13.4 C
Pristina
11.9 C
Zurich
More

    8 mënyra për të rikthyer besimin tek vetja para çdo takimi të parë

    spot_imgspot_img

    Nuk ka rëndësi sa takime të reja keni bërë gjatë jetës, është komplet normale të ndiheni nervozë sa herë keni planifikoni “date-in” e radhës. Nga ana tjetër, ndodh që edhe pse mund të keni shumë vetëbesim, një periudhë e gjatë pa takime të parë, të ketë ndikuar tek siguria në vete, duke ju shkaktuar kështu pyetje, dilema, konfuzitet.

    Sa herë do dilni me dikë të ri, kujtojini vetes që nuk keni kontroll mbi mënyrën sesi ata do të përgjigjen apo reagojnë. Keni thjesht mbi veten dhe sjelljen tuaj. Si mund ta riktheni sigurinë tek vetja para çdo takimi të parë? Këshillat më poshtë do t’ju vijnë në ndihmë.

    1. Krijoni një “rutinë” para-përgatitore

    Kjo do t’ju ndihmoë të ndiheni më të qetë dhe me më shumë besim tek vetja. Mund të konsideroni disa aktivitete fizike për të çliruar tensionin dhe ngarkesat që më vonë të fokusoheni në takimin tuaj. Eshtë e rëndësishme të jeni prezent 100% për ta njohur më mirë personin përballë.

    2. Kujtoni periudhat kur jeni ndjerë shumë të sigurtë dhe me vetëbesim

    Si ishin ato ditë dhe çfarë keni qenë duke bërë? Me ç’lloj aktivitetesh ju pëlqen më shumë vetja? Nëse është e mundur, ribëjini sërish para takimit dhe do ta shihni sesi do t’ju ndryshojë humori.

    3. Bëni një listë me pikat tuaja më të forta dhe përfshini gjithë arsyet pse dikush duhet të jetë i lumtur që po të njeh ty.

    Kujtoji vetes gjithë gjërat pozitive që ke dhe mendo pse ata duhet të të vlerësojnë 100%. Kjo jo që do t’ju ndikojë në vetëvlerësim, por do t’ju kujtojë sesa mbështetje keni nga njerëzit tuaj më të afërt, pavarësisht sa mirë apo keq shkon takimi i radhës.

    4. Krijo një ide të pyetjeve që do të bësh kur biseda të ngecë në një pikë

    Takimet e para janë të mbushura me emocione dhe tension, aq më tepër nëse s’jeni takuar më herët. Heshtja është e sikletshme kur bisedat e përgjithshme mbarojnë, prandaj duhet të hyjë në fuqi plani B. Përgatisni ca pyetje që të mos zgjatet më shumë pauza e pakëndshme mes jush.

    5. Vizualizo sesi do të ndihesh në këtë takim

    Eshtë një metodë praktike që do të të ndihmojë me vetëbesimin dhe performancën tënde në këtë takim. Shko me një qasje të caktuar drejt atij takimi.

    6. Merr pak feedback nga stili yt i takimeve

    Duke bërë këtë mund të filloni t’i shihni gjërat ndryshe, të ndryshoni diçka tek vetja, etj.

    7. Duhet të dish qartë çfarë të nevojitet nga një lidhje apo sesi e preferon komunikimin

    Për ta kuptuar që në fillim nëse dikush nuk përputhet me ju. Nëse nuk jeni në të njëjtën linjë, është mirë ta dini që prej fillimit për të mos shpenzuar kohën tuaj dhe të përsonit tjetër.

    8. Në vend që të fokusoheni nëse ai personi tjetër ju pëlqen apo jo, fokusohuni nëse e pëlqeni ju atë.

    Duke bërë këtë do të jeni më autentikë në takim dhe do t’i shihni gjërat më qartë.

    Burimi: Psychology Today

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Këto cilësi të mashkullit, vlerësohen më shumë nga një femër

    Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara...

    Reduktimi i kripës dhe ndikimi në organizëm

    Kripa është pjesë e rëndësishme e dietës suaj kur...

    12 shenja që tregojnë se partneri ju dashuron çmendurisht

    Dashuria e vërtetë nuk është se vetëm ndjehet, por...

    Çfarë dini për energjinë seksuale?

    Kur dëgjoni termin "energji seksuale", ndoshta mendoni për tensionin...