a

Mustafa e Pacolli kunder Thacit

Per Behgjet Pacollin “njehere flet Kuvendi”.
Duke e shikuar prej nje kesi prizmi ekzistimin e Kuvendit te Kosoves, lideri i Aleances Kosova e Re e ka konsideruar pune te kryer marreveshjen e prillit te ketij viti qe ishte bere Rezolute ne Kuvend e te cilen e kishte nenshkruar ai bashke me Hashim Thacin dhe Isa Mustafen. E, bashke me kete, Pacolli pune te kryer e ka pare edhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale me 2012, shkruan sot Koha Ditore.
“Une jam shume i bindur dhe besoj qe marreveshja nuk duhet qe te diskutohet me meqenese eshte vendim i Kuvendit dhe legjislativi eshte nje institucion serioz qe nuk mundet qe sot te vendose dicka e neser ta terheqe”, ka thene ai. “Do te ishte nje dobesi e madhe edhe e atyre njerezve qe do te mund ta kerkonin kete prej Kuvendit te Kosoves”.
Pacolli ka folur te shtunen i nxitur nga PDK-ja e kryeministrit Thaci. Kjo parti qe edhe e ka bere Pacollin zevendeskryeminister te vendit po kerkon qe zgjedhjet presidenciale te parapara te mbahen ne vitin 2012 te shtyhen per nje vit. Sipas shefit te grupit parlamentar te PDK-se ne Kuvendin e Kosoves, Adem Grabovci, i cili ka folur nje dite me pare per mediat ne vend, zgjedhjet presidenciale te parapara qe te mbahen gjate vitit 2012, sipas nje marreveshjeje dhe nje rezolute te Parlamentit, mund te shtyhen, nese per kete do te pajtoheshin nenshkruesit e marreveshjes.
Grabovci ka shprehur bindjen e tij se eshte me mire qe zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare te mbahen se bashku gjate 2013-s. /Koha Ditore/. DERGUAR NGA VETVENDOSJA

Shikoni videon si te dergoni Artikuj

Merrni nje index per portalin tuaj nga ne falas