10 C
Priština
More

    Maska e fytyrës me bazë domate do të jetë receta e vetme që do t’ju duhet këtë verë, çfarë problemesh trajton

    spot_imgspot_img

    Likopeni është një karotenoid që i jep domates dhe shumë perimeve të tjera ngjyrën e kuqe. Tashmë e dimë që sa më e fortë të jetë ngjyra e kuqe, aq më shumë veti të fuqishme kanë antioksidantët e frutit apo perimes. Ka shumë karotenoide (pigmente bimore) që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, por sipas ekspertëve, asnjë prej tyre nuk mund të rivalizojë likopenin.

    Domatja është një ndër burimet kryesore të këtij antioksidanti natyral e më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse kjo perime është aleatja numër 1 e lëkurave të yndyrshme.
    Domatja ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave.Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

    Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan ose parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.
    Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.

    Një maskë tjetër: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht (receta shkeputur nga revista)

    LIVING

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...