Home » Kronika nga qytetet » GOSTIVAR: Afër 10 miliona euro harxhohen për dasma

GOSTIVAR: Afër 10 miliona euro harxhohen për dasma

Dasmat ne Gostivar 1 150x150 GOSTIVAR: Afër 10 miliona euro harxhohen për dasma Sezoni i dasmave në Gostivar tanimë ka filluar, nga informatat e marra nga restorantet e njohura për organizimet e tilla familjare, rezulton që deri tani janë rezervuar mbi 600 dasma. Sezoni veror i dasmave në Gostivar dhe rrethinë fillon nga korriku dhe zgjat deri në mbarim të gushtit, por për shkak të muajt të Ramazanit, këtë vit do të dasmat pritet të përfundojnë me fillimin e agjërimit, raporton tv2.
Nga restorantet dhe sallonet 90 dasma, për një sezon, ku kapaciteti mesatar i sallave të tyre është 350 persona. “Në objektin tim për gjithë sezonin i kam të rezervuara afër 100 dasma. Ky është kapaciteti që mund të mbërri me tre sallonet që disponoj”, tha njëri prej pronarëve të restoranteve të Gostivarit. Dasmorët në përgjithësi, vetëm për shërbimet hoteliere do të paguajnë afër 2 milion euro. Për secilën dasmë, vetëm në restorante dasmorët do të duhet të paguajnë nga 2 deri 6 mijë euro, varësisht nga numri i dasmorëve, restoranti dhe menyja. Krahas këtyre harxhimeve, vetëm për stolitë e arit dhe për veshmbathje, mesatarja e harxhimeve përllogaritet diku deri më 7 mijë euro, varësisht nga mundësit dhe xhepi. Nga informatat e marra nëpër dyqanet e arrit, mësohet se mesatarja e harxhimeve nga qytetarët që bëjnë dasma gjatë këtij sezoni është nga 3 mijë e 500 deri në 7 mijë euro për stolit e arit.
Nga atje thonë se zakonisht për nusen e re blihen minimum nj komplet, pastaj qafore prej më të shtrenjtave, 5 deri 10 hallka apo 5 bylyzika si dhe shumë stoli të tjera prej arri. Vetëm si ilustrim nëse në këto 600 dasma llogarisim mesataren që një dasmorë për nusen do të blej arri me vlerë rreth prej 3500 eurosh shpenzimi i përgjithshëm i dasmorëve vetëm për stoli ari duhet të jetë mbi 2 milion e 300 mijë euro.
“Tek ne shumica e blerësve tanë porosisin stoli ari prej 3500 deri 5000 euro. Vetëm dy raste kemi pasur deri tash që shuma e stolive ka kaluar 10.000 eron”, njoftoi një pronar.
Në harxhimet e dasmave po ashtu hyjnë edhe harxhimet për veshmbathje. Nga pronarët e shitoreve për veshmbathje, mësuam se harxhimet e një dasmori janë mbi 5 euro, dhe gjithnjë duke pasur si bazë numrin 600 të dasmave, edhe në këtë rast vlera e përgjithshme kap disa miliona euro apo përafërsisht 3 milion e gjysmë euro.
Siç thonë pronarët e dyqaneve për veshmbathje, dasmorët minimum për nusen e re bëjnë rreth 10 komplete kostumesh, minimum 5 palë këpucë, pastaj fustani i nusërisë dhe të pakapërcyeshme janë fustanet dhe veshmbathjet për anëtarët tjerë të familjes së nuses, këtu hyjnë edhe harxhimet për dhëndrin dhe shumë harxhime të tjera.
Dasmat në Gostivar kanë harxhime edhe të muzikës edhe harxhime të tjera të cilat për një dasmë llogariten të mbërrijnë madje deri 3 mijë e 500 euro.
Nga një kalkulim i harxhimeve, për të gjitha dasmat e planifikuara për këtë vit në rajonin e Gostivarit, rezulton se dasmat e këtij viti do të kenë kosto financiare për më tepër se 9.800 mijë euro, pa llogaritur këto vendbanimet më të mëdha përreth qytetit të Gostivarit, siç janë Çegrani, Debreshi dhe Gradec ku funksionojnë afër 10 sallone dasmash.

Lajme tjera:


Leave a comment