Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog

0:31 / 11.10.2011
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com. Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Dugagjin Spanca
Otorinolaringolog
nr i tel: 044 192-847
e_mail: dugi25@hotmail.com


Përshëndetje i nderuar doktor. Kam pasur probleme me ekuilibër, marramendje. I kam kryer analizat, rezonancën magnetike të trurit, Echo, Dublerin e qafës dhe të gjitha kanë dalë mirë. Rëntgeni i pjesës së epërme të kurrizit dhe qafës - pa deformime patologjike. Mjeku ORL, më tha se veshët janë mirë, por ka mundësi, që qendra kinestetike, apo lëngu i ashtuquajtur, endolimfë, është bërë i ndjeshëm. Për dhjetë ditë përdori hapat: amoxicilin 1000 mg 2x1, eglonyl 50 mg 2x1, vertigo 1x1. Kam përmirësime, por ende nuk mund të bëj dy rrotullime për 360 shkallë, diçka që përpara se kam pasur problem. Doktor, ju drejtohem juve që të më jepni ndihmesën tuaj.

PËRGJIGJE:
Nga të dhënat që juve ofroni, shoh se keni bërë mjaft ekzaminime, por jo edhe përpunimin vestibulogjik. Të rekomandoj të paraqitesh për ta bërë edhe Testin kalorik – elektronistagmografinë me ç’rast, ne, mund të identifikojmë se a është marramendja e karakterit periferik si dhe funksionin e kanaleve semicirkulare në veshin e brendshëm.
Nga qëndrimet më të reja nëse përjashtohen shkaktarët qendror dhe Morbus Mennier në afate më të gjata, marramendja trajtohet vetëm me reponime otolitike apo me ushtrime të akomodimit të refleksit vestibulokular.


Jam një nënë dhe kam një shqetësim. Djali im ka bajamet dhe mish të huaj në hundë. Sëmuret shpeshherë dhe na kanë rekomanduar ta bëjmë operacion pa bisturi, me rreze. A ka ndonjë rrezik apo efekt anësor nëse bëhet me këtë lloj mënyre.
Ju lutem, na ktheni përgjigje sa më parë.

PËRGJIGJE:
E kuptoj që si prind jeni të brengosur. Nuk e kuptoj se çfarë lloji të procedurës i është rekomanduar. Sot, në shumë qendra të avancuara kanë filluar të zbatojnë teknika të reja me laser ku edhe efektet anësore janë, thuajse minimale. 


Përshëndetje doktor. Jam 24 vjeç, ka 8 vite që vuaj nga dobësia në të dëgjuar. Para 3- 4 vitesh jam operuar për timpanoplastikë. Në fillim kam pasur sukses, por pastaj dëgjimi filloi të më binte sërish.

Para një viti e kam vendosur aparatin e dëgjimit, por, dua t’ju pyes se a ka në Kosovë ndonjë mjek i specializuar për vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm?

Ju lutem, më ndihmoni.

Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje. Nëse dëmtimi i dëgjimit është i karakterit transimisiv, ndoshta duhet të provohet me ri-intervenim kirurgjik (përsëritje të operacionit).

Në varësi të tipit të dëmtimit të dëgjimit, unë ju rekomandoj tipin e amplifikimit.

Po ashtu, duhet parë se aparati të cilin juve e përdorni, është i përshtatshëm dhe i programuar që t’i përgjigjet shkallës suaj të dëmtimit të dëgjimit.

Nuk e kam shumë të qartë se çfarë mendoni për “vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm”. Nëse mendoni për aparate që vendosen në kanal dhe janë të padukshme, mund t’i gjeni pa ndonjë problem edhe në Kosovë. Nëse mendoni për Bone-Anchored Hearing Aid, atëherë kjo metodë akoma nuk ka filluar të aplikohet tek ne.

 

Përshëndetje i nderuar. Vazhdimisht kam ushtimë të vogël në vesh që, shpesh më irriton. Kam qenë te otorinolaringologu në QKUK dhe më ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks që t’i përdori deri të shpenzohen. I kam përfunduar, mirëpo pa ndonjë rezultat. Ende e kam këtë ushtimë, të cilën e ndjej kur jam në qetësi, vetëm. Poashtu, e kam bërë audiogramin që ka rezultuar me një dëmtim të vogël të nervit të dëgjimit.

Doktor, të lutem, më trego, se ç’duhet të bëj dhe prej cilave gjëra duhet të ruhem (si psh përdorimi i tepërt i telefonit, muzika, apo diçka tjetër, etj)?

Ju dëshiroj suksese dhe shëndet.

 

PËRGJIGJE:

Përshëndetje. Ushtima është një fenomen mjaft i shpeshtë që mund të shkaktohet nga disa shkaktarë. Duhet bërë një ekzaminim të hollësishëm dhe disa teste laboratorike e diagnostike për të sqaruar natyrën e ushtimës.

Nga të dhënat që jepni ju, thuani se është diagnostikuar dëmtim i nervit të dëgjimit. Shpeshherë dëmtimi i dëgjimit shoqërohet me ushtimë në vesh. Amplifikimi i dëgjimit te këta persona mund të sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimës në vesh.


I nderuari doktor. Ka disa muaj që shpesh në të dy veshët dëgjoj një zhurmë sikur fërshëllimë, e cila është e vazhdueshme. Kjo zgjat disa ditë e pastaj largohet, por që kthehet prapë pas disa ditëve. Çfarë e shkakton fërshëllimën në vesh dhe a mund të largohet tërësisht, qoftë me medikamente apo me ndonjë veprim tjetër.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima në vesh është një fenomen mjaft i shpeshtë. Janë shumë arsye që e shkaktojnë ushtimën në vesh. Shpeshherë është e përkohshme dhe largohet vetvetiu apo pas përdorimit të disa medikamenteve. Nëse ushtima persiston për një kohë më të gjatë, atëherë duhen bërë disa ekzaminime të veshit, qarkullimit të gjakut në qafë (rrjedhës vertebtobazilare), gjendjes së unazave të qafës, etj. Në varësi të rezultateve do të përcaktohemi për terapi. Nuk janë të rralla rastet kur edhe pas terapisë nuk zhduket plotësisht ushtima. Në vendet e zhvilluara kanë filluar të aplikohen edhe sesione me psikoterapi për ambientim më të lehtë me ushtimën në vesh. Nëse ushtima në vesh shoqërohet me dëmtim të dëgjimit, amplifikimi i dëgjimit mund ta largojë ushtimën e veshëve.


I nderuar doktor, kam një fëmijë që vuan nga veshët qe një kohë të gjatë. E kemi pasur nëpër mjek, është operuar, por sërish ka dhembje edhe tashmë veshi i kullon vazhdimisht. Çka na preferoni ju që të bëjmë dhe ku të drejtohemi.
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi i veshëve është mjaft i shpeshtë te fëmijët. Nuk kam informacion se çfarë operimi është bërë tek fëmija juaj. Unë them se duhet një ekzaminim i hollësishëm i gjendjes së veshit të mesëm dhe duhet parë se sa funksionale është tuba auditive. Nëse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk është funksionale, atëherë edhe operimet e veshit mund të mos jenë të suksesshme. Kjo gjë vërtetohet nga disa procedura diagnostike të cilat mund të bëhen edhe te ne në Kosovë.


I nderuari doktor. Ka disa muaj që shpesh në të dy veshët dëgjoj një zhurmë sikur fërshëllimë, e cila është e vazhdueshme. Kjo zgjat disa ditë e pastaj largohet, por që kthehet prapë pas disa ditëve.
Çfarë e shkakton fërshllimen në vesh dhe a mund të largohet, tërësisht qoftë me medikamente apo me ndonjë veprim tjetër?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima në vesh është një fenomen mjaft i shpeshtë. Janë shumë arsye që e shkaktojnë ushtimën në vesh. Shpeshherë është e përkohshme dhe largohet vetvetiu apo pas përdorimit të disa medikamenteve.
Nëse ushtima persiston për një kohë më të gjatë, atëherë duhen bërë disa ekzaminime të veshit, qarkullimit të gjakut në qafë ( rrjedhës vertebtobazilare) gjendjes së unazave të qafës, etj. Në varësi të rezultateve do të përcaktohemi për terapi. Nuk janë të rralla rastet kur edhe pas terapisë nuk zhduket plotësisht ushtima.
Në vendet e zhvilluara kanë filluar të aplikohen edhe sesione me psikoterapi për ambientim më të lehtë me ushtimën në vesh. Nëse ushtima në vesh shoqërohet me dëmtim të dëgjimi, amplifikimi i dëgjimit mund të largojë ushtimën e veshëve.


I nderuar. Kam një fëmijë që vuan nga veshët qe një kohë të gjatë. Është operuar, por sërish ka dhembje, veshi i kullon vazhdimisht. Çka na preferoni ju që të bëjmë?
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi i veshëve është mjaft i shpeshtë te fëmijët. Nuk kam informacion se çfarë operimi është bërë tek fëmija juaj. Unë them se duhet një ekzaminim i hollësishëm i gjendjes së veshit të mesëm dhe duhet parë se sa funksionale është tuba auditive. Nëse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk është funksionale, atëherë edhe operimet e veshit mund të mos jenë të sukseshme. Kjo gjë vërtetohet nga disa procedura diagnostike të cilat mund të bëhen edhe te ne në Kosovë.


Përshëndetje i nderuar. Në vesh kam vazhdimisht një ushtimë të vogël dhe shpesh më irriton. Kam qenë te otorinolaringologu në QKUK dhe më ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks, por pa ndonjë sukses. Poashtu, e kam bërë audiogramin dhe më është thënë se nervi i dëgjimit është pak i dëmtuar. A mund ta di, ç@duhet të bëj dhe prej cilave gjëra duhet të ruhem (si psh përdorimi i tepërt i telefonit, muzika, apo diçka tjetër, etj).
Ju dëshiroj suksese dhe shendet.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima është një fenomen mjaft i shpeshtë që mund të shkaktohet nga mjaft shkaktarë. Duhet bërë një ekzaminim të hollësishëm dhe disa teste laboratorike dhe diagnostike për të sqaruar natyrën e ushtimës. Nga të dhënat që jepni juve, është diagnostikuar dëmtim i nervit të degjimit. Shpeshherë dëmtimi i dëgjimit shoqërohet me ushtimë në vesh. Amplifikimi i dëgjimit te këta persona mund të sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimës në vesh.


Jam 24 vjeçe, ka 8 vite që vuaj nga dëgjimi i dobët. Para 3- 4 vjetësh jam operuar (timpanoplastikë). Në fillim kam pas sukses, por mandej dëgjimi filloi të ulej. Para një viti kam vendos aparat dëgjimi. Të lutem doktor, a ka ndonjë mjek të specializuar tek ne për vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm. Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nëse dëmtimi i dëgjimit është i karakterit transimisiv, ndoshta duhet të provohet me ri-intervenim kirurgjik (përsëritje të operacionit). Në varësi të tipit të dëmtimit të dëgjimit, unë do ju rekomandoja tipin e amplifikimit. Po ashtu, aparati të cilin ju e përdorni duhet të jetë është i përshtatshëm dhe i programuar që t’i përgjigjet shkallës suaj të dëmtimit të dëgjimit. Nuk e kam shumë të qartë se çfarë mendoni për “vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm”. Nëse mendoni për aparate që vendosen në kanal dhe janë të padukshme, mund t’i gjeni pa ndonje problem edhe në Kosove. Nëse mendoni për Bone-Anchored Hearing Aid, atëherë kjo metodë, akoma nuk ka filluar të aplikohet tek ne.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
 
 
Magazina
15:10 / 5.11.2011
Jessica Simpson, Foto: Getty Images

Simpson ka probleme me gazrat

Jessica Simpson ka pranuar se ajo ka lëshuar më shumë gazra se zakonisht që nga koha që është shtatzënë.
Teknologji
15:09 / 5.11.2011
LG vjen me Optimus LTE

LG vjen me Optimus LTE

Kohëve të fundit është thënë se modeli më i ri i telefonit të mençur të LG’së, përkatësisht modeli LG Optimus Ey...
Ekonomi
13:24 / 5.11.2011

“Alo” me Shqipërinë e jo me Serbinë!

Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thonë se Kosova mund të kërkojë që të përdorë kodin e telefonisë së...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.