Fustani i zi është gjithmonë në modë, ndërsa ngjyra më e mirë në botë është ajo që juve ju përshtatet më së miri…

Coco Chanel ka lënë shenja të pashlyeshme në botën e modës duke krijuar dizajne unike, fustane me ngjyrë të zezë që edhe sot e kësaj dite të gjitha femrat në botë janë mirënjohëse. Megjithatë, sot më së shumti përmendet parfumi Chanel No 5, që është shitur në të gjithë globin. Chanel gjithmonë ka theksuar se një grua pa parfum, është sikur pa një të ardhme, dhe ky lloj parfumi është më i kërkuari në botë. Përkundër vdekjes së Coco Chanel, rregullat e saj aplikohen edhe sot.

1. Kombinimet kryesore të modës

Fustan i zi që shkon për të gjitha rastet.

2. Gjeni atë lloj kombinimi që ju përshtatet

Ngjyra më e mirë është ajo që ju përshtatet më së miri.

3. Nëse dyshoni për këtë, zgjedhni ngjyrë mono-kromatike (njëngjyrëshe)

Edhe ngjyra e bardhë, edhe e zeza ju bëjnë të dukeni mirë, dhe kombinimi i tyre jep një harmoni të përkryer.

4. Mos hezitoni për të provuar rroba

Veshjet mund të duken mirë të varura, mirëpo kjo nuk nënkupton asgjë. Vetëm pasi ti vishni rrobat do ta kuptoni se sa ju thekson belin, këmbët dhe krahët.

5. Përpiquni

Nuk arrij të kuptoj pse disa femra nuk zbukurohen para se të dalin. Përveç kësaj, ju kurrë nuk mund ta dini se kë mund ta takoni atë ditë, andaj është mirë të dukeni të rregulluar gjithmonë.

6. “Pak” nënkupton “më shumë”

Kur të vendosni aksesorë të modës, gjithmonë hiqni pjesët e vendosura më në fund – në këtë mënyrë ju nuk do ta teproni.

7. Mos i ndjekni verbërisht trendet

Moda ndryshon, por stili mbetet.

8. Nëse dëshironi të vëreheni nga njerëzit, bëhuni elegant

Vishni diçka nga kualiteti i dobët dhe njerëzit do ta kujtojnë atë fustan, vishuni mirë dhe njerëzit do të ju mbajnë mend gjithmonë.

9. Pa të nuk shkon

Çdo femër në sirtarin e saj duhet të ketë një sako më të trashë apo të leshtë.

10. Femër me stil

Një femër duhet të jetë gjithmonë elegante dhe e mahnitshme.

kosovarja.ch