Home » LifeStyle » Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt

Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt

caj gjelbert Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelbërt  janë zbuluar 4000 vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme!

Çaj i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvoglimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në goje. Vepron si anti-inflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend në mrekulli në një filgjan!

Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lire duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që jan prezent në sistemin tone në mënyrë që të detoksifikoj këto efekte të dëmshme.

Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetsorë që të rrisni nivelin e antikosiduesve në trupin tuaj.

Fatmirsisht, kjo arrihet lehtë thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyralisht janë të pasura me antioksidues.

Nevelet antioksiduese në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se sa Vitamin C dhe 25 herë me të mira se vitamin E në mbrojtje të sistemin imunitar tonë. Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë.

Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetsore. Ato thirren kateqins (catechins)!

Kateqins konsiderohen më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit tjerë dhe sasit ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër në krahasim me çajin e zi. Fatki që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë ndryshime nga fleta e freskët do të thot se përmbanë sasin më të madhe të kateqinës të paprekur.

Popullsia Aziatike po i përjetojnë efektet dhe të mirat e mrekullushme të tij. Statistikat tregojnë se Aziatikët kanë përqindje me të ulët të sëmurjes përshkakë të mënyrës të shëndosh të jetuarit.

Njëra nga të mirat shëndetsore të çajit të gjelbër është potenciali i tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjse së hershme nga sëmundja e zemrës dhe kanceri.

Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogloj nivelet e kolesterolit total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogluar grumbullimin e pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypje e gjakut të jet në rregull.

Të mirat tjera shëndetsore të çajit të gjelbërt:

  • lufton kancerin
  • ndihmon në stabilizimin e diabetit
  • parandalon sëmundjet kardiovaskulare
  • të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bër më të bukur dhe më të shëndetshme
  • ndihmon në humbje të peshës
  • ngadalson procesin e plakjes
  • ndihmon tretjen
  • inkurajon rregullimin e jashtitjes
  • ofron efekte mesatare stimuluse pa shkaktuar netë pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënis.
  • parandalon zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimerit
  • Ndikon në zvogëlimin e stresit dhe depresionit

Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse. Ndoshta nuk e keni ditur që të mirat shëndetsore të çajit të gjelbërt nuk kufizohen vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekon i me të? Çka bën tjetër? Ju gjithashtu mund të përgadisni gatojca me çaj të gjelbër e gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbërt për të ujitur bimët (lulet).

Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnë efekt anësorë.

Mirëpo, duhet ditur se çajin e gjelbër nuk duhet përgatitur me ujë të vluar, pasi në atë mënyrë i humbet taninën dhe vitaminat. Temperatura ideale e ujit për çaj të gjelbër është nga 70-80 gradë Celsius. Pasi të ziej uji, pritni disa minuta që ai të ftohet pakës, pastaj hidhni çajin në ujë dhe e kulloni pas 1-2 minutave.

Ekspertët së bashku me mjekët sugjerojnë që së paku një gotë çaj i gjelbër të konsumohet çdo ditë.

Lajme tjera:


1 Response to " Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt "

  1. [...] më shumë për efektet e dobishme të çajit të gjelbërt lexo KETU [...]

Leave a comment