Horoskopi Sot - Horoskopi Ditor

DASHI
Ju pret një ditë e lodhshme, ku do të jeni mjaft të angazhuar për të zgjidhur një problem që po e zvarrisni prej kohësh. Problemi që keni për momentin janë paratë, kështu që evitoni shpenzime të tepruara apo investime të pamenduara mirë. Organizoni një mbrëmje romantike me partnerin, ose vendosni të shkoni në kinema apo teatër.

DEMI
Sot mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm, si për të parandaluar probleme të ndryshme, si dhe për të përfituar nga rastet që mund t’ju paraqiten gjatë ditës së sotme. Jeta në çift çalon pak. Mundohuni të jeni sa më të hapur me njeriun e zemrës duke diskutuar për çdo problem që ju shqetëson.

BINJAKET
Tërheqës dhe mjaft të shoqërueshëm do të vendosni një sërë marrëdhëniesh, të cilat do të rezultojnë thelbësore, si në jetën private dhe atë profesionale. Ndryshimet që do të bëni në sektorin profesional, në fakt do të ndikojnë për të përmirësuar situatën tuaj ekonomike. Asgjë dhe asnjë nuk do ta cenojë marrëdhënien tuaj në çift.

GAFORRJA
Hëna te shenja e Demit parashikon një ditë mjaft pozitive për ju: jeta sociale do të jetë mjaft e gjallëruar, e karakterizuar nga ftesa e okazione mondane të shkëlqyera. Marrëdhëniet me kolegë e bashkëpunëtorë do të jenë të pasura me shkëmbime mjaft të vlefshme idesh, që do ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive. Paraqitet gjithçka mirë në sektorin e ndjenjave, si për ata që janë çift dhe për ata që janë singëll.

LUANI
Pozicioni i Diellit me Hënën në shenjën tuaj nuk është aspak i favorshëm. Kjo ju bën të ndiheni në ankth mbi gjithçka që keni ndërtuar deri tani. Keni dëshirë të ndryshoni gjërat si në sektorin profesional dhe në atë sentimental. Në punë, edhe pse jeni të sigurt se idetë tuaja janë të vlefshme, nuk mund të pretendoni t’u impononi të tjerëve vullnetin tuaj. Edhe në sektorin e ndjenjave gjërat nuk paraqiten aspak mirë.

VIRGJERESHA
Pozicioni yjor sot në qiellin tuaj do të jetë mjaft i favorshëm. Nuk do të mungojnë mundësi të shkëlqyera si në punë, dashuri dhe miqësi. Nuk ka rëndësi në jeni singëll apo çift, bëni projekte dhe zgjeroni më shumë horizontet tuaja. Me pak fjalë përmirësoni më shumë situatën në të cilën ndodheni.

PESHORJA
Nuk do të jetë një ditë e shkëlqyer për ju, do të ndiheni mjaft melankolik dhe dëshira për t’u izoluar nga gjithçka dhe nga të gjithë do të jetë mjaft e fortë. Idetë nuk ju mungojnë, kështu që mund të hartoni projekte të reja që mund t’i realizoni në të ardhmen.

AKREPI
Në qiellin tuaj nuk paraqitet asnjë ndryshim. Kështu që në qoftë se po prisni një lajm, për momentin nuk do ju vijë. Është e vështirë të dëgjoni nga të tjerët se duhet të keni durim, sidomos tani që nuk keni më. Në sektorin e ndjenjave, në qoftë se po kaloni një periudhë krize, evitoni polemika të ndryshme.

SHIGJETARI
Paraqitet një ditë e pasur me angazhime të shumta, që duhet t’i respektoni. Projektet profesionale që keni në mendje do të jenë interesante, por duhet t’i koordinoni më së miri, t’i planifikoni me kujdes, në qoftë se dëshironi t’i realizoni shpejt dhe mirë. Mundohuni të gjeni kohën për të reflektuar mbi shumë gjëra.

BRICJAPI
Mos lejoni që lodhja dhe disa tensione në çift të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja me pjesëtarë të tjerë të familjes. Duke parë pozicionin aspak të favorshëm të yjeve në qiellin tuaj mundohuni të mos përfshini prindërit ose fëmijët në diskutimet tuaja me partnerin, sepse i gjithë ambienti familjar do të përfshihej nga një atmosferë aspak e këndshme dhe për këtë do të ndiheni përgjegjës.

UJORI
Një problem familjar që ju shqetëson prej kohësh sot do të komplikohet më shumë. Do të pyesni veten se ku keni gabuar. Gjithsesi nuk mund të pretendoni se mund të keni gjithçka nën kontroll. Stresi që po jetoni gjatë kësaj periudhe mund t’ju shkaktojë shqetësime me stomakun. Ju këshillohet pak më shumë pushim.

PESHQIT
Dielli, Hëna dhe Jupiteri sot do ju mbështesin në çdo iniciativë që do të merrni si në sektorin profesional dhe në atë privat. Do të keni mundësi të organizoni një pasdite me miqtë tuaj në kinema, teatër apo në një panair.


Burimi: Gazeta Shqip

Te Gjitha Te Drejtat E Rezervuara © TiranaChat.Net 2003-2011 Privacy Policy