Të pazëvendësueshmet e modës

0:35 / 4.04.2011
Përpos që i kanë thyer ligjet e modës dhe ishin para kohës së tyre, ato kishin edhe shije për të bukurën dhe provokuesen, ku të metat e tyre kanë ditur t'i mbulojnë me aq mjeshtëri, sa që gjithmonë janë dukur të përsosura.

Në mesin e këtyre grave të para të pazëvendësueshme është edhe Coco Chanel, për të cilën ekspertët e modës thonë se e ka “shpikur modën për femra”. Perlat e vëna poshtë dhe xhemperi i zi ishin “uniforma” e saj, kurse stilin e thjeshtë të veshjes e ka bartur edhe në kreacionet e saj. “Thjeshtësia është çelës i elegancës së vërtetë”, thoshte Coco. “Askush nuk mund të duket si Grace Kelly, ajo ishte biondja më e bukur e kohës së saj. Ai lloj i përsosmërisë duhet edhe të plaket tepër vonë“, kishte thënë Karl Lagerfeld, duke e nderuar kështu bukurinë, por edhe stilin e modës së të vetmes aktore në mesin e princeshave. Por, le të fillojmë me radhë.

Coco Chanel

Shpesh vishte rroba të huazuara nga djemtë, në kohën kur një stil i tillë i lehtë ishte gati ilegal, kurse për fustanet e saja të vogla e të zeza përdorte stofin “jersey”, një stof të butë, deri atëherë të përdorur vetëm për këmishët e peshkatarëve. Krahas stolive të vendosura poshtë, Koko pëlqente edhe kapela interesante.

Wallis Simpson
Wallis Simpson, amerikania për shkak të dashurisë së cilës mbreti britanik Edward VIII kishte hequr dorë nga kurora, ishte ikonë e modës së viteve të ”30-ta, kurse bota e modës, përpos për stilin e mrekullueshëm dhe fustanet e pashembullt të mbrëmjes, e mban mend edhe për thënien: “Një grua kurrë nuk mund të jetë tepër thatanike, apo tepër e pasur.”

Grace Kelly

Me stofin “cardigan”, çanta e markës “Hermes”, e cila për nder të saj është quajtur “Kelly Bag”, falë saj, është bërë çanta më e popullarizuar në botë dhe më shumë se gjysmë shekulli është prodhimi më i kërkuar i shtëpisë së përmendur të modës. Aksesorët më të preferuar të modës për Kellin ishin dorëzat. Stili i modës i kësaj aktoreje ishte i pastër, klasik dhe i thjeshtë, por për martesën me Ranierin, princin e Monakos, kishte veshur fustanin e nusërisë, të dizajnuar nga koreografja e njohur e “MGM”-së, Helen Rose, në bazë të idesë së vetë Kelly. Në këtë fustan ishin harxhuar më shumë se 400 metra mëndafsh dhe dantellë.

Debbie Harry

Derisa të tjerët bartnin pantallona në formë trapezi dhe këmisha me dizajn të luleve, Debbie blinte bluza me vizatim të kafkës, syza të kuqërremta me dimensione tepër të mëdha, bereta dhe xhaketa ngasësish të motorëve.

Kate Moss

Këshilla e saj për shumë vajza e gra që e kopjojnë pa sukses, është: “Kurrë mos u bëni robëreshë e trendëve dhe mos blini rroba që ju preferohen nga revistat. Klounët nuk mund të duken bukur; shkëlqejnë vetëm origjinalët”. Stili i pashembullt i kësaj manekineje britanike bazohet në kombinimin e të pakombinueshmes: fustanit të mëndafshtë me çizme të ngasësve të motorëve, apo të rrobave të lëkurës me rroba me lule.

 /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
15:10 / 5.11.2011
Jessica Simpson, Foto: Getty Images

Simpson ka probleme me gazrat

Jessica Simpson ka pranuar se ajo ka lëshuar më shumë gazra se zakonisht që nga koha që është shtatzënë.
Teknologji
15:09 / 5.11.2011
LG vjen me Optimus LTE

LG vjen me Optimus LTE

Kohëve të fundit është thënë se modeli më i ri i telefonit të mençur të LG’së, përkatësisht modeli LG Optimus Ey...
Ekonomi
13:24 / 5.11.2011

“Alo” me Shqipërinë e jo me Serbinë!

Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thonë se Kosova mund të kërkojë që të përdorë kodin e telefonisë së...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.