Home » Kronika nga qytetet » Elita shqiptare edukon fëmijët maqedonisht

Elita shqiptare edukon fëmijët maqedonisht

struga 300x210 Elita shqiptare edukon fëmijët maqedonishtNjë fenomen interesant vërehet në çerdhet e Strugës, ku një pjesë e fëmijëve shqiptarë nga prindërit e tyre regjistrohen në grupet me mësim në gjuhën maqedonase dhe prej vitesh edukohen në këtë gjuhë deri në momentin sa fillojnë klasën e parë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për më shumë se tridhjetë fëmijë të një pjese të eksponentëve lokal të sferës politike, biznesmenëve dhe intelektualëve, kryesisht pedagogëve universitar.
Këtë fenomen e konfirmojnë edhe nga çerdhja “8 Marsi”, të cilët i arsyetojnë prindërit, duke thënën se fëmijët i kanë regjistruar në klasat në gjuhën maqedonase në kohën kur kanë munguar edukatoret shqiptare në këtë institucion. Drejtoresha Floresha Emush potencon se së fundi janë bërë punësime të reja të edukatoreve shqiptare, fakt që sipas drejtoreshës, në të ardhmen do të mundësoj që fëmijët shqiptarë të përfshihen në grupet ku si gjuhë komunikimi bazë do të jetë shqipja. ”Është një çështje që nuk duhet të politizohet dhe nuk duhen paragjykuar prindërit të cilët fëmijët i kanë regjistruar në grupet në gjuhën maqedonase, pasi në kohën kur i kanë regjistruar, nuk ka pasur të punësuar kuadër adekuat të nacionalitetit shqiptar”, thekson Floresha Emush, drejtore e çerdhes ”8 Marsi”.
Ndërkaq, jozyrtarisht njoftohet se prindërit vazhdojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në grupet në gjuhën maqedonase, pavarësisht se në kopsht tashmë ka edhe kuadër të nacionalitetit shqiptar. Ndërkohë, disa prindër shqiptar në kushte anonimiteti mosdërgimin e fëmijëve në grupet në gjuhën shqipe e arsyetojnë me faktin se tashmë fëmijët janë ambientuar në grupet aktuale, dhe transformimi i tyre do të kishte pasoja për shëndetin dhe do të sillte trauma të panevojshme për to.

KOHA

Lajme tjera:


Leave a comment