a

Adem Jashari dhe Azem Hajdari u flijuan për bashkim komb atdhe gjuhë dhe flamur

Dy yje të pashuara në 99-vjetorin e pavarësisë-luftës në vazhdim për bashkim
në këtë përvjetor nuk i kemi në mesin tonë, por shndrisin ma shumë se sa çdo
meteor. Na mungojnë qyshkur u flijuan për komb, atdhe, bashkim dhe flamur.
Ademi Jashari nga Prekazin Legjendar, më 7 mars 1998, dhe Azem Hajdari
Tropojë e Gjakovës heroike, më 12 shtator 1998, me porosi të armiqve por më
duar të tradhtisë, ranë për t`mos vdekur kurrë, për bashkim komb dhe flamur

Shkruan: Qerim Pllana

Adem Jashari dhe Azem Hajdari dy tribunë u flijuan për komb, atdhe, gjuhë dhe flamur. Në tokën arbërore, si gjithmonë dhe tani, duhet pasur “kujdes” më tepër se kurrë, çka fletë dhe çka shkruan! Cilës temë, zhanër të letërsisë, gazetarisë, publicistikës apo historisë i rrekesh për të analizuar! Spiunë e dallkaukë akoma kërkojnë viktima, aq më keq kërkojnë të mos përkrahësh të mos shkruash për patriotizëm, drejtësi, madje as për heronj e dëshmorë të sakrificës, luftës dhe lirisë! Përndryshe nëse je luftëtar për bashkim, liri, drejtësi, humanizëm e njerëzi, do të sulmohesh nga ta, si nga lakuriqë shpellash, sa më mend s`mund të merresh nga cila anë vinë e t`kafshojnë! Po u deklarove në mbrojtje të atdheut, heronjve, dëshmorëve, madje martirëve, duhet të përgatitesh nga sulme breshërish ma të pista! Nëse s`te vrasinë me të jashtmit, të likuidojnë përmes dorës së spiunimit dhe tradhtisë brenda! Po u mungoi guximi, ata të lehin si qentë minuk, shajnë, fyejnë dhe ofendojnë pa kursim, me nofka e pa to, kërcënojnë me telefonata, madje më keq sesa para dhe pas Luftës Çlirimtare, kur je kërcënuar nga dhjeta kriminel, spiunë e linçues. Në këtë gjendje të përçarjes kanë ardhur sot shqiptarët! Edhe pas 13-vjet nga lufta, afro 4-vjet pavarësi, po i more në mbrojtje figurat e luftës, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët tribunë, në çdo hap je i përcjellë nga spiunë partish, poltronë nga katër anët e “shtetit të quajtur Kosovë”! Madje edhe kur i merr në mbrojtje yjet e kombit heronjtë; Azem Hajdari dhe Adem Jashari, ranë për komb, atdhe, për bashkim gjuhë dhe flamur. Ëndërr e të cilëve ishte bashkimi, pavarësia e shpallur në Vlorën heroike më 28 nëntor 1912! Kur shqiptarët do ta festonin të bashkuar në 99-100-vjetorin e ekzistimit si komb! Jo më të përgjysmuar me territor dhe popullsi të ndarë të ndarë e t`coptuar! Ti do jesh i sulmuar, përgjuar i ndjekur, sharë dhe i ofenduar pse përmend bashkimin, pse merr në mbrojtje Luftën Çlirimtare, luftëtarët e lirisë, të vdekur apo të gjallë! Edhe për këto vepra të sakrificës (me jetë të tërë familjes), për heroizmin sublim, kur shkruan, evokon kujtime, viziton përmendoret e heronjve, për t`u venë një buqetë luleylli, do të përbuzin, shajnë, fyejnë, ose po patën guxim, të vrasin mu pranë përmendoreve të heronjve, të vdekur do të lënë!? Pranë dy tribunëve të pavdekshme, haku i të cilëve as për së gjalli, madje as për së vdekuri, akoma s`u është dhënë vendi i merituar! Madje as e vërteta mbi rënien e tyre akoma s`është thënë, siç duhet s`është shkruar! Nuk është thënë ajo që duhet shpalosur si vepër sublime sfiduese sakrifikuese! E vërteta historike për heronjtë e kombit për t`u shkruar pa u shtrembëruar… Edhe kur shkruan për figura emblemë, gjendet ndonjë dallkauk nga ta, të cilët se duanë lirinë, po më shumë robërinë. Të mësuar të lehin tinëz, për të gërvishtë si maçoku pis nën sofër, si minuku tinëz për t`kafshuar! Akoma mëren me punë djallit, tradhti e ndjekje të patriotëve, njerëzve të dëlirë! Kundër atyre që përherë janë të gatshëm për t`u flijuar, për komb, bashkim dhe atdhe, si heronjtë, Adem Jashari lindur më 28 nëntor 1955 dhe Azem Hajdari, lindur më 11 mars 1963. Dy Yje t`pashuara i vranë, Ademin më 7 mars 1998 dhe Azemin më 12 shtator 1998. I vranë, sepse tribunët deshën një atdhe, një gjuhë, një flamur një komb të bashkuar…
Edhe atëherë kur me ndonjë tufë lulëkuqe u përulësh lapidareve, hienat po të panë do të shajnë! Pse u bënë nderim yjeve të kombit e të atdheut, të nisur rrugës së bashkimit, lirisë, demokracisë dhe zhvillimit. Për Shqipërinë e bashkuar në udhën e ndjenjës, dinjitetit, guximit nderit dhe flijimit. Kjo s`është befasia! Befasi çoroditëse është tradhtia, pjellë brenda shtëpisë, kishës, kafeneve dhe xhamisë, “nën plisin e traditës”, intrigës, spiunimit, luftës vëllavrasëse burimit të tradhtisë! Ata i ke roje se ç`fletë, ç`shkruan, për ke orientohesh, cilit grup i takon, me ke dhe më cilën parti je, cilit klan abuzimi dhe krimi i takon!? Të krisurve, psikopatëve, skizofrenëve, spiunëve, matrapazëve, tradhtarëve, s`u interesojnë temat, zhanret e shkrimeve, opinionet, lavdërimet, kritikat, komentet, vështrimet, romanet, poezitë, dramat e kombit as publikimet e s`kaluarës historisë e dhembjes! As heronjtë, dëshmorët e martirëve, të pa gjeturit, kombi, atdheut, flamuri e as bashkimi! Ata duan sa më shumë përçarje nxitje të luftës vëllavrasëse civile! Atyre dhe vetëm asaj kategorie qetësisht u intereson përcjellja, shqisa e nuhatjes si zagarëve gjuajtës për viktima të radhës, që u duhen pre jave, muaji apo viti! Të tillët pastaj dalin me shkarravina, duke fyer, sharë ofenduar, gjithnjë duke u përpjekur për t`i mbuluar gjurmët e s`kaluarës, spiunimit, tradhtisë, marrjes në qaf të patriotëve më të shquar të kombit. Atyre vetëm kur t`ua shpalosësh faktet e veprave të tradhtisë, spiunimit, gjykimit, akuzave ndaj miqve, shokëve dhe kolegëve, deri në mënyrën më të vrazhdë, duke shkelë besën, fjalën e çdo kanuni shqiptar, deri në linçim! Atëherë, vetëm atëherë do të shuajnë, përderisa nuk i pranojnë sinjalet, urdhëratë e mesazhit për vazhdimin e veprimit në heshtje. për të parë se sa fuqi ke, për t`i dërmuar, demaskuar dhe për t`i plandosur për toke, para atyre nga i marrin porositë e djallit për linçim! Dhe kur fletë dhe shkruan për përvjetorë të lavdisë së ndritshme, për heronj, dëshmorë e martirë të kombit, ata prapë turrën si hienat! Me thashetheme rrugësh, kafenesh, madje ca më plisi në kokë si maskë “patriotizmi”! (Nuk bëhet fjalë për z. Sali! Ai kur e vë plisin të paktën bënë një nderë kombit, traditës, atdheut dhe të pranishëmve)! Kameleonët janë ata që fshihen pas nofkave, duke marr mundimin prapë për t`sulmuar edhe atëherë kur e dinë, se ua dinë të ligatë, idiotizmin! Kur i kë zënë me vepër, duke u përpjekur për të linçuar me njerëz të sigurimit, madje shumë keq, me të SHIK-ut, mu në mes të Tiranës a Prishtinës! Edhe kur lavdëron përparimin, fletë për lirinë, pakëz dritë në tunel, kur të dukët se ky popull i përvuajtur sa nga armiq, po aq nga lakej brenda, sa s`ka shpërthyer, për të dalë nga errësira shekullore një herë e më, për t`u bashkuar! Ata prapëseprapë përgjojnë, vinë pas, fyejnë, shkarravisin dhe ofendojnë. Kurrë s`janë në gjendje të dalin ballë për ballë. Sepse kur të duash`ua çjerrë maskën prej kretini në duel mori në qafë Dostojevskin. Më 28 vjet burg z. Adem Demaçi, vëllain Rrahimin, Rexhepin, Selmanin, Binakun, Nuhiun.., çudira s`ka brirë, tani në`liri të ndjekin me porosi, qysh nga burgje hetuesish, armiq të kombit, kundër jetës, paqes dhe lirisë! Pse, edhe kur shkruan del në mbrojtje, apelon për personalitete emblemë. Kur dihet se me ta mbrohet kauza kombëtare, integriteti dhe sovraniteti, kombi dhe atdheu, qenia dhe morali i luftës për liri, çlirim dhe frymëmarrje shekullore në art, kulturë, zhvillim, për t`mos u përsëritë mjerimi në histori. Kameleonët ngrehin kokën dhe shkruajnë shkarravina. Kur Kosova dhe populli i saj përballeshin me një makineri ushtarake, ndër më të fuqishmen në Evropë, ata bënin qejfe nën tenda, nëpër kafene luanin lojën fshehtas në Tiranë, Durrës, madje në Prishtinë, Tetovë, Shkup Çegran e Forintë!. Populli u syrgjynos refugjatë, nga Kukësi në Korçë, mbroheshin nga vëllamë, si ata nëpër botë. Diaspora thanin lekë (marka, franga dhe shilinga), për shkolla shqipe në emër të “Nënës Terezë”,“Tre përqindëshit”,“Vendlindja Thërret”! Në emër të UÇK-së, gjysma e tyre avulloheshin akoma në Kosovë pa mbërri! Shumë nga ta erdhën dhe u rreshtuan me betimin për luftë vdekje a liri. Edhe për ketë kur shkruan, apelon, merr në mbrojtje dëshmorë dhe heronj, akoma t` pashpallur si Xheva e Fehmiu dhe shumë të tjerë! Kur flet dhe shkruan për Luan e Shkëlzen Haradinaj, Mon Balaj e Arben Xheladini, beteja, krime gjenocidi, bllokadat, përpjekje të mëtejme të copëtimit të tokës martire. Nën shkrime sheh fyerje, sharje ofendime, shkarravina alfabeti kunjash fenikas të Lindjes së Lashtë!
Edhe kur shkruhet për tempullin e krimit (shih kolegu im, z. Fehmi Ajvazi), me një vështrim brilant për 170-vjet e Akademisë serbe, do të shtoja vetëm ketë; (të mbështjellë me robërinë dhe gjakun e fqinjë), lakej, zvarranik dhe smirëzi shajnë, fyejnë, ofendojë pse merremi më tema dhe publikime të tilla! Madje, kur shkruan dhe flet për Skënderbeun, Ismail Qemailin, Abdyl Frashrin, kameleonë, intrigues e provokatorë të turrën si langoi! Duke fyer, ofenduar dhe sha, shkaku i ndërgjegjes së vrarë, dyshimit nga hija që i përcjell në çdo hap! Kur shkruan dhe fletë për heronjtë; Dy Yje të pashuara, Adem Jashari i Prekazit Legjendar dhe Azem Hjadari i Tropojës së Gjakovës krenare, që shndrisin mbi Alpe Bardha. Të marrët, vërsulën, duke sha ofendua e fye, në mungesë morali, manive t`quajtura pabesi, përcjellje, tradhti dhe linçim! Harrojnë se kush përgojon, përgjon e spiunon, madje deri në linçimi, fyhet, ofendohet zbulohet dhe në fund vetë linçohet! Heronj, dëshmorë e martirë, kudo dhe përherë do ta keni përjetësinë, dheun e lehtë të atdheut, 99-vjet, një shekull në pavarësi, si sot në 100 vjetorin e historisë. Lavdia u takon yjeve të`pashuara për bashkim, paqe, liri, drejtësi dhe prehje në amshim!
_________
APOGJET TË ARBËRISË TITANIKE
(I) (Poezi kushtuar tribunëve) (II)
Atdheu u ndesh më orëligën trishtimin Dy yje ndritën male fusha sheshe
Ndër beteja vetëtimthi më përkushtim Si ndali furtuna as rrebeshi si priti
Dy tribunë si Orfe legjendë të historisë Me vete bartën epokë rinin titanike
Yjet Adem Jashari dhe Azem Hajdari Azemi dhe Ademi dy yje t`pashuara
Dhanë betimin për atdhe liri e flamur Dy tribunë për liri bashkim u flijua






Shikoni videon si te dergoni Artikuj

Merrni nje index per portalin tuaj nga ne falas