Unë personalisht i preferoj shumë fustanet e gjata sidomos në periudhën e verës… Nëse ka një veshje e cila mund të mbahet pa problem nga mëngjesi deri në darkë është pikërisht fustani i gjatë!

Nëse i shtojmë aksesorë të ndryshëm si kapele, çanta, sandale, do të dukemi akoma dhe më bukur sepse janë pikërisht aksesoret që bëjnë ndryshimin nga një veshje në tjetrën…

1. Ndiqni stilin Bohemian duke vendosur bizhu shumëngjyrëshe e duke përdorur sandale të sheshta.

2. Shtoni një xhaketë xhinsi nëse keni veshur poshtë një fustan ‘delikat’.

3. Vishni fustane me ngjyra të ndezura duke qënë se edhe sezoni na e lejon këtë gjë.

4. Nëse jeni duke dalë për një mbrëmje, kombinoni me fustanin tuaj një palë taka të larta!

5. Nëse pëlqeni thjeshtësinë, qëndroni me një fustan njëngjyrësh dhe një palë sandale të sheshta ngjyrë neutrale…

Shpresoj që këshillat e mia t’ju kenë pëlqyer dhe ju uroj një javë të këndshme!

Përqafime

Burim: Revista Cllass, nga Era Rrumbullaku

kosovarja.ch