Nga puna e saj si filantrope e deri tek stili i saj i veshjes, Princeshë Diana ka frymëzuar modën edhe në ditët e sotme.

Por, para ditëve të saj mbretërore, ajo ishte thjesht Diana Spencer, një vajzë e re që adhuronte motrën e saj më të madhe.

Ajo e mbushte shtratin e saj me kafshë, duke lënë pak hapësirë për veten.

Diana u rrit duke poseduar shumë kafshë, lloje të ndryshme të brejtësve e edhe kuaj të vegjël.

Më të preferuarën e kishte derrin guinea, që e quante Peanuts (gjalp kikiriku).

Dëshironte të shkonte shumë në shkollë, por vështirë që qëndronte pa qeshur e fjetur.

Sportet zinin vend të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo luante tenis, hokej, kriket dhe lojëra të tjera. Ajo ishte më e gjata në shkollë.

Në fëmijërinë e hershme, në çdo ditëlindje kërkonte nga një kukull dhe karrocë për të. I donte shumë tregimet për zanat dhe gjithçka e vogël i pëlqente sa kishte koleksionuar pjesë nga kina dhe lepuj të vegjël.