.jpg)
Projektligji i ri per Policine e Kosoves se shpejti pritet te marre “vizen” e Komisionit Parlamentar per Pune te Brendshme dhe Siguri te Kuvendit te Kosoves. Projektligji me pas do te shkoje per votim ne Kuvend. Grupi punues i ketij projektligji te premten e ka perfunduar punen dhe ne afatin kohor te duhur do te jete ne komision per aprovim. Drafti i ri permban disa ndryshime nga ai ekzistues. “Kosova Sot” e ka siguruar projektligjin dhe ka gjetur se ndryshimet e bera ne Projekligjin e ri per Policine e Kosoves kane te bejne me strukturen e gradave ne polici, lidhur me te drejtat e pensioneve te policeve, te lenduarve dhe te vdekurve ne detyre, si dhe ndryshimin e struktures udheheqese te dekoratave te Drejtorise se Pergjithshme te PK-se.
Me shume kandidate ne gare per drejtor
Anetari i Komisionit per Pune te Brendshme dhe Siguri nga Levizja “Vetevendosje”, Rexhep Selimi, ka pohuar se ndryshimet ne kete projektligj ne pergjithesi jane bere te gradimet. Sipas tij, tash nuk do te kete grade te gjeneralit, por me e larta do te jete ajo e kolonelit.
Selimi pohon se me Projektligjin e ri te PK-se do te kategorizohet edhe niveli i secilit polic, gje qe, sipas tij, nuk ka qene deri me tani.
“Tashme edhe Policia do te kete zyrtare te tri niveleve dhe ate polici i ri, polic, si dhe polic i larte”, eshte shprehur Selimi. Nje gje tjeter qe ka nderruar nga ligji i kaluar per Policine, sipas Selimit, eshte edhe procedura e perzgjedhjes se drejtorit. Ne ligjin e vjeter, i cili eshte ne fuqi, ka qene e parapare qe kandidatet qe kane te drejte te aplikojne per drejtor te pergjithshem te PK-se duhet te kene gjithsesi graden e kolonelit. Ndersa, projektligji i ri parasheh mundesine qe edhe kolonelet, nenkolonelet dhe majoret te konkurrojne dhe te jene kandidate per te marre postin e te parit te Policise se Kosoves. E gjithe kjo, sipas Selimit, eshte bere per shkak se mendohet qe sa me shume kandidate jepet mundesia qe te zgjidhet kandidati me i mire. ”Grupi punues e ka perfunduar punen. Ne menyren me te shpejte, ne afat kohor, do te jete ne komision per aprovim. Jemi ne fazen kur grupi punues e ka kryer punen dhe pret qe komisioni t’i aprovoje amendamentet dhe t’i dergoje ne Kuvend. Do te respektohen te gjitha afatet kohore dhe mendoj se ne fund te ketij viti do ta kemi te miratuar ligjin”, eshte shprehur Selimi.
Neni problematik
Neni me problematik ne kete projektligj per Selimin eshte ai numer 43, qe eshte perzgjedhja e vecante e komandanteve te stacioneve te policise. ”Ky eshte nje nen qe parasheh perzgjedhje te vecante te komandanteve te PK-se ne komunat ku komuniteti serb eshte shumice. Grupi punues ka pasur dallime per kete nen, pasi ne te parashihet implementimi i Pakos se Ahtisarit, i cili nuk perputhet me normat demokratike, e kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj si te atille”, tha ai. Rexhep Selimi ka thene se ka pasur pjesemarrje te eksperteve nga organizata te ndryshme nderkombetare dhe vendore, perfshire ketu edhe ekspertet nga PK-ja. E gjithe kjo, sipas tij, ka pasur efekt te mire. Ai beson se ky projektligj do te ndihmoje funksionimin me te mire te policise.“Mund te them se per rrethanat e tanishme eshte ligj nder me te miret ne rajon. Mbi te gjitha, ky ligj do ta ndihmoje funksionalizimin e policise, sidomos strukturen e saj”, ka pohuar Selimi.
Anetari i Komisionit per Pune te Brendshme dhe Siguri nga PDK-ja, Fatmir Xhelili, i cili ne ekzekutivin e kaluar ka qene zevendesminister i Puneve te Brendshme, ka thene se Projektligji per Policine i jep kompetenca ketij organi per te riorganizuar strukturen e vet ne baze te objektivave qe i percakton si prioritete, obligime dhe hierarkine vertikale dhe horizontale. Keto jane esenciale per menaxhim me te lehte te PK-se. “Ia mundeson drejtorit qe me pelqimin e ministrit ta ndryshoje strukturen organizative, varesisht prej periudhave kohore cka I percakton si objektiva primare. Nje risi eshte se me rastin e vdekjes se policit ne detyre projektligji i percakton qarte obligimet e policise dhe shtetit ndaj familjes se policit”, ka thene Xhelili. Me mundesine e kandidimit edhe te nenkoloneleve dhe majoreve, sipas tij, me shume kandidate do te marrin pjese dhe perzgjedhja eshte me e madhe, pasi kjo krijon hapesire edhe gradave te menaxhimit te konkurrojne per pozicionet kyce te PK-se. Ai ka thene se nuk ka asnje arsye qe ky projektligj te mos aprovohet ne Kuvend. “Besoj qe po. Nuk ka arsye te mos kaloje ne Kuvend. Grupi punues ka qene i perbere nga perfaqesues te partive te ndryshme politike dhe te gjithe jane pajtuar me ligjin”, eshte shprehur Xhelili. xixi