ushqimet që duhet të hanë fëmijët në mënyrë që të flenë rehat

    spot_imgspot_img

    Dietologia, Olga Preston ka zbuluar ushqimet që mund t’i ndihmojnë fëmijët që të flenë më rehat dhe ato që duhet shmangur që ata të mos mbesin pa gjumë.

    “Ushqimet mund të kenë një efekt të thellë që fëmijët tuaj të jenë në gjendje të përqendrohen gjatë ditës dhe të flenë mirë gjatë natës”, tha ajo.

    Ajo tha se mungesa e gjumit ndikon edhe në performancën e shkollës, shkruan The Sun.

    “Mungesa e gjumit ndikon në performancën e shkollës dhe aftësinë e fëmijëve tanë për të mësuar dhe zhvilluar, kjo çon në nervoz, rraskapitje, përgjumje gjatë ditës, depresion dhe në disa raste ekstreme paranojë dhe halucinacione”, u shpeh ajo.

    Ajo bëri thirrje që fëmijëve të jepet ushqim i pasur me omega-3 si peshku , duke përfshirë salmonin dhe troftën.

    Gjithashtu edhe ushqimet që përmbajnë magnez, siç janë perimet me gjethe jeshile të errët, arra dhe fara, fasule, thjerrëza, qiqra dhe drithëra integrale.

    Tutje, ajo tha se edhe kalciumi ka një efekt të ngjashëm qetësues me magnezin dhe këshilloi se duhet që fëmijët të hanë më shumë lakër jeshile, brokoli, lakër kineze, spinaq, etj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Këto cilësi të mashkullit, vlerësohen më shumë nga një femër

    Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara...

    Reduktimi i kripës dhe ndikimi në organizëm

    Kripa është pjesë e rëndësishme e dietës suaj kur...

    12 shenja që tregojnë se partneri ju dashuron çmendurisht

    Dashuria e vërtetë nuk është se vetëm ndjehet, por...

    8 mënyra për të rikthyer besimin tek vetja para çdo takimi të parë

    Nuk ka rëndësi sa takime të reja keni bërë...