Nxënësit e ardhshëm janë duke u përgatitur për teste për tu regjsitruar në klasën e parë. Dhe, ndërsa ata janë të ngazëllyer në lidhje me takimin e parë me shkollën, prindërit pyesin veten se çfarë është ajo që fëmijët e tyre duhet të dinë para se të ulen në banka shkollore.

Takimi i parë me psikologun dhe pedagogun e shkollës për testimin e fëmijëve krijon më shumë stres tek prindërit se sa te fëmijët.

– Nuk ka nevojë për të përgatitur fëmijun për testim. Nga fëmija nuk kërkohet që të dinë përgjigje në të gjitha pyetjet apo të bëjnë të gjitha detyrat. Është në rregull dhe e pritshme që fëmiju diçka gabon dhe që diçka nuk di. Lejoni që psikologët realisht të bëjnë vlerësimin e pjekurisë së fëmijut për tu regjistruar në klasën e parë dhe në fund të jap disa këshilla se si të përgatisni fëmijun tuaj për arsimim të mëtejshëm.

Çka është e dobishme për të bërë para testimit të fëmiju?, është që të njoftoni atë me procedurën që vijon, të shpjegoni që ju do të shkoni atje së bashku me të por që ju do të prisni para zyrës, kurse ai/ajo do të mbetet me një psikolog në zyrë, ku do të bashkëbisedojnë dhe do të përgjigjet në disa pyetje, dhe do ti zgjidh disa detyra.

– Mos i transferoni shqetësimet dhe pritjet tuaja te fëmija. Mos u shqetësoni nëse fëmija nuk di të lexojë, shkruajë, mbledh … Detyrë e shkollës dhe e mësuesit është që në të ardhmen të mësoj fëmijun për të gjitha këto – shpjegon psikologu.

Fëmiju ndonjëherë nuk është emocionalisht mjaftueshëm i pjekur, por edhe atëherë janë punonjësit e shkollave për të ndihmuar atë për t’u rregulluar dhe të përshtatur në mjedis. /kosovarja.ch/