Myku i paftuar dhe shumë i bezdisshëm të bën ndonjëherë, të kalosh ditë të tëra duke u përpjekur, vetëm që të mos e shohësh sërish.

Dhe në fund, rezultati nuk është gjithmonë pozitiv. Këshillat e Living janë në anën tuaj, për t’i shpallur luftë Mykut dhe për të arritur qëllimin tuaj: Shtëpi të shëndetshme, pa praninë e miqve të padëshiruar.

Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë?

Është një marrëdhënie e ndërthurur mes mykut, kondensimit dhe rritjes së rrezikut:

-Acarim i syve dhe fytit

-Krijim i kollës dhe gëlbazës

-Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje

-Simptoma të astmës

-Prani e reaksioneve alergjike

Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj.. Natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmi¬jët dhe moshat e thyera.

Por çfarë është myku?

Myk është termi që përfshin famil¬jen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagësh¬ti. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike.

Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyr¬isht lagështia. Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër ‘sporet’, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.

Vendet me myk identifikohen le¬htësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj..

Si mund të pastrohet (hiqet, eliminohet) myku?

Për të pastruar mykun, duhet të kemi parasysh këshillat e mëposhtme:

Së pari, duhet të ruajmë veten duke veshur doreza, maskë mbrojtëse dhe syze.

Sporet fluturojnë bashkë me ajrin, për këtë arsye nuk duhen fërkuar sipërfaqet e pushtuara me cohë të thatë, furçë ose me ndonjë mjet tjetër. Për më shumë siguri, largojini fëmijët dhe të moshuarit nga dhoma.

Solucionet e pastrimit të mykut mund të kenë në përbërjen e tyre përqind¬je klori, i cili mund të dëm¬tojë mobiliet dhe rrobat tuaja, prandaj tregoni kujdes gjatë përdorimit dhe sprucimit.

Spruconi sipërfaqen problem¬atike me solucion dhe pasi ta lini të veprojë për 10 minuta, shpëlajeni me një cohë të shtydhur mirë.

Nëse sipërfaqja është shumë e madhe, atëherë duhet kërkuar ndihma e specializuar e mirëmbajtësve.

Parandalimi i krijimit të mykut me disa masa të thjeshta

Ajrosni dhe ngrohni periodikisht am¬bientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e ‘heqjes së lagështirës’ në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes)

Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, am¬bientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta.

Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut.

Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda.

Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim.

Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal-imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut.

Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t’i riparuar apo eliminuar. Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm.

Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme.

Burim: living.al
kosovarja.ch