
Menaxhimi i integruar i kufirit ndermjet Kosoves dhe Serbise kerkon kohe dhe negociata shtese nese synohet nje marreveshje eventuale, thone zyrtare te Bashkimit Evropian.
Para takimit te shtate te mbajtur ne Bruksel, ishte paralajmeruar me goxha pompozitet se te dyja delegacionet do te mund te nenshkruanin nje marreveshje per menaxhim te integruar te kufirit, me te cilen besohej se mund t’i kontribuohej edhe uljes se tensioneve ne veri te Kosoves.
Por, pas takimit doli se palet qendrojne mjaft larg ne pozicionet e tyre lidhur me kete ceshtje.
Maja Kocijanciq, zedhenese e perfaqesueses se larte te BE-se per siguri dhe politike te jashtme, Catherine Ashton, thote se per kete teme ka nevoje te vazhdojne diskutimet.
“Mendoj se rreth kesaj ceshtjeje eshte diskutuar, sic e kemi thene edhe ne njoftimin per media, por per kete teme do te bisedohet edhe me tutje”, thote Kocijanciq.
Duke mos shpalosur shume detaje te pikave qe jane te pranueshme dhe te papranueshme per palet ne bisedime, Kocijanciq vetem potencon ate se kjo teme ka nevoje te trajtohet ne te ardhmen. DERGUAR NGA VET VENDOSJA