Ashtu sikur gjithkush ka anën e tij të mirë, gjithashtu i ka të pranishme edhe të metat. Ja pjesa e prapme e medaljes apo e kundërta e çdo karakteri në mënyrë individuale.

Dashi

Këta persona të stuhishëm gjithmonë mendojnë se duhet të kenë rolin kryesor në gjithçka përreth tyre. Shkaku mund të jetë si pasojë e ndonjë të mete fizike. Persona egoistë që mendojnë vetëm për veten e tyre.

Demi

Të vetkënaqur dhe fjalëpakë, të mërzitshëm dhe aspak interesantë.

Binjakët

Llafazanë kryesorë, tradhtarë dhe të poshtër, të cilët ndrrojnë kriteret për çdo 5 minuta.

Gaforrja

Persona posesivë, fyejnë rëndë nëse ndokush nuk ju uron “mirmëngjes-in” në intonacionin e duhur, ndryshojnë disponimin kur t’ju vie ndërmend.

Luani

Persona arrogantë, vazhdimisht duke nënvlerësuar të tjerët, plot plane të mëdha për të gjithë e në fund i përdorin vetëm për qëllime personale, kinse po shqetësohen edhe për të tjerët.

Virgjersha

Persona me neurozë obsesive që gjejnë lirimin e stresit duke pastruar shtëpinë apo banesën, duke u pajtuar me blerje të garderobës, duke u fokusuar në gjëra fikse, as më shumë e as më pak.

Peshorja

Skizofrenë narcizoid, pasqyra është miku i tyre më i mirë, iu duhet rreth një javë të vendosin nëse do pijnë Coca Cola apo Pepsi, aq janë përtacë të mëdhenj saqë është një mrekulli kur zgjohen në mëngjes nga shtrati.

Akrepi

Persona autodestruktivë, të pakënaqur saqë depresionin e tyre nuk mund ta përballojnë, duke tërhequr edhe qindra njerëz të tjerë rreth vete. Nëse e nesërmja do të ishte fundi i botës, ata aspak nuk do të tronditeshin.

Shigjetari

Persona dorëlëshuar dhe kumarxhi, kënaqen kur shesin mend tek të tjerët, ndërsa entuziazmin e kanë aq të madh saqë ringjallin edhe të vdekurit.

Bricjapi

Mjeshtër të vërtetë të robërimit dhe fjala “më fal” nuk ekziston aspak në fjalorin e tyre.

Ujori

Persona vulgarë dhe perversë me sjellje të pahijshme.

Peshqit

Gjithmonë presin që dikush t’i ngushëllojë, nuk mund të shkojnë as në tualet pa ndihmën e ndokujt, dhe gjënë më të vogël e shohin si ndjesi përfundimtare duke i shqetësuar njerëzit përreth. Gjatë kohës së pauzave, kur janë në gjendje të mire, mirren me thashetheme rreth problemeve të njerëzve tjerë, pastaj përsëri bien në depresion – duke qëndruar vazhdimisht në rreth./kosovarja.ch/