-1.4 C
Pristina
1.8 C
Zurich
More

    Ja pse grimi nuk duhet hequr me peceta të lagura

    KOSOVARJA:

    Ekspertë të ndryshëm nga industria e ‘bukurisë’ bien dakord për një gjë – produkte të tilla si uji micellar ose peceta për heqjen e grimit nuk e pastrojnë lëkurën, dhe në vend të kësaj këshillojnë një metodë të dyfishtë pastrimi, e cila përfshin një produkt të bazuar në vaj për të hequr grimin, dhe më pas një qumësht ose tonik fytyre që pastron mirë lëkurën.

    Por, duke qenë se shumë janë ende të prirur të përdorin produkte si peceta të lagura për të pastruar grimin, dermatologu britanik Timijo Eshio përdori rrjetet sociale për të treguar njëherë e përgjithmonë pse ky nuk është aspak një opsion i mirë.

    Ai përdori një pluhur që e shpërndau mbi lëkurën e portokallit dhe më pas tregoi se çfarë ndodh kur e fshin me shami. E keni marrë me mend, produkti ka mbetur në poret e lëvores, ashtu siç mbetet në fytyrën tonë.

    Për të hequr grimin, rekomandohet përdorimi i qumështit ose losionit të destinuar për këtë qëllim. Aplikoni një sasi të vogël në një shtuf ose një copë pambuku dhe fërkojeni butësisht mbi fytyrën tuaj.

    Pas heqjes së grimit sipërfaqësor, është shumë e rëndësishme larja me ujë tonik të fytyrës. Shpëlajeni fytyrën me ujë mesatarisht të ngrohtë, me lëvizje të buta. Fërkojeni produktin butësisht për rreth një minutë, më pas shpëlajeni fytyrën tërësisht.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Si ndihmon banania në rënien nga pesha

    Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar...

    Para apo pas larjes me shampo, kur duhet të përdorni kondicionerin e flokëve?

    Në kujdesin e flokëve ekziston një teknikë e njohur...

    Omicroni ndikon edhe në seks

    Ekspertët besojnë se COVID-19 dhe variantet si Omicron po...

    Disa mënyra si të qëndroni ngrohtë në makinë, nëse nuk ju punon kondicioneri

    Nëse nuk keni kondicioner në makinë dhe temperaturat janë...