Ditët e dimrit karakterizohen me ndryshime të mëdha, të cilat gjithsesi ndikojnë në shëndetin tonë. Megjithatë ekzistojnë mundësi për tejkalimin më të lehtë të tyre.

Kohët me shi, erë, me diell, sjellin ndryshime në temperaturë, lagështi, ajër të thatë, erë të ngrohtë në nëntor… Kjo e gjitha ndikon keq në shëndetin tonë. Këto ndryshime të mëdha ndeshen në shumë vende të botës. Moti i këtillë mund të sjellë viruse, infeksione dhe sëmundje. Prandaj, është me rëndësi të mbroheni derisa moti të ”stabilizohet”.

Temperatura shumë të ndryshueshme

Në këtë periudhë më së shumti vuajnë lëkura, flokët, imuniteti dhe shëndeti psikik. Sistemi ynë I tretjes është tepër I lidhur me ndryshimet e motit. Verës kur bën vapë, kemi nevojë për më tepër lëngje dhe ushqime të freskëta, ndërsa në ditët e ftohta të dimrit mund trë durojmë edhe ushqime më të rënda. Kur hyjmë në këtë periudhë duhet ta përgatisim edhe ushqimin e opërshtatshëm, duke konsumuar më tepër fruta dhe perime, por edhe dimrit është mirë të mos e teprojmë me ushqime të rënda, shumë kalorike. Kurt ë dilni në këtë periudhë përgatituni për ndryshime klimatike. Vishuni mirë dhe merrni me vete një ombrellë.

Më shumë kujdesuni për flokët dhe lëkurën. Merrini masat e duhura.

Ndryshimet e këtilla mund të shkaktojnë kokëdhimbje, mund të nxisin ftohje, kollë, madje edhe dhimbje në mushkëri. Në këtë periudha më e preferueshme është të pihet caj xhinxhifili, I cili është shumë I mirë në parandalimin e infeksioneve. Nëse nuk dëshironi të sëmureni, qëndroni larg nga të sëmurët, por nëse gjatë kësaj kohe fitoni ndonjë virus, ftoja mund të ju zgjasë më shumë, pasi imuniteti në këto raste bie mjaft.

Fit, të pushueshëm dhe të fuqishëm

Këto ndryshime më së miri i përballojnë atë që ushtrojnë vazhdimisht dhe që hanë ushqime të shëndetshme. Më së vështiri e kanë pleqtë dhe fëmijët. Gjumi i mjaftueshëm dhe të paktën 15 minuta ushtrime fizike mund t’ju ndihmojnë mjaft. Ndonëse dëshironi shumë, gjatë kësaj kohe përpiquni të mos flini gjatë ditës. Për ta realizuar këtë mjafton të shëtisni njëzet minuta në këmbë.

Nëse keni probleme me shtypjen e gjakut, gjatë kësaj periudhe duhet ta matni më shpesh. Drejtojuni mjekut nëse hetoni ndryshime jo të mira./kosovarja.ch/