Ballina | Religjioni | Besimi | Mosveprimet e Muhamedit a.s. a janë argument për neve që edhe ne mos ti veprojmë ato

Mosveprimet e Muhamedit a.s. a janë argument për neve që edhe ne mos ti veprojmë ato

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mosveprimet e Muhamedit a.s. a janë argument për neve që edhe ne mos ti veprojmë ato

Argumentohen shumica prej ekstremistëve në fe për mos lejimin e shumë çështjeve që i bëjnë muslimanët, me argumentin se Muhamedi a.s. nuk e ka bërë këtë e as As*habet e tij.

A është kjo lënie [mosveprim] nga Muhamedi as. dhe shokët e tij për qëllim ndalimin e atij veprimi ?

Për temën e kësaj pyetje ka botuar një dispencë sheiku dijetari, Essejid Abdullah ibni Elgimaari , ku e ka emërtuar:  
=Të  kuptuarit e mirë dhe të drejtë në çështjet e lënies =,  dhe këtë e ka hapur me disa vargje të bukura ku thotë:
-Lënia nuk është argument në sheriatin tonë            =               Nuk përcakton ndalimin ose lejimin
-Dhe kush dëshiron ndalim me lënien e pejgamberit tonë    =      dhe e merr ligj të drejte dhe të vërtetë
-Ka dështuar në metodën  e arritjes së të gjitha argumenteve   =    Bile e ka gabuar ligjin e drejtë dhe 
  ka humbur
-Nuk mund të ketë ndalim përveç nëse me ndalimin e tij   =   përcjell   kërcenimin e  kundershtarëve me dënim
-Ose qortimin e veprës që paralajmëron dënimin    =   Ose me shprehje për ndalesë që përcjell  dënimin

Pajtohen të gjithë dijetarët musliman, të parët dhe të fundit, në lindje e në perëndim  që lënia
[ mos veprimi nga ana e Muhamedit  a.s. ] nuk është rrugë e vetme për argumentim.
Rrugët ndjekëse të tyre, për nxjerrjen e ligjit fetar  , për Obligim ose për sunet ose për lejim ose për mekruh ose për Haram  ishin:
1. Argumenti nga Kurani.   2.  Argumenti nga Hadithi.  3.  Konsensusi i dijetarëve për atë ligj [ Ixhmai ] dhe
4. Analogjia [ Kijasi ]. 
Dhe kanë dhënë mendime të ndryshme për rrugët e tjera për të vërtetuar ligjin fetar.  Prej tyre:
1. Fjala e Sahabiut  ,  2. Sed Edhdheriiah  [ masat preventive ]  3. Puna e banorëve të Medines, 
4. Hadithi mursel,  5. Istihsani  ,  6. Hadithi i dobët, dhe jashta këtyre që i kanë pranuar dijetarët, ku Mosveprimi nuk është në mesin e tyre.
   Pra mosveprimi nuk e përfiton ligjin fetar vetëm, dhe këtu pajtohen të gjithë dijetarët musliman.

Ka argumente  dhe transmetime se Sahabët e Muhamedit a.s.  nuk e kanë kuptuar nga mosveprimi i Tij se kjo është haram bile as mekruh [ vepër e urrejtur ], ku kështu e kanë kuptuar edhe Fukahatë gjatë kohërave.
 (( Ibni Hazmi ka kundërshtuar  argumentinin e Malikive dhe Hanefive që nuk preferojnë dy reqate namaz para akshamit për shkak se Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani nuk i kanë falur, ku thotë me sa vijon: Dhe kjo nuk është asgj. E para e kësaj është se ai është transmetin , Munkatië, [ I ndërprerë ], sepse Ibrahimi nuk e ka mbërritur askend prej atyre që i përmendëm, dhe ka lindur dy vite pas vrasjes së Othmanit.
 Pastaj edhe po të ishte e vërtetë, nuk mund të jetë argument, sepse nuk ka aty diçka nga ata që e ndalojnë këtë veprim, dhe as që e kanë kundërshtuar ata, dhe ne pajtohemi se lënia e veprimeve vullnetare është e lejuar. ))
Ibni Hazmi nuk është ndaluar shumë në lënien e sahabeve këta dy reqate, dhe thotë se lenia e tyre këtë namaz nuk paraqet  asgjë, pasi që ata nuk janë shprehur qartë për ndalesen e tyre, dhe nuk kanë transmetuar dicka të tillë.
Kjo dhe është metoda e tij në lënien e Sahabëve ndonjë adhurim, ku kështu ishte i njejtë qëndrimi i tij edhe me lënien e Muhamedit a.s. ndonjë adhurim që parimisht ishte i paraparë me fe, ku ai thotë
[ I parasheh ] psh. për dy reqate pas iqindisë. Kurse hadithi i transmetuar nga Ali bin ebi Talibi nuk mund të argumentohet me të, sepse aty nuk ka më shumë se lajmërim nga ajo që kishte dije për të, se ai nuk e kishte pare Muhamedin a.s. ti ketë falur. Fjala e tij është e drejtë,  por nuk ka ndalesë e as urrejtje për to.
Muhamedi a.s. nuk ka agjëruar  asnjëherë  muaj të plotë jashta muajit të ramazanit, por kjo nuk ndalon agjërimin e një muaji të plotë agjërim vullnetar jashta muajit të ramazanit.
Është kuptuar nga mos agjërimi i Muhamedit a.s. një muaj të plotë jashta ramazanit, se nuk është argument për ndalesë ose edhe mospëlqimin e agjërimit të një muaji të plotë jashta ramazanit, edhe pse Muhamedi a.s. nuk e kishte bërë këtë.
Është  vërtetuar transmetimi se Muhamedi a.s. e kishte lënë Hytben në minber  dhe kishte ligjëruar në trung, mirëpo këtë nuk e kishin kuptuar Sahabët se ligjërimi në minber është haram ose risi [ bidat ], por i kanë ndërtuar minber Muhamedit a.s., dhe sigurisht se ata nuk do ta bënin një punë që e ka ndaluar  Muhamedi a.s.  Nga kjo kuptohet se ata nuk e shihnin lënien e veprimit ose mosveprimin bidat.

Muhamedi a.s. e ka lënë në namaz pas ngritjes nga rukuja lutjen … Rabbena we lekel hamd Hamden kethiren …….   Dhe Sahabët këtë nuk e kuptuan që vetëm pse e kishte lënë Muhamedi a.s. këtë lutje në namaz kërkohet ndalesa… Nëse nuk do te ishte kështu, atëhere si do ta bënin ata një punë që është vërtetuar ndalesa e saj, dhe Muhamedi a.s. nuk i kishte qortuar për të vepruar në këtë mënyrë.

Ai  Nuk i kishte thënë psh. dikujt : Mirë ke bërë por mos e perserit, ose ta ketë ndaluar dikend për themelimin e lutjeve tjera në namaz. Dhe sic e dimë se vonesa e njoftimin nga koha e duhur , kur është nevoja për të nuk bënë.
 Hadithin që transmeton Rifaa bin Rafie ez zurkij thotë: Ishim një ditë duke u falur pas Pejgamberit a.s. dhe kur e ngriti kokën prej rukuse tha: Semiallahu limen hamideh,.. tha një njeri pas tij: Rabbena we lekel hamd Hamden kethiren tajjiben mubareken fih. Pasi që perfundoi Pejgamberi a.s. tha: Kush e tha këtë? Tha Unë.  Tha pejgamberi a.s.:  I pashë më tepër se tridhjetë melaqe shtyheshin se cili do ta shkruaj i pari.
El hafith ibnu Haxher e komentoi këtë hadith duke thënë:
Argumentohet me këtë hadith për lejimin e themelimit të lutjes  se pathënë nga Muhamedi a.s. ne namaz, nëse nuk është në kundërshtim me lutjet e thëna .
Nëse është kjo gjendja në themelimin e lutjes së pathënë në namaz, atëherë gjendja për themelimin e lutjeve jashtë namazit është edhe me e zgjëruar dhe më e lejuar.

Bilali r.a. nuk e ka kuptuar nga lënia e Pejgamberit a.s. namazin e dy rekateve pas abdesit për moslejimin e këtij namazi, por ai e ka praktikuar këtë, dhe nuk e ka lajmeruar Pejgamberin a.s. , por kur e pyet Pejgamberi a.s. Bilalin duke i thënë: O Bilal më trego për punën më të dashur që e ke bërë në islam? Sepse unë e kam dëgjuar zhurmën e nalleve[veshje – këpucë ]  tua pranë meje në xhenet.    Ai i tha:
Nuk kam bërë punë më të dashur te unë, përvec se gjithnjë kur jam pastruar në çdo kohë ditën ose natën kam falur pas këtij pastrimi sa kam mundur të falem.
Thotë Ebu Abdullahu: Zhurma e tyre. Don te thote: Lëvizja e tyre.
Dhe ne e dimë se namazi pas abdesit është bërë synet pas pëlqimit nga Pejgamberi a.s.  këtë namaz.

Mirëpe ne argumentojmë me të kuptuarit e Sahabeve për lejimin e themelimit të lutjeve dhe namazeve në ato kohë kur nuk i kishte vepruar Pejgamberi a.s.
Dhe argumentojme gjithashtu për mosrefuzimin e Pejgamberit a.s. këtë mënyre dhe këtë praktikë të Sahabeve,  Dhe mosndalimin e tij për këto veprime në të ardhmen.

Nga ajo që u tha kuptojme se: * Lënia e tërësishme e veprimeve nga Pejgamberi a.s. dhe Sahabët  dhe tre shekujt e parë te dobishem, nuk nënkupton asgjë. As për ndalesë, as për urrjetje të veprimit dhe për asgjë tjetër.
Kjo është ajo që e kuptuan Sahabet e Pejgamberit a.s. në jetën e tij, dhe nuk e kundërshtoi  Pejgameri a.s.  kuptimin e tyre, dhe kështu e kuptuan dijetarët pas tyre.

E lusim Allahun e lartëmadhëruar që të na mundesojë të kuptojmë fenë  tone.

Dhe lutja e jonë e fundit është .  Falenderimi i takon vetëm Zotit te botërave .  Allahu e din më së miri.

Qendra për Fetva e Egjiptit – Kairo
www.dar-alifta.org

Përktheu:  Mr. Ragmi  Destani

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (81 Publikuar)

avatar
Gjykimi i festimit me historinë e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me shkakun e ditëlindjes së Pejgamberit. 12/05/2011 21:33:59
Nga vëllimi i pestë i librit “Fetaua ue mekalat Ibn Baz” nën temën:



Gjykimi i festimit me historinë e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me shkakun e ditëlindjes së Pejgamberit.





Pyetja: A i lejohet muslimanit që të festojë në xhami duke përkujtuar historinë e nderuar të Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- gjatë natës së dymbëdhjetë të muajit Rebiul Euel, me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit të nderuar, pa e bërë pushim ditën e saj si festë? Ne kemi mospajtime mes nesh, dikush thotë: është risi e mirë, e dikush: risi jo e mirë?



Përgjigjja: Muslimanëve nuk u lejohet që të bëjnë festë për ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- natën e dymbëdhjetë të muajit Rebiul Euel e as në muaj të tjerë, gjithashtu nuk i lejohet atij që të festojë ditëlindjen e ndokujt tjetër. Festimi i ditëlindjeve është nga risitë që janë shpikur në Fe sepse i Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nuk e ka festuar ditëlindjen e tij gjatë jetës së tij dhe ai është ai i cili na e kumton Fenë dhe vendos legjislacionet nga Zoti i tij i Lartësuar, gjithashtu ai nuk ka urdhëruar që të bëhet një gjë e tillë dhe nuk e kanë vepruar atë as shokët e tij të drejtë dhe as ato që erdhën pas atyre (tabiinët) që i pasuan ata në mënyrën më të mirë gjatë shekujve më të dalluar, kështu që bëhet e qartë se kjo është risi dhe i Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد متفق على صحته ، وفي رواية مسلم وعلقها البخاري جازما بها من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد

“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar” hadithi është unanim ne saktësimin e tij, kurse në transmetimin e Muslimit dhe e ka përmendur Buhariu pa sened (zinxhir transmetuesish) në mënyrë të prerë thuhet: “Ai i cili vepron diçka që nuk është në përputhje me fenë tonë ajo është e refuzuar“.



Festimi i ditëlindjes nuk është nga tradita e tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- por është diçka që e kanë shpikur njerëzit shekuj më vonë në fenë e tij kështu që është e refuzuar. I Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- prej gjërave që thoshte gjatë predikimit në ditën e xhuma ishte:

أما بعد فإن خير الحديث كتاب الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم وشر الأمور محدثاتها وكل بدعة ضلالة رواه مسلم في صحيحه ، وأخرجه النسائي بإسناد جيد وزاد : وكل ضلالة في النار

“Fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (-paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-), gjërat më të këqija janë gjërat që shpiken në Fe dhe çdo risi është humbje” e ka transmetuar imam Muslimi në Sahihun e tij, e ka transmetuar edhe Nesai me sened të mirë ku ka shtuar: “dhe çdo bidat (risi) është në zjarr“.



Është e mjaftueshme nga festimi i ditëlindjes se tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- mësimi i historisë së tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ngjarjeve të jetës së tij gjatë kohës së injorancës dhe në Islam që zhvillohet ne shkolla dhe nëpër xhamia etj.



Gjithashtu hyn në të historia e lindjes së tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ngjarja e vdekjes se tij pa pasur nevojë që të zhvillohet festim që nuk e ka lejuar Allahu, e as i Dërguari i Tij dhe as që ka për të ndonjë argument nga sheriati.



Allahu i kërkojmë mbrojtje, dhe e lusim Allahun e Lartësuar që tu jap udhëzim dhe tua mundësojë të gjithë muslimanëve punën me sunetin dhe t’i ruaj ato nga risitë dhe bidatet.
avatar
Sa e dobishme është kjo për jetën dhe fenë time? 05/05/2011 06:39:21
Sa e dobishme është kjo për jetën dhe fenë time?


Pyetje: Selam Alejkum! Zoti ju shperblefte per kete faqe aq te dobishme. Kam nje pyetje: Jam ne lidhje me nje djale fal Zotit çdo gje shkon sipas vullenti te Tij, kemi ble nje banes dhe mendojme veres te martohemi. Me ka shkuar mendja te bej nje mevlud sa eshte e dobishme kjo per jeten dhe fene time? Allahu ju shperblefte.

Pergjigje: Alejkum selam. Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimet qofshin për profetin tonë Muhamedin familjen dhe shokët e tij.

Besoj se më e dobishme është që ti të japësh sadaka të varfërve dhe të bësh sa më shumë punë të mira si: namazi në kohën e duhur, vizita e të afërmve, këshilla e mirë. Të largohesh nga ato gjëra që e zemërojnë Allahun. Këto gjëra janë më të dobishme për fenë dhe jetën tende.

Ndërsa mevludin Profeti salallahu alejhi ue selem vet nuk e ka bërë. Madje dhe shokët e tij që ishin njerëzit që e donin më shumë atë edhe më shumë se çdokush tjetër nuk e kanë vepruar mevludin. As tabi'inët nuk e kanë vepruar (d.m.th: fëmijët e sahabëve), megjithëse ata e donin Profetin salallahu alejhi ue selem më shumë se ne. As fëmijët e tabi'inëve nuk e kanë vepruar mevludin megjithëse ata ishin më të devotshëm se ne dhe nuk e kanë vepruar atë. Allahu e di më mirë.
avatar
Festimi i Mevludit në peshoren e Islamit dhe pjesmarrja në të.‏ 05/05/2011 05:59:50
*
Festimi i Mevludit në peshoren e Islamit dhe pjesmarrja në të.‏




بسم الله الرحمن الرحيم

*

Gjykimi i Islamit për festimin e (mevludit) ditëlindjes së profetit sal-l Allahu alehi ue sel-lem.

Ka thënë Shejhu Abdul Aziz Ibn Bazi – Allahu e mëshiroftë – : Falenderimi i takon Allahut, salavatet dhe selami janë për profetin tonë, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për ata që ndoqën udhëzimin e tij.

Shpesh herë jam pyetur për gjykimin që ka festimi i (mevludit) ditëlindes së profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ngritja në këmbë gjatë tij, dhënia e selamit e të tjera gjëra që bëhen gjatë këtij festimi.

Përgjigje : Nuk lejohet të festohet ditëlindja e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e askujt tjetër sepse ky është bidat dhe shpikje në fe. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk e ka vepruar këtë gjë, as halifet e drejtë dhe as shokët e tij radi- Allahu anhum, as ndjekësit e tyre të mirë në brezat e parë 1.

Ata e njihnin më mirë sun-netin dhe e donin më shumë profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e ndiqnin më mirë atë në fenë Islame se çdokush që ka ardhur pas tyre.

Është transmetuar në hadith të saktë nga profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ka thënë : "Kush shpik në çështjen (fenë) tonë atë që nuk i përket asaj, ajo (shpikje) është e refuzuar" 2.

Në një hadith tjetër thotë : "Merreni sun-netin tim dhe sun-netin e halifeve të drejtë të udhëzuar pas meje. Kapuni pas tyre dhe shtrëngojini ato me dhëmballë. Ruhuni prej gjërave të shpikura sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje" 3.

Në këto dy hadithe tregohet paralajmërim i qartë që të ruhemi prej shpikjes së bidateve dhe prej veprimit të tyre.

Allahu i Madhëruar ka thënë në librin e Tij të qartë (kuptimi i ajetit) : "Çfarë tu japë i dërguari merreni dhe largohuni prej asaj që ua ndalon". [El Hashr 7]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : "Të ruhen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij se mos u bie ndonjë fitne ose ndonjë dënim i dhembshëm". [En-nur 63]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : "Ishte shembull i mirë për ju i dërguari i Allahut, (shembull i mirë) për çdo kënd që beson Allahun dhe Ditën e Fundit dhe e përkujton Allahun shumë". [El Ahzab 21]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : “Të hershmit dhe të parët muhaxhirë dhe ensarë dhe ata që i ndoqën (këta) me mirësi, Allahu është kënaqur me ta dhe u kënaqën me Të e ka përgatitur për ta xhen-nete poshtë të cilave rrjedhin lumenj të përjetshëm në to. Kjo është fitorja e madhe”. [Et-teubeh 100]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : “Sot e plotësova për ju fenë tuaj, plotësova mirësinë Time ndaj jush dhe jam i kënaqur që feja juaj të jetë Islami”. [El Maideh 3]. Ajetet e ngjashme me këto janë të shumëta.

Kuptohet prej shpikjes së festimit të ditëlindjes, se Allahu nuk e paska plotësuar fenë dhe se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk i paska transmetuar ato gjëra që i duhen këtij um-meti që ti veprojë, deri sa erdhën këta njerëz të shekujve të mëpasëm dhe shpikën në fenë e Allahut ato gjëra të cilat nuk i ka lejuar Allahu. I bënë këto me pretendimin se kështu po afrohen tek Allahu. Nuk ka dyshim që ky është rrezik shumë i madh dhe konsiderohet korrigjim i Allahut dhe i profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ndërkohë që Allahu i Madhëruar e ka plotësuar fenë për robërit e Tij dhe ua ka plotësuar mirësinë.

Gjithashtu edhe profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka transmetuar në formë të qartë dhe nuk ka lënë asnjë rrugë që na çon në xhen-net dhe na largon nga zjarri pa na e treguar. Është transmetuar në hadith të saktë nga Abdullah Ibn Amr radi Allahu anhuma se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Çdo profeti që ka dërguar Allahu ia ka bërë detyrë që ti tregojë um-metit të tij ato të mira që i di dhe ti paralajmërojë prej atyre të këqijave që i njeh” 4.

Dihet që profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem është profeti më i mirë dhe vula e tyre. Madje më i ploti i tyre në transmetimin e fesë dhe në këshillimin (ndaj um-metit). E sikur të ishte festimi i mevludit pjesë e fesë që e do Allahu do t'ia sqaronte këtë gjë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem um-metit të tij ose do ta vepronte ose do ta vepronin sahabet. Përderisa asnjë nga këto nuk ka ndodhur atëherë e morëm vesh se kjo gjë nuk është prej fesë por është gjë e shpikur për të cilën na ka paralajmëruar profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që të ruhemi sic e treguam në dy hadithet e mësipërme.

Si këto dy hadithe ka edhe hadithe të tjera. Prej tyre është fjala që thoshte profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në hutben e xhumasë : “Më pas, fjala më e mirë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë ishte udhëzimi i Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, gjërat më të këqia janë ato që janë të shpikura. Çdo shpikje është humbje” 5. Ajetet dhe hadithet në këtë temë janë të shumta. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm dijetarësh e kanë kundërshtuar qartë mevludin dhe kanë paralajmëruar për tu ruajtur prej tij duke u bazuar në argumentet e sipërpërmendura dhe në argumente të tjera.

Por e kanë kundërshtuar këtë gjë disa njerëz në shekujt e afërt dhe e kanë lejuar festimin e tij, nëse nuk ka në të harame, si teprimi i lavdërimit të profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, përzieria e burrave me gratë, përdorimi i veglave muzikore e të tjera harame dhe menduan se ky festim hyn tek bidatet e mira!!!

Mirpo rregulli i Sheriatit është : Për çdo kontradiktë duhet të referohemi tek libri i Allahut dhe Sun-neti i profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem siç ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : “O ju që keni besuar bindjuni Allahut, bindjuni të dërguarit dhe të parëve tuaj. Nëse bini në kontradiktë kthehuni tek Allahu dhe i dërguari i Tij nëse besoni Allahu dhe të ditën e fundit, kjo është më e hajrit dhe me përfundim më të mirë”. [En-nisa 59]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : “Për çdo çështje në të cilën bini në kontradiktë gjykimin e keni tek Allahu”. [Esh-shura 10].

Ne u kthyem në këtë çështje – dmth festimin e mevludit – tek libri i Allahut të Madhëruar dhe vumë re që Ai na urdhëron të ndjekim profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në çështjet që i ka shpallur dhe na ka paralajmëruar të ruhemi prej kundërshtimit të urdhërit të tij. Gjithashut na ka treguar se : Allahu e ka plotësuar për këtë um-met fenë. Ky festim nuk është treguar nga profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Për këtë arsye ai nuk është prej fesë të cilën e plotësoi Allahu i Madhëruar për ne. Në të na urdhëroi gjithashtu që të ndjekim profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem.

Gjithashtu ne u kthyem tek sun-neti i profetit sal-l Allahu alejhi e sel-lem dhe nuk gjetëm një gjë të tillë tek veprimet e tij dhe as tek urdhërat e tij, as tek veprimet e sahabëve radi Alla-hu anhum.

Kështu u siguruam që ky veprim nuk është pjesë e fesë. Por është prej shpikjeve, dhe prej bidateve në fe. Gjithashtu është përngjasim me ehli kitabin, me çifutët dhe krishterët në festat e tyre 6.

Me sa treguam bëhet e qartë për çdokënd që ka sado pak dijeni, ka dëshirë për ta njohur të vërtetën dhe është i drejtë në kërkimin e të vërtetës se festimi i mevludit nuk i përket fesë Islame, përkundrazi i përket bidateve dhe shpikjeve prej të cilave na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe profeti i Tij sal-l Allahu aleji ue sel-lem që të largohemi dhe të ruhemi.

Nuk duhet që njeriu me logjikë të mashtrohet prej numrit të madh të atyre që e veprojnë këtë gjë në vende të ndryshme sepse e vërteta nuk njihet me numrin e shumtë të atyre që e ndjekin atë por njihet me anë të argumenteve fetarë siç ka thënë Allahu i Madhëruar për çifutët dhe krishterët (kuptimi i ajetit) : "Thanë : Nuk ka për të hyrë në xhen-net vetëm se ai që është çifut ose krishter, këto janë ëndërrat e tyre. Thuaj : Sillni argumentin tuaj nëse jeni të sinqertë". [El Bekareh 111]. Gjithashtu ka thënë : "Nëse ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë do të të humbin nga rruga e Allahut". [El En'am 116].

E megjithë këtë, këto festime përmbajnë edhe gjynahe të tjera në shumicën e rasteve si përzierja e burrave me gratë, përdorimi i veglave muzikore, përdorimi i pijeve dehëse e të tjera të këqia. Madje në to mund të ketë edhe gjëra më të rënda siç është shirku i madh duke e tejkaluar në lavdërimin e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ose lavdërimin e njerëzve të mirë ose duke ju lutur atyre, duke ju kërkuar ndihmë ose duke menduar se ata dijnë të fshehtën e të tjera gjëra kufri të cilat i përdorin shumë prej njerëzve gjatë festimit të ditëlindjes së profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ose të ndonjë njeriu tjetër të cilin e quajnë ata evlija 7.

Është transmetuar në hadith të saktë nga profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ka thënë : "Ruhuni prej teprimit në fe sepse ata që ishin para jush i shkatërroi teprimi në fe" 8. Gjithashtu ka thënë : "Mos e teproni në lavdërimin tim siç e tepruan krishterët në lavdërimin e Isës birit të Merjemes. Unë jam vetëm rob prandaj thoni : Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij" 9.

E çuditshme është se shumë njerëz janë shumë të shkathën dhe të lehtë në këto festa të shpikura dhe i mbrojnë ato, ndërkohë që ata nuk kryejnë ato detyra që i ka vendosur Allahu, si pjesmarrja në namazet me xhemat dhe namazet e xhumasë dhe as nuk interesohen për to, madje as nuk ju duket se kanë lënë ndonjë vepër të madhe. Nuk ka dyshim se kjo vjen nga dobësia e besimit dhe nga dija e pakët sikurse vjen edhe ngaqë zemrat janë mbuluar me perden e gjynaheve. Allahu na ruajt neve dhe të gjithë muslimanët prej tyre.

Prej këtyre të këqijave që ndodhin në to është edhe që disa mendojnë se profeti sal-l Allahu merr pjesë në këtë festim për këtë arsye ata ngrihen në këmbë për ta përshëndetur dhe dhe uruar. Ky veprim është një prej gjynaheve më të rënda dhe prej injorancave më të shëmtuara sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk del nga varri i tij para ditës së Gjykimit dhe as nuk takohet me asnjë prej njerëzve. Nuk merr pjesë në takimet e tyre . Përkundrazi ai qëndron në varrin e tij deri ditën e Gjykimit ndërsa shpirti i tij është në vendin më të lartë në Il-lij-jin tek Zoti i tij tek vendbanimi i mirësisë. Siç ka thënë Allahu i Madhëruar në Suren El Mu'minunë : "Më pas ju do vdisni. Pas saj ju ditën e Kijametit do ringjalleni". [El Mu'minune 15-16]. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Unë jam i pari person të cilit i hapet varri ditën e Kijametit. Unë jam i pari ndërmjetësues dhe i pari person të cilit i pranohet ndërmjetësimi". Salavatet dhe selamet më të mira i ardhshin atij prej Zotit të tij.

Ky ajet kuranor dhe ky hadith dhe të tjera argumente që përmbajnë kuptimin e tyre tregojnë se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe të gjithë të vdekurit dalin nga varret e tyre ditën e Kijametit. Për këtë gjë kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e Islamit e nuk kanë kontradiktë për këtë.

Duhet që çdo musliman të ketë kujdes prej këtyre gjërave dhe të ruhet prej shpikjeve, bidateve dhe gënjeshtrave të cilat nuk kanë argument prej Allahut, të cilat i kanë vendosur injorantët dhe të ngjashmit me ta. Allahu na ruajt dhe vetëm Atij i mbështetemi.

Të biesh salavat mbi profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem konsiderohet një nga punët më të mira që të afrojnë tek Allahu. Allahu i Madhëruar ka thënë : "Allahu dhe melaiket e Tij bëjnë salavat për profetin. O ju që keni besuar bëni salavat për të dhe çojini selam atij". Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kush bën një salavat ndaj meje, bën Allahu për të dhjetë herë salavat" 10.

Salavatet janë të ligjshme në çdo kohë dhe më të pëlqyeshme janë para mbarimit të çdo namazi madje tek një numër dijetarësh salavatet janë vaxhib në teshehudin e fundit në çdo namaz dhe janë sun-net i fortë në raste të tjera si psh : pas ezanit ose kur përmendet emri i tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ditën ose natën e xhuma gjëra të cilat janë treguar në hadithe të sakta të shumta.

Lusim Allahun të na japë sukses neve dhe të gjithë muslimanët që të kuptojmë fenë tonë dhe të na udhëzojë në ndjekjen e sun-netit dhe ruajtjen prej bidateve. Ai është më Bujari. Së fundi paqja dhe lavdërimet i takojnë profetit tonë Muhamedit familjes dhe shokëve të tij. (Këtu mbaroi fjala e Shejh Abdul Aziz Ibn Bazit Allahu e mëshiroftë).

Shtojcë

*

Këshillë për ata që marrin pjesë në këto festime edhe pse e dijnë gjykimin e vërtetë të Islamit mbi to.

Ka thënë Ibnul Kajim : "Iblisi ka mashtruar shumicën e krijesave duke ua zbukuruar atyre një lloj dhikri ose namazi ose agjërimi ose zuhdi në dynja dhe e kanë anulluar këtë adhurim (urdhërin për të mira dhe ndalimin nga e keqja) e ata nuk i nxitin vetet e tyre për t'a kryer atë.

Këta njerëz, tek ndjekësit e profetëve, konsiderohen nga ata që kanë shumë pak fe sepse feja është të kryesh detyrat që ka urdhëruar Allahu. Kështu që ai që le detyrat e Allahut është më i keq tek Allahu dhe i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ai që kryen disa ndalesa, sepse lënia e detyrave është më e rëndë se kryerja e ndalesave për më shumë se 30 arsye të cilat i ka treguar Shejhul Islam Ibn Tejmije në një nga librat e tij.

Kush ka përvojë në atë që ka zbritur Allahu tek i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue selem dhe në atë që kryenin sahabet radi Allahu anhum ka për ta kuptuar se shumica e atyre drejt të cilëve drejtohet gishti për fe, janë nga njerëzit që kanë më pak fe!!

E çfarë feje e çfarë hajri mund të ketë ai që shikon ndalesat e Allahut të shkelen, kufijtë e tij të humben, feja e Tij të lihet dhe sun-neti i profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue selem të abandonohet e mgjth këto ai është zemër-qetë dhe i heshtur, shejtan memec, sikurse ai që thotë të kotën është shejtan që flet.

E fatkeqësia e fesë nuk vjen prej ndokujt tjetër veç se prej këtyre të cilëve po t'u sigurohet jetesa e tyre dhe karriget e tyre, nuk shqetësohen për atë që i ndodh fesë. Më i miri i tyre është ai që shfaq një farë mërzie por që sikur ti prekej atij sadopak karrigja e tij ose pasuria e tij, ai do përpiqet me të gjitha mundësitë dhe do përdori - për interesin e tij - të treja gradat e ndryshimit të të keqes sipas mundësisë që ka.

Këta njerëz edhe pse kanë rënë nga Syri i Allahut dhe janë të urryer tek Ai, ata sprovohen në këtë dynja me sprovën më të madhe që mund të jetë pa e kuptuar ata e ajo është vdekja e zemrës" 11.






1 Nga të parët njerëz që janë njohur në historinë Islame për festimin e mevludit ishte sulltani i qytetit të quajtur "Erbil" në shekullin e shtatë të hixhrit. Disa dijetarë kanë treguar se sulltani e ka marrë këtë bidat nga një sufist me emrin Umer ibn Muhamed Mul-la e ky i fundit mendohet se e ka marrë këtë bidat nga mbretëria e ubejdive të cilët kanë qënë shiitë. Kanë treguar disa dijetarë se ata e kanë pas festuar mevludin që në shekullin e katërt të hixhrit në Kairo. Për më tepër shih librat : 1."Tarih el ihtifal bil meulid en-nebeuij" i Sendubit f 69, 2."El Baithu ala inkar el bida' uel hauadith" f 21, 3."Subhu El A'sha" 3/498, 4."El Ibda fi medarr el ibtida" f 231 i Alij Mahfudh, fusnotat e librit 5."El Meurid fi amel el meulid" f 9, etj.

2 Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibnu Maxheh nga Aishja.

3 Transmeton Taberani. Hadithi është i saktë.

4 Transmeton Muslimi.

5 Transmeton Muslimi.

6 Sepse ata e festojnë ditëlindjen e njerëzve me vlerë ndër ta. Siç festojnë krishterët ditëlindjen e Isës alejhi selam. E ne jemi të urdhëruar ti kundërshtojmë ata e jo ti ngjajmë atyre. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kush i ngjan një populli është prej tyre". Transmeton Ahmedi dhe të tjerë. Hadithi është i saktë.

7 Konkretisht në një prej versioneve më të përhapura të Mevludit në gjuhën shqipe të cilin e ka përkthyer hafiz Ali Ulqinaku ekzistojnë disa ndalesa të cilat po i tregojmë shkurtimisht. 1. Thotë nga fillimi i tij : "Edhe gjumë Ai (Allahu) kurr nuk ka as vend që rri". Shumë njerëz e përdorin këtë fjalë dhe kanë për qëllim që : Allahu nuk është mbi Arsh ose se nuk është lart mbi të gjitha krijesat e Tij por është kudo. E atëherë kjo fjalë është kufër. Këtë gjë e ka treguar Ebu Hanifja – Allahu e mëshiroftë – e të tjerë dijetarë. Arsyeja është sepse ajo bie ndesh me ajetet e qarta të Kur'anit në të cilat tregohet se Allahu qëndron mbi Arsh. Ato janë shtatë ajete që e tregojnë qartë këtë gjë. Prej tyre është fjala e Allahut në suren : [Taha 5] (kuptimi i ajetit) : "Mëshiruesi mbi Arsh qëndroi". 2. Në të tregohen disa ngjarje që nga fillimi i krijimit të Ademit alejhi selam deri tek ardhja e profetit tonë të dashur sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, Mi'raxhit, gjithashtu ngjarja e vdekjes në të cilat janë treguar disa gjëra që nuk janë të sakta madje janë të pavërteta. Nuk është e mundur ti tregojmë ato të gjitha këtu por po tregojmë një rast përshembull, ka thënë : "sexhde bani Qabeja, u çue në kambë, hiç ndonjë gur në tokë nuk i ra, të gjithë e panë … Qabja thirri fort m'atë çast : Sonte ka lind Dielli i gjith dynjasë"!!! Po të kishte ndodhur një ngjarje e tillë ajo do transmetohej sepse një ngjarje e tillë është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të jetë aq e fshehtë tek sahabet dhe besimtarët e vërtetë. Fakti që ajo nuk është transmetuar tregon se nuk është e vërtetë. Nuk është këtu moment për tu zgjatur këtu por mjafton kjo për atë që është i sinqertë. 3. Tregohet në të se Allahu e paska krijuar universin për hir të Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Ka thënë në të "Për hir t'Tij ka jeretis Dynjanë. Zoti na ka çue ne një Padisha". Kjo ide është marrë nga një hadith i gënjeshtërt që thotë : "Sikur të mos ishe ti nuk do ta kisha krijuar universin". Këtë ide tregon edhe autori në vargjet e mësipërme. Kjo ide jo vetëm që është marrë nga një hadith i gënjeshtërt por ajo bie ndesh me ajetin 56 të sures Edh-dharijat ku thotë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : "Nuk i krijova xhindët dhe nejrëzit vetëm se për të më adhuruar Mua". Ndërsa këta thonë që universi qënka jeratisur për hir të profetit tonë sal-l Allahu aljehi ue sel-lem. Ne e duam profetin tonë sal-l Allahu alejhi ue sel-lem por ky është teprim të cilin na e ka ndaluar profeti sal-l Alahu alejhi ue sel-lem në hadithin që thotë : "Mos e teproni në lavdërimin tim siç e tepruan krishterët në lavdërimin e Isës birit të Merjemes. Unë jam vetëm rob prandaj thoni : Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij". Në të ka edhe gabime të tjera por unë po mjaftohem me këto që përmenda si shembuj për të kuptuar ai që do të vërtetën ç'ka mbas tyre.

8 Transmeton Ahmedi, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Hakimi nga Ibn Ab-basi radi Allahu anhu.

9 Transmmeton Buhariu nga Umeri radi Allahu anhu.

10 Transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh nga Ebu Hurejreh radi Allahu anhu.

11 I'lam El Muuekiin 2/176.
avatar
Njohja e bidatit [risisë në Fe] është detyrim 29/04/2011 14:06:25
Njohja e bidatit [risisë në Fe] është detyrim


1. Nga fjala e Muhamedit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], “Çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr!” na u qartësua se për çdo gjë të shpikur në fe duhet të kemi njohuri, që të largohemi nga ajo, sikur thotë edhe poeti:

E njoha të keqën, jo për të keq por që mos të bie në të

Dhe kush nuk e njeh [dallon] të mirën nga e keqja, do të bie në të [të keqen]

Esenca e kësaj bazohet në hadithin e Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: ”Njerëzit e kanë pyetur Pejgamberin [paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të] për të mirën, kurse unë e kam pyetur për të keqen nga frika se mos po bie në të.1

2. Nuk mjafton në adhurim vetëm njohja e Sunnetit, por patjetër duhet që t’i njohim edhe gjërat që i kundërvihen nga bidatet, ashtu siç nuk mjafton të njohim nga Imani [besimi] vetëm njëshmërinë pa njohjen e Shirkut [politeizmit].

Dhe për këtë realitet të ndritshëm na lajmëroi më i Larti, më i Madhi, në Kur’an:

“E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është Dëgjues dhe i Dijshëm.” [el Bekaretu: 256]

Dhe ky është qëllimi esencial i dërgimit të pejgamberëve. Thotë All-llahu: “Ne dërguam në çdo popull të dërguarë, që t’u thonë: adhurojeni vetëm All-llahun e largohuni djajve [adhurimit të tyre]!”

Çështje të cilën e vërtetuan besimtarët në jetën e tyre. Thotë All-llahu në Kur’an: ”Ndërkaq ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji robërit e Mi!” [ez-Zumer: 17]

Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] e ka predikuar këtë duke thënë: ”Kush thotë, ‘askush s’meriton të adhurohet pos All-llahut’ dhe mohon atë që adhurohet pos Tij, është ndaluar [është bërë haram] pasuria e tij, gjaku i tij dhe llogaria e tij mbetet te All-llahu.”2

Nuk ka mjaftuar për Muhamedin [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] vetëm Teuhidi [njëshmëria] por edhe mohimi i asaj që adhurohet pos Tij. Për këtë shkak detyrohemi që ta njohim Kufrin [mosbesimin], në të kundërtën do të biem në të duke mos e vërejtur fare, siç thotë All-lahu në Kur’an: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-lahun, vetëm se duke i shoqëruar [zota të tjerë].” [Jusuf:106]

Gjithashtu i njëjti raport qëndron mes Sunnetit dhe bidatit - nuk ka dallim. Kjo është e qartë në porosinë e Muhamedit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] drejtuar shokëve të vet, të cilën e ka transmetuar deri tek ne Urban iben Sarijeh, ku thotë: ‘Ka thënë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]:

“… Kapuni për Sunnetin tim dhe sunnetin e udheheqësve të drejtë. Kapuni për të me dhëmballa dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është devijim.”

I ka porositur ata që të kapen për Sunnetin dhe të largohen nga bidati. Dhe kjo është realiteti i kohës: “Nuk është e mundur njohja e një gjëje deri sa mos të njihet e kundërta e saj.”

Thotë Iben Kutejbe ed-Dinuri [All-llahu e mëshiroftë]: “Nuk plotësohet urtësia e krijimit derisa të mos krijohet e kundërta e saj, që të njihet secila nga ajo me shokun [të kundërtën] e vet: drita njihet prej errësirës, dituria njihet prej injorancës [paditurisë], e mira njihet prej të keqes, e dobishmja njihet nga e dëmshmja, e ëmbla njihet prej të idhtës; bazuar në fjalën e All-llahut - xhele sha’nuhu - ku thotë: ”I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet në çifte nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.“

Qifte, lloje të kundërta si: mashkullin me femrën, e thara me të lagurën, etj.

Thotë All-llahu në Kur’an: ”Dhe Ai është që krijoi llojet, mashkullin dhe femrën.“

Gjithashtu është e qartë në dy dëshmitë: Askush s’meriton të adhurohet pos All-llahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij.

- Dëshmia e parë: pozitive dhe negative, pohim dhe mohim, mohim i njëshmërisë së tjetërkujt pos All-llahut, për arsye se nuk e meriton atë askush pos All-llahut, dhe vërtetim në All-llahun, i cili është i pashoq, Zot i merituar.

- Dëshmia e dytë: mohim i ndjekjes së tjetërkujt pos Muhammedit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]. Ai është i cili meriton të ndiqet…

Kështu që në dëshminë e parë kuptojmë:“Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet pos All-llahut” dhe dëshmia e dytë, “Nuk ka të ndjekur që meriton të ndiqet pos Muhamedit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të].

Thotë Jahja ibn Mundhir er-Rrazi: ”Kundërthëniet e njerëzve ndahen në tri parime, secila prej tyre posedon të kundërtën e saj. Nëse largohet njëra, bihet në të kundërtën e saj: njëshmëria - e kundërta e saj është politeizmi; Sunneti - e kundërta e saj është bidati; dhe dëgjueshmëria - e kundërta është mëkati.3

3. Për këtë shkak detyrohet çdo thirrës që t’i këshillojë muslimanët për t’u ruajtur, që të largohen nga bidati dhe shirku [politeizmi] dhe t’i urdhërojë në njëshmëri të All-llahut dhe në Sunnet. Nga kjo pikënisje ngritet thirrja në rrugë të All-llahut, ashtu siç thotë All-llahu xhele-shanuhu në Kur’an: ”Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë të shpëtuarit…” [Aal Imran:104]

Thirrja në njëshmëri [Teuhid] dhe Sunnet është urdhër në të mirë dhe ndalim nga e keqja. Ndjekja e kësaj rruge [metode] bëri që Ummeti i Muhamedit [paqja dhe mëshira e All-llahur qoftë mbi të] të jenë njerëzit më të mirë, që thërrasin në atë që është e dobishme, që të jenë Ummeti më i mirë, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga e keqja dhe të besoni në All-llahun...” [Aal Imran:110]

*Thotë imam Ebu Shametu el-Makdesi4: “Dhe i kanë këshilluar Muhammedi dhe shokët e tij – dhe ata pas tyre - ndjekësit e kohës së tyre, që të ruhen nga bidatet dhe punët e shpikura, dhe ka urdhëruar në ndjekjen e tij, në çka është shpëtimi nga çdo rrezik që kanoset…

Ka ardhur në Kur’an urdhëri për ndjekje duke mos bërë përjashtim, ku thotë All-llahu: “Thuaj: nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje, që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja!” [Aal Imran:31]

Thotë All-llahu:“Dhe se kjo është rruga [feja] ime e drejtë [që e caktova për ju], pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë tjetër e t’ju ndajë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni [të bëheni të devotshëm].” [el Enam:153]

Këto ishin disa nga argumentet për atë që paraqitem më lart.

Është transmetuar nga Ebi el-Huxhaxh bin Xhebe el Meki, i cili është nga Tabi’inët e mëdhenj dhe imam i mufesirinjëve [komentatorëve] për fjalën e All-llahut, “ ...dhe mos ndiq,” thotë: bidatet dhe epshet.5

Ka thënë Eliz ibn AbduSelam [All-llahu e mëshiroftë]: “Lum për atë që merr post nga postet e muslimanëve dhe ndihmon në mposhtjen e bidatit dhe ringjalljen e Sunnetit...”6

Dhe thotë në Nihajetu el Mubtedi’in: “Të urryerit e bidatit shkatërrues është detyrim, dhe po ashtu [është detyrim] ngritja e argumenteve në mposhtjen e tij, pa marrë parasysh se a e pranon apo refuzon këtë thënësi i tij.”7

el Meuerdhi thotë: I kam thënë Ebu Abdullahit - imamit tonë [imam Ahmed ibn Hambel]: “Si gjykon për një njeri që agjëron dhe falet, mirëpo nuk flet kundër ndjekësve te bidatit?” U vërejtën shenjat e hidhërimit në fytyrën e tij dhe është përgjegjur duke thënë: “Nëse njeriu falet, agjëron apo largohet nga njerëzit [për të bërë ibadet sa më shumë], a nuk është kjo vepër vetëm për vetën e tij? U përgjigja: “Po.” Ai tha: “Atëherë të folurit për bidatçinjtë është për të dhe për të tjerët, e kjo është më e mirë për të...”8

Sa e mirë është fjala e imam Katadetu, ku thotë: “Me të vërtetë nëse një njeri e shpif një bidat, ne detyrohemi që ta përmendim [bidatin] në mënyrë që të ruhemi nga ai.”9

Fatkeqësisht realiteti i kësaj çështjeje fshihet tek shumë grupacione të kohës sonë [në ditët e sotme], dhe shkak i zhvillimit të kësaj është mosnjohja e shkaqeve te bidatit, të cilat janë të shumta, ku mund të bie edhe dijetari.

1. Transmeton Buhariu [6/615-616,13/35], Muslim [12/ 236 - Neueui]
2. Transmeton Muslimi [1/212 Neueui]
3. Transmeton Ebu Daud [4607],Tirmidhi [2676], Ibn Maxhe [43-44]
dhe të tjerët. Hadithi është i vërtetë
4. el-Itisam [1/91]
5. el-Bath ala Inkari el Bida uel Hauadith [faqe 11]
6. Transmeton ed-Derami [1/68] dhe Bejhaki në “Medkhal” [200]
7. Musaxheletul Ilmije [faqe 10]
8. E ka përmendur Ibn Muflih ne “Edab esh-Sheria” [1/210]
9. Tabakat el Hanabile [2/ 216]
avatar
goni.sejklo@hotmail.com 11/09/2011 15:05:46
te them te verteten un jam misliman un ebesoj allahun . por allahu e shte jezusi krishti . agjerova dhjet dit te ketij viti 2011 . dhe ai me doli ne ander dhe mushfaq si jezukrishti .ai esht allahu jezusi . dhe vetem atij ibesoj . se me doli me nje drit te madhe te fuqishme dhe me pa por nuk pe foli.
avatar
Domosdoshmëria e të kuptuarit të sunetit dhe kujdesi kundër risive 29/04/2011 14:03:10
Domosdoshmëria e të kuptuarit të sunetit dhe kujdesi kundër risive

Domosdoshmëria e të kuptuarit të sunetit dhe kujdesi kundër risive

Sheikh Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz rahmetullahi alejh

Tërë lëvdatat i takojnë Allahut i cili e kompletoj fenë për ne, e plotësoj bekimin e tij ndaj nesh duke e zgjedhur islamin si fe tonën . Bekimet dhe paqja qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij i cili i thirri njerëzit që ti binden Zotit të tij dhe i porositi kundër teprimit, risive dhe mosbindjes. Mëshira e Allahut qofte mbi familjen e tij shokët e tij dhe të gjithë ata që shkojnë hapave të tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jam njoftuar me artikullin e publikuar ne revistën javore “Edarad” të Kampurit një qytet industrial në Indi, shkrim ky që përmban ne vete një fushatë kundër Arabisë Saudite, zbatimit e besimit islam ne Arabinë Saudite dhe kundërshtimin e saj ndaj risive. Autori pohon se besimi i Selefit ( të parët prej muslimaneve ) që mbahet nga Mbretëria Saudite nuk pajton me Sunetin. Me këtë Autori synon që të krijoi dallim ne mes te Ehli Sunnetit dhe inkurajon risitë dhe paragjykimet. Ky qëndrim pa dyshim është shumë i neveritshëm dhe i rrezikshëm dhe synon ofendimin e fesë islame dhe nxitë përhapjen e risive dhe devijimeve nga e vërteta. Përveç kësaj artikulli përqendrohet qartë ne çështjen e festimit te ditëlindjes se Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, si shembull për te diskutuar besimin e Mbretërisë dhe rregullat e saj. Për këtë Unë e konsideroj të nevojshme për ta ndriçuar këtë çështje tek njerëzit. Pra duke kërkuar ndihmë nga Allahu them :

Nuk është e lejuar të festohet ditëlindja e Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te ,apo e dikujt tjetër. Në të vërtetë kjo gjë duhet të ndalet ngase paraqet risi në fe. I Dërguari i Allahut asnjëherë nuk ka festuar e as qe i ka urdhëruar te tjetër qe ta bëjnë këtë për te, e as për ndonjë nga mesi i te dërguarve qe kane vdekur para tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te ,as për bijat e tij, gratë e tij ose për të afërmit e tjerë të tij. Halifet e drejtë shokët e Profetit e as pasuesit e tyre qe me besnikëri pasuan rrugën e drejtë nuk e kanë festuar këtë ngjarje, dhe nuk e ka festuar askush nga dijetarët islam në shekujt e mëparshëm.

Ata e njihnin sunetin e Profetit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, me së miri, ata ishin qe e donin atë më së shumti dhe e zbatuan sheriatin më mirë se ta qe erdhën pas tyre. Sikur festimi i ditëlindjes se tij te ishte ndonjë vepër e mire ata do ta bënin atë .

Ne jemi te urdhëruar qe te pasojmë dhe jemi te ndaluar te shpikim. Kjo ngase islami është fe e përkryer dhe mjaftueshmeria e saj që na ka dhënë Allahu dhe i Dërguari i tij janë pranuara nga ehlil sunnah ve jemat .( umeti islam, shoqëruesit e Pejgamberit dhe ata që i pasojnë ata ne rrugën e drejte)

Rrëfehet se i Dërguari i Allahut ka thënë : kush shpik diçka ne fenë tone që nuk është prej saj do të jetë e refuzuar. ( transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi ) sipas Muslimit : kushdo qe benë diçka që nuk pajton me qeshjen tone do ti refuzohet. Ne një hadith tjetër Profeti thotë : Ju duhet te mbaheni për senetin tim dhe sunnetin e halifeve te drejtë, kapuni për te me vendosëshmeri. Beni kujdes nga gjerat e shpikura, çdo shpikje është risi dhe çdo risi është devijim. Ai paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te e thoshte çdo ceremoni të së premtes : udhëzimi më i mirë është libri i Allahut dhe rruga më e mirë është rruga e Muhammedit të Dërguarit të Allahut dhe gjerat me te urryera janë shpikjet dhe se çdo shpikje është devijim. Këto hadithe përmbajnë në vete një vërejtje te fortë kundër risive në fe dhe mësim se një vepër e tille është devijim nga rruga e drejtë. Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te i paralajmëroj njerëzit nga te anuarit nga risitë dhe pasojat e këqija te tyre. Ka shume hadithe të transmetuara ne lidhje me këtë. Ndërsa i Plotfuqishmi ka thënë : ........ Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër. ( 59: 7 )

Allahu i Lartësuar ka thënë : Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët. (24 : 63 )

Allahu i Plotfuqishëm ka thënë : Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun. ( 33:21)

Dhe Allahu i Plotfuqishëm ka thënë : All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh. ( 9 : 100 )

Allahu ka thënë : ..... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe… ( 5 : 3 ) ky ajet qarte tregon që i Plotfuqishmi Allah ka kompletuar fenë për Umetin e Tij dhe ka lëshuar mëshirën e Tij mbi ta.

Profeti i Tij kaloj ne jetën tjetër vetëm pasi ia kumtoj ne tërësi mesazhin nga Allahu umetit të tij po ashtu edhe legjislacionin e tij lidhur me fjalët dhe veprat . Ai gjithashtu theksoj se të gjitha gjerat e shpikura nga njerëzit qe pastaj i atribuohen fesë islame janë risi dhe do te jenë te refuzuara, edhe nëse shpikësi i tyre e benë këtë me qellim te mirë.

Është vërtetuar se shokët e Profetit dhe pasuesit e drejtë pas tyre i kane këshilluar njerëzit kundër risive te cilat i kishin shtuar në islam dhe legjislacion çka nuk është e lejuar nga Allahu, dhe ata që kanë shpikur gjëra në fe i kanë vënë në rend me armiqtë e Allahut si jehudite dhe te krishterët qe shtuan ne fenë e tyre dhe shpiken çfarë nuk ishte e lejuar nga Allahu. Për me tepër të lejohen risitë ne islam do te thotë se Islami është me të meta dhe jo i plotë. Një besim i tillë nuk është vetëm mëkat po edhe kundërshtim me ajetin : Këtë dite përsosa fenë tuaj për ju . Dhe thëniet e të Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, për vërejtjen kundër risive.

Festimi i përvjetorit te lindjes së te Dërguarit dhe te tjerëve , nënkupton se feja nuk është e kompletuar nga Allahu për këtë umet dhe i Dërguari paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, nuk e kumtoj tek njerëzit çfarë ishte me rëndësi lidhur me detyrimet fetare , derisa këto risi janë shfaqur me vone si shpikje ne fe, çfarë Allahu nuk e ka lejuar, duke menduar se kjo do ti afroj me afër Allahut.

Padyshim ky është një rrezik i madh i cili barazohet me te kritikuarit e Allahut dhe të Dërguarit te tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, ndonëse Allahu i Plotfuqishmi ka kompletuar fenë dhe ka plotësuar mirësinë e Tij dhe Profeti i Tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te ka transmetuar haptas dhe ka informuar umetin për rrugët që i dërgojnë njerëzit ne parajse dhe që i mbrojnë nga zjarri.

Bazuar në hadithin autentik me burim te besueshëm nga Abdullah bin Amer el As Pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, ka thënë : Allahu i lartësuar nuk ka dërguar ndonjë profet e te mos e ketë obliguar qe njerëzit e tij ti shpie ne rrugën me te mire qe i është bere me dije dhe qe ti këshilloj ata kundër te këqijave qe i janë e bërë te njohura. ( Transmeton Muslimi )

Është mire e ditur se Profeti ynë paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, është më i miri i profetëve, i fundit dhe me i përkryeri nga te gjithë profetët lidhur me mënyrën se si e ka transmetuar mesazhin dhe si i ka këshilluar popullin e tij.

Sikur festimi i ditëlindjes te ishte ndonjë vepër fetare e zgjedhur nga Allahu për robërit e Tij, Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, do tua kishte shpjeguar atë popullit te tij, do ta kishte festuar atë gjatë jetës se tij , ose shokët e tij do ta bënin këtë.

Meqenëse kjo nuk është vepruar nga Pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, dhe shokët e tij atëherë tregon qarte se islami nuk ka asnjë lidhje me mevludin . Përkundrazi kjo është njëra nga risitë për te cilat ua ka tërhjekur vërejtjen umetit të tij Pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, siç u cek me larte.

Në lidhje më këtë është ajeti i Kuranit : O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. ( 4: 59)

Dhe Allahu i Plotfuqishëm thotë : Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.( 42:10 )

Duke e kthyer këtë çështje te libri i Allahut, shohim se mbi ne bie urdhri për ta pasuar te Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, ne urdhrat e tij dhe vërejtjet kundër asaj qe e ndaloj. Për me tepër kjo na tregon se Allahu ka përkryer fenë e Tij . Përderisa mevludi nuk është në mesin e mësimeve të Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, atëherë nuk mund të jetë pjesë e fesë të cilën Allahu i madhëruar e ka plotësuar për ne , dhe që na ka urdhëruar ti përmbahemi duke pasuar të Dërguarin e Tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te.

Përsëri nëse këtë çështje e kthejmë te Praktika e të Dërguarit të Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, nuk do të gjejmë që Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te ose dikush nga shokët e tij e ka bërë këtë gjë ose që ka urdhëruar të tjerët për një gjë të tillë. Kjo gjë e bënë të qartë se Mevludi nuk është pjesë e fesë sonë, për më tepër është një risi dhe imitim i festave të Ehlil Kitabeve ( jehudive dhe të krishterëve ) . Duke pasur në mendje këtë argument bëhet plotësisht e qartë për secilin që posedon sadopak mendjemprehtësi dhe qëllim për të gjetur të vërtetën, se festimi i ditëlindjes nuk ka të bëje asgjë me Islamin. Përkundrazi është në mesin e risive që Allahu dhe i Dërguari i Tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te i kanë ndaluar prerazi.

Një njeri i mençur nuk duhet të jetë i mashtruar duke parë një numër të madh njerëzish nëpër botë që e bëjnë një gjë të tillë, sepse e vërteta është e ditur dhe mirë e njohur me argument nga Sheriati dhe jo nga veprimet e një numri të madh njerëzish.

Allahu i madhëruar në lidhje me Jehuditë dhe të Krishterët thotë : Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë? ( 2 : 111 )

I Plotfuqishmi gjithashtu thotë : Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë. ( 6 : 116 ).

Shumica e këtyre risive zakonisht nuk mund ti shmangen një numri të madh të mëkateve si përzierja e burrave me gra, këngë të shoqëruara me instrumente muzikore, pirja e pijeve dehëse, narkotikëve dhe të ngjashme. Ato gjithashtu mund te përmbajnë gjëra edhe më të këqija si : shirk te madh, duke shfaqur teprim për te Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, dhe veprime të tjera duke iu lutur atij, duke kërkuar ndihmë nga ai apo duke besuar se ai paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi te e din te fshehtën, dhe kërkesa tjera që e shndërrojnë një besimtar në të pafe. Është transmetuar në rrugë autentike se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, ka thënë : keni kujdes nga teprimi në fe, ai ka qene shkak që popujt para jush të shkatërrohen . Ai paqja dhe mëshira e Allahu qofshin mbi te gjithashtu ka thënë : mos e teproni në lavdërim ndaj meje ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes.Une jam vetëm një rob i Allahut. Thuani thjeshtë : rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. ( Transmetuar nga Muslimi )

Është e çuditshme për të theksuar se një pjesë e madhe e njerëzve pjesëmarrës të rregullt në këto festime dhe mbrojtës të tyre me pasion, nuk i gjënë që janë veprues të adhurimeve të obliguara si namazet ditore apo namazi i xhumasë. Ata madje as nuk turpërohen për këtë, e as që e imagjinojnë çfarë mëkati të madh janë duke bërë.

Padyshim kjo tregon të metat në besimin e tyre, shkurtpamësin e tyre, dhe ndryshkun e rrënjosur thellë në zemrat e tyre, kjo për shkak të mëkateve dhe mosbindjes. Lusim Allahun te na mbroj neve dhe të gjithë muslimanët!

Është edhe më shumë për tu habitur se disa njerëz besojnë se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, është prezent në Mevlud. Si pasoj e kësaj ata ngritën për ta përshëndetur dhe për ti uruar mirëseardhje. Kjo jo vetëm që është një gënjeshtër e qartë po edhe një formë shumë e keqe e injorancës, ngase Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te nuk do të ngritët nga varri para Ditës së Gjykimit , dhe as që do ti takoj njerëzit apo të merr pjesë në takimet e tyre.

Allahu i Lartësuar thotë : Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni. E në ditën e kijametit ringjalleni. ( 23 : 15, 16 ).

Dhe Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te ka thënë : Unë do të jem i pari që do të ngritët nga varri në Ditën e Ringjalljes, dhe unë do të jem i pari që do të më pranohet ndërmjetësimi.

Argumentet e lartcekura nga Kurani dhe Hadithi dëshmojnë qartë se njerëzit e vdekur do të dalin nga varret e tyre vetëm në Ditën e Ringjalljes. Të gjithë Dijetarët islam janë në pajtueshmëri në lidhje me këtë. Muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm për gjëra të tilla dhe të mos devijohet lehtë nga risitë dhe paragjykimet e krijuara nga njerëz injorant dhe që nuk kanë vlerë te Allahu.

Sa i përket kërkimit te mëshirës dhe paqes ( Salati dhe Selami ) për të Dërguarin paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, këto janë nga veprat e preferuara dhe të virtytshme në pajtim me fjalët e Allahut : Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam. (33 : 56 )

Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te , ka thënë : kushdo qe me dërgon salavate mua një herë , Allahu dërgon salavate për të dhjetë herë.

Dërgimi i salavateve për të Dërguarin e Allahu paqja dh mëshira e Allahut qofshin mbi të, është i rekomanduar në çdo kohë, veçanërisht në fund të çdo namazi. Tek shumë Dijetar kjo është e obligueshme në Teshehudin ( ulja në namaz ) e fundit në çdo namaz. Është gjithashtu fuqishëm e kërkuar ne disa raste si : menjëherë pas Ezanit , kur përmendet emri i Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, gjatë ditës dhe natës të së premte bazuar në një mori hadithesh.

Kjo ishte çfarë desha të theksoj lidhur me këtë çështje. Shpresoj se kjo është e mjaftueshme për secilin që Allahu i jep mundësinë për të kuptuar.

Sa pikëlluese është kur sheh disa mysliman të devotshëm, të njohur për forcën e besimit të tyre dhe për dashurinë ndaj Profetit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, duke festuar ceremoni të tilla të shpikura.

Le ti pyesim të tillë njerëz : Na thuani, nëse i takoni Ehlil Sunetit dhe e pasoni të Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi te, a e bëri këtë gjë ai apo dikush nga Sahabet apo pasuesit e tyre, apo kjo nuk është asgjë më shumë se pasim i verbër i armiqve të islamit nga mesi i Jehudive dhe të Krishterëve dhe të ngjashëm me ta ?

Dashuria ndaj te Dërguarit nuk shprehet duke festuar ditëlindjen e tij, por duke iu bindur atij, duke i besuar mësimet e tij, duke u larguar nga ajo qe ai ka ndaluar dhe duke e adhuruar Allahun ne mënyrën që na ka porositur ai paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te.

Dashuria ndaj te Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, gjithashtu shprehet duke dërguar Salavat dhe Selam për te kohe pas kohe e veçanërisht kur përmendet emri i tij dhe gjatë namazit.

“Vehabitë” , siç ishte shprehur autori, nuk janë të parët në refuzimin e këtyre risive. Besimi i tyre është që të kapen fortë tek Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te. Që të shkojnë hapave të tij dhe të pasuesve të tij të drejtë, që të besojnë dhe praktikojnë atë në të cilën ishin paraardhësit tanë të virtytshëm dhe imamët e dijshëm dhe të udhëzuar . Të cilët ishin të aftë për të nxjerrë përfundime fetare në lidhje me dijen për Allahun , atributet e Tij të përsosura siç janë treguar ne Kuranin Famëlartë dhe në Hadithet e të Dërguarit të Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, e që ishin përzemërsisht të pranuara nga shokët e tij. “ Vehabitë “ i besojnë këto cilësi të Allahut të përshkruara në Kuran dhe sunet pa ndonjë ndryshim, personifikim, përngjasim ose mohim të këtyre cilësive. Ata janë të vendosur në rrugën e pasuesve të drejtë nga mesi i njerëzve të dijës, besimit dhe devotshmërisë . Ata besojnë se themeli i besimit është të dëshmuarit se nuk ekziston Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe si Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahu qofshin mbi te, është i Dërguari Allahut.

Ata mbajnë mendimin që është në pajtueshmëri me konsensusin e Muslimanëve se ky qëndrim kërkon dije, pranim dhe praktikim.

Kjo nënkupton se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të Plotfuqishëm. I Cili nuk ka rival. Kjo për më tepër mohon adhurimin e dikujt tjetër përveç Allahut. Kjo tregon pse janë krijuar xhinët dhe njerëzit, pse janë dërguar Profetët dhe pse janë zbritur Librat.

Në tërësi Ibadeti ( adhurimi ) nuk është vetëm nënshtrim i plotë dhe dashuri por gjithashtu bindje e plote dhe respektim. Islami është feja e vetme e urdhëruar nga Allahu dhe e përhapur nga profetët dhe përveç saj asgjë nuk pranohet te Allahu qofte nga e kaluara apo e tashmja . Një njeri që i paraqet kërkesat e tij tek Allahu por edhe tek dikush tjetër përveç Allahut ai është Mushrik ( politeist ). E njëjta vlen për atë që i lutet Allahut dhe dikujt tjetër përveç Tij. Ndërsa ai që nuk i drejtohet Allahut është arrogant për sa i përket detyrimeve ndaj Krijuesit të tij.

Allahu i Plotfuqishëm thotë : Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve? ( 16: 36 )

Në këtë mënyrë besimi i “ Vehabive “ është i bazuar mbi plotësimin e të dëshmuarit se Muhamedi është i Dërguari i Allahut duke i braktisur në tërësi të gjitha risitë , teprimet dhe çdo gjë që është në kundërshtim me Sheriatin.

Kjo është ajo në të cilën Dijetari Muhamed bin Abdul Vehab Allahu e mëshiroftë ka besuar dhe i ka thirrur të tjerët të besojnë. Çdo gjë e kundër me këtë që i mveshet atij është jo vetëm në gënjeshtër, por paraqet një mëkat të madh dhe pretendim tërësisht të paqëndrueshëm. Ai njeri që e bën një gjë të tillë padyshim se do të merr atë që Allahu e ka përgatitur për të gjithë ata që gënjejnë.

Dijetari Muhamed bin Abdul Vehabi ka shtjelluar përmes një koleksioni te mirë njohur librash temën Deklaratën e Njëshmërisë : La ilahe ill’ Allah – që askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të Plotfuqishmit dhe se ky lloj i adhurimit duhet të jetë i pastër nga çdo lloj shirku i madh apo i vogël. Secili që është i njohur me shkrimet e tij , me mënyrën e tij të predikimit dhe thirrjes së njerëzve për tek Allahu dhe me rrugën e nxënësve dhe pasuesve të tij, lehtë mund të gjej se rruga në të cilën Dijetari Muhamed bin Abdul Vehab ishte, nuk dallon nga ajo e paraardhësve tanë të virtytshëm dhe e Imamëve të mëdhenj të ditur dhe të udhëzuar. Në të vërtetë ai ka përhapur atë që ata bënë përgjatë tërë jetës së tyre në lidhje me adhurimin Allahut pa i shoqëruar askë dhe duke iu larguar risive dhe teprimeve.

Ky është themeli i regjimit në Arabinë Saudite dhe ky qëndrim mbahet nga dijetarët e Arabisë Saudite dhe është i drejtuar kundër çdo risie dhe paragjykimi që është në kundërshtim me Islamin, ose forma ekstreme të teprimit që janë rreptësisht të ndaluara nga Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te.

Të gjithë myslimanët , dijetarët dhe sundimtarët e Arabisë Saudite ushqejnë një respekt të madh dhe dashuri për çdo mysliman pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare. Ata refuzojnë çdo lloj të festimeve dhe takimeve që janë të bazuara ne risi që nuk janë të lejuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te. Ata i refuzojnë atë sepse çdo gjë e re në fe paraqet risi, dhe se myslimanët janë të urdhëruar të pasojnë e jo të shpikin. Islami është i përkryer dhe i kompletuar .

Nuk ka nevojë për ndonjë shtesë pas asaj që Allahu dhe i Dërguari i Tij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, kanë urdhëruar dhe çfarë Ehlisunah vel Xhemati nga Sahabet dhe pasuesit e tyre kanë pranuar. Festimi i ditëlindjes se të Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, e cila në natyrën e saj shpikëse përmban këngë dhe teprime dhe normalisht edhe shirk, jo vetëm që është një rregull fetar jo islam në lidhje me të Dërguarin paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, për më tepër është një veprim i mosbindjes ndaj Profetit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, siç ka thënë ai vetë : bëni kujdes nga teprimet në çështjet e fesë. Ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të teprimit në çështjet e fesë.

Ai paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, po ashtu ka thënë : mos e teproni në lavdërim ndaj meje ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes.Une jam vetëm një rob i Allahut. Thuani thjeshtë : rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. ( Transmetuar nga Muslimi )

Kjo është ajo çfarë desha të theksoj lidhur me artikullin e lartpërmendur.

Lusim Allahun të na ndihmoj neve dhe të gjithë myslimanët që ta kuptojë fenë e Tij, që vazhdimisht të na përforcoj në të, që të na bëjë te jemi të kapur për Sunet dhe lagë risive në fe. Me të vërtetë Ai është më Fisniku.

Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.
avatar
Bidati domethënia e tij aspektet rreziqet dhe zgjidhja 29/04/2011 13:57:56
Bidati domethënia e tij aspektet rreziqet dhe zgjidhja

Feja Islame, feja e Muslimanëve, është e bazuar vetëm në një mësim. Me fjalë tjera, ekziston vetëm një Islam i vërtetë. Nuk ka diçka si versione dhe klasa të ndryshme të kësaj feje. Shtegu i vërtetë është vetëm një rrugë e cila shtrihet nën hijen e Kur’anit, Sunetit dhe të kuptuarit e Sahabëve.



Siç qe sqaruar nga pejgamberi jonë i dashur (salallahu alejhi ue selam) dhe transmetuar nga Ibn Mes’ud, se një ditë pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tërhoqi një vijë të drejtë në tokë dhe tha, “Kjo është rruga e Allahut.” Pastaj, ai tërhoqi disa vija tjera në të majtë dhe në të djathtë dhe tha, “Këto janë rrugët e gabuara dhe në secilën nga këto rrugë është një shejtan i cili thërret në të,” dhe lexoi vargun Kur’anor:

Dhe kjo është rruga ime e drejtë, pasojeni këtë e mos pasoni rrugë tjera që do t’ju largojnë nga rruga e vërtetë.”



Në të vërtetë, nëse e shikojmë Kur’anin, kur Allahu e përshkruan të vërtetën, ajo gjithmonë është e cekur si njëjës. Për shembull, fjala ‘el-nur’ e cila është njëjës, përdoret për të vërtetën, në kundërshtim me ‘zulumet’ e cila është në shumës. Ky është shembull parësor nga Kur’ani i cili qartazi tregon se rruga e duhur është vetëm një rrugë. Çfarëdo devijimi nga rruga e vërtetë s’është ‘degë’ e pranueshme e Islamit por siç e quajnë dijetarët - ‘Bidat’.

Fatkeqësisht, për shkak të disa arsyjeve, koncepti i ‘Bidatit’ nuk i është qartësuar gjithkujt ashtu siç duhet të jetë. Arsyeja për këtë është se shumë njerëz janë në konfuzion në lidhje me ‘bidatin e mirë’ apo ‘bid’a-e-hasene’.

Së dyti, ka shumë gjëra të cilat ne i bëjmë tash, e të cilat s’janë bërë në kohën e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Me një nisje të një përhapjeje të tillë të bidatit, njerëzit janë në konfuzion, dhe këtë me të drejtë, për atë se çka është në të vërtetë Sunet dhe çka s’është Sunet – d.m.th. Bidat.

Këto keqkuptime thërrasin për nevojën e vendosjes së hapit fundamental i cili është që të njihet bidati, konceptet e bidatit sipas Ehl-Sunne Uel Xhemat dhe aspektet e bidatit. Bidat: herezi, shpikje,

“Çfarëdo akti apo rrugë e shpikur, që është bërë që t’i bëjë konkurrencë apo t’i gjasojë Sheriatit, dhe ajo pasohet për të njëjtin qëllim për të cilën Sheriati duhet të pasohet.”

Nga ky definicion dhe nga thënia e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) në lidhje me bidatin apo risinë, ne mund të dalim me disa ide gjenerale apo koncepte në lidhje me bidatin të cilat e sqarojnë këtë definicion.

Aspektet e bidatit:

Disa nga aspektet e bidatit janë siç vijojnë:

1. Çdo bidat është Dalele (devijim).

Gjuhësisht, bidati është diçka që është e re apo diçka që s’është bërë më parë, d.m.th., ajo të cilës nuk i ka paraprirë ndonjë gjë. Nga pikëvështrimi i Sheriatit, çdo bidat është dalele dhe s’ka diçka të tillë si ‘bidati i mirë’. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë në hadith, “Kullu daleletin fin nar (çdo devijim është në Zjarr).”

Dalele do të thotë të jesh i devijuar apo të jesh larg së vërtetës. Nëse shikojmë në Kur’an, ne do të shohim se si Allahu e ka përdorur fjalën ‘dalele’ apo ‘dal’. Kjo nuk përdoret për atë i cili bënë mëkat apo gabon në lidhje me fe, por përdoret për ata njerëz të cilët kanë devijuar nga rruga e drejtë apo ata të cilët e kanë ndarë fenë. Për shembull, në Suren Fatiha (kaptina e parë), fjala ‘Dalin’ s’përdoret për mëkatarët e thjeshtë por përdoret për njerëzit që kanë devijuar nga shtegu i vërtetë, të Krishterët.

Pra, kur pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e përshkruajti bidatin, ai përdori një formë të ashpër të devijimit, d.m.th. dalele, siç ai tha, “Kullu bidatin dalele (çdo bidat është dalele).” Ai nuk tha vetëm atë se çdo bidat është mëkat apo e gabuar por në fakt, kjo është diçka shumë më e madhe se kjo. Është devijim, diçka që na largon nga rruga e drejtë.


2. Bidati bëhet si mënyrë e afrimit dhe kënaqjes së Allahut.

Me fjalë tjera, kur dikush e pason një bidat, ai pohon se duke e bërë këtë ai do të afrohet më shumë ndaj Allahut. Kjo është krejt ndryshe nga të bërit mëkat. Siç ka thënë Ahmed Ibn Hanbel, “Mëkatari më i madh (fasik) prej Ehl-Sune Uel Xhemat është më i mirë se personi më i devotshëm prej Ehl-Bidat.”

Mëkatari, së paku, e di se çfarëdoqoftë që bën është e gabuar dhe nuk pohon se ajo është hallall dhe duhet të bëhet që të kënaqet Allahu, dhe kështu me radhë. Sidoqoftë, ai që e bën bidatin jo vetëm që shkon kundër Kur’anit dhe Sunetit por po ashtu pohon se ajo që është duke e bërë është e kënaqshme për Allahun dhe mënyrë e të afruarit ndaj Tij. Dhe kjo është një prej gënjeshtrave më të mëdha që personi mund ta bëjë, që të thotë se një akt është i kënaqshëm për Allahun dhe s’ka dëshmi prej Allahut për këtë pohim.

Pra, pjesë e konceptit të bidatit është ajo se, ai që e bën atë pohon se ajo është miratuar nga feja dhe Sheriati dhe se është e dashur për Allahun. Kjo njëherit është edhe pikë e ndarjes në mes asaj se çka është dhe çka s’është bidat.

3. Bidati mund të jetë në shpikjen e një vepre të re apo në të shmangurit nga një vepër.

Do të thotë, kur dikush e fillon një praktikë të re duke thënë se ajo është e miratuar nga Sheriati pa dëshmi, është bidat. Në mënyrë të njëjtë, kur dikush i shmanget një vepre duke pohuar se në të shmangurit e këtij veprimi ai është duke e kënaqur Allahun dhe s’ka dëshmi për të në Kur’an apo Sunet, kjo po ashtu është bidat.

Për shembull, gjatë kohës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) erdhën tre njerëz te pejgamberi duke ofruar llojet e tyre të bidatit. Njëri pohonte se do të falet tërë natën, çdo natë për pjesën tjetër të jetës së tij. Tjetri pohonte se do të agjërojë çdo natë në të ardhmen dhe i treti tha se kurrë s’do të martohet. Pejgamberi ishte i shpejtë në mospajtimin e tij ndaj këtyre ‘bidateve të mira’ (fillimisht, njeriu mund të mendojë se çfarë mund të jetë gabim në adhurimin e Allahut gjatë gjithë kohës). pejgamberi u tha këtyre njerëzve se ai ishte më i miri nga i gjithë njerëzimi dhe se ai falej një pjesë të natës dhe flinte pjesën tjetër, dhe atë se ai agjëronte disa ditë ndërsa nuk agjëronte të tjerat dhe ai ishte i martuar. Derisa dy të parët donin që ta shtojnë adhurimin e tyre përtej asaj çka Sheriati kërkon, personi i tretë kishte qëllimin që t’i shmanget martesës apo të lë diçka e cila plotësisht është e lejuar në Sheriat dhe e miratuar nga Allahu. Ngjashëm, edhe pohimi i priftërinjëve dhe murgjive Krishter dhe Sufive ‘Musliman’ se duke mos u martuar ata janë duke e kënaqur Allahun, është bidat dhe kundër Islamit. Apo nëse vegjetariani pohon se duke mos e dëmtuar asnjë gjallesë me shpirt, ai është duke e kënaqur Allahun gjithashtu është bidat, sepse Alahu e ka lejuar atë dhe e ka bërë të lejuar për ne mishin e shtazëve (natyrisht, vetëm ato kafshë të cilat Ai i ka bërë hallall).

4. Çfarëdoqoftë në Sheriat mund të ketë një bidat të krijuar për të apo që është në lidhje me të.

Sheriati e përfshinë Akiden, besimet, aktet e adhurimit dhe biznesit apo transaksionet publike (mu’amelat). Pra, bidati s’është vetëm në çështjet e Akides apo aktet e adhurimit, por ai mund të jetë edhe në biznes apo transaksionet publike. Për shembull, nëse personi pohon se 4 dëshmitarë janë të duhur për marrëveshje biznesi më parë sesa dy, sa është e vendosur nga Islami, atëherë ai ose ajo i tejkalon kufijtë e Sheriatit dhe bie në bidat.

5. Bidati s’ka as burim as dëshmi në Kur’an, Sunetin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe vepër apo Ixhma (koncenzus) të Sahabëve.

Një prej shembujve të famshëm i cili citohet nga pauesit e bidatit në dëshirën e tyre që t’i bëjnë disa forma të bidatit hallall, është shembulli i Umerit (ra) dhe i namazeve të teravijes. Ata pohojnë se meqë Umeri (ra) i filloi teravijet ditore në Ramazan derisa pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i ekzekutoi vetëm 3 netë, dhe Umeri (ra) tha se e ka filluar një bidat të ‘mirë’, ne mund të pranojmë konceptin e bidatit. Sidoqoftë, ky është dështim që të dallohet kuptimi gjuhësor i bidatit nga kuptimi i tij Sheriatik. Për shembull, Allahu i referohet në Kur’an Sunetit të Tij. Evidentisht, kur personi i referohet Sunetit, kjo është referencë në Sunetin e pejgamberit dhe aspekteve Sheriatike të tija. Ngjashëm, kur Umeri (ra) iu referua namazeve të rregullta të teravijes, ai i referohej vetëm kuptimit gjuhësor. Dëshmia për këtë pohim është e qartë. Namazet e teravijes nuk ishin diçka e re në fe. Namazet e teravijes i ka vendosur pejgamberi (salallahu alejhi ue selam). Arsyeja e vetme që e bëri të ndalet pas 3 netëve qe sqaruar në thënien e tij se ai s’donte që namazet e teravijes të bëhen obligim për Muslimanët. Sidoqoftë, me vdekjen e pejgamberit, porosia e Islamit kishte qenë përsosur dhe namazet e teravijes gjithnjë do të jenë të rekomanduara, e jo të detyrueshme. Kështu, Umeri (ra) e filloi vetëm praktikën e bërjes së rregullt të një Suneti, e nuk filloi ndonjë Sunet të ri.

Që të përfundojmë këtë seksion të artikullit, duhet të kuptohet se bidati s’është vetëm një shpikje e re në fe që pohohet të jetë e kënaqshme për Allahun, por ai që krijon dhe ai që pason bidatin në të vërtetë thekson atë se në fe ka mangësi. Në të vërtetë, ata deklarojnë se ka rrugë të afrimit ndaj Allahut dhe kënaqjes së tij e cila s’gjindet në Kur’an dhe Sunetin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Dhe atë se ata kanë gjetur një mënyrë të besimit apo veprimit dhe të adhurimit që të kënaqet Allahu, dhe e cila është më e MIRË se rruga e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Dhe atë se fesë Islame të përsosur i mungon diçka, dhe ajo është për atë se ata i shtojnë asaj apo se kjo fe ka patur diçka të tepërt dhe për këtë ata heqin prej saj. Kjo, në esencë, është bidat – koncepti i një feje jo edhe aq të plotë.

Kjo është ofendim ndaj Allahut të thuhet se Ai s’ka mundur t’i shpall apo t’ia mësojë pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) rrugën më të mirë, kështu që ata vetë është dashur që ta gjejnë rrugën më të mirë. Kjo po ashtu është një mohim në atë çka vetë Allahu ka thënë në Kur’an:

“Sot, Unë ua kam plotësuar dhe përsosur fenë tuaj për juve dhe zgjodha për ju Islamin si fe.”

Prej këtu, ne duhet që ta urrejmë bidatin. Dhe ky është përfundimi. Kjo urrejtje është një prej aspekteve të dashurisë suaj për Allahun dhe pejgamberin e Tij (salallahu alejhi ue selam) dhe dashurisë për fenë të cilën ne e dimë se është e përsosur dhe do të mbetet e tillë përgjithmonë.

vijon...

Rreziqet e bidatit


Shejh Muhamed Sharut shkroi në librin e tij mbi bidatin se sikur rreziqet e bidatit të ishin kufizuar vetëm në personin që e pason atë, atëherë ndoshta s’ishim shqetësuar apo merakosur aq shumë siç jemi tash, por në të vërtetë, rreziqet e bidatit, dëmet dhe të këqijat përhapen nga personi i cili e pason atë tek njerëzit në rrethin e tij dhe përfundimisht në tërë Umetit. Feja si tërësi ndikohet për shkak të heresisë dhe shpikjeve të tyre.

Këto janë disa rreziqe të bidateve:

1. Bidati shkakton përçarje në Umet.

Kjo është e para dhe më e theksuara, sepse për shkak të Ehl-Bidatit ka ndarje dhe fraksionalizime në mesin e Umetit. Kjo është dëshmuar shumë qartë nga historia. Të gjithë sahabët e pasuan rrugën e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Ata të gjithë duheshin dhe kujdeseshin për njëri-tjetrin edhe kur ata kishin dallime në ixhtihad (nxjerrjen e përfundimeve) pas Uthmanit (ra). Ata luftuan me Aliun (ra) dhe Muauijen (ra) kundër njëri-tjetrit por ata megjithkëtë do ta merrnin hadithin prej njëri-tjetrit, faleshin bashkë dhe i martonin vajzat e tyre me njëri-tjetrin. Lufta e tyre ishte për shkak të dallimit të tyre në ixhtihad por dashuria e tyre ende ishte për hir të Allahut, dhe ata ende ishin të bashkuar në rrugën e Allahut. Mirëpo, kur Havarixhët i nxorrën idetë e tyre gjatë betejës së famshme të deves në mes të Muavijes dhe Aliut (ra), shumë Muslimanë i ndanë nga rreshtat e Ehl-Sunet dhe kështu u bën të parët nga Ehl-Bida (Njerëzit e Bidatit). Është interesant të përmendet se asnjë prej Sahabëve s’ishte i pranishëm në mesin e Havarixhëve, çka në veten e vet flet për shumë mësime.

Prej këtu, kur është fjala për Ehl-Bidat, situata bëhet krejtësisht e ndryshme. Umeti u nda për shkak të Ehl-Bidatit. Kur ata i sjellin idet e reja të tyre dhe aktet e adhurimit në fe, grupi i cili gjithmonë duhet të mbahet për të vërtetën (siç e ka përmendur pejgamberi) d.m.th. Ehl-Sunet, i refuzojnë këto ide heretike. Ata refuzojnë që t’i pranojnë konceptet dhe metodologjinë e Ehl-Bidatit.

Deklarata e përgjithshme e bërë nga ‘dijetarë’ të ndryshëm sot: “Ne të gjithë duhet t’i kapërcejmë dallimet tona dhe të jemi të bashkuar për t’i luftuar Pabesimtarët”, është thënie e mirë teoritikisht. Sidoqoftë, praktikisht s’është e pranueshme sepse ne s’mund të bashkohemi me njerëzit të cilët s’pajtohen me të gjitha parimet e Kur’anit dhe Sunetit. Është detyrë e jona që t’i kundërshtojmë njerëzit kur t’i shohim ata duke e pasuar Bidatin pasi të vendoset dëshmia .

2. Bidati është shkak i Fitnes (sprovave dhe testeve) apo dënimit të ashpër për këtë Umet.

Sipas definicionit, njerëzit e Bidatit refuzojnë pasimin e urdhërave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Allahu thotë në Kur’an:

“Atyre njerëzve të cilët dallojnë nga urdhërat e pejgamberit, do t’ju vijë ndonjë Fitne (test ose sprovë nga Allahu) apo dënim i ashpër.”

Njëherë Imam Maliku qe pyetur në lidhje me vendosjen e Ihramit nga xhamia e pejgamberit më parë se nga Mikati. Ai tha, “Frikohem për atë person se mos do t’i vijë ndonjë Fitne.” Njeriu tha, “Pse? Unë vetëm po i shtoj pak kufijëve të Ihramit.” Meqë me të vepruarit e këtillë, ai shkonte kundër urdhërave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), Imam Maliku recitoi vargun e mësipërm të Kur’anit.

3. Bidati është burimi i fesadit (të këqijave) në Umet

Nëse shikojmë në Sheriat (ligjet e Kur’anit dhe Sunetit), shohim se ai është menduar për mirëqenien e njerëzimit në këtë botë dhe në Jetën e Përtejme. Kurdo që ne devijojmë prej mësimeve të vërteta dhe pranojmë tjetër ligj përveç ligjeve të Kur’anit dhe Sunetit, atëherë ne e humbim atë mirëqenie (maslaha) dhe e ndërrojmë atë me fesad. Duke sjellur metodologji dhe koncepte të reja, Ehl-Bidati në fakt ndryshojnë rrugën e cila do të sjellë lumturinë këtu dhe në Jetën e Përtejme në një rrugë që s’do të sjellë mirëqenie.


4. Bidati shkakton vdekjen e Sunetit dhe krijon urrejtje ndaj Sunetit.

Kurdo që njerëzit prezantojnë ndonjë bidat, kjo zakonisht e zëvendëson ndonjë Sunet. Apo njerëzit shtojnë në Sunet deri në atë pikë ku Suneti s’praktikohet më në mënyrë korrekte.

Ibn Abas ka thënë, “Kur Bidati krijohet, Suneti vdes dhe kjo vazhdon derisa bidati të jetë gjallë ndërsa Suneti të vdesë.”

Hasan ibn Atija, njëri prej Ta’bi-inëve ka thënë, “Kur njerëzit ta pranojnë bidatin, Allahu e largon Sunetin prej tyre dhe nuk e kthen atë deri në Ditën e Gjykimit.”

Pra, jo vetëm që bidati e shkakton vdekjen e Sunetit por në të njëjtën kohë kjo shkakton urrejtje ndaj Sunetit. Ehl-Bidat jo vetëm që refuzon praktikimin e Sunetit të vertetë, por gjithashtu i shmangen xhamive apo vendeve ku Suneti praktikohet. Për shembull, ata shfaqin neveri ndaj Muslimanëve që falen me këpucat e tyre ndonëse ky është Sunet i vërtetuar. Është gjë e rëndomtë të shihet sesi Ehl-Bidat e zgjasin duke e përshkruar ndytësirën të cilën e bartin këpucët, dhe atë se s’do të ishte në ‘rregull’ që ti bartim kur jemi duke u falur. Pse këta njerëz harrojnë se s’është në ‘rregull’ që të nxirren vendime në fenë e Allahut, poseduesin e vetëm të kësaj feje? Allahu e di se çfarë ka nën këpucat tona apo çfarë ka patur nën këpucat e Sahabëve apo këpucat e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) por Ai e lejoi këtë dhe si Muslimanë, ne jemi që të dëgjojmë dhe respektojmë (ashtu siç na udhëzon Kur’ani) dhe nuk nxjerrim vendime. Kjo është ajo që ndodh kur bidati përhapet. Ndaj Sunetit është krijuar aq urrejtje sa që është bërë vështirë për njerëzit që ta pasojnë Sunetin. Ata janë në presion të vazhdueshëm që t’i ndryshojnë mënyrat e tyre. Edhe nëse ka njerëz të cilët vërtet dëshirojnë që ta pasojnë Sunetin, Ehl-Bidati i ngatërron ata aq shumë dhe i përziejnë gënjeshtrat me të vërtetën aq shumë sa që ata bien në mëdyshje nga argumentimi i Ehl-bidatit dhe përfundojnë duke e pasur Ehl-Bidatin. Ata tërhiqen në bidat dhe ata s’janë në gjendje ta shohin më të vërtetën, ndonëse ata janë të sinqertë ndaj Allahut. Pra, Inshaallah, Allahu do t’i gjykojë ata sipas qëllimeve të tyre por ne e dimë se veprat të cilat s’janë brenda suazave të Kur’anit dhe Sunetit janë të papranueshme pa marrë parasysh qëllimin pas tyre.

5. Bidati është gurë vau (mënyrë e përparimit) për Kufrin.

Njëri prej dijetarëve të hershëm, El-Berbehari, njëri prej shoqëruesve të Ahmed ibn Hanbelit, ka thënë, “Ruajuni nga bidati, sepse çdo bidat ka filluar si diçka e vogël dhe që i gjasonte të vërtetës, dhe njerëzit qenë mashtruar nga ai dhe e pasuan atë derisa ai u bë më i madh dhe qenë kurthuar nga ai, dhe ai i nxorri nga Islami.”

Ibn Tejmije e ka një pasazh të bukur në njërën nga librat e tija që tregon atë se: “Në fakt, kufri i Çifutëve dhe i Krishterëve është për shkak të bidatit. Ata prezantuan gjëra të reja në fe dhe ato gjëra i zhvendosën ata plotësisht nga porosia e vërtetë e Musait dhe Isait (Alejhume selam).”

6. Për Umetin si tërësi, Bidati e lëndon përhapjen e Islamit dhe Daues (thirrjes) për hir të Allahut.

Njëra prej mënyrave më të lehta është ajo se zakonisht idetë e Ehl-Bidatit përdoren nga armiqtë e Islamit në portretizimin e Islamit. Shumicën e rasteve TV programet e portretizojnë Islamin si Sufitë duke bërë ‘dhikr’, e cila në fakt s’ka të bëjë asgjë me Islamin. Ata i paraqesin këto gjëra që t’i bëjnë njerëzit të ikin nga Islami sepse besimi i Ehl-Bidatit s’është prej ‘fitres’ (natyrshmërisë). Vetëm Islami i vërtetë përmban fitre dhe njerëzit s’do të tërhiqen nga diçka e cila shkon kundër fitres.

7. Individualisht, Bidati shkatërron Ahiretin (Botën Tjetër) e personit.

Shembulli më i mirë është sikur termiti (bubrreci) që lejohet të jetojë në dru. Imagjinojeni termitin të jetë bidati dhe personi është druri. Herët a vonë personi do të shkatërrohet, për shkak se kjo është paraqitur qartazi nga disa hadithe të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Bidati do të hedhet poshtë në Zjarr. Allahu vendos barrierë në mes personit që e bën bidatin dhe pendimit. Ky njeri dhe përkrahësit e tij janë mallkuar nga Allahu dhe engjëjt. Ai do të largohet nga pellgu i pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) në Ditën e Gjykimit. Veprat e tija do të refuzohen përderisa ai e bën bidatin. Ai do të mendojë në këtë botë se ai është duke bërë diçka të kënaqshme për Allahun, ndonëse, në Jetën e Përtejme, ai do të shohë se s’ka pasur dobi në atë që e ka bërë. Ai s’do ta bartë vetëm barrën e bidatit të tij por po ashtu edhe të çdonjërit që e pason atë.

Zgjedhje për menjanimin e bidatit:

Së pari, njerëzit që pohojnë se e pasojnë Sunetin dhe janë prej Ehl-Sunet uel Xhemat duhet t’i kuptojnë rreziqet e bidatit dhe atë se është obligim për ta që ta urrejnë dhe kundërshtojnë bidatin. Për shembull, nëse një grup përpiqet që të kundërshtojë një bidat, njerëzit e parë të cilët do ta mbrojnë bidatin janë ata që pohojnë se janë prej Ehl-Bidatit. Ata thonë se ata s’duhet t’i imponojnë gjërat dhe t’u japin njerëzve liri në atë që e bëjnë, dhe kështu me radhë.

Kjo në më të mirën është e çuditshme sepse kur diçka shkon kundër Kur’anit dhe Sunetit, atëherë nuk ka një gjë të tillë siç është dhënia e lirisë të tjerëve të bëjnë çfarë të duan. Kjo në parim është për shkak të mangësisë në të kuptuarit e bidatit.

Së dyti, ne duhet ta vendosim “Amere bil ma’ruf ue nehin anil munker (të urdhëruarit në të mirë dhe ndalimin prej të keqes).” Bidati është një lloj i të keqes së madhe dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) qartazi na ka thënë në hadith se ne duhet ta ndalojmë të keqen me mundësitë më të mira.

Dhe së fundi, por jo edhe më pak e rëndësishme, ne duhet që ta edukojmë vetveten në lidhje me Sunetin e vërtetë të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe të mësojmë se çka është dhe çka s’është bidat. Ne duhet që të shikojmë në tefsirin (interpretimin) e Kur’anit dhe hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Kur të kuptohen ajetet e Kur’anit dhe hadithi i pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) ne duhet të marrim në konsiderim kontekstin dhe kohën e shpalljes së këtyre ajeteve apo hadithit të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

Për shembull, shumë njerëz e interpretojnë hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) ku ai përmend shpërblimin e atyre që prezentojnë një praktikë të mirë në Islam, me prezantimin e ‘risive’ në Islam. Sidoqoftë, nëse lexohet pjesa e parë e këtij hadithi në Muslim, kjo do ta sqarojë keqkuptimin. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e tha këtë kur pa disa njerëz të varfër të ulur jashtë xhamisë dhe askush nuk i ndihmonte ata. Ai (salallahu alejhi ue selam) qe i brengosur dhe mbajti një ligjeratë për t’i përkujtuar njerëzit që t’i frikohen Allahut. Pas fjalimit, dikush solli një ngarkesë të madhe me lëmoshë dhe ua dha atyre njerëzve. Kur të tjerët e panë atë duke vepruar kësisoji, ata të gjithë filluan të japin lëmoshë këtyre njerëzve derisa shprehja e fytyrës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) ndërroi nga hidhërimi në gëzim.

Në parim, njeriu dha lëmoshë, e cila është e lejuar prej Sheriatit dhe një akt i mirë. Pra, nëse dikush e bën një vepër të cilën njerëzit e kanë lënë mbas dore, dhe ajo është akt i lejuar dhe në pajtim me Sheriatin dhe njerëzit e pasojnë atë, atëherë ai fiton shpërblimin e tij dhe shpërblimin për atë se pasohet pa u pakësuar shpërblimi i të tjerëve. Prej këtu, ndonëse kjo përbën domethënien e saktë të bidatit hasene (të mirë), kjo s’ka kurrfarë lidhje me domethënien Sheriatike të bidatit. E njëjta aplikohet për një vepër të keqe.

Lusim Allahun që të na mbron nga bërja e bidatit dhe të na udhëzojë të gjithëve në Rrugën e Tij dhe të na ndihmojë që ta forcojmë besimin tonë. E tërë e mira është prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selam) dhe e tërë e keqja është prej Shejtanit.


Perfundim.
avatar
Sqarim i dyshimeve në lidhje me risitë 29/04/2011 13:55:29
Sqarim i dyshimeve në lidhje me risitë

Nga Shejhu Salih ibn el-Feuzan Allahu e ruajte

1. Prezentimi i risisë në gjuhë

Kjo është një formë valide e risisë, është një risi të cilës nuk i ka paraprirë diçka e ngjashme. Dhe prej kësaj është thënia e Allahut të Lartësuar, “Shpikësi i Qiejve dhe Tokës” (Bekare, 117)

Kjo është, Shpikësi i këtyre dy gjërave në tjetër përveç ngjashmërisë paraprake. Thënia e të Lartësuarit, “Thuaj, unë s’jam i ri prej mesit të të Dërguarve” (Ahkaf, 9)

Kjo do të thotë, ‘Unë s’jam i pari që erdhi me porosi prej Allahut për robërit, por para meje kanë paraprirë shumë nga mesi i të Dërguarve.’

Dhe mund të thuhet, ‘Filani e shpiku (ibtede’e) një risi (bidat)’, që do të thotë se ai ka shpikur një mënyrë duke mos pasur paraardhës për të.

Të shpikurit ndahet në dy kategori:

- Të shpikurit në ‘adet (zakone/shprehi/kulturë etj): siç është të shpikurit e risisë në të folur, dhe kjo është e lejuar (mubah), sepse parimi fundamental në lidhje me adetet (zakonet) është ai i lejushmërisë (ibahe).

- Të shpikurit në fe; kjo është e ndaluar sepse parimi fundamental në lidhje me këtë është ai i Teuekufit (kufizimit në tekstet autentike). Ai (salallahu alejhi ue selam) ka thënë, “Kushdo që shpikë (ahdethe) në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar,” (Buhari, Muslim) Dhe në një transmetim tjetër, “Kushdo që e bën një vepër e cila s’është në pajtim me çështjen tonë, ajo refuzohet.” (Sahi Muslim)

2. Të shpikurit në fe është dy llojesh:

Lloji i parë: Të shpikurit në thëniet e besimit, siç janë thëniet e Xhehmive, Mu’tezilëve dhe Rafidhave, si dhe sektet e devijuara përgjithësisht të njohura dhe besimet e tyre.

Lloji i dytë: Të shpikurit në aktet e adhurimit; Siç është adhurimi i Allahut me një akt të adhurimit që nuk është i legalizuar. Dhe kjo ka ndarjet e veta,

Ndarja e parë: Kjo s’ka origjinë (asël) në adhurim, më saktë kjo është një formë e shpikur e adhurimit e cila s’ka origjinë në ligj (Sher’); Siç është të shpikurit e namazit që s’është bërë ligj, apo agjërimit që s’ka origjinë Sheriatike të legalizuar, apo ditë të festimit siç është festimi i ditëlindjeve, dhe tjetër përveç kësaj.

Ndarja e dytë: Ajo që ekziston prej shtesave në adhurimin e legalizuar; sikur nëse ndokush do të shtonte rekatin e pestë në namazin e Drekës (Dhuhër), apo për shembull në atë të ikindisë (Asr).

Ndarja e tretë: Ajo që ekziston në karakteristikat e bërjes së adhurimit të legalizuar - Ta ekzekutojmë atë në mënyrën e cila s’është e legalizuar; siç është bërja e përkujtimeve (Dhikrit) të legalizuar me zëra të njëhershëm dhe melodik, dhe siç është të qenit ekstrem ndaj vetvetes në adhurim deri në atë masë sa të lihet Suneti i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam).

Ndarja e katërt: Ajo që ekziston prej specifikimit të kohës për adhurim të legalizuar, e cila s’ka qenë specifikuar nga ligji (Sher’), siç është specifikimi i natës së mesme të muajit Shaban dhe ditës së tij për agjërim dhe namaz. Pra, vërtet agjërimi dhe namazi kanë bazë në fe, por të specifikuarit e tyre në një kohë prej kohërave ka nevojë për dëshmi.

3. Vendimi mbi risinë në fe me të gjitha llojet e saja:

Çdo risi në fe është e ndaluar dhe devijim për shkak të thënies së të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) “Dhe ruajuni nga çështjet e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është risi, dhe çdo risi është devijim.” (Ebu Daud, dhe Tirmidhi i cili tha, hasen sahi) Dhe thënia e tij (salallahu alejhi ue selam), “Kushdo që shpikë në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar” Dhe në transmetimin tjetër, “Kushdo që ekzekuton një vepër që s’është në pajtim me çështjen tonë, ajo është e refuzuar” (Sahi Muslim). Pra këto dy hadithe tregojnë se të gjitha gjërat e shpikuara në fe janë risi, dhe çdo risi është devijim i refuzuar,(1) dhe domethënia e kësaj është se të shpikurit në besim dhe adhurim është e ndaluar. Sidoqoftë, ndalesa e saj është sipas shkallës në llojin e risisë, dhe prej saj është mosbesimi (kufri) evident siç është të bërit qark rreth varreve me qëllim që të afrohet më shumë ndaj banorëve të tij, prerja e kurbanëve për ta dhe betimi me ta, të luturit atyre dhe të kërkuarit shpëtim prej tyre. Dhe siç janë thëniet ekstreme të Xhehmive dhe Mu’tezilëve. Prej kësaj është ajo që është mënyrë e shirkut siç është ngritja e varreve, të falurit dhe të luturit drejt tyre. Dhe prej kësaj është ajo që është mosdëgjueshmëri në Akide siç është risia e gjymtyrëve nga Kaderitë, si dhe Murxhiat në thëniet dhe besimet e tyre në kundërshtim me dëshminë e Sheriatit. Dhe prej kësaj është edhe përmbajtja nga seksi dhe të agjëruarit në diell, si dhe tredhja me qëllim të ndërprerjes së të gjitha dëshirave. (shiko ‘el Iltisam’ i esh-Shatibit 2/37).

Vërejtje:

Kushdo që e ndanë risinë (në fe) në risi të mirë (bid’a hasene), dhe risi mëkatare (bid’a seji’e), atëherë ai ka bërë keq, dhe ka kundërshtuar thënien e tij (salallahu alejhi ue selam), “Çdo risi është devijim.” Sepse i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) e ka shpallur atë risi – të tërën – devijim,(2) ndërsa kjo thotë se s’janë të gjitha risitë devijim; më saktë, se ka edhe risi të mirë. El Hafidh Ibn Rexheb tha në komentin e tij të ‘el Arbain’: ‘Pra, thënia e tij (salallahu alejhi ue selam), “Çdo risi është devijim” është prej fjalës gjithpërfshirëse, duke mos përjashtuar gjë prej saj. Dhe kjo është prej parimeve më të mëdha prej parimeve të fesë. Kjo është e lidhur me thënien e tij (salallahu alejhi ue selam), “Kushdo që shpikë në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar.” Pra, kushdo që shpikë gjëra dhe ia atribuon ato fesë, dhe ajo s’ka origjinë në fe, atëherë ajo është devijim, dhe feja është e pastër prej këtyre gjërave. Dhe të barabarta me këtë janë çështjet e besimit, veprat, apo thëniet qofshin ato të fshehura apo të dukshme.” (Xhami’ul Ulum Uel Hikam, f.233)(3)

Dhe s’ka ndonjë dëshmi për ta se ekziston risia e mirë, përveç thënies së Umerit (radiallahuanhu) në lidhje me namazin e teravijes, “Sa risi e mirë është kjo!” (ni’imatul bide’tu hedhihi).

Ata gjithashtu thonë, ‘Vërtet ka pasur gjëra të cilat qenë shpikur, dhe ato s’janë kundërshtuar nga Selefi, siç është përmbledhja e Kur’anit në libër, shkrimi i haditheve si dhe regjistrimi i tyre.’ Pra, përgjigja ndaj këtyre është ajo se këto janë çështje të cilat kanë origjinë ne ligj (sher’), andaj këto s’janë të shpikura. Dhe thënia e Umerit (radiallahu anhu) “Sa risi e mirë” - ai me këtë ka patur për qëllim risinë ghuhësore, e jo risinë fetare (el bida’tul Sher’ije). Pra, çkado që e ka origjinën në ligj, i kthehet atij. Nëse thuhet se ajo është risi, atëherë ajo është risi në gjuhë e jo në Ligjin Islamik. Risia fetare është ajo që s’ka ndonjë origjinë që t’i kthehet asaj. Përmbledhja e Kur’anit e ka origjinën e vet, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e ka urdhëruar shënimin e Kur’anit, por ai ka qenë shkruar i shpërndarë ashtu që Shoqëruesit (sahabët) e përmblodhën atë në një libër për ta mbrojtur atë. Vërtet, pejgamberi i ka falur teravijet me Shoqëruesit e tij çdo natë, dhe ata preferonin frikë në lidhje me caktimin e Imamit, dhe vazhdimi i Sahabëve në të falurit në grupe të ndara gjatë jetës së pejgamberit dhe pas vdekjes së tij (salallahu alejhi hi ue selam) s’është risi ne fe. Të shkruarit e hadithit po ashtu ka origjinë në Ligj. Vërtet, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) urdhëroi shkruarjen e disa haditheve për disa nga sahabët e tij, ashtu që ta studiojnë atë.(4) Dhe kishte edhe paralajmërim kundër të shkruarit në letër të rëndomtë sipas këshillës së tij (salallahu alejhi ue selam) duke u frikuar se do të përzihej me Kur’anin ajo që s’është prej tij. Pra, kur pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) vdiq, ky paralajmërim përfundoi – sepse Kur’ani qe kompletuar dhe memorizuar para vdekjes së tij (salallahu alejhi ue selam). Kështu që muslimanët pas kësaj e shënonin hadithin, duke e ruajtur atë prej shkatërrimit. Dhe Allahu e shpërbleftë Islamin dhe Muslimanët me të mira kur ata e ruajnë Librin e Zotit të tyre, dhe Sunetin e pejgamberit të tyre (salallahu alejhi ue selam) prej shkatërrimit, si dhe nga përqeshja e përçmuesve.(5)


vijon...

Fundnota


(1) Shumë prej njerëzve të risisë thonë se ‘kullu’ në hadithin në lidhje me çështjet e shpikura s’do të thotë çdo gjë. el-Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbeli thotë në ‘Xhami Ulum Uel Hikem‘(2/89) në komentin e pjesës së hadithit, “dhe ruajuni nga çështjet e shpikura…”

“Thënia e tij, ‘ruajuni nga çështjet e shpikura, dhe çdo bidat është devijim’ përmbajnë paralajmërim për Umetin nga të pasuarit e risive të shpikura, dhe ai e theksoi këtë duke thënë, ‘dhe çdo risi është devijim’. Domëthënia e bidatit është çdo gjë që është e shpikur e që s’ka bazë ne Sheriat që do ta dëshmonte atë. Sa i përket asaj e cila ka bazë në Sheriat që do ta dëshmonte atë, atëherë kjo s’është bidat në Sheriat edhe nëse ajo do të ishte bidat në aspektin gjuhësor. Në Sahinë e Muslimit prej Xhabirit (radiallahu anhu) nga pejgamberi, se ai thoshte në predikimet e tija, ‘fjalimi më i mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, dhe çështjet më të këqija janë çështjet e shpikura dhe çdo bidat është devijim…’ Imam Ahmedi transmeton nga ‘Gadif Ibnul Harith esh-Shimali’, ‘Abdul Malik ibn Meruan e dërgoi dikë tek unë dhe tha: Vërtet ne i mbledhim njerëzit për shkak të dy çështjeve: ngritja e duarve (gjatë lutjes) në minber në ditën e Xhumasë dhe dhënien e këshillave pas namazit të sabahut dhe ikindisë. Ashtu që ai tha: Sa i përket këtyre dy çështjeve, këto janë shembuj të risive tuaja sipas mendimit tim dhe unë s’do të pranoj gjë prej tyre, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë, ‘Njerëzit nuk prezentojnë një risi, përveç se e njëjta me këtë të ngrihet prej sunetit (d.m.th. të harrohet apo neglizhohet) dhe mbajtja me sunet është më mirë se të shpikurit dhe risia.’ Diçka e ngjashme është transmetuar nga Ibn Umer…

Sa i përket asaj që ka ndodhur nga disa prej Selefit në të shpallurit e tyre të disa bidateve si të mira, atëherë kjo ka të bëjë me bidatin në kuptimin gjuhësor, e jo në atë Sheriatik. Dhe nga këto është thënia e Umerit (radiallahu anhu) kur ai i mblodhi njerëzit për namazin e Ramazanit pas Imamit…(ai jep arsye për këtë se pse kjo është kështu, por këto tashmë janë përmendur në artikujt tjerë, dhe disa prej tyre edhe mësipër, ashtu që s’do t’i përsëris ato)

Dhe prej tyre: ezani i Xhumasë që është shtuar prej Uthmanit për shkak të nevojës së njerëzve…. Është transmetuar nga Ibn Umeri të ketë thënë se kjo ishte bidat. Ndoshta ai ka menduar atë që babai i tij e ka menduar ne lidhje me namazin gjatë muajit të Ramazanit.

Dhe prej tyre: mbledhja e Mus-hafit në një libër…dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) urdhëronte që shpallja të shkruhej dhe s’ka dallim në këtë në mes të shkruarit atë ndaras apo si një përmbledhje, më saktë, një përmbledhje ka më shumë dobi…(duke përmendur shembuj të tjerë)…

Ebu Nu’ejm transmeton me zinxhir të transmetimit nga Ibrahim ibn Xhunejd i cili tha: Kam dëgjuar esh-Shafiun (rahimehullah) duke thënë: ‘bidati është dy llojesh…’ Dhe ai mbështetej në thënien e Umerit (radiallahu anhu), ‘sa bidat i mirë që është kjo dhe domethënia e esh-Shafi’iut (rahimehullah) është ashtu siç kemi përmendur paraprakisht: se fundamenti për bidatin e qortueshëm është ajo që s’ka bazë në Sheriat të cilës mund t’i referohemi – dhe ky është bidat në traditën e Sheriatit. Sa i përket bidatit të lavdërueshëm, atëherë kjo është ajo çka përputhet me Sunet – që do të thotë se ajo ka bazë në Sunet të cilës mund t’i referohemi, dhe ky është ‘bidat’ në kuptimin e vet gjuhësor e jo në kuptimin e vet sheriatik, për shkak të pajtueshmërisë së tij me Sunet.

Një thënie tjetër është transmetuar nga esh-Shafi’i e cila e shpjegon këtë, e kjo është: ‘çështjet e reja të shpikura janë dy llojesh…’”

Pra, çdo risi është devijim, e kundërta me atë në të cilën disa dëshirojnë që ju të besoni.

(2) Thënia e supozuar e Imam esh-Shafi’ut është një tjetër dredhi e përdorur nga njerëzit e bidatit të cilët përpiqen t’i legalizojnë risitë e tyre në Fenë e plotë dhe të përsosur të Allahut.

Shejh Selim el-Hilali thotë, “ata që përpiqen t’i bëjnë risitë e mira dhe të pranueshme pohojnë se Imam esh-Shafi’i – Allahu e mëshiroftë – pajtohet me konceptin e ‘risisë së mirë’ – dhe ata e kanë marrë atë me atë çka i është atribuar atij – Allahu e mëshiroftë atë – në lidhje me risitë: ‘çështjet e shpikura janë dy llojesh: ajo që është e shpikur dhe është në kundërshtim me Librin, Sunetin, transmetimin, apo ixhmanë – kjo është risi e devijimit, dhe: ato gjëra të cilat shpiken dhe të cilat nuk e kundërshtojnë ndonjëren nga këto – kjo është novacion i cili s’është i qortueshëm. Umeri ka thënë në lidhje me namazin e natës në Ramazan: ‘sa risi e mirë është kjo’ që do të thotë diçka e re që s’është prezentuar paraprakisht, e cila nëse bëhet nuk hedh poshtë asgjë që ka ekzistuar më parë. (Transmetuar nga el-Bejheki në ‘Menakibush Shafi’i (1/469) nga er-Rebi ibn Sulejman. Unë them: zinxhiri i tij i transmetimit përmban Muhamed ibn Musa el-Fadlin dhe unë s’mund të gjej ndonjë biografi për të.)

Është transmetuar me fjalët: “Risia është dy lojesh: risia e lavdërueshme dhe risia e qortueshme. Pra, çkado që pajtohet me Sunetin është e lavdërueshme, dhe çkado që e kundërshton Sunetin është e qortueshme,” Dhe ai përdori si dëshmi thënien e Umerit (radiallahu anhhu) – në lidhje me namazin e natës në Ramazan: ‘sa risi e mirë është kjo’ (Transmetuar mga Ebu Nu’ejm në ‘Hiljetul Eulija’ (9/113) nga Hurmule ibn Jahja. Unë them: zinxhiri i tij i transmetimit përmban Abdullah ibn Muhamed el-Atshin, i cili është përmendur nga el-Hatib el-Bagdadi në ‘Tarik’-un e tij dhe nga es-Sem’ani në ‘el-Insab’ por ata nuk përmendin xherh (kritikë) apo te’dil (lavdërim) për të.)

a) Thënia e Imam esh-Shafi’ut – edhe nëse është autentike – s’mund të përdoret që të kundërshtohet apo partikularizohet gjeneraliteti i hadithit të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam), meqë vetë esh-Shafi’i – rahimehullah – është transmetuar nga studentët e tij të ketë thënë se thënia e një sahabiu të vetëm s’është dëshmi, dhe s’është obligative për ata pas tij që ta pasojnë atë (si në ‘Tehrixh Furu ala el-‘Usul’ të ez-Zenxhenit (f.179) me kontrollimin e Muhamed Adib es-Salih, ‘Mu’esetur Risale’)

……Dhe kjo është çka dijetari verifikues Ibnul-Kajim ka konfirmuar në ‘I’ilam el-Mueki’in’ e tij (4/121-123)

Pra, si mund të jetë thënia e Imam esh-Shafiut dëshmi nëse thënia e një sahabiu s’është dëshmi?!

b) Si mund që esh-Shafi’i – Allahu e mëshiroftë – të jetë një prej atyre të cilët janë pajtuar me ‘risitë e mira’ derisa ai e ka thënë thënien e famshme: ‘kushdo që shpall diçka të mirë, ai e ka bërë atë pjesë të Sheriatit’, dhe ai tha në ‘Er-Risale’ (f.507), ‘shpallja e gjërave si të mira (istihsan) është formë e ushtrimit të dëshirave’.

Prandaj, kushdo që do t’i shpjegojë fjalët e esh-Shafi’ut – Allahu e mëshiroftë – le ta bëjë këtë me rregullat dhe fundamentet e esh-Shafi’ut – gjë që kërkon të kuptuarit e parimeve të tija. Kjo është diçka e aplikushme në çdo degë të diturisë. Pra, ai që është injorant ndaj terminologjisë së specialistëve të tyre do të jetë injorant edhe ndaj domethënies së thënieve të tyre, dhe do ta shpjegojë gabimisht domethënien e tyre. Ja ku është një shembull që të tregojmë se çfarë mendojmë:

i) Fjala ‘e dakorduar’ me dijetarët e hadithit do të thotë atë që është transmetuar nga Buhari dhe Muslim. Sidoqoftë, sipas Ebu Berakat Abdus Selam Ibn Tejmije, autori i ‘Muntekel Ahbar’, kjo do të thotë ajo që është transmetuar nga Ahmed, Buhari dhe Muslim.” (el-Bid’a f.63-66)

Edhe sikur kjo thënie të ishte autentike, kuptimi i saj do të ishte i bidatit gjuhësor siç është thënë nga Ibn Rexheb, dhe në do të sqarojmë më tutje në shënimin vijues mbi el-Hafidh ibn Haxher.

(3) Shejhu, Salih el-Feuzan citoi nga el-Hafidh ibn Rexheb, kështu që do të jetë e dobishme që ta citojmë diskutimin e plotë: El-Hafidh ibn Rexheb tha në komentimin e këtij hadithi, ‘kushdo që prezenton në çështjen tonë diçka që s’është pjesë e saj, ajo duhet të refuzohet.’ Dhe hadithin, ‘kushdo që e bën një vepër të cilën ne se kemi urdhëruar, ajo duhet të refuzohet’:

“Ky hadith përmban një parim të madh prej parimeve të Islamit, dhe mu ashtu siç hadithi ‘veprat janë sipas qëllimit’ është masë (që të gjykohet vepra në) formën e tij të mbrendshme, ky hadith është masa (ndaj veprës në) formën e tij të jashtme. Ashtu siç asnjë vepër që s’bëhet duke kërkuar Fytyrën e Allahut të Lartësuar nuk i dhuron asnjë shpërblim autorit, çfarëdo vepre që s’është urdhëruar nga Allahu dhe i Dërguari i Tij është e refuzuar. Dhe kushdo që shpikë në fe atë për të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij s’kanë dhënë leje, ajo është asgjë në fe…

Hadithi në formulimin e tij tregon se çdo vepër e cila s’është urdhëruar nga Ligjdhënësi refuzohet, dhe kuptimi i saj tregon se çdo vepër që është urdhëruar nuk refuzohet. Domethënia e “urdhërit të tij” këtu është “feja dhe ligji i tij”, siç është domethënia e thënies së tij në një tjetër transmetim, ‘kushdo që prezenton në çështje tonë diçka e cila s’është pjesë e saj, ajo duhet të refuzohet.’ Prandaj, domethënia është vepra e kujtdoqoftë që është jashtë Sheriatit dhe s’është e kufizuar nga Sheriati, është e refuzuar. Dhe thënia e tij, ‘atë të cilën ne se kemi urdhëruar’ tregon se është e domosdoshme për veprën e autorit që të bie nën rregullat dhe rregullativat e Sheriatit, dhe atë se rregullat e Sheriatit të vendosin për urdhërimin apo ndalimin e tyre. Pra, vepra e kujtdoqoftë që bie nën rregullat dhe rregullativat e Sheriatit, në pajtim me to, atëherë kjo vepër është e pranuar, dhe përndryshe refuzohet…..dhe kushdo që kërkon që të afrohet më shumë te Allahut me vepër të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij se kanë caktuar si mënyrë për t’iu afruar Allahut, atëherë vepra e tij është e gënjeshtërt dhe e refuzuar...

I Dërguari (salallahu alejhi ue selam) e pa një person duke qëndruar në diell dhe ai pyeti për të, dhe është thënë në përgjigje, ‘ai është betuar se do të qëndrojë në këmbë dhe s’do të ulet apo të strehohet nën hije, dhe do të agjërojë.’ pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e urdhëroi atë që të ulet, të strehohet nën hije dhe ta plotësojë agjërimin e tij (Buhari). Ai (salallahu alejhi ue selam) nuk e bëri qëndrimin dhe ekspozimin e tij në diell mënyrë për afrim (ndaj Allahut) të atillë që do të kërkonte përmbushjen e betimit. Dhe është transmetuar se kjo ngjarje ka ndodhur në ditën e Xhumasë në kohën e dëgjimit të hutbes (ligjeratës) së Pegamberit (salallahu alejhi ue selam) derisa ai ishte në minber. Pra, ky njeri qe betuar se do të qëndrojë e të mos ulet apo të kërkojë hije përderisa i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) ta mbante ligjeratën e tij, në madhërim/respekt ndaj dëgjimit të ligjeratës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), dhe megjithatë i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) nuk e bëri këtë mënyrë për afrim ndaj Allahut për atë në ihram. Pra, kjo tregon se çdo gjë që është mënyrë e të afruarit ndaj Allahut në një rast të veçantë, s’është mënyrë e të afruarit në çdo rast. Më saktë, individi duhet të pasojë atë që gjindet në Sheriat në vendin e tij korrekt për çdo gjë... “ (është e njohur në Sheriat se betimi i cili përfshinë mosdëgjueshmëri ndaj Allahut s’kërkon përmbushje)

(4) Sa i përket mashtrimit të njerëzve të bidatit në thënien se koleksionimi i haditheve të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) është risi, atëherë kjo thjesht s’është e vërtetë.

Prej Ebu Kabilit i cili tha: Ne ishim me Abdulllah ibn Amr Ibnul As dhe ai qe pyetur se cili qytet do të pushtohet së pari, Konstandinopoja apo Roma? Ashtu që Abdullahu kërkoi një valixhe të mbyllur dhe tha: Nxirre prej saj një libër. Pastaj Abdullahu tha: Derisa ishim me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) duke shkruar, i Dërguari i Allahut qe pyetur: Cili qytet do të pushtohet së pari, Konstandinopoja apo Roma? I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha: “Së pari do të pushtohet qyteti i Heraklitit”, do të thotë Konstandinopoja. (Transmetuar nga Ahmedi 2/176, ed-Darimi 1/126 dhe el-Hakim 3/422) Pra, ky transmetim tregon se disa nga Sahabët i shkruanin hadithet e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) në praninë e tij.

(5) Ibn Haxher mbi bidatin sikur në ‘Fet-h (13/314) dhe Kitabul-I’tisam, Kapitulli: Pasimi i sunenit të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

“Thënia e tij, ‘dhe çështjet më të këqija janë çështjet e shpikura...’, ‘ ...hadithi do të thotë se çështjet e shpikura që s’kanë bazë në Sheriat, dhe ato sipas traditës së Sheriatit quhen– ‘bidat’, ndërsa ajo e cila ka bazë në Sheriat që do ta dëshmonte atë, s’është bidat. Pra, bidati në traditën e Sheriatit është i qortueshëm në cenim ndaj gjuhës, sepse gjuhësisht çdo gjë që është e shpikur, qoftë ajo e qortueshme apo e lavdërueshme, quhet bidat... dhe esh-Shafi’i ka thënë, ‘bidati është dy llojesh... ‘ Transmetuar nga Ebu Nu’am përmes rrugës së Ibrahim Ibn Xhunejd, dhe po ashtu na vjen edhe prej Shafiut ajo që është transmetuar nga el-Bejheki në ‘Menakib’ –in e tij, ‘çështjet e shpikura janë dy llojesh...’. Dhe disa nga dijetarët e kanë ndarë bidatin në pesë kategori të ahkamit (rregullave) dhe kjo është e qartë. Është vërtetuar nga Ibn Mes’ud të ketë thënë, ‘vërtet, ju jeni pjekur në fitre (natyrshmëri të pastër), por ju do të shpikni dhe do të shpiken gjëra për juve, kështu që kur ta shihni risinë, atëherë mbahuni për udhëzimin autentik’... Imam Ahmed transmetoi me sened të mirë prej Gadif Ibnul-Harith i cili tha, ‘el-Malik ibn Meruan e dërgoi dikë tek unë dhe tha: vërtet ne i mbledhim njerëzit për dy çështje: ngritjen e duarve (për dua’) në minber në ditën e Xhumasë dhe dhënien e këshillave pas namazit të sabahut dhe ikindisë. Kështu që ai tha: sa i përket këtyre të dyjave, atëherë sipas mendimit tim këto janë shembuj të shpikjeve tuaja dhe unë s’do të pranoj gjë prej teje sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë, ‘nuk e prezenton një popull ndonjë bidat, përveç se suneti i ngjashëm me të ngrihet (d.m.th. Harrohet apo neglizhohet)’ dhe të mbajturit me Sunet është më mirë se prezentimi i një bidati’. Pra nëse kjo ishte përgjigja e këtij sahabiu në lidhje me çështjen e cila ka bazë në fe, atëherë çfarë mendoni se do të ishte rasti në lidhje me një çështje e cila s’ka bazë në fe? Dhe çka nëse ajo përfshinë gjëra atë cilat e kundërshtojnë Sunetin?...Kjo çështje (dhënia e këshillës) qe e pranishme gjatë kohës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) por s’është bërë vazhdimisht sikur hutbet e Xhumasë por bëhej ashtu siç e diktonte nevoja. Dhe sa i përket thënies së tij në hadithin e Irbadhit, ‘vërtet çdo bidat është devijim’ pas thënies, ‘dhe ruajuni nga çështjet e shpikura’ dëshmon se çështjet e shpikura quhen bidat. Dhe thënia e tij, ‘dhe vërtet çdo bidat është devijim’ është parim i plotë Sheriatik në formulim dhe të kuptuar. Sa i përket formulimit, atëherë kjo është sikur të thuhet, ‘vendimi në lidhje me këtë dhe këtë është se kjo është bidat dhe çdo bidat është devijim’ dhe kështu kjo s’do të ishte nga Sheriati sepse Sheriati, në totalitetin e vet, është udhëzim... dhe domethënia e fjalëve të tija ‘çdo bidat është devijim’ është ajo që është prezentuar dhe për të cilën s’ka dëshmi as në mënyrën specifike as në atë të përgjithshme... Ibn Abdis Selam tha në në fund të ‘el-Kauaid’: bidati ndahet në pesë klasifikime... (duke përmendur të pestat dhe disa shembuj të tyre)” (Përfundimi i fjalëve të Ibn Haxherit)

Këtu duhet që të njihen disa pika:

1. Ibn Haxher citon prej Imam esh-Shafiut pasi e bën të qartë atë se në gjuhë bidati është dy llojesh, ndërsa në Sheriat vetëm një.

2. Që tregon se ai e kupton thënien ‘bidati i lavdërueshëm’ në kuptimin gjuhësor ashtu siç e kupton Ibn Rexheb.

3. Citimi i tij prej Ibn Abdis Selam në klasifikimin e tij të bidatit në pesë kategori por ai vetë thotë, ‘dhe domethënia e fjalëve të tija ‘çdo bidat është devijim’ është ajo çka është prezantuar dhe nuk ka dëshmi as në mënyrën specifike as në atë gjenerale’ dhe deklarata tjera të ngjashme.

Dhe vërtet Allahu i Lartësuar e di më së miri.

Nga Shejhu Bujar Salih ibn el-Feuzan
avatar
Shpjegim i saktësisë së adhurimit 29/04/2011 13:53:07
Shpjegim i saktësisë së adhurimit

Shkoqitur nga el-Ibda fi kemal sher'a ue khatr el-Ibtida i shejh Ibn Uthejmin


Shejhu e përfundon librin me këtë seksion:

"Kështu, duhet të dihet, vëllezër e motra, se pasimi në fe nuk do të jetë i saktë, po që se veprimet [aktet e adhurimit] nuk janë në përputhje me Sheriatin në gjashtë pika:

E para: Arsyeja për veprimin

Nëse adhurimi ndaj Allahut është një adhurim i lidhur me një arsye që s'i përket Sheriatit, ai është një bidat i refuzuar. Shembull për këtë është kur disa njerëz rrinë zgjuar dhe festojnë natën e 27 të muajit rexheb, duke pohuar se kjo është nata kur pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u ngrit në qiejt [pra, namazi i natës konsiderohet si një akt adhurimi për këtë natë të veçantë]. Namazi i natës është një adhurim, por, kur është i lidhur me këtë arsye, ai është një bidat, sepse ky akt adhurimi bazohet në një arsye që nuk është vërtetuar nga Sheriati. Ky përshkrim [që një akt adhurimi të jetë në përputhje me Sheriatin në arsyen e tij] është një çështje tepër e rëndësishme, e cila i bën të njohura shumë bidate për të cilat njerëzit mendojnë se janë nga Suneti e nuk janë nga Suneti apo akte adhurimi të ligjëruara në Sunet.

E dyta: Lloji i veprimit

Është thelbësore që një akt adhurimi të jetë në përputhje me Sheriatin në llojin e tij. Kështu, nëse një njeri e adhuron Allahun me një akt adhurimi që nuk është ligjëruar, atëherë ky akt nuk pranohet. Shembull i kësaj është kur një njeri e bën kurban një kalë, gjë që s'është me vend, sepse e kundërshton Sheriatin në llojin e tij. Kurbani s'bën të bëhet me tjetër veç bagëtive, si: devetë, lopët, delet apo dhitë.

E treta: Sasia e veprimit

Nëse dikush do që t'i shtojë namazit të detyrueshëm, themi:"Ky është një bidat që refuzohet", sepse e kundërshton Sheriatin në sasinë e tij. Nëse dikush e fal namazin e Drekës me pesë rekate, ky namaz s'është në rregull.

E katërta: Mënyra apo metoda e veprimit

Nëse dikush merr abdes dhe ai fillon me këmbët, pastaj fshin kokën, pastaj lan duart e pastaj lan fytyrën, themi:"Ky abdes s'është i vlefshëm", sepse e kundërshton Sheriatin në metodë dhe në veprim.

E pesta: Koha në të cilën bëhet veprimi

Nëse dikush bën kurban në ditët e para të dhul-hixhes [e jo në ditën e dhjetë apo me vonë], atëherë ky kurban nuk pranohet, sepse kjo e kundërshton Sheriatin në kohën e tij të caktuar. Kam dëgjuar që disa njerëz i bëjnë kurbane delet apo dhitë në muajin e ramazanit, duke kërkuar t'i afrohen Allahut me këtë. Ky veprim, i kryer në këtë mënyrë, është bidat, sepse asgjë nuk të afron tek Allahu me anë të kurbanit, përveç kurbanit të festës së bajramit, kurbanit të haxhit, dhe kurbanit të akikës [kurbani i bërë për të porsalindurin]. Për sa i përket kurbanit në muajin e ramazanit me besimin se ka shpërblim për këtë, si shpërblimi për kurbanin në ditën e bajramit, atëherë kjo është bidat. Për sa i përket therjes, për shkak të ngrënies së mishit, atëherë kjo është e lejueshme.

E gjashtë: vendi i veprimit

Nëse dikush bën itikaf [mbyllet në një vend për të adhuruar] në tjetër vend veç xhamisë, atëherë ky itikaf s'është me vend. Sepse itikafi s'është itikaf, po që se nuk bëhet në xhami. Kështu, nëse një grua thotë:"Dua të bëj itikaf në vendin ku falem, në shtëpi", atëherë itikafi i saj s'është me vend, sepse e kundërshton Sheriatin në vendin e tij të veprimit. Një tjetër shembull për këtë është kur dikush do që të bëjë tawaf dhe e gjen vendin për tawaf të mbushur plotë, kështu që ai e bën tawafin prapa xhamisë [jashtë xhamisë]. Ky tawaf nuk është me vend, sepse vendi për tawaf është Shtëpia [Ka'ba]. Allahu i ka thënë mikut të vet, Ibrahimit:

"Pastro shtëpinë time për ata që bëjnë tawaf" [Haxh, 26]

Kështu, adhurimi [ibadeti] nuk do të jetë i saktë, po që se nuk përmbush dy kushte: e para është sinqeriteti [ihlas], kurse e dyta është pasimi i pejgamberit [mutabi'ah], dhe pasimi nuk është i saktë, po që se nuk është në përputhje me gjatë pikat e përmendura më lart. [Dmth, arsyeja/es-sebeb, lloji/el-xhins, sasia/el-kadr, metoda/el-kejfije, koha/ez-zaman, dhe vendi/el-mekan.

Vërtet, u them të gjithë atyre që janë të dëmtuar nga bidati, atyre që kanë qëllimet e mira dhe duan të bëjnë mirë, që, nëse e doni të mirën, pasha Allahun, ne nuk dimë rrugë më të mirë sesa rruga e selefëve [paraardhësve], Allahu qoftë i kënaqur me ta.

O vëllezër e motra, kapuni me dhëmballë për Sunetin e të dërguarit, merreni rrugën e selefus-salih [paraardhësve të devotshëm], jini në atë çfarë kanë qenë ata, dhe shihni se a po dëmtoheni nga kjo?"
avatar
Te Paret tane dhe pozita e tyre ndaj njerëzve të risive dhe dëshirave 29/04/2011 13:51:53
Te Paret tane dhe pozita e tyre ndaj njerëzve të risive dhe dëshirave

Marrë nga Sherh Usul ul-I’tikad të Imam el-Lalika’it


El Imam el-Hafiz Ebul-Kasim Habetullah ibn el-Hasan ibn Mensur et-Taberi el-Lalika’i (v. 418H) transmeton në Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhema’a (1/135-136 nr. 252)

“Muhamed ibn Ahmed ibn el-Kasim transmetoi, duke thënë: Ahmed ibn el-Hasan na rrëfeu duke thënë: Sulejman ibn el-Ashe’eth na rrëfeu duke thënë: Abdullah ibn Shubi el-Atik na rrëfeu duke thënë: Jeus ibn Asbat na rrëfeu duke thënë: E kam dëgjuar Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi duke thënë: “Kushdo që e dëgjon një person të risisë (bidatit) dhe e di se ai është person i risisë, atëherë mbrojtja është larguar prej tij dhe ai i është lënë vetes së tij.”, dhe Imam Ebu Abdullah ibn Muhamed ibn Bata el-Ekberi el-Hanbeli (v. 387H) e transmeton këtë në ‘Ibanetul-Kubra’–në e tij (2/460 nr. 443):

“Ebul-Kasim Hafs ibn Umer transmetoi duke thënë: Ebu Hatim er-Razi na rrëfeu duke thënë: Muhamed ibn Ubade ibn el-Bahteri na rrëfeu duke thënë: Ubade ibn Kulejb Ebu Gasan el-Lejthi na rrëfeu: prej Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi, i cili tha: “Kushdo që e dëgjon një person të risisë, ai i është lënë vetes së tij dhe e ka lënë mbrojtjen e Allahut.”

Edh-Dhehebi tha për të në ‘Sijar A’lamin-Nubela’ (8/175-176): “Muhamed ibn en-Nedr, Ebu Abdur-Rahman, el-Harithi, el-Kufi: Adhurues i popullit të kohës së tij në Kufe. Ai transmetoi nga el-Auzai dhe të tjerë. Prej tij (transmetojnë): Ibn Mehdi, Halid ibn Jezid, Xherir ibn Zijad dhe Ebu Nasr et-Tamer – disa thënie. Ebu Usame ka thënë: “Ai ishte një prej adhuruesve më të mëdhenj në Kufe.”

Dhe Abdul-Kudus ibn Bekr transmetoi nga Muhamed ibn en-Nedr se ai ka thënë: “Fillimi më i madh i diturisë është që të dëgjojmë dhe të heshtim, pastaj ajo të mësohet përmendsh, pastaj të veprohet sipas saj, pastaj ajo të përhapet.”

Ibn el-Mubarek ka thënë: “Kur Muhamed ibn en-Nedr e përmendte vdekjen, nyjet e tij dridheshin.”

Prej Ebul-Ahves i cili tha: “Muhamed ibn Nedr i premtoi vetes se ai s’do të flinte, përveç nëse sytë e tij kaplohen nga gjumi.”

Ibn Bata po ashtu transmeton në ‘el-Ibantul-Kubra’ (2/461 nr. 444): “Ebul-Kasim Hafs ibn Umer na rrëfeu duke thënë: Ebu Hatim na rrëfeu duke thënë: ibn Ibrahim en-Nesaburi na rrëfeu duke thënë: Sheker ka thënë: *Manuskripta e paqartë, el-Husain ibn er-Rebi na rrëfeu duke thënë: Jahja ibn Umer eth-Thekefi na rrëfeu, se ai ka dëgjuar Sufjan eth-Theurin duke thënë: “Kushdo që e dëgjon personin e risisë, ai e lë mbrojtjen e Allahut dhe i lihet vetes së tij.”

Ruajuni nga të shoqëruarit me njerëzit e sekteve të shpikura, besimeve të shpikura dhe njerëzve të devijimit. Ruajuni nga të ulurit me ta dhe ruajuni të mos i dëgjoni ata apo t’i lexoni fjalët e tyre. Ruajuni nga të debatuarit me ta dhe argumentimit me ta – dhe të mos ua citojnë juve besimet e tyre të shtrembëruara. Imam el-Lalika’i përmend një numër të madh të transmetimeve nga Selefi që paralajmërojnë kundër shoqërimit me njerëzit e risisë në ‘Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhemat’ – këtu janë disa prej tyre (zingjiri i transmetimit është hequr):

(31)... prej Ejub (es-Sihtijeni) i cili tha: “Vërtet, prej mirëqenies së një të riu apo një jo-Arabi është ajo që Allahu ta udhëzojë atë për tek një dijetar prej shoqëruesve të Sunetit.”

(32)... prej ibn Sheudheb i cili tha: “Vërtet, nga bekimet e Allahut ndaj një të riu i cili kërkon ta adhurojë Allahun, është ajo se atij i është dhënë si vëlla një shoqërues i Sunetit i cili e inkurajon atë në të (Sunet).”

196)... prej Abdur-Rahman ibn Jezid i cili tha: E kam dëgjuar Abdullah ibn Mes’udin duke thënë: “Ruaju nga risitë të cilat i shpikun njerëzit, meqë feja nuk del nga zemra e tëra përnjëherë, por shejtani i prezenton atij risi derisa ta dëbojë Imanin nga Zemra. Dhe shumë shpejt do të ndodhë që njerëzit t’i lënë detyrat të cilat Allahu i ka urdhëruar për ta: namazin, agjërimin, të lejuarën dhe të ndaluarën, dhe të flasin për Zotin e tyre. Pra, kushdo që e mbërrin këtë kohë, atëherë le të ikë.” Qe thënë: O Ebu Abdur-Rahman, ku të iket? Ai tha: “Askund. Ai duhet të ikë me zemrën e tij dhe fenë e tij dhe të mos ulet me asnjë nga njerëzit e risisë.”

(199)... prej Muxhahidit i cili tha: “I është thënë Ibn Umerit se Nexhde thotë këtë dhe këtë..., por ai e ndaloi veten nga të dëgjuarit e asaj nga frika se diçka nga ajo mund t’i mbesë në zemër.”

(240)... prej el-Hasan (el-Basri) i cili thoshte: “Mos u ulni me njerëzit e besimeve të shpikura, mos debatoni me ta e as mos i dëgjoni ata.”

(242)... prej Se’id ibn Amir i cili tha: E kam dëgjuar Isma’ilin (ibn Harixhe) duke thënë: dy njerëz prej njerëzve të sekteve të shpikura erdhën tek Muhamed ibn Sirini dhe thanë: “O Ebu Bekr, dëshirojmë të tregojmë diçka ty. Ai tha: “Jo.” Ata thanë: “Atëherë, a mund ta themi një ajet nga Libri i Allahut?” Ai tha: “Jo.” Dhe tha: Ose çohuni ju të dy e largohuni, ose do të çohem unë.” Kështu që të dy njerëzit u ngritën dhe shkuan. Njëri prej njerëzve i tha: “Çfarë të keqe do të të bënte që ai ta thoshte një ajet?” Ai tha: “E urreja atë që ata të recitonin ajetin e ta shtrembëronin atë dhe pastaj ajo të më hynte në zemër.”

(246)... prej Ejub es-Sihtijeni i cili tha: Ebu Kulabe më tha: “O Ejub, mbaj në mend katër gjëra nga unë: Mos fol për Kur’anin sipas mendimit tënd, ruaju (nga të folurit) për Kaderin, dhe nëse përmenden Shoqëruesit e Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) atëherë përmbaju, dhe mos i lejo njerëzit e risisë që të kenë qasje në dëgjimin tënd.”

(249)... Ma’mer tha: Ibn Tavus qe ulur kur njëri prej Mu’tezilëve erdhi dhe filloi të flasë, kështu që ibn Tavus i futi gishtat e tij në vesh dhe i tha të birit të tij: “O biri im, vendosi gishtat tu në vesh dhe ndrydhi fort që të mos e dëgjosh fare fjalimin e tij.” Ma’mer tha: Që do të thotë se zemra është e dobët.

(250)... Abdur Rezak na transmetoi duke thënë: Ibrahim ibn Ebi Jahja më tha: “Mendoj se ka shumë nga Mu’tezilet në rrethinën tënde!?” Unë thashë: “Dhe ata pohojnë se ti je njëri prej tyre.” Ai tha: “A mund të hysh në këtë shitore që të flas me ty?” Unë thashë: “Jo.” Ai tha: “Pse?!” Unë thashë: “Meqë zemra është e dobët dhe Feja s’është për atë i cili fiton në debat.”

(251)... prej el-Auzait i cili tha: Umer ibn Abdul Aziz ka thënë: “Nëse i sheh njerëzit duke u takuar në lidhje me fenë me çfarëdoqoftë në përjashtim të njerëzve të rëndomtë, atëherë dije se ata janë në fundamentin e devijimit.”

(252)... Jusef ibn Asbat tha: Kam dëgjuar Muhamed ibn en-Nedral Harithi duke thënë: “Kushdo që ia vë veshin një risimtari dhe e di se ai është risimtar, atëherë mbrojtja largohet prej tij dhe ai i lihet vetes së tij.”

(252)... Junus ibn Ubejd ka thënë: “Mos u ul me as sundues as me risimtar.”

(254)... Ahmed ibn Junus ka thënë: Një njeri i tha Sufjanit – dhe unë isha duke dëgjuar – ‘O Ebu Abdullah, më këshillo’. Ai tha: “Ruaju nga sektet e shpikura dhe polemika, dhe ruaju prej sunduesve.”

(259)... Jahja ibn Ebi Kethir tha: “Nëse e sheh ndonjë person të risisë në një rrugë të caktuar, atëherë merr rrugë tjetër.”

(260)... Isma’il et-Tusi tha: Ibn el-Mubarek më tha: “Le të jetë ulja jote me të varfërit dhe ruaju nga të ulurit me personin e risisë.”

(261)... el-Fudejl ibn Ijad ka thënë: “Cilindo njeri të cilin e pyet ndokush për këshillë dhe ai e drejton atë te një risimtar, atëherë ai është sjellur në mënyrë mashtruese ndaj Islamit, dhe ruaju nga shkuarja te personi i risisë meqë ata parandalojnë nga e vërteta.”

(262)... el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjë risimtar, se kam frikë se mallkimet do ty zbresin mbi ty.”

(263)... el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjë risimtar – Allahu i ka bërë veprat e tija të kota dhe e ka nxjerrur dritën prej zemrës së tij. Dhe nëse Allahu e do një rob, Ai i jep atij ushqim të mirë dhe të pastër.”

(264)... el-Fudejl ka thënë: “Mos i beso risimtarit në lidhje me fenë tuaj, mos i kërko këshillë atij në çështjet tuaja, dhe mos u ul me të sepse kushdo që ulet më një risimtar, Allahu do ta bëjë atë të verbër.”

(265)... el-Fudejl tha: “Shpirtat e armatës me aranzhim paraprak – secili nga ata që e kanë njohur njëri-tjetrin do të bashkohen, ndërsa ata që s’janë njohur do të ndahen. “Dhe s’është e mundur që personi i Sunetit ta ndihmojë një risimtar, përveç nga hipokrizia.”

(267)... el-Fudejl tha: “I kam mbërri njerëzit më të mirë – të gjithë ata ishin njerëz të Sunetit dhe paralajmëronin kundër njerëzve të risisë.”

(268)... el-Fudejl tha: “Përgëzime për atë që ka vdekur në Islam dhe Sunet, dhe nëse kështu është rasti, atëherë le të thuhet: Siç do Allahu (Ma Sha Allah).”

(270)... el-Hasan ka thënë: “Prej personit të risisë Allahu nuk e pranon namazin, as agjërimin, as haxhin, as umren, as xhihadin, as pendimin, as lëmoshën.”

(271)... el-Hasan tha: “Allahu nuk pranon asgjë nga personi i risisë.”

(272)... el-Fudejl ibn Ijad ka thënë: “Asnjë vepër e personit të risisë nuk ngrihet tek Allahu.”

(273)... Ibrahim ibn Mejsere ka thënë: “Ai që e nderon një risimtar ka ndihmuar në shkatërrimin e Islamit.”

(274)... Abdullah ibn Umer es-Sarkusi – dijetar i el-Khazarit – ka thënë: E kam ngrënë një racion të vetëm me një risimtar dhe kur Ibn el-Mubarek dëgjoi për këtë, ai tha për mua: “S’do t’i flas atij tridhjetë ditë.”

(275)... el-Fudejl ka thënë: Ibn el-Mubarek ka thënë: “S’kam parë ndonjë pasuri të cilën e përbuzi më shumë sesa atë të personit të risisë dhe tha: “O Allah, mos lë ndonjë risimtar të më japë ndonjë gjë, ashtu që zemra ime ta dojë atë.”

(276)... prej Ibrahimit (en-Nekhi) i cili tha: “Nuk ka përgojim në lidhje me risimtarin.”

(278)... prej Hasan el-Basrit, i cili tha: “Janë tre, të cilët s’kanë paprekshmëri në lidhje me përgojimin: njëri prej tyre është personi i risisë i cili thërret në risinë e tij.”

(281)... prej Kethirit, Ebu Sehl i cili ka thënë: “Thuhet se nuk ka paprekshmëri për njerëzit e sekteve të shpikura.”

(284)... prej Abdullah ibn el-Mubarek:“Personi i risisë ka errësirë në fytyrën e tij edhe nëse ai e lyen atë tridhjetë herë në ditë.”

(286)... Selam ibn ebi Mute ka thënë: një njeri i tha Ejubit: “O Ebu Bekr, Amr ibn Ubejd është kthyer nga pozita/mendimi i tij!!’ Ai tha: “Ai s’është kthyer.” Ai tha: ‘Vërtet, O Ebu Bekr, ai është kthyer.” Ejubi tha: ‘Ai s’është kthyer – (tri herë). A nuk e ke dëgjuar thënien e tij (sallallahu alejhi ue selam): “Ata dalin nga feja mu ashtu siç shigjeta e shpon gjahun, pastaj ata nuk kthehen në të derisa shigjeta të kthehet në hark.”

(290)... Ejub i thërriste të gjithë njerëzit e sekteve të shpikura ‘Havarixh’, dhe thoshte: “Havarixhët kanë emra të ndryshëm, por të gjithë janë të bashkuar në përdorimin e shpatës.”

(291)... Selam tha: Një person i një sekte të shpikur i tha Ejubit: “Dua të të pyes për një fjalë.” Ai u kthye prej tij dhe tha: “Jo, madje as një gjysmë fjale.” Dy herë duke treguar me gishtin e tij.

(293)... Malik ibn Enes ka thënë: “A duhet që sa herë të na vjen dikush që mund të polemizojë më mirë se tjetri, ne ta lëmë atë çka Xhibrili i solli Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) për shkak të argumentimit të tij?!”
avatar
lala 30/04/2011 19:28:53
Te gjitha keto fjale kan te bejne me BIDATIN E KEQ
E ke kuptu islamin vetem me nji ane (andej ka te pelqen)
avatar
Hyrje në çështjet e bidatit 29/04/2011 13:50:15
Hyrje në çështjet e bidatit

Në vijim do të sqarojmë disa gjëra që kanë të bëjnë me bidatin në mënyrë të përmbledhur.
Ato, inshaAllahu, do t'i shkoqisim pa përmendur qëndrimin e atyre që i perceptojnë ndryshe nga shpjegimi i dijetarëve, me qëllim që të mos zgjatemi.
Krahasimin mes asaj që do të përmendim këtu nga dijetarët e "ehi i sunetit" dhe rrëmujës e konfuzionit në të cilin janë përfshirë disa njerëz, po ia lëmë lexuesit.

KUPTIMI DHE PERKUFIZIMI I BIDATIT

Bidat nga ana gjuhësore do të thotë diçka e shpikur pa pasur një shembull të mëparshëm.
Përkufizimi i bidatit nga ana fetare është një rrugë apo një gji e shpikur nëfe, e cila rivalizon rrugën, rregullat dhe gjërat e ligjëruara në Sheriat, dhe synohet nëpërmjet marrjes ose veprimit të saj, teprimi në adhurimin e Allahut të Lartësuar.
Fragmenti në fe është një kufizim e përcaktim që i bëhet bidatit, sepse ai shpiket në fe, dhe për të ndikuar në fe është synimi i autorit të tij.
Gjithashtu, sikur të ishte diçka e shpikur veçanërisht për punët e dynjasë, nuk do të quhej bidat, si p.sh. shpikjet teknologjike, e të tjera gjëra që nuk kanë ekzistuar në të kaluarën.

Duke qenë se gjërat, punët dhe mjetet në fe, ndahen në të tilla qe jane te bazuara në Sheriat dhe të tjera që nuk janë të bazuara ne Sheriat, në përkufizim janë përmendur vetëm gjërat qe jane shpikur pa pasur shembull të mëparshëm në Sheriat,sepse vetia e bidatit është dalja e tij nga kufijtë e përcaktuar nga ligjvënësi.
Nëpërmjet këtij kufizimi, është synuar të mos përfshihen ne perkufizimin e bidatit disa gjëra të cilat mund të duken si gjera të shpikura, por që faktikisht kanë bazë në fe dhe kanë lidhje me të, kështu që nuk janë bidat, si p.sh.shkencat gjuhesore, "usulul Fikhu" (parimet e Fikhut) dhe të gjitha njohuritë që i shërbejnë Sheriatit.
Megjithëse nuk kanë qenë te përpiluara në kohën e Shpalljes, bazat e parimet e këtyre njohurive gjenden në Sheriat.
Nëse do të pyeteshim nëse përpilimi i tyre në këtë mënyrë ështe i shpikur,përgjigjja është se këto bazën e kanë në fe dhe argumentet specifike tregojnë për to.
Edhe sikur të pranohej se nuk ka argument specifik që tregon për to, bazat e pergjithshme të Sheriatit tregojnë për konsiderimin e tyre.
Ligjshmëria e këtyre gjërave është përfituar nga baza e interesave te lira (el mesalihul murseletu).
Fragmenti e cila rivalizon rrugën, rregullin dhe gjërat e ligjëruara në Sheriat, do të thotë që i përngjan rrugës, rregullit dhe çështjes fetare, pa qenë realisht e tillë.
Madje përkundrazi, ajo e kundërshton Sheriatin në disa aspekte ndër të cilat përmendim:
1) Vendosja e kufizimeve që nuk kanë ardhur në Sheriat, p.sh, zotimi për të agjëruar duke qëndruar në këmbë nën rrezet e diellit dhe jo nën hije, përdorimi i vetëm një lloj veshjeje ose ngrënia e një lloji të vetëm ushqimi pa arsye.
2) Respektimi i disa formave dhe mënyrave të caktuara, për të cilat nuk ka argument në Sheriat, si p.sh. përmendja e Allahut nga një grup njerëzish njëzëri, festimi i ditëlindjes së Profetit (salallahu alejhi ue selem) e të tjera si këto.
3) Kryerja e ibadeteve të caktuara në kohë të caktuara, nëse nuk ka argument në Sheriat që tregon për përcaktime të tilla, si p.sh. respektimi dhe synimi i agjërimit të ditës së 15-të të muajit Shaban dhe falja e namazit të natës në të.
Bidatçiu e shpik bidatin për të rivalizuar Sunetin, në mënyrë që t'ua ngatërroj ë të tjerëve atë.
Zakonisht, njeriu nuk synon të mbledhë mbështetës e pasues nëpërmjet shpikjes së diçkaje që nuk i përngjan asaj që është e ligjshme në Islam,sepse nëse do të bënte kështu, shpikja nuk do t'i sillte ndonjë dobi, nuk do t'i shmangte ndonjë dëm dhe asaj nuk do t'i përgjigjej askush.
Prandaj bidatçiu e mbështet bidatin e tij në gjëra që i bëjnë njerëzit të mendojnë se veprimi i tij është i ligjshëm nga ana fetare.
Fragmenti dhe synohet nëpërmjët veprimit të saj teprimi në adhurimin eAllahut të Lartësuar, është plotësuesi kuptimit të bidatit, sepse ky është qëllimi i shpikjes së tij.
Bidatçinjtë, pasi kanë vërejtur se qëllimi i krijimit të njerëzve dhe xhinëve është që të adhurojnë Allahun, siç ka thënë Allahu: "Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova xhindët dhe njerëzit, veçse që ata të më adhurojnë vetëm Mua"
(Edh-dharijat: 56), i kanë shpikur bidatet për të bërë sa më shumë adhurim dhe për t'i nxitur njerëzit për të.
Pra, ata kanë marrë parasysh aspektin që jemi krijuar për të adhuruar Allahun dhe kanë shpikur gjëra të ndryshme për ta arritur këtë qëllim, por nuk kanë
marrë parasysh aspektin tjetër, që rregullat dhe kufijtë e ibadeteve që i ka përcaktuar Allahu janë të mjaftueshëm, dhe se njeriu nuk mund të afrohet te Allahu e të arrijë kënaqësinë e tij, veçse nëpërmjet kryerjes së ibadeteve që kanë ardhur në Sheriat sipas formës,mënyrës dhe kufizimeve që i ka caktuar Ai.
Ibnu Tejmija ka thënë: "Bidati në fe është ajo gjë që nuk e ka ligjëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem).
Pra, është ajo gjë që nuk është urdhëruar për të nepermjet urdhërit që e bën diçka të obligueshme dhe as nepermjet urdhërit që e bën diçka të pëlqyeshme."
Gjithashtu ka thene: "Bidati është ajo gjë që kundërshton Kur'anin, Sunetin, ose ixhmain (unanimitetin e të parëve të Umetit), qofshin besime apo ibadete, si thëniet e havarixhëve, rafidijve, kaderijve ose xhehmijve; ata që adhurojnë nëpërmjet kërcimit muzikes ne xhami ata që e konsiderojnë ibadet e adhurim rruajtjen e mjekrës, pirjen e hashashit e të tjera lloje bidatesh si keto, të cilat, grupet që kanë kundërshtuar Kur'anin dhe Sunetin i kryejnë duke i konsideruar ibadete.

Marre nga libri: ''Studime dhe fetva,per ceshtjet e sunetit,bidatit,tekfirit,metodes se argumentimit,thirrjes,urdherimit per te mire,ndalimit nga e keqja dhe trajtimit te fitneve.''
avatar
Shkaqet e përçarjes së muslimanëve 29/04/2011 13:48:57
Shkaqet e përçarjes së muslimanëve

--------------------------------------------------------------------------------

Ibni Xehvzi thotë: "Kam menduar rreth smirës ndërmjet dijetarëve dhe kam vërejtur që ajo krijohet nga dashuria për dynjanë, sepse dijetarët e ahiretit e duan njëri-tjetrin dhe nuk kanë smirë ndërmjet tyre.


Njohja e shkaqeve të përqasjes ndihmon që ne të diagnostifikojmë sëmundjen për tu bërë gati që ta shërojmë. Njohja e këtyre shkaqeve është e domosdoshme, se shumë nga ne e themi të njëjtën fjalë "bashkimi" por nuk e dimë se bimë vetë në ndonjërën nga këto shkaqe dhe kontribuojmë në përçarje. Fundja kjo bëhet edhe mbi parimin e vendosur nga thënia që e përmend Hudhejfe Ibn Jemame i cili thotë: Të gjithë e pyesnin Pejgamberin s.a.s për hallallet e unë e pyesja për të ndaluarat me qëllim që të ruhesha e mos te bija në to.


Ndër shkaqet e përçarjes janë.


1. Mos njohja e rëndësisë së bashkimit. Fatkeqësisht sot shumë musliman nuk e dinë vlerën e xhematit (bashkësisë). Pejgamberi s.a.s ka thënë: "Dora (ndihma) e Allahut është me xhematin". Po ashtu ka thënë: "Kush e do zemrën e xhenetit le ti përmbahet xhematit". Prandaj duhet ta dimë qartë, dhe shumë qartë se pa bashkim nuk ka fitore ashtu si edhe nuk fitore në zemrën e xhenetit pa qenë te bashkuar.


2. Mos njohja e pasojave të përçarjes. Sot përçahen muslimanët për gjëra shumë të vogla. Pjesëtarët e Ummetit nuk flasin me njëri tjetrin e as nuk japin selam, për shkak të akuzimeve të njëri tjetrit me kufr (pa fe) dhe fisk (mëkatar i madh). Të gjitha këto po ndodhin si shkak se nuk jemi mirë duke analizuar se çfarë pasojash po na sjell përçarja dhe ndarja jonë. Në vazhdim do të përmendim disa nga pasojat më të mëdha të përçarjes.


a. Humbja e begative të shumta nga Allahu.Transmeton Ubade ibni Samiti se doli Pejgamberi a.s që të na lajmëroj për natën e Kadrit, por po sa doli u grinden dy musliman, e Muhammedi a.s tha: "Dola që tu tregoj e të ju lajmëroj për natën e Kadrit, porse u grinden filani dhe filani, prandaj u ngrit kjo dije (e harrova) ndoshta do të jetë me mirë për ju. Kërkojeni atë në të 29,27, dhe të 25. (Buharu dhe Muslim)


b. Dobësia e Ummetit dhe pësimi i disfatave. Thotë Allahu në Kuran ":. mos u përçani mes vete e të dobësoheni e të humbni fuqinë...(El-Enfal 46)


A nuk ishte humbja e Uhudit vetëm se si pasojë e:
1. përçarjes
2. dhënies pas dynjasë dhe
3. thyerjes së urdhërit të Muhammedit s.a.s.

Thotë Allahu s.t në Kuran "All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëherë kundërshtuat (urdhrin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshën botën tjetër. Pastaj, për t'ju sprovuar u zmbrapsi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve" (Ali Imran 152).



Përçarja është si rezultat i dhënies pas dynjasë dhe i thyerjes së urdhrit të Allahut dhe urdhrit të Muhammedit s.a.s, prandaj është një zinxhir mëkatesh e jo vetëm një. Sa ishin muslimawt të bashkuar çlironin vende dhe ndriçonin zemrat e njerëzve me Nurin - Fenë e Allahut, ndriçoni mendjet e tyre pasi të vetët i kishin të ndriçuara me shkencë dhe dituri. Sot mbesim të ndryshojmë gjendjen tonë dhe të lusim Allahun xh.sh për ndihmë.

c. Humbja e shpërblimeve të mëdha. Thotë Muhammedi s.a.s: "Punët paraqiten çdo të hënë dhe çdo të enjte, Allahu falë çdo person përveç atij personi që ndërmjet tij dhe ndërmjet vëllait të tij ka armiqësi, grindje dhe urrejtje". Thotë Allahu: "Lërini këta të dy deri sa të pajtohen" (Muslimi). Po ashtu thotë Muhammedi s.a.s: "Allahu i vështron të gjitha krijesat e Tij në natën e gjysmës së muajit Shaban dhe i fal të gjitha krijesat, përveç idhujtarët dhe atij që bënë armiqësi, grindje dhe përçarje me muslimanët (Sahihu Tegrib ue Terhib)

d. Hapja luftë Allahut. Thotë Allahu xh.sh në Kuran: "E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtor, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh" (El-Ahzab 58).

Ta kuptojmë qartë se përçarja nuk vjen nga rasti por nga planifikimi dhe synimi për tu përça me musliman, kjo vjen pas fyerjes dhe mendimit të keq për njëri tjetrin. Ndoshta personin me të cilin ne hidhërohemi. e ndoshta edhe bëjmë shpifje kundër tij. është një nga robërit më të mirë të Allahut xh.sh. Ndoshta ai është evlija i Allahut e ne shpifim për të, i shpallim luftë atij, e Pejgamberi s.a.s në një hadith kudsijj thotë: "Allahu s.t thotë: Kush armiqëson evlijaun-mikun tim Unë atij i shpall luftë" (Buhari).

e. Përfundimi i keq. Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se Pejgamberi .a.s ka thënë: "Nuk i lejohet muslimanit të mos i flasë vëllaut të tij më shumë se tri ditë. Kush shkëputet nga vëllau i tij më shumë se tre ditë duke mos i fol dhe vdes në këtë gjendje, futet në zjarr" (Ebu Davudi).

3. Mos ruajtja e gjuhës Sot dhe gjithmonë ka qene dhe do të jetët mos ruajtja në të folur shkaktar për gjynahe dhe përçarje. Fjalët e pamatura, akuzuese, të rënda pas efektin e kanë përçarjen mes njerëzve dhe në veçanti në këtë rast mes muslimanëve. Fjalët e mira, të buta, të matura , këshilluese të drejta... gjithmonë kanë për ti afruar zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Allahu në Kuran thotë: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është Mëshrues, Ai pranon shumë pendimin" (El-Huxhurat 12).


Të ndalemi dhe të shohim më thellë këtë ajet nga i cili mësojmë se përgojimi nuk është një çështje thjeshtë e paparamenduar dhe që vjen aty për aty. Është çështje mirë e menduar që vjen pas mendimit të keq për vëllaun musliman. Kur kemi dyshim për një vëlla musliman atëherë fillojmë edhe të hulumtojmë për të metat e tij. Ky hulumtim nuk bëhet ndryshe përveç se me përgojim. Dhe ky përgojim nuk na dërgon askund tjetër përveçse në përçarje dhe armiqësi në mes veti. Kështu që përçarja është një mëkat që vjen pas disa mëkateve siç janë mendimi i keq për musliman, hulumtimi në të metat e vëllaut, përgojimi si dhe në krye të tyre përçarja dhe armiqësia.
Muhammedi s.a.s thotë: "Kur Allahu s.t më ngriti në Miraxh, kalova te një popull të cilët kishin thonj prej bakri me të cilët gërvishtin fytyrat dhe zemrat e tyre. Thashë: Kush janë këta o Xhibril? Mu përgjigj "Këta janë ata që hanë mishrat e njerëzve dhe poshtërojnë nderin e tyre, duke folur keq për ta, duke i sharë e duke i poshtëruar"(Ahmedi, Ebu Davudi).

4. Zilia dhe inati Vërtet sot shumë musliman për shkak që xhelozojnë dhe u vjen inati për përparimet e të tjerëve bëjnë shpifje, akuzojnë e pastaj ndahen e përçahen. Muhammedi s.a.s thotë: "Ka depërtuar tek ju sëmundja e popujve të kaluar, smira dhe urrejtja" (Tirmidhiu).

O ju mysliman, të ndihmojmë njëri tjetrin në udhëzim dhe në të mira. Mos të xhelozojmë dhe të urrejmë atë që posedon diç nga dhuntitë e Allahut, pasurin apo diturinë..., nëse kemi inat pse një vëlla i posedon diç nga dhuntitë e Allahut, nuk kemi xhelozuar vëllaun por dhuntinë e Allahut. Kjo nuk guxon të ndodhë në asnjë mënyrë, urrejtja e nimeteve të Allahut do të thotë që kurrë ato nimete të mos na vijnë në duart tona, sepse ato i urrejmë duke mos e kuptuar këtë.

5. Kapja për në ide tjera dhe jo për në Kuran dhe Sunnet. Kjo çështje është shumë e ndërlikuar por edhe e ndjeshme. Shumë njerëz musliman përçahen se u përkasin ideve të ndryshme dhe përfaqësojnë ideologji të ndryshme. Madje nga injoranca e tyre mund të përfaqësojnë dhe të mbrojnë edhe ide laike dhe anti fetare. Disa të tjerë janë të lidhur me individ të caktuar dhe besojnë se të gjithë njerëzimi duhet të lidhet me të dhe rreth tij. Këto ide nuk janë të drejta por janë shumë të kufizuara dhe Islami nuk është aq i ngushtë dhe aq i ngurtë. Islami është i gjerë dhe pranon në vete më shumë se një mendim, përveç se është kusht të kenë bazën më të vogël në fenë e Allahut. Allahu në Kuran thotë: "Dhe kapuni të gjithë për litarin e Allahut e mos u ndani..."(Ali Imran).


6. Grindja dhe polemika. Thotë Pejgamberi a.s: "Nuk ka humbur ndonjë popull pas udhëzimit që ka qenë në të, vetëm pasi janë dhënë pas dialogut e polemikës, pastaj ka vijuar me leximin e këtij ajeti "Ata nuk ta thanë atë vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë" (Ez-Zuhrif 58).

Imam Maliku thotë: "Polemika e ashpërson dhe forcon zemrën dhe bën që të lindin në të urrejtjet dhe inatet". Ndërsa Ibni Rexhebi thotë: "Prej gjërave që i kanë përbuzur dijetarët e selefëve është dialogu, kundërshtimet dhe gjithashtu polemika në çështjet e hallallit dhe të haramit. Një gjë e tillë nuk ka qenë rruga e prijësve, dijetarëve të islamit, por u shpikë më vonë pas tyre". Disa nga selefët kanë thënë: "Kur Allahu ia do të mirën një robi ia hap dyert e punës dhe ia mbyll derën e polemikës e kur Allahu s.t ia do një robi të keqen, ia mbyll dyert e punës dhe i hap atij derën e polemikës".

7. Qejfet dhe pasionet e kota. Thotë Allahu në Kura: "Kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet, duke mos pasur fakt prej Allahut" (El-Kasas 50). Po ashtu thotë: "...mos ndiqni epshin e zemrave tuaja që të mos i shmangeni drejtësisë..."(En - Nisa 135).


Ibni Rexhebi thotë: "Në kohën tonë kur u shtua kundërshtimi i njerëzve dhe përçarja e tyre në çështjet e fesë, u shtua edhe urrejtja e mallkimi i tyre ndërmjet njëri-tjetrit. Çdonjëri prej tyre ka bindjen se urren për hir të Allahut s.t. Ka mundësi që në të njëjtën çështje të jetë i arsyetuar por gjithashtu ka mundësi që të jetë i paarsyetuar, mirëpo ai ndjek epshin e tij dhe nuk bënë përpjekjen e duhur për ta njohur të vërtetën dhe për këtë arsye urren".

8. Dashuria për post dhe pasuri. Shedad ibni Eusi thotë: "O ju që keni mbetur nga arabët, gjënë që kam frikë më shumë të përhapet tek ju është syefaqësia dhe epshi i fshehtë". Atëherë u pyet Ebu Davudin. "Po çfarë është epshi i fshehtë?" Ai th: "Është dashuria për post, kryesi dhe pari. Ibni Tejmijje ka thënë në lidhje me këtë fjalë "Kjo është diçka e fshehtë që njerëzit nuk e njohin e nuk e dallojnë derisa shumë herë edhe ai që ka këtë sëmundje nuk e dallon dhe nuk e di. Ebu Nuejmi thotë: "Vallahin nuk janë shkatërruar njerëzit veçse nga dashuria dhe synimi i postit e parësisë".
Pejgamberi a.s u tha shokëve të tij njëherë: Kur të çlirohet Persia dhe territoret e Perandorisë Romake, cili popull do të jeni ju? (çfarë karakteri do të keni). Abdurrahman ibni Aufi tha: "Do të themi ashtu siç urdhëron Allahu. Pejgamberi s.a.s tha: "Ose diçka tjetër, do të garoni për këtë dynja, pastaj do të keni smirë njëri-tjetrin, pastaj do ti ktheni shpinën njëri-tjetrit duke mos folur, pastaj do ta urreni njëri-tjetrin".


Ibni Xehvzi thotë: "Kam menduar rreth smirës ndërmjet dijetarëve dhe kam vërejtur që ajo krijohet nga dashuria për dynjanë, sepse dijetarët e ahiretit e duan njëri-tjetrin dhe nuk kanë smirë ndërmjet tyre.

9. Fanatizmi për të pavërtetën. Thotë Muhammedi a.s: "Kush vritet verbërisht në mënyrë të paqartë nën flamurin e thirrjes për në fanatizëm ose duke përkrahur fanatizëm, vrasja e tij është e llojit të injorantit" (Muslimi).
Ibni Tejmijje thotë: "Kush ngre një person, kush do qoftë ai, në atë gradë që të të miqësoj dhe ta dojë atë që pajtohet me fjalë dhe punë e tij, ai është prej atyre që duhet këshilluar me këtë ajet: "Mos u bëni si idhujtarët , të cilët përqafe fenë e tyre dhe u përçanë në grupe, ku secili grup i gëzohet fesë së vet (Er - Rum 32),

Ibni Kajjimi thotë: "Kundërshtimet janë shtuar dhe zmadhuar për shkak të imitimit të verbër dhe të imituesve. Këta janë ata që e përçanë fenë dhe i ndanë pasuesit e saj në grupacione, çdo grup ndihmon dhe përkrah atë që ndjek. I ftojnë njerëzit për ti ndjekur dhe i poshtërojnë të gjithë ata që i kundërshtojnë dhe nuk mendojnë se mund të punohet me mendimin e të tjerëve. Vazhdimisht përpiqen për të përgënjeshtruar dhe për të hedhur poshtë mendimet e të tjerëve, sikur të jenë të ndonjë feje tjetër. Thonë "librat tonë dhe librat e tyre, imamët tanë dhe imamët e tyre..." ku Zoti është një, Profeti s.a. është një dhe feja është një. Detyrim i të gjithëve është ti nënshtrohen fjalës së përbashkët ndërmjet tyre dhe të mos i binden asnjë njeriu tjetër veç të dërguarit të Allahut të mos i bëjnë thëniet e të tjerëve si thëniet e profetit dhe të mos bëjnë njëri tjetrin Zot veç Allahut.


Këto ishin disa nga arsyet më të shpeshta dhe më të përgjithshme që sot po i përçajnë njerëzie e Ummetit Islam. Të gjitha këto janë mëkate, të ndaluar nga Allahu dhe Pejgamberi. Askush nuk bie në mëkatin e madh pa kaluar nëpër të voglin. Askush nuk përçahet e të mos jetë paraprakisht mëkatar nga ato mëkate që i numëruam.Allahu xh/sh na ruajt nga sheri Insanit dhe sheri shejtanit
avatar
Çdo bidat është humbje 29/04/2011 13:46:41
Çdo bidat është humbje

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, në një hadith të tij thotë: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.”

Zinxhiri i hadithit:
Hadithi përcillet nga Kasim b. Muhamedi, ky nga halla e tij e kjo nga gruaja e Profetit, salallahu alejhi ue selem, Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Këtë hadith e shënon Imam Buhariu, në koleksionin e haditheve të tij të sakta, nr. 2697, imam Muslimi, nr. 1718.

Rëndësia e hadithit:

Ky hadith është prej bazave më të rëndësishme të fesë sonë, i cili i përngjan peshores së anës së jashtme të veprave tona, ashtu siç është hadithi “Punët shpërblehen sipas qëllimit” peshore e brendshme e këtyre veprave. Pra, nëse njeriu me veprën e tij nuk ka si synim në zemrën e tij kënaqësinë e Allahut, ajo vepër nuk do t’i pranohet. Gjithashtu nëse atë vepër nuk e punon sipas mënyrës dhe rregullave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, edhe në këtë rast nuk do t’i pranohet.
Hadithi sipas fjalëve të tij na jep të kuptojmë, se çdo vepër që nuk i nënshtrohet rregullave fetare do të jetë e refuzuar, një realitet ky që nuk mund të mohohet. Mirëpo ai sipas kuptimit të tij na aludon për një realitet tjetër, i cili na thotë, se çdo vepër që punohet sipas normave dhe dispozitave fetare padyshim do të jetë e pranuar.

Komentimi i hadithit:

“Fjala e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem:

“Kush shpik në fenë tonë...”

Me këtë fjalë kuptojmë se shpikjet e ndaluara janë vetëm ato në fe e jo të tjerat, kjo për arsye se veprat ndahen në dy grupe kryesore; adhurime, dhe grupi i dytë jo-adhurime, apo punë të përditshme përmes të cilave nuk nënkuptohet adhurimi dhe afrimi tek Allahu. Në llojin e parë hyjnë çdo adhurim, qoftë: farz, synet apo nafile. Kurse në llojin e dytë futen gjërat që janë të lejuara të punohen, por veprimi i tyre nuk përmendet se nënkupton shpërblim nga ana e Zotit. Në këtë grup hyjnë ecja, fjetja, pushimi, ushqimi, arritjet teknologjike etj. Pra, çdo vepër, e cila në origjinën e saj nuk është adhurim, edhe pse këto që ne i përmendëm dhe shumë të tjera që nuk i përmendëm, nëse me këto vepruesi i tyre ka si qëllim vetëforcimin për adhurim, ndihmën e të tjerëve, përparimin e Islamit etj., ato kalojnë nga kjo origjinë në adhurime. Me rëndësi është që shpikjet në adhurime janë të ndaluara, kurse të tjerat jo. Pra, nuk lejohet shtimi në namaze nga pesë në gjashtë farze, në agjërim nga një muaj ramazan në dy muaj etj. Ndërsa shpikjet në çështjet e kësaj botë, pra, ato të llojit të dytë, nuk janë të ndaluara, pra, nuk është me rëndësi a ecën me gomar, me deve apo me makinë, ose me aeroplan, sepse të gjitha janë të lejuara përderisa nuk janë mëkat. Mirëpo, kjo gjë e lejuar, a mund të kalojë në mëkat? Po, kalon atëherë kur veprohet në mënyrë të ndaluar sipas sheriatit, p.sh. nëse kjo ecje, në këmbë, me deve apo aeroplan bëhet i zhveshur nga rrobat, apo me vende të turpshme lakuriq. Prandaj, si përmbledhje e asaj që përmendëm mund të theksojmë, se çështjet e dynjasë apo gjërat që nuk janë adhurime në origjinë janë të lejuara të veprohen dhe të futet në to risi apo të shmanget diçka, por ato mund të kalojnë në adhurime nga faktorë të jashtëm, siç mund të ndodhë e kundërta e të kalojnë në mëkate, gjithashtu nga faktorë të jashtëm.

-Fjala e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem;

“Kush shpik...”

Në shikim të parë nënkupton, se për shkak të shpikjeve në fe, bidateve, dënohet dhe i refuzohen veprat vetëm shpikësit, kurse ai që i ka gjetur ato bidate dhe vetëm i vepron, duke mos shtuar në to nuk ka mëkat, sepse në hadith theksohet vetëm shpikësi. Por për fat të mirë Allahu na e ka ruajtur një hadith të saktë po aq sa i pari në të cilin përmendet vepruesi i bidatit me të njëjtin refuzim sikurse shpikësi i tij. Profeti, salAllahu alejhi ue selem, në këtë hadith thotë: “Kush punon në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”. Shënon Muslimi nr. 1718.

Imam Neveviu në komentimin e “Sahihut të Muslimit” për këtë çështje ndër të tjera thotë: Në hadithin e parë përmendej, se kush shpik një bidat të ri, ai është i refuzuar. Kurse në të dytin nuk përmendet vetëm shpikësi, por edhe ai që e gjen bidatin e shpikur e ky vetëm e punon. Me këto dy hadithe nuk ka arsye për punimin e bidatit askush, as shpikësi, e as ai që i ka gjetur bidatet e vetëm i punon si trashëgimi nga të parët e tij. Hadithet na japim të kuptojmë se të dy llojet e njerëzve janë të përmendur në këtë çështje dhe u është tërhequr vërejtja për një rrezik të tillë.

“As shpikësi, as vepruesi i bidatit nuk duhet të presin shpërblim për veprën e tyre, por përkundrazi është rrezik që bidati t`i humbë nga rruga e drejtë, si rrjedhojë e të cilit pason dënimi në botën tjetër, nëse nuk pendohen tek Zoti”. Sherh “Sahih Muslim” (12/16), (këto fjalë i kam përpunuar unë, kurse nga Neveviu kam marr idenë e përgjithshme.)

Fjala e Profetit, salAllahu alejhi ue selem:

“atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”

Në këtë pjesë të hadithit përmendet çdo shpikje në fe, pa marrë parasysh, a është ajo e mirë apo e keqe. Kjo për arsye se fjalët në hadith vijnë në formë të përgjithshme, duke mos bërë kurrfarë dallimi, gjithashtu për vetë faktin se të gjitha shpikjet në fe janë të këqija, sado që njeriu mund të mendojë me logjikën e tij, se nuk janë të gjitha të tilla. Themi kështu me plot bindje për dy shkaqe: i pari për faktin se i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, nuk e bëri një dallim të tillë, duke pasur mundësi ta bënte atë dhe duke mos pasur kurrfarë pengese, që ta ndalojë, dhe shkaku i dytë për arsye se sikur në bidate të tilla të kishte mirësi, madje sado pak të tilla, atëherë Allahu do të na e tregonte në Kuran, apo përmes të Dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, duke mos i lënë njerëzit të zbulonin gjëra të tilla. Një shok i Profetit, salAllahu alejhi ue selem, në një hadith të tij thotë: “I Dërguari, alejhi salatu ue selam, kur ka ditur diçka të mirë na ka udhëzuar tek ajo dhe kur ka ditur diçka të keqe na e ka tërhequr vërejtjen prej saj”. Pra, meqë ato bidate nuk janë përmendur nga burimet e fesë sonë si të mira, atëherë kjo nënkupton se nuk janë të tilla.
Kjo që u tha argumentohet edhe me këto fakte, që janë një realitet i pamohueshëm.
Në një hadith Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, thotë: “Çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje”. Shënon Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu etj. zinxhiri i të cilëve është “i saktë”, kurse në një hadith tjetër të përmendur nga imam Nesaiu gjendet edhe shtojca: “Dhe çdo humbje të shpie në zjarr”, shënon Nesaiu nr. 1578, shtojcë që na e saktëson shejh Albani në librin e tij “Sahih Sunen en-Nesai”. Nga ky hadith kuptojmë se çdo shpikje në fe është e refuzuar, duke mos u ndaluar, as duke mos na interesuar a na duket e mirë apo e keqe.

Çdo besimtar duhet të ketë rregull të tij në këtë çështje fjalën e Abdullah b. Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të, që na thotë: “Të punosh pak, por sipas Sunetit është më mirë se sa të punosh shumë duke rënë në bidat”. Shënon Taberani në “El-Kebir” (10/207), senedin e të cilit e saktëson shejh Albani në “Sahih et-tergib uet-terhib” nr. 41.

Kurse Abdullah b. Omeri thotë: “Çdo bidat është humbje, edhe nëse njerëzit mendojnë se (ndonjë prej tyre) është i mirë”. Shënon Muhamed b. Nasr el-Merveziu në librin e tij “Es-Suneh”.
avatar
Ibën Tejmijje rreth mevludit 29/04/2011 13:44:20
Shumë mashtrues po keqpërdorin fjalët e Ibën Tejmijes për ti admiruar bidatet dhe fatkeqësisht dikush po mashtrohet. Unë i përktheva fjalët e tij në atë kontekst kur e citojnë ata dhe inshalla ju shërben ky përkthim:

Shejhul Islam Ibën Tejmije, në librin Iktidau Siratil Mustekim, botimi: Darul Asime 1998, vëll: 2, fq: 123-124 thotë:

...“Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pati shumë hutbe, marrëveshje dhe ndodhi në ditë të ndryshme, sikurse: dita e Bedrit, Hunejnit, Hendekut, Çlirimi i Mekës, Hixhreti, Momenti i hyrjes së parë në Medinë si dhe shumë hutbe ku shpjegonte thelbet e kësaj feje. Mirëpo, asnjërën nga këto ditë nuk urdhëroi të festohet. Gjëra të atilla bëjnë krishterët ose çifutët, të cilët ditët e rëndësishme i shndërrojnë në festa. Por, festa është sheriat, atë që e ka ligjëruar Allahu ndiqet, përndryshe nuk ka nevojë të shpiket në Fe diçka që nuk është pjesë e saj.

E njëjta vlen edhe për atë që e kanë shpikur disa njerëz duke dashur të barazohen me krishterët në ditëlindjen e Isait, alejhi selam ose duke e dashur dhe madhëruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndoshta, Allahu do t’i shpërblejë këta njerëz për dashurinë dhe respektin e shprehur, por jo për bidatet, siç është shpallja e ditëlindjes së Pejgamberit (mevludit), sal-lallahu alejhi ue selem për festë. Edhe pse njerëzit në raport me mevludin janë të ndryshëm, kjo është një vepër që gjeneratat e para nuk e kanë bërë edhe pse kushtet përshtateshin dhe pengesa nuk kishte, po të ishte një vepër e hairit.

Sikur të ishte një vepër e hairit tërësisht apo të kishte peshë, gjeneratat e para do të ishin më meritorë ta bëjnë një vepër të atillë, sepse ata e donin dhe madhëronin Resulullahun më shumë sesa ne dhe për hairin ata kujdeseshin më shumë.

Madhërimi dhe dashuria e plotë ndaj tij manifestohet duke e ndjekur, duke iu bindur, duke pasuar urdhrin e tij, duke ngjall sunetin e tij nga ana e brendshme dhe e jashtme, duke përhapë mësimet e tij dhe duke bërë xhihad për këtë me zemër, me dorë dhe me gjuhë. Kjo është rruga e paraardhësve tanë të parë, muhaxhirin dhe ensarë dhe rruga e atyre që i ndoqën me ihsan.

Shumicën e tyre do ta gjesh të kujdesshëm për të bërë bidate të atilla. Megjithëse kanë nijetin e mirë dhe mundin që bëjnë, për të cilat pritet të shpërblehen, do t’i gjesh të plogët para urdhrit të Resulullahut dhe para porosive që ai ka urdhëruar të veprohen.

Puna e tyre është sikur puna e atyre që zbukurojnë Mus’hafin por nuk e lexojnë, apo e lexojnë por nuk e ndjekin; sikur puna e atyre që zbukurojnë xhamitë dhe nuk falen aty, apo falen vetëm pak; dhe sikur puna e atyre që gjejnë tespi dhe sexhade të zbukuruara. Zbukurimet e këtilla nuk janë të ligjëruara, madje së bashku me të vijnë syefaqësia, mendjemadhësia dhe largimi nga veprat e duhura, gjëra këto që e prishin njeriun. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Saherë që prishet gjendja e një populli, ata i zbukurojnë xhamitë”...


Ibën Tejmijje



Pyetje për keqinterpretuesit dhe gënjeshtarët (prej përkthyesit):

1. Pse e tradhtoni dijen që e keni marrë?

2. Pse i shkurtoni tekstet sipas epshit tuaj, a ju është zbrazur kuleta vallë?

3. Pse mendoni se të lejohej bidati nëse një dijetar do ta lejonte, qoftë ai edhe Ibën Tejmija, që për fatin e keq tuajin, ai nuk po e lejon por ju po mundoheni të bëni mashtrime?!

4. Pse nuk i citoni fjalët e dijetarëve nga fillimi deri në fund?

Dua:
O Allah bëje të qartë të vërtetën dhe na mundëso ta ndjekim dhe bëje të qartë të pavërtetën dhe na mundësi ta braktisim.

Amin
avatar
Të abuzosh me mevludin 29/04/2011 13:43:35
Të abuzosh me mevludin

Të abuzosh me mevludin


Për të dhënë një përgjigje sa më të plotë na duhet të theksojmë, se feja është e ngritur mbi disa parime që quhen të panegociueshme, një prej tyre thotë: “Origjina e adhurimit duhet të ngrihet mbi argumentin, ose origjina në adhurim është privimi, ndalesa, derisa të vijë argumenti që e lejon; ndërsa në jetë (marrëdhëniet shoqërore, njerëzore) origjina është lejimi, derisa të vijë argumenti fetar që e ndalon.”

Ç’është mevludi ?

Mevlud në gjuhën arabe i thonë fëmijës së porsalindur. Mevlud gjithashtu është shprehje që nënkupton kohën e lindjes së njeriut apo vendlindjen. Nuk është gjë e re për ndonjë shqiptar në momentin që i thuhet kjo fjalë arabe, e shqipëruar mirë tashmë si nga kleri ashtu edhe nga masa, por që nënkupton një ceremoni fetare, tradicionale, e cila kryhet në bazë të një formule të përcaktuar, sipas një riti të përcaktuar, ku zakonisht këndohet, por edhe duke u recituar në formë poezie në raste të veçanta. Që të japësh një gjykim për mevludin, nëse bën të festohet apo jo, është e thjeshtë për çdo teolog islam, por më e mira është t’ia lësh lexuesit të japë verdiktin e tij pasi të hedhë një sy mbi argumentet e fesë mbi mevludin.

Për të dhënë një përgjigje sa më të plotë na duhet të theksojmë, se feja është e ngritur mbi disa parime që quhen të panegociueshme, një prej tyre thotë: “Origjina e adhurimit duhet të ngrihet mbi argumentin, ose origjina në adhurim është privimi, ndalesa, derisa të vijë argumenti që e lejon; ndërsa në jetë (marrëdhëniet shoqërore, njerëzore) origjina është lejimi, derisa të vijë argumenti fetar që e ndalon.”

Rregulla e dytë: “Sajesat në fe janë të urryera edhe nëse janë të “hijshme”, apo janë kthyer në traditë.”

Nëse nuk do të ishin këto dy parime, atëherë në fe do të thoshte çdokush çfarë të donte. Feja është ruajtur deri më sot në bazë të këtyre rregullave të rrepta. Tashmë i mbetet atij që e bën këtë ceremoni fetare, të sjellë, të vërtetojë se ka argument fetar që e mbështet këtë “rit fetar”, sa edhe tradicional. Kur themi argument, kemi si qëllim atë argument që plotëson dy kritere: 1) të jetë autentik (i saktë), 2) të jetë sa më i qartë (shtjellues).

Në përgjithësi argumentuesit për këtë “rit” të mbushin me argumente. Mirëpo këto argumente do të jenë ose meudua (të shpikura nga njerëzit), munkere (të pabaza), ose daife xhiden (shumë joautentike, të dobëta), apo daife (joautentike, të dobëta). Asnjëra prej këtyre katër kategorive nuk përbën forcë për t’u argumentuar fetarisht.

Që të jemi të drejtë dhe shtjellues, mbështetësit e këtij “riti” kanë edhe argumente të sakta, të mirëqena fetare nga Libri i Shenjtë dhe Tradita Profetike, mirëpo të tilla argumente nuk e trajtojnë temën në fjalë, p.sh.: Allahu thotë në Kuran: “Ne ty ta kemi ngritur lart emrin, përmendjen” (Inshirah 1).

Padyshim që në mevlud përmendet shumë emri i Profetit alejhi salatu ue selam, atëherë përse të jetë problem festimi i këtij “riti”? Pjesa: “Ne e kemi ngritur lart përmendjen tënde…”, a ka si qëllim pikërisht mevludin? Nëse po, pse? Nëse jo, pse? Nëse themi “po”, unanimisht, padyshim që riti i mevludit nuk ka ekzistuar në kohën e zbritjes së Kuranit. Unanimisht, botërisht, dihet se Profeti nuk e ka kuptuar këtë ajet që të kishte si qëllim mevludin, se po ta kishte kuptuar kështu, do ta kishte festuar këtë “rit”. Nëse themi “jo”, arsyeja është se për adhurimet në Islam argumentet asnjëherë nuk janë të tepërta. Vetëm kështu do t’i presim rrugën çdo lloj abuzimi nëpërmjet këtij ajeti si p.sh.: ngritja lart e përmendjes së tij, duke bërë gjëra që nuk kanë bazë apo origjinë në fe, si ata që bëjnë koncerte artistike në nder të përkujtimit të tij. Ata argumentohen gjithashtu me ajetet e dashurisë për Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, urdhri për salavatet etj. Që të gjitha këto argumente janë të pafuqishme për të mbështetur një organizim të tillë, megjithëse fjalën përfundimtare le ta thotë lexuesi. Çdo kujt i lind natyrshëm e drejta të ngrejë pyetjen, se nëse ka rit fetar me emrin mevlud si pasojë e gjithë kësaj që thamë:

Si e ka festuar vetë Profeti mevludin e tij, gjithmonë nëse e ka festuar?

Përpara se të japim përgjigje duhet të themi se mevludi ka si qëllim në vetvete festimin e ditëlindjes së Profetit. Përpara kësaj ne duhet të pyesim veten, se: A njihet në Islam festimi i kësaj “feste fetare”?!... A lejohet që njeriu për çdo vit ta festojë ditëlindjen e tij? Përgjigjja ёshtё “Jo”, se ne muslimanët kemi dy festa, atëherë pse të lejohet që t’ia festojmë Profetit tonë ditëlindjen? Nuk ka asnjë transmetim të saktë nëse vetë Profeti të ketë bërë mevlud, jo vetëm kaq, por as nuk mund të ndodhte kjo për disa arsye:

1) Teksti i mevludit është i mbushur me shumë fraza që bien ndesh me fenë.

2) Në të ka disa lëvdata që Profetit i japin atributet e Zotit.

3) Nuk ka qenë traditë e tij të dallohej nga shokët, të cilët nuk i festonin ditëlindjet e tyre.

4) Nuk donte të dallohej nga profetët e tjerë. Po të festonte të tijën, do ta kishte festuar edhe të profetëve të tjerë.

5) Ai ishte tepër modest dhe i ndalonte njerëzit ta lavdëronin apo ta dallonin nga shoqëria.

6) Në këtë rit ka elemente pagane.

7) Në këtë rit ka shumë bidate, sajesa.

Çdo teolog i mirëfilltë e ndesh këtë në ritualin e mevludit, flas për këtë që bëhet në trojet tona, se ka edhe më keq se trojet tona, por gjithashtu ka edhe më lehtë, edhe më mirë. Natyrshëm lind pyetja tjetër.

Si e kanë festuar sahabët pas vdekjes?

Zoti në Kuran thotë: “Na jepni argumentin, nëse jeni të sinqertë”. Normalisht, çdo hulumtues sado modest që mund të jetë e vërteton këtë fakt, sepse po të kishte do të ishte i shkruar. Nëse do të thuhet se Profeti, alejhi salatu ue selam, nuk do t’ia lejonte vetes, që në sy të tij të thureshin vargje lavdëruese, atëherë përse ai nuk i orientoi shokët e tij, që pas vdekjes së tij ta bëjnë këtë? Përse nuk e bënë as shokët e tij këtë gjë? As shokët e tij, as pasuesit e tyre, deri ne vitin 450 h, çka do të thotë që nëntë breza radhazi, nuk është festuar mevludi . Për këtë të parët që e festuan në historinë e Islamit ishin “Fatimijët”, të cilët atë kohë patën nën sundim Egjiptin. Ishin ata që i mallkonin sahabët haptazi, e kur populli filloi t’i urrente, shpikën mevludin. Por jo vetëm kaq, neve duhet të dimë se sulltan Salahuhdin Ejubi, çliruesi i Kudsit nga Kryqtarët pasi mbaroi punë dhe çliroi Palestinën, filloi një fushatë të re çlirimesh, që i nisi me shpartallimin e shtetit Fatimij, që ishin edhe shpikësit e mevludit si “rit fetar”. Vallë umeti deri në vitet 450 ka qenë në humbje derisa erdhën këta njerëz për ta bërë për herë të parë. Mos vallë këta e deshën Profetin më shumë se Ebu Bekri, Omeri, Osmani, Aliu, Aishja etj. Vallë këta e deshën Profetin më shumë se Ebu Hanifja, imam Shafiu, Maliku e Ahmed bin Hanbeli. Vallë këta e deshën më fort Profetin, se katër medhhebet që e dënuan si “sajesë”, risi, bidat mevludin. Vallë këta të gjithë dhe të tjerë kolosë të dijes e shtylla të hulumtimit të jenë në humbje deri në periudhën 450 h, kur festohet për herë të parë ky “rit”. Këtë po ia lëmë lexuesit ta gjykojë. Festimi i këtij “riti” lindi, si ide e disa njerëzve për të mbuluar djallëzitë dhe pabesitë e tyre, dhe që fenë ta kthenin në monopol për të manipuluar masat dhe për të mbuluar abuzimet që kishin bërë .

Po, a ka nevojë Profeti, paqja dhe lavdërimi qofshin për të, që ne t’i këndojmë mevlud?

Feja islame është e fe e punës, seriozitetit, emancipimit, studimit dhe hulumtimit, jo e abuzimit me darka e dreka, e këngëve dhe valleve, e hallvës, sherbetit dhe hasudes sa që janë kthyer ne pjesë të pamohueshme të fesë. Allahu e thotë bukur në Kuran në suren Ali Imran: “Thuaju Muhamed: Nëse e doni Allahun, pasomëni mua (profetin), që t’ju dojë Allahu dhe t’ju falë mëkatet. Allahu është shumë Mëshirues dhe Falës.” Profeti sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Unë ju kam lënë dy gjëra, nëse do t’u qëndroni besnikë, kurrë nuk do të humbni, ato janë: Libri i Shenjtë dhe Tradita ime.”

Pastaj mos harroni, se Profeti ynë nuk ka nevojë për asgjë, ai vete si individ Zoti i ka garantuar gradën më të lartë në këtë botë dhe tjetrën. A nuk mjafton të themi, se njeriu nuk do të futet në xhenet pa plotësuar pjesën e dytë të shehadetit: “Muhamed Resulullah”. A nuk mjafton për të, se Zoti ka urdhëruar të përmendet shumë herë në ditë gjatë pesë kohëve të faljes? Nuk mjafton për të, që Zoti i dha Kuranin? Nuk mjafton për të, që Zoti e bëri vulën e profetëve? Nuk mjafton për të, që Zoti i dhuroi Isranë dhe Miraxhin? Nuk mjafton për të, që Zoti i dha Keutherin? Nuk mjafton për të, që Zoti i dha rezervuarin “Hauz”? Nuk mjafton për të, që Zoti i dha shefatin, ndërmjetësimin? Nuk mjafton për të, që Zoti i dha “Mekami Mahmudin”, gradën më të lartë të dhuruar për njerëzit?

Me çfarë mund ta zëvendësojmë, që të kënaqet Allahu dhe Profeti?

Natyrisht ka shumë llogore për të punuar, për të fituar kënaqësinë e Allahut e të Dërguarit të Tij. Ta duash Allahun mbi gjithçka, duke zbatuar ligjet e vëna prej tij; të duash Profetin mbi gjithçka dhe si pasojë të zbatojmë orientimet e vëna prej tij; të jesh korrekt me urdhëresat, detyrimet, farzet; të jesh korrekt me sunetet, pa i lënë pas dore, qofshin ato sunete namazi, agjërimi, dhikri, teube, morali…; të kesh Profetin shembullin tënd të vetëm, jo vetëm në adhurim, por në gjithçka, dhe në sjelljen, edukatën e mishërimin e së mirës, butësisë, mëshirës, faljes, tolerancës, si dhe dëshirën për të ndryshuar të keqen. Normalisht pas këtij hulumtimi modest, lexuesi le të japë vendimin e tij për këtë “rit fetar”, që tashmë është bërë traditë, por me të cilin po abuzohet. Nëse mevludi, sipas atyre që e kremtojnë, është thjeshtë festimi i ditëlindjes së Profetit, pra, ai duhet të jetë në një datë të caktuar, dhe me kaq mbyllet çdo gjë. Atëherë çdo të thonë për atë që quhet “hëna e mevludit”? Atëherë çdo të thonë për atë që mevludi bëhet në çdo kohë dhe vend? Atëherë çdo të thonë për atë që e ka nxjerrë nga origjina e tij? Atëherë çdo të thonë për ata që bëjnë mevlud kur blejnë shtëpinë e re, ose kur futen në shtëpinë e re? Atëherë çfarë do të thonë për atë që bëjnë mevlud kur vdes dikush, apo për të shtatat, dyzetat, gjashtë muajt, përvjetorin e të vdekurit? “Festohet ditëlindja e profetit”, pse ai vdiq apo pse mbushi vitin? Atëherë çdo të thonë për atë që festojnë kur fëmija bëhet synet? Atëherë çdo të thonë për atë që festojnë kur vjen emigranti nga mërgimi? Atëherë çdo të thonë për atë që e kanë kthyer si koncert këngësh dhe vallesh? Të mençurit, nga mesi i atyre që e festojnë mevludin, besoj se janë të ndërgjegjshëm, se me atë po abuzohet tepër. Nuk e di a ndan edhe lexuesi i nderuar të njëjtin mendim me mua!?
avatar
Përcaktimi i bidatit – llojet dhe dispozitat e tij 29/04/2011 13:43:07
Përcaktimi i bidatit – llojet dhe dispozitat e tij
a) Përcaktimi i tij

Fjala “EL-bid’atu” në gjuhen arabe është marë nga infiitvi “El-bed’u” që ka kuptimin shpikje e një gjëje pa shembulll të mëparshëm, ky është që ka kuptimi i fjalës së All-llahut:

“Shpikësi (Bedeu, Allahu) i qjejve dhe i tokës” (EL-Bekare:117), d.m.th. shpikës i tyre pa ndonjë shembull të mëparshëm, dhe fjala e Tij:

“Thuaj (Muhamed); “Nuk jam risimtar (bid’an, risi nuk kam shpikur gjë të re) në mesin e profetëve” (EL Ahkaf: 9), d.m.th. nuk jam i pari që erdha me shpallje nga Allahu tek njerëzit, por mua më paraprinë shumë profetë.
Gjithashtu, thuhet: “ibteda fulanun bid’aten” që d.m.th. fillo një rrugë që nuk i parapriu në të askush.


Risit ndahen në dy pjesë:

1- Risi në tradit: sikurse është shpikja e mjeteve bashkohore, e cila gjë shtë e lejuar, sepse bazë në tradit është e lejuar (el-aslu fil-adat el-ibaha).
2- Risi në fe: E cila është e nadaluar, sepse bazë në fe është ndalja në fjalën e Allahut subhanehu we teala apo të Dërguarin e Tij (et-tevek-kuf). Muhamedi salallahu alejhi we selam tha: “Ai që shpik në fenë tonn, çka nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”, në një transmetim tjetër tha: “Ai që punon një punë që nuk është nga kjo çështja jonë, ajo është e refuzuar”.

b) Llojet e risisë

Risia në fe është dy lloje
Lloji i parë: Risi kavlijje I’tikadij (risi që shpiket në thënie dhe ajo mirret si besim); sikurse janë thëniet dhe besime e Xhehmive, Mu’tezilëve, Rafidive dhe sekteve të tjera devijuse
Lloji i dytë: Risia në ibadete (adhurime): sikurse është shfaqja e adhurimit ndaj Allahut subhanehu we teala me një adhurim që Ai nuk e ka bërë ligj. Kjo risi ndahet në disa kategori.

Kategorija e parë: Risi e cila në thelb të ibadetit: SI p.sh shpikja e një adhurimi që nuk ka bazë në sheriat, sikurse është shpikja e një namazi apo agjërimi që nuk gjendet në sheriat ose shpikja e ndonjë feste që nuk gjendet në sheriat siç është mevludi, etj.

Kategorija e dytë: Risia që shtohet në namaz të sheriatit, sikurse është p.sh shtimi i rek’atit të pestë në namazin e drekes apo të ikindisë.

Kategorija e tretë: Risia që bëhet në metohen e kryerjes së ibadetit të sheriatit , d.m.th. që ai ate ta bëjë në mënyrë jot ë drejtë, sikurse janë p.sh. duat e sakta që bëhen me melodi she me xhemat ose sikurse është ngushtimi i vetes në ibadete aq sa nuk i përngjanë Sunetit të Muhamedit salallahu alejhi we selam .

Kategorija e katërt: Risia që bëhet duke vequar kohë të veçantë për ndonjë ibadet të sheriatit, por që sheriati nuk e veçoi atë kohë, sikurse është veçimi i ditës dhe i nates së mesme të muajit Shaban për agjërim apo për namaz nafile. Agjërimi dhe falja nafile janë të sakta, por veçimi i tyre me ndonjë kohë të veçantë ka nevojë për argumentë.


c) Dispozita rreth bidatit në fe me të gjitha llojet e tij

Çdo risi në fe shtë e ndaluar dhe është devijuse, sepse Muhamedi salallahu alejhi we selam, tha: “… ruajuni çështjeve të reja (që janë të kundërtat me fenë Islame) sepse çdo risi (në fe) është bidat dhe çdo bidat është humbje”, dhe fjala e tij: “Ai që shpik në këtë çështje tonë (fenë Islame) çka nuk është nga ajo, ajo është e rrefuzuar”. Këto dy hadithe argumentojnë se çdo risi në fe është bidat dhe çdo bidat është devijim që refuzohet. D.m.th. se risit në ibadete dhe në besim janë të ndaluar, por nadlimi kategorizohet sipas llojit të bidatit, disa nga ato janë kufer i qartë, sikure që janë p.sh. tavafi (rrotullimi) rreth varrezave, duke kërku kështu afrim nga ata qeë janë të varrosur, prerja e kurabanit për to, lutja e tyre dhe kërkimi i ndimër nga ata dhe sikurse janë fjalët e ekstremistëve në mesin e sektit Xhehmi dhe Mu’tezli. Kurse disa nga ato (bidatet) janë mjet deri te shirku sikurse janë p.sh. ndërtimi mbi varreza, namazi dhe lutja për to. Disa nga ato (bidate) janë fisk I’tikadij (besim i prishur) sikurse janë bidati i sektit Haverixh, El-Kaderi dhe El-Murxhie në fjalët dhe besimet e tyre të kundërta me argumente ligjore. Disa nga ato (bidate) janë mëkate, sikurse janë p.sh. lutja dhe agjerimi duke qëndru në këmbë nën diell dhe tredhja (kastrimi) duke dashur zhdukjen e epshit, etj.


Vrejtje:

Ata të cilët ndajnë bidatin në bidat të mirë dhe të keq (bidatu hasene ëe bidatu sejjie) gabojnë, sepse ata kundërshtojnë fjalën e Muhamdeit salallahu alejhi we selam: “Çdo risi është humbje”, ai tha se të gjitharisitë janë humbje, kurseata thonë se nuk është çdo bidat humbje por disa nga ata janë të mira. Dijetari i famshëm Ibni Rexhebi gjatë komenteve të dyzet haditheve, thotë: “Fjala e tij: “Çdo risi është humbje”. Është nga fjalët përmbledhse të tij, e cila nuk lë asgjë dhe ao është bazë e fortë e fesë, e cila është e ngjajshme me fjalët e Muhamdeit salallahu alejhi we selam; “Ai që shpik të re në çështjen ton, çka nuk është prej saj, ajo është e rrefuzuar”. Pra, kushdo që shpik diçka të re dhe ia bashkon atë fesë, pa patur kurrthar baze në fe, ajo (risi) i kthehet atij dhe është humbje. Feja është e pastër nga ato (risit), qofshin ato risi në besim, në vepra dhe në fjalë të hapta apo tëe fshehta”. Ata që thonë se ekziston risi e mirë dhe risi e keqe , nuk kanë argument për këtë thënie të tyre përveç fjalës së Omerit rradijallahu anhu të cilën e tha për namazin e taravis: “Sa bidat i mir është ky” (të cilën fjalë e tha kur i urdhëroj muslimanët t’i falin teravit me xhemat). Gjithashtu ata thonë: pas vdekjes së Muhamedit salallahu alejhi we selam ndodhën disa gjëra të reja të cilat dijetarët e parë nuk i kundërshtuan, sië ishte tubimi i Kur’anit në një mushaf (në një libër), shkrimi i haditheve dhe tubimi i tyre, etj. Përgjigjja ndaj kësaj është se ato gjëra kishin bazë në sheriat, e nuk janë risi. Kurse fjala e Omerit rradijallahu anhu “Sa risi e mirë është kjo” ka pëe qëllim fjalën risi (bidat) gjuhësisht e jo në sheriat (më parë tham se fjala bidat në gj. Arabe ka kuptimin e risisë). Kur një gjëje që ka bazë në sheriat (Kur’an apo Sunet) i thuhet bidat, ai është bidat gjuhësor e jo ligjor, sepse bidati në sheriat është: Ai që nuk ka kurrfarë baze në sheriat ku mundë të mbështetet ai. Kurse tubimi i Kur’anit në një liber ka bazë në sheriat, sepse Muhamedi salallahu alejhi we selam urdhëroj shkrimin e Kur’anit, por ai ishte i shpërndarë e i shkruar (nëpër lëkurë, fletë, gurë, etj.), kështu që sahabët i bashkuan shkrimet e Kur’anit në një mus’haf që kështu ta ruajnë ate. Gjithashtu, taravitë Muhamedi salallahu alejhi we selam i fali disa netë me xhemat dhe pastaj i la ato, (I fail vetëm) duke u friksuar se do të bëhen farzë për muslimanët (e do të jetë ngarkim pë rata), kështu edhe sahabët i falën ato veçmas në jetën e tij, e pasi që Muhamedi salallahu alejhi we selam ndërroj jetë, Omeri rradijallahu anhu në kohen e halifetit të tij i bashkoi ata me një xhemat dhe me një imam, ashtu siç i falën në netët e para me Muhamein salallahu alejhi we selam . Pra kjo nuk është risi në fe. Gjithashtu shkrimi i haditheve ka bazë në sheriat, sepse Muhamdei salallahu alejhi we selam urdhëroj që të shkruhen disa hadithe disa shokë të tij të cilët kërkuan një gjë të tillë, derisa shkrimi i tyre në mënyrë të përgjithshme ishtë I ndaluar në kohen e Muhamedit salallahu alejhi we selam nuk frika që most ë përzihet me Kuran, diçka që nuk i takon atij. E pasi që Muhamedi salallahu alejhi we selam nërroj jetë dhe Kurani u kompletua para vdekjes së tij, nuk ekzistonte më kjo frikë, ndaj muslimanët i tubuan kështu që ti ruajnë ato nga humbja, Allahu ishpërbleftë ata me çdo të mirë që na ruajten neve Librin e Allahut dhe Sunnetin e Muhamedit salallahu alejhi we selam nga humbja dhe nga duartë e gënjeshtarëve.




Paraqitja e bidateve në jeten e
muslimanëve dhe shkaqet e tyre




a) Paraqitja e bidateve në jeten e muslimanve

Nën këtë renditen sy çështje:

Çështja e parë: Koha e paraqitjes së tyre:
Sehjhul-Islam Ibnu Tejmije thotë: “Dije se shumica e bidateve që janë të lidhur për diturin dhe ibadetet u paraqiten në kete ummet në kohën e fundit të El-Hulefaurr-Rrashidin (katër haliteve të parë) ashtu sikurse paralajmëroj Mhamedi salallahu alejhi we selam I cili tha: “Ai që do të jetoj nga ju (me një jetë më të gjatë) do të vrejë përçrje të shumta, ju përmajuni Sunnetit tim dhe sunnetit (rruges) të El-Hulefaurr Rrashidin el-mehdijjine (halifë drejtues dhe të udhëzuar)”.Bidatet e para që paraqiten janë bidati i kadrive (mohuesit të kaderit, përcaktimit, këta thanë se njeriu punon çdo gjë me dëshiren e tij të plotë dhe nuk është asgjë e përcaktuar), bidati i murrxhive (se besimtari mëkatar nuk është as në xhenet e as ne xhehenem), bidati i shiizmit (të cilët rrefuzuan sahabët përveq disave dhe thanë se Aliu është zëvendës i profetit, etj.) dhe bidati havarixhve (ata të cilët u ndanë nga Aliu rradijallahu anhu dhe e quajten atë pabesimtar, etj.). Kur ndodhi qërçrja, pas vrasjes së Uthmanit rradijallahu anhu u paraqit bidati I Harurive, pastaj në kohen e fundit të sahabve ndodhi bidati I kadrive, në kohen e fundit të Ibni Omerit, Ibn Absit, Xhabirit dhe sahabve të tjerë.Gjithashtu bidati I Murxhive ndodhi afer kësaj periudhe. Kurse bidati i Xhehmive ndodhi në kohen e fundit të tabiineve (pasardhësve të sahabve) pas vdekjes së Omer Ibnul-Abdul Azizit dhe transmetohet se ky iu kërcënua atyre, ndërsa paraqitja e Xhehmit (kokes së Xhehmive) në Horosan ishte në kohen e hilafetit të Hisham Ibnu Abdul-Melikut.
Këto bidate u paraqiten në shekullin e dytë, kurse disa sahabe ishin ende gjallë dhe i urrenin ato bidate. Pastaj, më vonë u paraqit bidati I Mu’tezilive (refuzuesit e sifateve të All-llahut dhe ata që I dhanë mendjes shumë përparësi), kështu që u paraqitën trazirat në mesin e muslimanve dhe u paraçiten në mendime dhe anime kah bidatet dhe epshet. Kurse bidati i tesavufit (sufizmit) dhe bidati i ndërtimit mbi varreza u paraçiten pas shekujve të lavdëruara (të përmendura ne hadithin e Muhamedit salallahu alejhi we selam) dhe kështu me radhë, pas këtyre shekujve, filluan të shtohen bidatet dhe llojet e tyre.


Çëhtja e dytë: Vendi i paraqitjes së biateve:
Sa I përket paraqitjes së bidateve, ndeyshojnë vendet islame në të cilat u paraqiten ato. Shejul-Islam Ibnu Tejmije thotë: “Qytetet e medha ku banuan sahabet e Muhamedit salallahu alejhi we selam nga të cilat doli diturija dhe imani janë pesë: Mekka dhe Medina, Basra, Kufja dhe Shami (Damaski), nga ato rrodhi Kur’ani, Hadithi , Fikhu dhe ibadeti dhe çdo gjë që pason ato në çështje islame. Nga këto vende, poashtu përveç Medinessë ndritshme, u paraqiten bidatet bazore (të besimit). Në Kufe (të Irakit) u paraqitë shiizmi dhe urxhitë e pastaj u shpërnadanë në vendet tjera. Në Basra (të Irakut) u paraqiten Kadritë dhe Mu’tezilit dhe adhurimet (misiticizmi) i prishur, pastaj u shpërndanë në vendet tjera. Në Sham u paraqiten En-nusubit dhe Kadritë, kurse Xhehmit uparaqiten nga ana e Horosonit të cilët ishin bidatëxhitë më të këqinjë. Paraqitja e bidateve bëhej sipas largësisë nga Medinja e ndritshme. Kur ndodhi përçarja pas vdekjes së Uthmanit rradijallahu anhu bidati I Harurive. Medinja e ndritshme ishte e pastër nga paraqitja e këtyre bidateve dhe nëse në të egzistonte dikush që fshihte diç nga ato bidate, ai ishe i përbuzur dhe i poshtëruar. Në të egzistonte një grup i Kadrive, por ai ishte i përbuzur dhe i nënshtruar në të kunderten e shiitve dhe Kardive në Kufe dhe Mu’tezilit në Basra dhe Nusubëve në Sham. Ata në këto vende ishin të njohur. Për Medinen e ndritshme Muhamedi salallahu alejhi we selam tha se Dexhalli (Antikrishti) nuk hynë në te. Në të dituria dhe imani vazhduan të jenë të hapur deri në kohen e shokëve të imam Malikut, të cilët jetuan në shekullin e katërt hixhri.
Në tre shekujt e parë të lavdëruar në medine e ndritshme nuk egzistonte anjë bidat i hapur dhe nuk rrodhi nga ajo kurr ndonjë bidat në bazat e fesë, sikurse ndodhi me qytetet e tjera islame.


b) Shkaqet e lindjes së bidateve
Nuk ka dyshim se besnikëria ndaj Kur’anit dhe Sunetit është shpëtim nga rënia në bidat dhe devjim. Allahu thotë:

“Dhe kjo shtë rruga ime e drejtë, ju përmbajuni asaj dhe mos i ndiqni rrugqt (e tjera përveç Islamit) e t’iu përçajnë nga rruga e Tij…” (En-En’am: 153).

Këtë çështje e saçaron Muhamedi salallahu alejhi we selam në hadithin që e transmeton Ibnu Mesuadi rradijallahu anhu I cili tha: “ NA bëri i Dërguari i Allahut një vijë (në tokë)e tha:”Kjo është rruga e Allahut”, e pastaj disa vija të tjera në të djathtën e të majtën e saj dhe tha: “Kurse këto janë rrugë(të tjera) në krye të çdo rruge është një shejtan që fton kah ai” . pastaj e lexoi ajetin : “Dhe kjo shtë rruga ime e drejtë, ju përmbajuni asaj dhe mos i ndiqni rrugqt (e tjera përveç Islamit) e t’iu përçajnë nga rruga e Tij…” (En-En’am: 153). Pra, ai që largohet nga Kur’ani dhe Sunneti, e përfshinë rrugët e devijuara dhe bidatet e shpikura.


Shkaqet e lindjes së bidateve mund
të përmbledhen në këto çështje:


Mosnjohja e dispozitave të fesë, ndjekja e dëhirave, fnatizmi ndaj menimit dhe personave, shembullimi me pabesimtarët dhe imitimi ityre. Më poshtë do ti paraqesim këto shkaqe diçka më gjerësisht:


1) Mosnjohja e dispozitave të fesë
Me kalimin e kohës, njerzit largoheshin nga gjurmët e shpalljes pakësohej diturija dhe shtohej injoranca, ashtu sikurse paralajmëroi Muhamedi salallahu alejhi we selam i cili tha: “Ai që do të jetojë në mesin tuaj (me jëtë të gjatë) do të vrejë përçarje të shumta”, dhe fjala e tij: “Vërtetë, All-llahu nuk e merrë diturinë duke e shkulur atë nga robërit, por e merr nga dijetarët derisa most ë mbetet asnjë dijetarë. Atëher njerzit caktojnë për kryetarë injorantët, të cilët pyeten dhe japin fetve pa dituri gjë, kështu ata devijojnë duke I devijuar edhe të tjerët”.

2) Psimi I dëshirave
Ai që largohet nga Kurani dhe Suneti do të pasjë dëshirat e tij, ashtu sikur thotë Allahu:

“Nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata pasojnë dëshirën e tij pa patur kurrfarë udhëzimi nga Allahu” (El-Kasas: 50) dhe thotë:

“A e sheh ti (Muhammed) ate që e ka bërë dëshiren e tij zot të tij. All-llahu ate e humbi me gjithë dëshirën që ka aid he Ai ia vulosi dëgjimin e zxemren e tij, kurse në shikimin e tij Ai i vendosi perde. Kush është ai që mund ta udhëzojë ate pas Allahut . . . “ (El-Xhathije: 23)

Bidatet janë pluhur pë rata që ndjekin dëshirat e veta.

3) Fanatizmi ndaj mendimeve dhe personave
Fanatizmi ndërhyn në mes njeriut dhe argumentit që duhet të ndiqër.
Allahu thotë:

“Kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që zbriti Allahu , ata thonë: “Jo, porn e pasojmë gjendjen në të cilen gjatëm etërit tanë” (El-Bekare: 170).

Kjo është gjendja me disa fanatic bashkëkohorë nga pasusit e drejtimeve sufiste dhe kuburive (ata që kanë lidhshmëri me varreza, shfaqin respect etj.). Ku rata ftohen që ta ndjekin Kur’anin dhe Sunnetin dhe ta përpuzin gjendjen e keqe në të cilen janë ata dhe e cila është në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunetin, ata marrin për argument medh’hebet e tyre, shehlertë dhe etërit e tyre.

4) Marrje e pabesimtarve si shembull dhe imitimi ityre:
Kjo I hedhë njerzit në bidate më shumë se çdo gjë tjetër, sikurse thuhet në hadithin e Ebi Vakid El-Lejthiut, i cili thotë: “Dolën me të Dërguarin e Allahut në Hunejn dhe ne ende ishim afër kufirit (nuk kishte shumë që kishim pranuar Islami), kurse politeistët kishin një pemë, ku rrinin dhe varrnin armët rreth saj (ajo ishte e shenjtë pë rata), e cila quhej “dhate envat”, ne kaluam pranë saj dhe i tham të Dërguarit të Allahut: “Caktona edhe neve një dhate envar (një pemë të shenjtë), sikurse e kanë ata (poleteistët) dhae envatin. E dërguari iAllahut tha: “Allahu Ekber! Vërtetë ato janë rrugë (e të parëve), betohem në Atë që shpirti im është në doren Tij, ju thatë siç i thanë Beni Israilët Musait: “Na bën neve një Zot ashtu sikurse e kanë ata, (poleteistët në kohen e Musait)! Ai tha:
“Ju, vërtetë, jeni një popull që nuk dini” (En-Araf: 138)

Muhamedi salallahu alejhi we selam thotë: “Do të ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush …”, në këtë hadith kuptohet se shmbëllimi me pabesimtarë është ai që i thyri Beni Israilët të bëjnë këtë kërkesë të ulët, që edhe Musa tiu caktonte disa zota sikurse i adhurojnë ata zotat e tyre. E njejta gjq është ajo që i shyri edhe disa shokë të Muhamedit salallahu alejhi we selam që ai tu caktonte një pemë nga e cila do të kërkojnë bereqet e jo nga Allahu. Ky është edhe raliteti bashkëkohor me shumicën dhe shirkeve, sikurse janë festimet e ditëlindjeve, caktimi i disa ditëve dhe javëve për punë të veqanta, tubime për rsate fetare, mbajtja e statujave e fotografive përkujtuese, vajtimi në varreza, të gjitha bidatet reth xhenazeve, ndërtimi mbi varresa dhe shum të tjera.



Qëndrimi i ummetit islam ndaj bidatxhive metoda
e ehlis-sunnetit vel-xhema’atit në përgjigjen ndaj tyre

1- Qëndrimi i Ehlis-Sunnetit vel-Xhema’atit ndaj bidateve
Ehlis-Sunneti vel-Xhema’ati nuk I pranon bidatxhitë, ua urrenë bidatet dhe ndalon praktikimin e tyre. Më poshtë do të paraqesim disa shembuj:

a) Nga Ummud-Derdai transmetohet se ka thënë: “Hyri tek unë Ebud-Dera (sahabiu i njohur) i hidhëruar, i thashë: Ç’është me ty? Tha: Vallahi, nuk e di që ata, bidatxhitë, të kenë diçka nga feja e Muhamedit (ismai), përveç se ata të gjithë fallen”.
b) Transmetoi Omer Ibnu Jahjai i cili tha: “Dëgjova babain tim duke transmetuar nga babai i tij i cili tha: Uleshim te dera e Abullah Ibnu Mesudit para namazit të drekes; kur ai dilte, shkonin me të deri në xhami. Një ditë erdhi Ebu Musa EL-Eshariu, i cili tha: A doli më Ebu Abdurrahmani (Abdullah Ibnu Mesudi)? i thanë: jo. Atëherë, u ul me ne derisa doli Abdullah Ibnu Me’sudi. Kur ai doli nga shtëpia shkuam të gjithë me rë. Ai (Ebu Musa El-Eshariu) i tha: “O Ebu Abdurrahman, unë vërejtja në xhami pak më arë një gjë që e urreja. Ai tha: “E ç’është ajo që ke parë? “Ai tha: “Nëse je gjallë do të shohësh! Tha: Pashë n xhami disa njerëz të cilët ishin ulur në rrathe dhe pritnin namazin, në kye të çdo rrethi qëndronte një person, në duart e tyre ata mbanin guralecë, e ai që qëndrontë në krye të tyre e u thoshte: Thuani Allahu Ekber njeqind herë! Ata e përsëritnin pas tij njëqindë herë. Ai u thoshte: Thuani: La ilahe il-lallah njëqindë herë”!Ata e thoshin ate pas tij njeqindherë. Ai u thoshte: Thuani subhanAllah njëqindë herë! Ata e thoshin ate pas tij njeqindherë. Atëherë ai (Abdullah ibnu Mesudi) i tha: E çka u the ti!? Ai tha: Nuk u thash asgjë, sepse prita mendimin eënd apo urdhërin tënd. Tha: A nuk I urdhërove ti numëronin të këqijat e tyre dhe ti siguroje se nuk do të humbin nga të mirat e tyre asgjë. Pastaj ai (Ibnu Mesudi) vazhdoj të ecë dhe ne ecëm me te derisa te një nga ato rrathe, u ndal në krye të tyre dhe u tha: Ç’është kjo që shoh se jeni duke vepruar?! Numëroni të këqijat tuaja dhe unë t’ju sigurojë se nuk do të humbni asgjë nga të mirat tuaja! Mjerë për ty o ummeti i Muhamedit! Sa shpejtë shkoni në shkatërrim! Shokët ë tij janë ende të shumtë, teshat e tij ende nuk janë kalburë dhe enët e tij ende nuk janë thyer, betohem në Atë që shpirti im është në dorën e Tij, se ju jeni në një fë më të mirë se sa feja e Muhamedit ose jeni nga ato që e keni hapur derën e devijimit! Ata i thanë: Betohemi në Allahun o Ebu Abdurrahman se ne dëshirojmë vetëm të mirën! Tha: Sa ka te tillë që e duan hajrrin por nuk e arritën atë! Muhammedi salallahu alejhi we selam na paralajmëroj ne, se disa njerëz do ta lexojnë Kur’anin por ai nuk do ta kalojë fytin e tyre (nuk u depërtonë në zemër)! Betohem në Allahun, nuk e di, ndoshta shumica e tyre janë nga j! Pastajë u largua nga ata”. Tha Amr Ibnu Seleme: “Shumica e atyre përsonave- që ishin në ato rrathe- na thernin (na vritnin) diten e Nehrit (Jevmun-Nehri) sepse ishin Havarixh (Havarixhët janë ata për të cilët Muhamedi salallahu alejhi we selam tha: “… disa njerëz do ta lexojnë Kur’anin por ai nuk do ta kalojë fytin e tyre …)”.
c) Një njeri erdhi te imam Malik Ibnu Enesi (rahimehullah) e i tha: “Prej cilit vend të filloj veshjen e ihramit (për Haxh dhe Umre)? Tha: Nga mikati (vend i veqant ku veshet ihrami për haxh) të cilin e caktoi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selam dhe nga i vesh ai vetë. Ai I tha: E nëse i vesh ato pakë më larg? Imam Maliku i tha: Nuk të them një gjë të till. Ai i tah: Pse e urren një gjë të tillë? Tha: Ta kam frigen se do të biesh në fitne (sprovë). Tha; Çfarë sprove ka nëse unë e shtoj hajrrin? i tha: Allahu thotë: “Le të ruhen ata të cilët kundërshtojnë urdhërin e tij (Muhamedit) se do ti godasë ata fitneja ose ndonjë denim i dhembshëm: (En Nur: 63) Çfarë fitneje më e madhe dëshiron ti kur tenton të veçohesh me diçka që nuk u veçua i Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selam?!”

Këto ishin vetem disa shembuj. Dijetarët sot e kësaj dite hedhin poshtë veprimet e bidatxhive.
Vel-Hmadu lilah

2- Metoda e Ehlis-Sunnetit vel-Xhematit
në përgjigje të bidatëgjive
Metoda e tyre bazohet ne Kur’anin dhe Sunnetin. Ajo është metodë bindëse, ata paraqesin dyshimet ndaj bidatxhie dhe i demantojnë ato. Si argumentmarrim Kuranin dhe Sunnetin që të vërtëtojmë se është obligim (farz) praktikimi i sunnetit dhe ndalimi i bidateve dhe risive. Ata përpiluan një numër të madh librash për këtë çështje. Bindjet dhe mendimet e tyre në librat rreth besimeve të Shiizmit, Havarrixhve, Xhehmive, Mutezilive, Esharive të cilët shpikën bidate në bazën e imanit e të akides. Kundër këtyre sekteve u shkruan libra të veçant, sikurse imam Ahmedi me librin “Përgjigjeja ndaj Xhehmive”, edhe dijetarët e tjerë shkruan libra të tillë, si Uthman Ibnu Seidu-Datimiu, librin e Shejhul-Islam Ibnu Tejmijes dhe të nxënësit të tij Ibnu Kajimit, Muhamed Ibnu Abdul-Vehabit dhe të tjerë.

Shkëputur nga libri: “Kitebul Tewhid” i Sali el Feuzani”
avatar
Mevludi në mes të Bidatit - Haramit-Devijimit apo përfitimit material ! 29/04/2011 13:38:48
Mevludi në mes të Bidatit - Haramit-Devijimit apo përfitimit material !

Mevludi në mes të Bidatit - Haramit-Devijimit apo përfitimit material !

Ndalimi nga Bidatet ( Risit )

Çuditërisht si në vendin tonë edhe në vende të tjera të botës ende ka disa lloje të njerëzve që nuk duan të kuptojnë ndalimin e shpikjeve në fenë e Allahut, me të vetmin qëllim për të arritur interesa të tyre përsonale të cilat janë interesa materiale të përkohshme në këtë botë, e më afatgjate në atë botë duke marrë shpërblimin e tyre të merrituar karrigën në zjarrin e xhehennemit, ku Allahu ka përgaditur për të gjithë ata që kanë shpikur Bidate në fenë e Allahut.

Nuk lejohet festimi I ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam ( mbajtja e Mevludit ), e as dikujt tjetër kushdo qoftë ai, sepse kjo është një risi ( Bidat ) në fenë islame, të cilën Pejgamberi alejhi selam nuk e ka vepruar, e as Hulefau Rashidinët, apo ndonjë sahabe tjetër, as Tabiinët apo Tebi Tabiinët, te cilët të gjithë këta kanë qenë njerëzit më të ditur për Kur’anin dhe Sunnetin, dhe këta janë që më së shumti kanë pas dashuri për Pejgamberin alejhi selam dhe për Sheriatin me të cilin ka ardhë Resuli alejhi selam.

- Transmeton Aishja radijallahu anha se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “ Kush sjell në fen tonë diçka që nuk është prej fes tonë , ajo është e refuzuar “. ( Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxheh )
- Thotë Pejgamberi alejhi selam :” … Largohuni nga gjërat e shpifura në fe, sepse çdo gjë e shpifur ( e re ) në fe është Bidat, dhe çdo bidat të qon në humbje”. ( E ka nxjerrë Kadi Ijjad në librin e tij “ Esh-Shifa “ )

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Dhe çfarëdo që t’ju japë juve I Dërguari ( Muhamedi alejhi selam ), merreni atë dhe çfarëdo që ai jua ndalon juve, hiqni dorë ( prej saj ) “. (El-Hashr- 7)

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :”… Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhrin e të Dërguarit alejhi selam ( sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të urdhrave të Allahut, të Islamit, me fjalën e këshillat e tij ) , që të mos bjer mbi ta ndonjë Fitneh ( mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiranë etj ), ose t’u jepet një ndëshkim I dhimbshëm. ( En-Nur – 63 )

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Tashmë padyshim që tek I Dërguari I Allahut ( Muhamedi alejhi selam ) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur për atë që shpreson në ( takimin me ) Allahun dhe në ditën e fundit dhe që e kujton Allahun shumë.”

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirinët ( besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medine ) dhe Ensarët ( besimtarët e Medinës që I strehuan dhe I ndihmuan ata ) si dhe ata që I ndoqën besnikërisht ata ( në Besim ), me këta Allahu është mjaft I kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta Kopshte të begatë nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje ngaherë. Ky është ngadhënjimi madhështor.” ( Et-Teube-100)

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” … Sot Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe … “ ( El – Maideh – 3 )

Dhe Bidatet sikur Mevludi të jap të kuptosh që : Allahu I Lartmadhëruar nuk e ka përsosur fenë për këtë ummet, dhe që Muhamedi alejhi selam nuk e ka predikuar ashtu si duhet fenë Islame, përderisa kanë ardhur këta njerëz të kohes së fundit dhe po shpikin në fe atë çfarë nuk është nga kjo fe, duke menduar : që këto bidate I afrojnë më shumë tek Allahu, ky padyshim është një rezik I madh, nga I cili rrezik vetëm se largohesh më shume nga Allahu I Lartmadhëruar dhe nga Muhamedi alejhi selam, sepse Allahu e ka plotësuar dhe përsosur fenë Islame dhe nuk ka lënë mangu asgjë .
Dhe Pejgamberi alejhi selam e ka predikuar fenë Islame me përpikëri, nuk ka lënë rrugë e cila të shpien në xhennet apo në xhehenem vetëm se ia ka sqaruar ummetit, sikur ka ardhur në Hadithin sahih ku transmeton Abdullah ibn Amr radijallahu anhu , se Pejgamberi alejhi selam ka thënë :” Nuk ka dërguar Allahu të Dërguar vetëm se kanë qenë të obliguar të e drejtojnë ummetin ka e drejta dhe hajri, dhe ta ndalojne ummetin nga sherri.” ( Transmeton Muslimi ).

Është e ditur që Pejgamberi ynë alejhi selam është Pejgamberi më I mirë, është vula e të gjithë Pejgamberëve, dhe në qoftëse kishte me qenë festimi I ditëlindjes së tijë ( Mevludi ) prej dinit islam , apo në qoftëse Mevludi kishte me qene diçka çka Allahu I Lartësuar e don atëherë patjetër që Muhamedi alejhi selam kish me na lajmëru dhe urdhëru që ta veprojmë nje gjë të tillë, apo kishte me e vepruar vet në jetën e tij, apo kishin me e vepru sahabet e tij, dhe përderisa nuk e gjejmë ketë vepër në gjeneratat më të mira të Historisë Islame atëherë nuk mund të jetë një vepër e dashur apo një obligim për muslimanët, por kjo është një Bidat ( risi ) prej Bidateve që kanë dal në fe nga njerëz të pa përgjegjshëm, ku Pejgamberi alejhi selam na ka lajmëruar për rrezikun e Bidateve , ku thotë :” … Udhëzimi më I mirë është udhëzimi I Pejgamberi alejhi selam, gjërat më të këqija janë gjërat e shpifura ( Bidatet), dhe çdo risi ( bidat ) të shpie në humbje ( devijim ).” (Transmeton Muslimi )

Dhe për këtë dijetarët e Ehli Sunnetit të gjithë janë të një mëndimi që Mevludi ( festimi I ditëlindjës së Pejgamberit ) është një gjë e urrejtur dhe Bidat, ku urdhërojnë që të largohemi prej kësaj vepre, dhe t’I largojmë të tjerët nga kjo risi .

Në kohën e fundit kanë dalë disa “ Dijetarë “ të cilët e kanë lejuar këtë vepër me arsyetimin se është një Bidat I Mirë, ku kanë lejuar diçka çfar ka ndaluar Pejgamberi alejhi selam, vetëm dhe vetëm për t’I arritur interesat e tyre materiale, vetëm për përfitim material ( e kanë bërë fen Biznis ) !

Rregulli I Sheriatit për këtë është : Kundërshtim për të gjithë ata që kane keqkuptu rregullat e Kur’anit dhe Sunnetit , ku Allahu I Lartmadhëruar thotë :” O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit ( Muhamedit alejhi selam ) dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin e udhëheqjen tuaj. Dhe nëse keni mosmarrëveshje ( keqkuptime ) për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit ( të Tij Muhamedit alejhi selam ), nëse besoni në Allahun dhe në ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit “ ( En-Nisa – 59 )
Dhe thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Dhe në çfarëdo që të ndryshoni ( e të haheni ), gjykimi për të është tek Allahu ( Mbizotëruesi Gjykues )…” ( Esh-Shura – 10)

Tani vetëm se e kemi sqaruar dhe refuzuar ( Mevludin ) me ajete Kur’anore, ku Allahu I Lartmadhëruar na urdhëron që ta ndjekim Pejgamberin alejhi selam, të kapemi për atë me çfarë ka ardhë ai, dhe të largohemi nga ajo çfarë na ka ndaluar, ku na ka lajmëruar ( Allahu I Lartmadhëruar ) që e ka përsosur dinin Islam e nuk ka lënë mangësi asgjë, nuk ka lënë asgjë pa ia sqaruar ummetit, dhe nga kjo shifet qartë se Mevludi nuk është ajo me çfarë ka ardhe Muhamedi alejhi selam e as me çfarë kanë ardhë Sahabet radijallahu anhum, e as me çfarë kanë ardhë Tabiinët e as Tebi Tabiinët, dhe nga kjo kuptojmë që nuk është prej dinit tonë festimi I ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam, por është prej Bidateve ( risive ) që kanë dal.

Një njeri I ditur nuk duhët të kapet për gjëra të shpifura edhe nëse këto I veprojne shumica e njerëzve, sepse Hakku nuk vërtetohet nga shumica e vepruesve , por tregohet dhe vërtetohet me argumente të Sheriatit, ku thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Ndërsa ata thonë : askush nuk do të hyjë në xhennet, përveçse kush është çifut apo kristian. Këto janë vetëm dëshirat e tyre. Thuaju ( O Muhamed ) “ Sjellini argumentet ( provat tuaja ) nëse jeni që flisni të drejtën .” ( El-Bekareh – 111 )

Në një ajet tjetër thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Dhe në qoftëse ti I bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të të gabojnë tepër larg Udhës së Allahut. Ata nuk ndjekin asgjë, por vetëm hamendjet e tyre dhe nuk bëjnë gjë tjetër përveç se gënjejnë.” ( El-Enam – 116 )

Si pasojë e mbajtjes së Mevludeve vie deri tek përzirja e meshkujve me femra, dëgjimi I muzikës dhe të llojit të saj, e shumë gjërave të tjera, e ajo që është më e keqja vie deri tek Shirku I Madh duke I japur Pejgamberit alejhi selam apo ndonjë Evlijaje tjetër kompetencat që I posedon vetëm Allahi I Lartmadhëruar, duke kërkuar nga këta atë çfarë duhet të kërkojmë vetëm prej ALlahu të Lartmadhëruar, transmeton Omeri radijallahu anhu, ku Pejgamberi alejhi selam ka thënë :” Mos më konsideroni ( merrni ) mua sikur që e kan konsideruar të Krishterët Isen alejhi selam, sepse une jam vetëm se një rob I Allahut, dhe thuani : Rob I Allahut dhe I Dërguar I Allahut .” ( Transmeton Buhariu )

Ajo që më së shumti është për tu çuditur është : Shumë prej njerëzve garojnë që të prezentojnë nëpër mevlude, I shtynë të tjerët që të marrin pjesë në to, e kur vie fjala që të mirren me obligimet që ALlahu dhe I Dërguari I Tij kanë urdhëru kthejnë kokën dhe I përbuzin ato, e nga kjo na jap të kuptojmë se disa Hoxhallarë e kanë bërë Fen Islame vetëm Mevlud , dhe Mevludi I ka zënë vendet e Farzeve dhe Sunneteve !

Dhe ka prej atyre injorantëve që mendojnë dhe besojnë se me këndimin e Mevludit merr pjesë edhe Pejgamberi alejhi selam aty në atë tubim, e kjo është prej devijimeve më të mëdha, se Pejgamberi alejhi selam nuk del nga Varri I tij para Ditës së Kijametit , dhe nuk takohet me asnjë prej njerëzve ( Fizikisht apo SHpirtnisht ), dhe nuk prezenton në tubimet e tyre, por ai qëndron në varrin e tij deri ne Ditën e Kijametit, kurse Shpirti I tij qëndron tek Allahu I Lartmadhëruar, siç thotë Allahu I Lartmadhëruar në suren Mu’minun në ajetin:”15 Pas kësaj ju sigurisht se do të vdisni.” 16. “Pastaj me siguri se përsëri ju do të ringjalleni në Ditën e Ringjalljes.”

Kurse Pejgamberi alejhi selam thotë :” Unë jam I pari I cili do të ngitem nga varri Ditën e Gjykimit, unë jam I Pari që do të ndërmjetësoj, dhe I Pari që do të ndërmjetsohem .”

Nga këto ajete dhe Hadithe duhët që të gjithë ta kuptojmë se çdo njëri që ka vdekur , nuk do të ringjallët deri në ditën e gjykimit, e duhët t’I lëmë anash risit , fjalët dhe veprat e injorantëve , dhe t’I kundërshtojmë të gjitha ata që kanë këtë mentalitet injorant dhe të ulët .
Në qoftë se ne mendojmë dhe duam që të jemi më afër Pejgamberit tonë, atëherë rruga më e mirë dhe më e saktë është : Të mësojmë atë me çfarë ka ardhë Allahu dhe I Dërguari I Tij, në të njëjten kohë të punojmë me to e të largohem nga Bidatet dhe Risit. Kurse dërgimi I salavateve mbi Pejgamberin alejhi selam është një rrugë shumë e mirë dhe një vepër shumë e preferuar , ku Allahu I Lartmadhëruar thotë: “Allahu dërgon Salat ( Mirësitë, Nderimet, Bekimet, Mëshirën ) e Tij mbi Pejgamberin ( Muhamed alejhi selam ), edhe Melekët e Tij gjithashtu ( I luten Allahut për bekimin dhe faljen e Tij ). O ju që keni besuar ! Dërgoni Salat ( luteni Allahun të bekojë ) mbi të ( Muhamedin alejhi selam ) dhe përshëndeteni atë me nderim me përshëndetjen Islame .” ( El – Ahzab – 56 )

Dhe thotë Pejgamberi alejhi selam :” Kush dërgon mbi mua një here Salat, Allahu do të dërgon mbi të 10 herë.” ( Transmeton Imam Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh nga Ebu Hurejra )

Allahu na forcoftë dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që Allahu është I kënaqur me ta, e në ditën e gjykimit të dalim faqebardhë para Allahut duke I fituar xhennetet që Allahu I ka përgaditur për muslimanët, e Allahu na ruajt nga karrigat e zjarrit dhe nga zjarri I xhehenemit në përgjithësi .

Marrë nga Libri “ Et-Tahdhijru minel Bid’a “
Nga dijetari I mirënjohur : Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz rahimehullah
avatar
Shenkiti rreth bidatit të pasimit të verbër. 29/04/2011 13:36:35
Shenkiti rreth bidatit të pasimit të verbër.

Esh Shenkiti ka thënë:

"Pasimi i verbër ndaj një dijetari është bidat i cili u paraqit tek gjenerata e katërtë."

(Adwa-ul-Bayan 5/92)
avatar
Bidati për shkak të të cilit pronari i tij konsiderohet te jetë bidatçi- Ibn Tejmije 29/04/2011 13:36:05
Bidati për shkak të të cilit pronari i tij konsiderohet te jetë bidatçi- Ibn Tejmije

Shejhul-Islam ibn Tejmijeh në "El-Feteval-Kubra" (4/194) thotë:

"Bidati për shkak të të cilit pronari i tij konsiderohet te jetë pasues i tekave, është çdo bidat që dijetarët e Ehli Sunnetit dhe Xhematit e cilësojnë si kundërshtim ndaj Kur'anit dhe Sunnetit, si bidati i Havarixhëve, Murxhive, Kaderive dhe Rafidave"
avatar
Imam El-Berbehari për bidatçinjët 29/04/2011 13:32:03
Imam El-Berbehari për bidatçinjët

Imam El-Berbehari në “Sherh Es-Sunneh” (faqe 54) thotë: “Nëse ti vëren te ndonjë njeri diç prej bidateve, atëherë ki kujdes dhe ruhu prej tij, sepse ato që t’i ka fshehur janë shumë më tepër se ato që i ke vërejtur.”

Ai, gjithashtu, në “Tabekatul Hanabile” (2/44) ka thënë: “Ithtarët e bidateve janë sikur akrepat.
Ata kokën dhe trupin e fshehin në dhe, kurse bishtin e lënë jashtë dhe kur t’u jepet mundësia thumbojnë.
Njashtu edhe ithtarët e bidateve fshihen në mesin e njerëzve dhe kur t’u jepet mundësia e shpërndajnë atë që duan.”
avatar
Dispozita e sheriatit për festimin e Mevludit! 29/04/2011 13:24:28
Dispozita e sheriatit për festimin e Mevludit!

Elhamdulilah, Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar, salavatet dhe selamet tona ia dërgojmë Muhammedit –salAllahu alejhi ve selem-.

Nuk bën ti lemë pa i përmendur ajetet dhe hadithet të cilat kanë ardhur për kapjen për Kuran dhe Sunnet dhe të largohemi nga shpikjet, risit dhe bidatet në fe, Allahu i Madhëruar thotë: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja. (Ali Imran 31)

Dhe thotë Allahu i Madhëruar: Përvetësoni atë që ju është zbritur nga zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë. (Araf 3)

Dhe thotë Allahu i Lartësuar: Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni. (En`am 153)

Ka thënë i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ve selem-: Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit -salAllahu alejhi ve selem-, kurse gjërat më të urrejtura janë ato të shpikurat. Gjithashtu ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- Ai i cili shpik diç nga çështjet e fes sonë, nuk është prej nesh. (Transmeton Buhariu me nr. 2697 dhe Muslimi me nr. 1718 kurse në një transmetim nga Imam Muslimi: Ai i cili vepron diç nga ajo që ne s’kemi punuar ajo vepër do të refuzohet.

Nga ajo që njerëzit kanë shpikur është edhe risia - bidati i Mevludit.

Mevludi është haram - i ndaluar dhe i refuzuar për disa shkaqe:
E para: Nuk ishte traditë e Muhammedit -alejhi selam– dhe as e sahabëve të tij. Pasi që kjo është kështu atëherë dispozita e saj është bidat dhe e ndaluar, argument është fjala e të Dërguarit -alejhi selam-: Kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e shokëve të mi hulefave të udhëzuar që vijnë pas meje, kapuni me dhëmballë, keni kujdes nga risit-bidatet sepse çdo bidat-risi është humbje. Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Mevludi është risi që e kanë shpikur Shiitët Fatimij armiqtë e islamit pas gjeneratave më të mira që kishin kaluar e kanë shpikur me qëllim për prishjen e fesë islame. Kush e vepron një gjë me qëllim për tu afruar tek Allahu dhe këtë vepër se ka vepruar i Dërguari -salAllahu alejhi selam- dhe nuk e ka vepruar atë, apo se kanë vepruar shokët e tij pas Muhamedit -alejhi selam- ai është i kërcënuar nga Muhammedi -salAllahu alejhi ve selem- se ai person nuk e ka sqaruar fenë e Allahut dhe e ka përgënjeshtruar fenë e Allahut; Sot përsosa për ju fenë tuaj. (Maide 3) Sepse ka shtuar diçka duke pretenduar se kjo që e vepron (mevludi), kurse i Dërguari -alejhi selam- se ka vepruar.

E dyta: Mevludi është përngjasim me të krishterët, sepse ata e festojnë duke e kujtuar Isain -alejhi selam- kurse nga bazat e Kuranit është se nuk lejohet përngjasimi me asnjë fe, në hadith të vërtetë transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- ka ndaluar përngjasimin me të tjerët dhe ka urdhëruar kundërshtimin e tyre, sepse i Dërguari -alejhi selam- ka thënë: Kush i përngjan një populli ai është prej tyre. (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi) e sidomos me qenë përngjasimi në bazat e fes.

E treta: Mevludi edhe pse është risi dhe përngjasim me krishterët dhe të dyja këto janë të ndaluara kjo gjithashtu është rrugë për ekstremizëm në madhërimin e të Dërguarit -alejhi selam- derisa dërgon në kërkimin e lutjeve nga ai dhe kërkimin e ndihmës prej tij krahas Allahut, sikurse po ndodh sot prej shumë atyre që e ngjallin bidatin e Mevludit.

Kurse i Dërguari i Allahut ka ndaluar që ta teprojnë në lavdërimin e tij: Mos e teproni me mua ashtu sikurse e tepruan të krishterët me Isain birin e Merjemës, sepse unë jam rob dhe thuani rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. (Transmeton Buhariu). D.m.th.: Mos e teproni në lavdërim ndaj meje dhe në madhërim ashtu sikurse e tepruan të krishterët me lavdërim ndaj Isës derisa aq e madhëruan dhe filluan ta adhurojnë atë, Allahu na ka ndaluar këtë me fjalën e Tij: O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. Nisa 171.

Gjithashtu na ka ndaluar i Dërguari -alejhi selam- nga teprimi nga frika që mos të na godet neve ajo që i goditi ata, tha: Ruani nga teprimi sepse i ka shkatërruar ata që kanë qenë para jush teprimi. Transmeton Nesaiu kurse shejh Albani ka thënë hadithi është sahih.

E katërta: Mevludi është ngjallje e bidatit dhe ia hap dyert bidateve tjera dhe bën që të vdesin sunnetet dhe shumicën e rasteve i gjenë bidatxhit janë aktiv në ngjalljen e bidateve dhe përtacë në sunetet e të Dërguarit -alejhi selam-.

Allahu na bëftë nga ata që i ngjallin Sunetet e të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- dhe i vdesin bidatet të cilat janë në kundërshtim me Kuranin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit -alejhi selam-.


Muhammed Salih El–Munexhid.
avatar
BIDATI Kuptimi,llojet dhe dispozitat e tij 29/04/2011 13:23:06
BIDATI
Kuptimi,llojet dhe dispozitat e tij

Shejh Salih El-Feuzan, Allahu e ruajtë!




-PARATHËNIE-
- Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, i Cili na urdhëroi ti pasojmë argumentet dhe na ndaloi shpikjen e risive në fe. Kurse përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem, të cilin e dërgoi Allahu shembull dhe udhërrëfyes për ne, gjithashtu përshëndetjet tona qofshin mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.
-Në këtë broshurë jemi munduar ti përmendim llojet e bidateve dhe dispozitën e Islamit mbi to, Nuk e bëra për asgjë tjetër vetëm se këshillë për hir të Allahut, të Librit të Tij, të Pejgamberit të Tij, të prijësve dhe të gjithë besimtarëve.



KUPTIMI I BIDATIT, LLOJET DHE DISPOZITA E TIJ


Definicioni i tij:
Bidati në kuptimin gjuhësor (etimologjik) d.m.th. është e marrur nga fjala: risi, pra diçka e shpikur pa shembull të mëparshëm, si p.sh, fjala e Allahut: (Ai është shpikësi i qiejve dhe i tokës-pa kurrfarë shembulli të më parshëm-). El-Bekare:-117.
Gjithashtu fjala e Allahut: (Thuaj:Unë nuk jam risëmtar prej të dërguarve).El-Ahkaf: 9. Pra nuk jam pejgamberi i parë e as shpikës i kësaj rruge mirëpo kam pasur shembuj para meje.
E nëse thua: Filani ka shpikur risi, pra kuptohet; Filani ka bërë një vepër pa shembull të më parshëm.

Bidati ndahet në dy pjesë kryesore:
1-Bidat apo risi në zakone, sikurse zbulimet e reja shkencore etj. e kjo gjë është e lejuar sepse origjina e dispozitave në zakone është e lejuar derisa të vijë argumenti nga feja për ndalimin e tij (e nëse nuk ka argument për ndalimin e tij atëherë është i lejuar).
2-Bidati në fe, e ky lloj i bidatit është i ndaluar-haram, sepse origjina e dispozitave fetare është: mosveprimi derisa të vie argumenti për lejimin e tij ( e nëse nuk ka argument për lejimin e tij atëherë është i ndaluar). Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem:Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar)1 , kurse në një transmetim tjetër thotë: (Kush punon një punë që nuk e kemi punuar ne, ajo është e refuzuar).2


Llojet e bidateve në fe:
Bidati në fe ndahet gjithashtu në dy lloje:
Lloji i parë: Bidati në fjalë dhe besim në zemër, sikurse fjalët dhe besimi i Xhehmijëve3, Mu`tezilëve4, Rafidijëve1 dhe grupacioneve tjera, e të cilat janë të humbura në çështjet e besimit.
Lloji I dytë: Bidati në adhurime, pra; adhurimi i Allahut në mënyrë të cilën nuk na ka mësuar Ai e as Pejgamberi i Tij, e ky lloj i bidatit ndahet në disa nëngrupe:
A: Adhurim i shpikur nga fillimi i tij deri në fund, p.sh,shpikja e ndonjë lloji të namazi, agjërimi apo festa si mevludi etj.
B: Shtojcë e një pjese të adhurimit e ky adhurim në esencë është i lejuar si p.sh, shtimi i rekatit të pestë në farzin e namazit të drekës apo ikindisë etj.
C: Bidat në cilësinë apo mënyrën e kryerjes së këtij adhurimi si p.sh, bërja e dhikrit pas namazit (pra kjo gjë është e lejuar), mirëpo nëse bëhet me zë dhe në mënyrë të përbashkët (me xhemat) atëherë ndalohet,ose mundimi i vetes në kryerjen e adhurimeve dhe dalja nga kufijtë e normales.
D: Caktimi i ndonjë kohe apo vendi për adhurim të cilin feja nuk e ka caktuar si p.sh, caktimi i ditës së pesëmbdhjet të muajit Shaban dhe agjërimi i saj apo falja namaz nafile këtë natë. Pra origjina e agjërimit dhe namazit janë të lejuara në përgjithësi por përcaktimi i kësaj për të cilën nuk ka argument është bidat.


Dispozitat e bidatit me llojet e tij:
Ç`do bidat në fe është i ndaluar dhe lajthitje nga rruga e drejtë, thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem: (Keni kujdes nga shpikjet në fe, sepse ç’do shpikje –risi- është bidat e çdo bidat është humbje).1
Gjithashtu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: (Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar)2, e në një transmetim tjetër thotë:
(Kush punon një punë që nuk e kemi punuar ne, ajo është e refuzuar)3.

Pra këto hadithe argumentojnë se çdo shpikje në fe është bidat dhe çdo bidat është i ndaluar dhe i refuzuar, mirëpo duhet ta dimë se kjo ndalesë apo ky haram është shkallë apo gradë, sipas llojit të bidatit, pra ka të rrezikshëm por ka edhe më të lehtë e prej tij ka kufër të qartë si p.sh, tavafi rreth varreve1, lutja e të vdekurve dhe kërkimi i të mirave apo ndihmës prej tyre, apo është mjet që të dërgon në shirk si p.sh; ndërtimi i xhamive mbi varreza, falja në varreza dhe lutja në to, apo është dyfytyrësi në besim si p.sh; bidatet e Havarixhëve2, Kaderijëve 3 dhe Murxhive4 në fjalët e tyre të cilat janë në kundërshtim me argumentet e fesë tonë, apo është mëkat si p.sh; mos-martesa pa arsye, agjërimi në këmbë duke qëndruar në diell, etj.1


VËREJTJE :
Ata që e ndajnë bidatin në bidat të mirë dhe të keq kanë gabuar në ndarjen e tij dhe e kanë kundërshtuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem i cili ka thënë: (Çdo bidat është humbje), pra Pejgamberi thotë çdo bidat është humbje e këta persona thonë jo, nuk është ashtu mirpo ka edhe bidate të mira.

Hafidh iben Rexhebi thotë në librin e tij të njohur ``Xhamiul ulumi vel hikem``: “Fjala e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem: (Çdo bidat është humbje) është prej fjalëve përmbledhëse të tij me të cilën e ka përmbledhur çdo gjë, dhe ka vendosur një rregull të madh në fe, i cili është i përngjashëm me fjalën tjetër të tij sal-lallahu alejhi ue selem: (Kush punon në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar), pra çdokush që shpikë në fe diçka e nuk ka bazë, ajo është humbje, dhe feja jonë është larg tij, pa marrë parasysh a është kjo shpikje në çështjet e akides –besimit-, adhurimeve apo në fjalë.1
E ata që thonë se ka bidat të mira nuk kanë argument përveç fjalës së Omerit radij-Allahu anhu i cili ka thënë në çështjen e teravisë: (Sa bidat i mire që është ky), gjithashtu këta persona thonë se në kohën e selefit –të parëve tanë të mirë-ndodhën shumë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë e ata nuk i kundërshtuan si p.sh; mbledhja e Kur`anit në një libër, shkrimi i haditheve etj. Mirëpo këta persona duhet ta dinë se këto vepra, pra qoftë fjala e Omerit apo të tjerat kishin bazë në fe e nuk u bënë për herë të parë.

Sa i përket fjalës së Omerit radij-Allahu anhu ``Sa bidat i mire që është ky``, ai pati për qëllim kuptimin e tij gjuhësor, e jo fetar, pra vepra e tij kishte bazë në fe,sepse Pejgamberi e kishte falur këtë namaz me shokët e tij disa ditë, e pastaj më nuk doli në xhami për këtë namaz, e kur u pyet se ku qëndron shkaku në mos-daljen e tij në xhami për këtë namaz tha se kam frikë mos po u obligohet e nuk mund ta kryeni, e pastaj filluan shokët e tij të falen në xhami grupe të vogla sa ishte Pejgamberi gjallë,e pas vdekjes së tij, Omeri radijallahu anhu i bashkoi besimtarët që të falen pas një imami të caktuar ashtu siç faleshin në fillim pas Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, pra puna e Omerit nuk konsiderohet bidat, e sa i përket fjalës së tij ajo ka qëllim kuptimin gjuhësor.

Edhe mbledhja e Kur`anit në një libër ka bazë në fe sepse Pejgamberi sal-lallahu alehi ue selem i urdhëronte shokët e vet me shkrimin e Kur`anit, mirëpo ishte i shkruar nëpër vende të ndryshme, e sahabët e mblodhën në një vend që të ruhej më mirë. Kurse sa i përket çështjes së mbledhjes dhe shkrimit të hadithit kjo vepër ka gjithashtu bazë në fenë tonë, sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem sa ishte gjallë urdhëronte të shkruhej hadithi i tij për disa shokë që kërkonin tu shkruhej ndonjë çështje fetare e kishin frikë nga harresa e të ngjashme, edhe pse në mënyrë të përgjithshme i pat ndaluar nga shkrimi i hadithit por shkaku i ndalesës ishte se frikësohej sal-lallahu alejhi ue selem nga përzierja mes Kur`anit dhe hadithit, e për këtë arsye urdhëroi të shkruhej vetëm Kur`ani, e pas vdekjes së tij ky problem më nuk ekzistonte sepse Kur`ani u plotësua dhe u shkrua sa ishte gjallë Pejgamberi e disa sahab e mësuan përmendësh para vdekjes së tij e disa të tjerë më vonë. Kështu që pasi u zgjidh problemi i Kur`anit sahabët filluan ta shkruanin hadithin me qëllim që mos të zhdukej, Allahu I shpërbleftë për këtë punë, sepse ata u bënë shkaktarë që të ruhej libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem nga çdo ndryshim dhe zhdukje.




SHKAQET E SHFAQJES SË BIDATEVE NË MESIN E MUSLIMANËVE
Paraqitja e bidateve tek myslimanët

A-Koha kur u shfaqën bidatet:
Shejhul-Islam Iben Tejmije, rahimehullah, thotë:” Dije se shumica e bidateve u paraqitën kah fundi i sundimit të hulefaurr-rrashidinëve1, ashtu siç tha edhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: (Kush do të rroj prej jush pas meje do të sheh përçarje dhe kundërshtime të shumta, u këshilloj ta pasoni sunetin tim dhe sunetin e prijësve të drejtë që do të vijnë pas meje të cilët do të jenë të udhëzuar”2
Bidati i parë i cili u paraqit është ai i Kaderive, i Irxhasë, i Shiitëve dhe i Havarixhëve3 të gjitha këto bidate u shfaqën në shekullin e dytë të hixhretit, e sahabët ishin akoma gjallë, të cilët i kundërshtuan pasuesit e këtyre bidateve, e më vonë u paraqit bidati i I`tizalit1 dhe ndodhën përçarje mes muslimanëve dhe u pasuan epshet. Pastaj u paraqit bidati i Sufive2 dhe i ndreqjes së xhamive nëpër varreza, të gjitha këto të fundit u paraqitën pas tre shekujve të vlefshëm, e kështu sa më shumë largohej koha e Pejgamberit shtoheshin bidatet.


B: Vendi i paraqitjes së bidateve:
Bidatet u paraqitën në qytete të ndryshme të shtetit Islam, Shejhul-Islam Ibën Tejmije thotë: “Vendet më të mëdha të cilët i banuan shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, dhe nga të cilat doli dituria dhe imani janë pesë: Meka, Medina, Basra, Kufa dhe Shami, nga këto vende u përhapën dituritë e Kur`anit, Hadithit, Fikhut dhe dituritë tjera Islame, mirëpo gjithashtu nga këto vende dolën dhe u përhapën bidatet kryesore përveç Medinës së Pejgamberit, e sa i përket Kufës nga ajo doli bidati i Shiitëve dhe i Murxhive e pastaj u përhapën në vendet tjera, nga Basra doli bidati i kaderit, I`tizalit dhe u përhap në vendet tjera, kurse në Sham u përhap bidati i kaderit, nasibijve, e sa i përket bidati i Xhehmijve ai u paraqit në Horasan i cili ishte bidati më i rrezikshëm, pra sa më larg Medinës ishin këto vende lindnin nga to bidate më të rrezikshme. Pas vdekjes së Uthmanit, radij-Allahu anhu, u paraqit bidati I harurijve1, e sa i përket Medinës ajo ishte e pastër nga këto bidate, edhe pse kishte njerëz që fshehurazi i punonin dhe i besonin këto bidate mirëpo ishin të frikësuar dhe të nënçmuar, ku në anën tjetër pasuesit e bidateve në vendet tjera të lartpërmendura vepronin haptas dhe pa frikë. Nuk është për tu habitur çështja e Medinës sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë se në të nuk do të hyjë Dexhalli (i cili është më i rrezikshëm se bidatet, për shkak se Allahu do e ruaj Medinën, kështu që Allahu e ka ruajtur edhe nga bidatet.) E kështu vazhdoi dituria dhe imani në Medine deri në kohën e shokëve të Imam Malikut, pra deri në shekullin e katër hixhri”2
Pra në tre shekujt e parë në Medine nuk pati bidate haptas , e as që doli ndonjë bidat në çështjet thelbësore të fesë sikurse ishte gjendja në qytetet tjera.


2-Shkaqet shtytëse të paraqitjes së bidateve:
-Gjëja në të cilën nuk ka dyshim është se kapja për Kur`an dhe sunet dhe pasimi i tyre janë shkaku kryesor për mos-rënien në bidate (dhe në kurthet) e pasuesve të tyre, thotë Allahu subhanehu ve teala (Dhe se kjo është rruga –feja- Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera që t`ju ndajnë nga rruga e Tij) S. En`amë-153.
E këtë ajet e komentoi Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem në hadithin të cilin e transmeton ibën Mesudi radij-allahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi e bëri një vijë të drejtë e tha: “Kjo është rruga e Zotit”, pastaj i bëri disa vija në të djathtë dhe në të majtë të saj e tha:”Këto janë rrugë që në krye të secilës është nga një shejtan që të thërret të hysh në të”, pastaj e lexoi ajetin”Dhe se kjo është rruga ime e drejtë, pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera që t`ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.”1

Pra ai që largohet nga Kur`ani dhe suneti do e përfshijnë valët e bidateve dhe do e fundosin në humbje. Shkaqet shtytëse të paraqitjes së bidateve mund ti përmbledhim në disa pika më kryesore: mos-njohuria e dispozitave fetare, pasimi i epsheve, pasimi i mendimeve të paargumentuara me fanatizëm, dhe pasimi i verbër i tyre. E ndoshta do të ishte e udhës ti përmendim këto shkaqe më hollësisht.


Shkaku i parë: Mosnjohja (Injoranca) e dispozitave fetare.
Sado që kalojnë vitet apo largohet koha e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem dhe largohen njerëzit nga gjurmët e tij përhapet mosdituria, për të cilën thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush do të rrojë prej jush pas meje do të sheh përçarje dhe kundërshtime të shumta”. Kurse në një hadith tjetër thotë: (Allahu nuk e ngrit diturinë duke e marrë nga gjoksi i dijetarëve, mirëpo e merr duke i vdekur dijetarët, e kur të mos mbetet asnjë dijetarë njerëzit i marrin prijës të tyre të pa diturit, i pyesin, e ata përgjigjen pa dituri kështu që e humbin veten dhe të tjerët nga rruga e drejtë.1 Pra asgjë nuk mund ta pengojë përhapjen e bidateve përveç diturisë dhe dijetarëve, të cilët nuk i japin mundësi e as nuk i lënë derë hapur bidatxhinjëve që ti përhapin bidatet e tyre.

Shkaku i dytë: Pasimi i epsheve.
Ai i cili largohet nga pasimi i Kur`anit dhe sunetit do i pasojë epshet e tij, Allahu xhel-le she`nuhu, thotë:
(E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e tyre, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet.) S. El-Kasas-50.
Gjithashtu Ai thotë:
(A e ke parë ti -Muhamed- atë që duke e ditur, dëshirën e vet e rrespekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vërë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzoj atë?) S. El-Xhathije-23.
Pra bidatet janë edhe rezultat i pasimit të epsheve.



Shkaku i tretë: Pasimi me fanatizëm i mendimeve të dijetarëve (medhhebeve).
(Kjo gjë është shkak i paraqitjes së bidateve mirëpo duhet ta kemi parasysh kushtin e lartpërmendur, pra nëse këto mendime të tyre nuk janë të bazuara në Kuran e as në Hadith e nëse është e kundërta atëherë jemi të obliguar t’i pasojmë këto mendime pa marrë parasysh kush është ky dijetar, Allahu thotë në Kur`an:
( E kur u thuhej atyre -idhujtarëve- : Pranoni atë që Allahu e shpalli! Ata thanë: Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!). S.El-Bekare-170. sh.p).

Pra këtij shembulli i përngjajnë pasuesit e medhhebeve1 të cilët nuk dalin nga fjalët e dijetarit të tyre edhe nëse janë gabim dhe se e vërteta qëndron me ndonjë dijetarin tjetër, të cilët nëse i argumenton me ndonjë ajet kuranor apo hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem thonë: Kështu është medhhebi ynë apo kështu i kemi gjetur gjyshërit dhe baballarët tanë.



Shkaku i katërt: Përngjarja apo pasimi i jobesimtarëve nga disa pasues të medhhebeve.
Pasimi i jobesimtarëve në punët dhe adhurimet e tyre është shkaku ndoshta me kryesorë dhe më i rrezikshëm i largimit nga suneti dhe i pasimit te bidateve. Ebu Vakid El-Lejthi thotë: “Shkuam me Pejgamberin sal-Allahu alejhi ue selem në Hunejn e ne sapo patëm pranuar Islamin, e mushrikët/jobesimtarët e kishin një pemë në të cilën i vendosnin armët për bereqet-bekim, e kaluam rreth një peme të ngjashme me të e i thamë Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem: O Pejgamber i Allahut na e cakto neve një pemë ti vendosim edhe ne armët tona sikurse mushrikët, e tha i habitur: Allahu ekber, kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se pasim i jobesimtarëve, pasha Allahun thatë ashtu siç i patën thënë Benu Israilët Musait alejhis-selam: ( O Musa, na e bën edhe ne një zot –statujë- si zotët që i kanë ata -ai popull-. Ai -Musai- tha: ju jeni popull që nuk dini). S.A`rafë-138, do ti pasoni traditat e popujve para jush.1

Ky hadith tregon se përngjarja apo pasimi i jobesimtarëve është shkaku i cili i shtyri Benu Israilët e gjithashtu edhe disa shokë të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem të kërkojnë kërkesën e tyre të turpshme nga pejgamberët e tyre.
Gjithashtu edhe sot është e njëjta gjendje pra muslimanet i pasojne jobesimtarët në festat e tyre si p.sh, mevludi të cilin e kanë marrë nga krishtlindjet, veçimi i ndonjë dite apo jave me punë të caktuara, ndreqja e përmendoreve për përkujtimine të vdekurve, pastaj bitatet që kanë të bëjnë më xhenazen si p.sh, tubimi i njerëzve ditën e shtatë në ish shtëpinë e të vdekurit, ditën e dyzetë këndojnë Kur`an apo diç tjetër për shpirt të vdekurit pastaj ngritja e tepërt e varrezave mbi tokë, ndreqja e tyre me mermer etj.



QËNDRIMI I EHLU SUNETIT DREJT BIDATXJINJËVE DHE MËNYRA E KUNDËRSHTIMIT TË TYRE

Qëndrimi i Ehli Sunetit kundrejt bidatgjinjëve:
Ehli Suneti gjithmonë i kanë kundërshtuar dhe i vazhdojnë t’i kundërshtojnë bidaxhinjët dhe rrugën e tyre e gjithashtu ata mundohen ta ndalojnë përhapjen e mendimeve të tyre. Ja disa shembuj që vërtetojnë këtë gjë:

1- Umu Derdai thotë: “Hyri tek unë Ebu Derdai (burri i saj) i hidhëruar dhe e pyeta se q`farë ke? Më tha: Pasha Allahun nuk po shoh tek këta njerëz asgjë nga punët e Muhamedit sal-lallahu aljehi ue selem përveq faljes së namazit akoma me xhemat”1(Transmeton Buhariu).
2- Amër ibën Jahja thotë: “E kam dëgjuar babain tim duke transmetuar nga babai i tij i cili ka thënë: Ishim ulur para derës së Abdullah ubën Mesudit duke e pritur para namazit të që të dalë nga shtëpia e të shkonim së bashku në xhami, kur papritmas erdhi Ebu Musa el-Eshariu the pyeti: a është me ju Ebu Abdurr-Rrahmani (pra Abdullah ibën Mesudi)? i thamë: jo. E u ul me neve duke pritur derisa doli e pastaj i tha: O Ebu Abdurrahman pashë pak më herët në xhami ca punë që nuk i pëlqeva, edhe pse (në shiqim të parë) ishin të mira.Ibën Mesudi e pyeti se qfarë pe? Tha: Prit pak e edhe ti do i sheh, e pastaj i tha: i pashë ca njerëz ishin mbledhur grupe dhe ishin bërë rrethe e e pritnin namazin, në duar kishin ca guralecë, n qdo grup ishte nga një prijës i cili u thoshte: Thoni Allahu Ekber njëqind herë, ata thonin, pastaj u thoshte thoni La ilahe il-lAllah njëqind herë e ata thonin. Tha Abdullah ibën Mesudi: Përse nuk u the ti numërojnë të këqijat e tyre, e ti siguroje se të mirat janë të rezervuar tek Allahu dhe nuk humbin e as nuk ka nevojë ti numërojnë ato. Pasi hyri në xhami shkoi tek një grup prej tyre dhe u tha: Qfarë është kjo që po u shoh duke bërë? Thanë: O Ebu Abdurrahman guralecë me të cilët po i numërojmë tesbihët tanë. Tha numëroni mëkatet tuaja e sa u përket të mirave unë ua sigurojë ato se nuk do tu humbin tek Allahu, të mjerët ju o umeti i Muhamedit sal-lallahu aljehi ue selem sa shpejt do të shkoni në humbje e akoma në mesin tuaj janë gjallë shokët e tij, akoma nuk i janë kalbur teshat e as nuk i janë thyer enët. Pasha Allahun ju ose jeni më të udhëzuar se Muhamedi sal-lallahu aljehi ue selem ose jeni hapës te dyerve të humbjes !!!. Thanë: O Ebu Abdurrahman pasha Allahun me këtë vepër nuk dëshirojmë asgjë tjetër përveqse shpërblimin e Allahut. Tha: sa njerëz dëshirojnë shpërblim nga Allahu por nuk dinë si ta kërkojnë, Pejgamberi sal-lallahu aljehi ue selem na ka thënë: (Do të vijn disa njerëz që do e lexojnë Kur`anin e ai nuk i kalon as fytat e tyre), kam frikë se shumica e këtyre njerëzve do të jenë prej jush, e pastaj u largua. Tha transmetuesi i hadithit Amër ibën Seleme: Shumicën prej tyre i kam parë në luftën e Nehrevanit ishi në grup me Havarixhët duke luftuar kundër nesh”1

3-Erdhi një njeri tek Imam Maliku dhe e pyeti atë nga cili vend ti veshi ihramat për haxh? Tha Imam Maliku: Veshi nga vendi të cilin e ka caktuar Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem. Tha: A lejohet ti veshi diku më larg ? Tha Imami: Jo. Pyeti pse? Tha Imami: Kam frikë për ty nga fitneja2.Tha: Qfar fitne ka në shtimin e punëve të mira? Ia ktheu Imam Maliku: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut Subhanehu ve Teala: (Prandaj le të ruhen ata që e kundërshtojnë rrugën e tij-Pejgamberit- se ata do ti godit ndonjë fitne -sprovë- apo ndonjë dënim i idhët).3 e a ka fitne më të madhe se të shtoshë në fe një punë të cilen nuk e ka vepruar Pejgamberi sal-lallahu aljehi ue selem.4

Këta janë vetëm disa shembuj, e dijetarët akoma vazhdojnë ndjekjen e të parëve të tyre duke i kundërshtuar bidatet në qdo kohë, vel hamdu liL-Lah.


Ehlu suneti dhe metodologjia1 e tyre në kundërshtimin e bidatxhinjëve
Metodologjia e tyre në kundërshtimin e bidatxhinjëve është e ngritur mbi argumentet e Kur`anit dhe Sunetit, e cila është rruga e vetme bindëse, me të cilën së pari i paraqesin bidatet dhe dyshimet e bidatxhinjëve rreth tij e pastaj i kundërshtojnë ato me argumente nga Kur`ani dhe Suneti.
Në këtë çështje dijetarët kanë shkruar shumë libra dhe i kanë kundërshtuar në to të gjitha grupet (e ashtëquajtura islame) siç janë shiinjët, havarixhët, xhehmijët dhe esh`arinjët etj. Prej të parëve që shkroi në këtë qështje është Imam Ahmedi, Uthman ed-Darimij, pastaj ibën Tejmiu, ibnul-Kajimi dhe të tjerë.
Si edhe thamë më herët librat e dijetarëve për këtë çështje janë të shumta, prej tyre ka te përgjithshme por gjithashtu ka edhe të veçanta pra që flasin kundër bidateve të caktuara, prej këtyre librave si me kryesore mund ti përmendim:
Nga librat e dijetarëve të vjetër:
1-El-I`ëtisam - Imam Shatibiu
2-Ikditaus-sirat el-mustekim - Ibën Tejmie
3-Inkar el-havadith vel bideu - Ibën Ved-dah
4-El-havadith vel bideu - Tartushij
5-El-baith alainkaril-bidei vel havadith - Ebi Shame
6-Minhaxh es-sunetin-nebevije fir-redi aler-rafidati vel kaderije - Ibën Tejmiu
Nga librat e dijetarëve bashkohor:
1-El-ibdau fi medar-ril ibtidai - Alij Mahfudh
2-Es-suneh vel mubtediat el-mutealikatu bil edhkari ves-salavat - Muhamed ibën Ahmed esh-shukajrij el-havamedij
3-Et-tahdhiru minel bidei -AbdulAziz ibën Baz


SHEMBUJ NGA BIDATET BASHKËKOHORE
Bidatet në këtë kohë janë të shumta duke i pasur parasysh shkaqet shtytëse të tyre si p.sh. largimi i kohës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, mosangazhimi me dituritë fetare, shtimi i thirrësve në bidate, pasimi jobesimtarëve në zakonet e tyre për të cilët patë thënë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Do ti pasoni zakonet e popujve para jush…”1
Prej bidateve bashkëkohore janë:
1-Festimi i mevludit
2-Kërkimi i bereqetit (begatisë) nga apo në vende të caktuara, apo nga të vdekurit etj.
3-Bidatet e ndryshme në adhurime dhe në afrim tek Allahu.


FESTIMI I MEVLUDIT2
Nga pasimi i zakoneve të krishtere është edhe festimi i mevludit apo lindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem të cilën e festojnë të paditurit dhe “dijetarët” e humbur në muajin Rebiul ev-vel të çdo viti, prej tyre kush e feston në xhami, e të tjerë nëpër shtëpi apo vende të caktuara, ku prezantojnë grupe të mëdha njerëzish. Nuk ka dyshim se kjo vepër është më se e ngjashme me festën e të krishterëve të ashtuquajtur krishtlindje1, me të cilën e festojnë lindjen e Isaut alejhis-selam.
Kjo festë jo vetëm që është bidat dhe pasim i traditave krishtere mirëpo ajo në të njëjtën kohë është edhe shtytës i madh për në kufër-mosbesim, gjithashtu aty lavdërohet Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem aq shumë sa që të kërkojnë njerëzit ndihmë prej tij e jo prej Allahut, e në anën tjetër Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem na ka ndaluar nga të lavdëruarit e tij të tepërt, i cili thotë: “Mos më lavdëroni siç e lavdëruan të krishterët Isaun të birin e Merjemes, un jam vetëm rob, prandaj më thoni Rob I Allahut dhe Pejgamber i Tij”2

Ka prej tyre që besojnë se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem merr pjesë në këto tubime, shoqërohen ne disa vende këto tubime me muzikë, bëjnë ziqre të ndryshme me të cilat i përngjajnë sufinjëve, ndoshta edhe përzihen burra dhe gra. Por duhet pasur parasysh se edhe nëse në këto tubime nuk gjinden këto harame mjafton për të qenë i ndaluar mevludi çështja se kjo vepër është bidat pra diçka e shpifur që nuk ka bazë në fe, për të cilat thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Q`do shpikje në fe është bidat e q`do bidat është humbje”.

Thamë se kjo vepër është bidat, e kjo për arsye se nuk ka kurrfarë argumenti për të në Kur`an, Sunet, e as në veprat e muslimanëve të mirë të cilët jetuan në tre shekujt e parë, mirpo ky bidat u paraqit për herë të parë në shekullin e katërt hixhrij, të cilin e shpikën një grup shiinjësh të ashtëquajtur Fatiminj. Imam Ebu Hafs Taxhud-din el-Fakihani -Allahu e mëshiroftë thotë: “Shumë kush më ka pyetur për festën të cilën e festojnë disa njerëz në muajin Rebiul ev-vel të cilin e quajnë mevlud a ka bazë në fe apo jo? E unë pasi mbështetem në Allahun dhe kërkoj nga Ai ndihmë them për këtë çështje: Muvludi nuk di të ketë bazë në Kur`an, Sunet, e as nuk është transmetuar se ndonjë nga imamët e muslimanëve ta ketë punuar, me këtë kam për qëllim imamët të cilët i pasojnë argumentet e jo secilin që e quan veten imam, por kjo është vepër të cilën e shpikën të larguarit nga rruga e të parëve tanë dhe pronarët e barqeve të mëdhenj”1

Dijetari islam Ibën Tejmiu -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Gjithashtu kjo vepër të cilën e bëjnë disa njerëz është përngjarje me të krishterët ose e veprojnë nga dashuria e madhe e tyre për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem edhe pse për ditën e saktë të lindjes së tij dijetarët nuk janë të pajtimit, por sido që të jetë kjo është vepër që nuk e vepruan të parët tanë, e po të ishte vepër me vlerë dhe e dobishme patjetër ata do e kishin vepruar para nesh duke e pasur parasysh se ata ishin më të kujdesshëm se ne dhe se çdo gjeneratë për veprimin e punëve të mira, ata e donin më shumë se ne Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, ishin më të kujdesshëm në pasimin dhe ngjalljen suneteve të tij. Pra dashuria ndaj Pejgamberit nuk vërtetohet në festimin e festave që nuk kanë bazë askund në fe, por vërtetohet me pasimin e sunetit, përhapjen e tij mbrojtja e tij me çdo kusht, e kjo pra është rruga e të parëve tanë -sahabëve, dhe e atyre që erdhën pas sahabëve e i pasuan ata në të mirë.1

Në çështje me kundërshtimin e këtij bidati janë shkruar shumë libra dhe broshura si në këtë kohë ashtu edhe më herët, pra duhet ditur se kjo vepër jo vetëm që është bidat por ajo është shkaka për shpikjen e shumë bidateve tjera të ngjashme me të si p.sh. Festimi i ditëlindjeve të shumë njerëzve të mirë, njerëzve me pozitë në shoqëri apo në shtet etj. pra kjo vepër është shkaktar për hapjen e shumë dyerve të sherrit.


KËRKIMI I BEREQETIT –BEKIMIT- NGA VENDET APO NJERËZ TË CAKTUAR QOFSHIN TË GJALLË APO TË VDEKUR KËTA TË FUNDIT
Me fjalën kërkim të bereqetit kemi për qëllim bekimin e një sendi të caktuar e nëse është i bekuar atëherë shtimin e këtij bekimi në këtë gjë. Ky bereqet duhet të kërkohet nga ai i cili e posedon këtë mundësi, e ai është Allahu subhanehu ve teala, e sa i përket krijesës qoftë ky njeri apo diq tjetër nuk ka mundësi veprimin e një gjëje të tillë. Pra duke e pasur parasysh këtë çështje të lartpërmendur e cila është një prej bazave të akides -besimit- Islame (pra çështjen e kërkimit të bereqetit nga Allahu) atëherë kjo vepër nuk lejohet ti drejtohet dikujt tjetër pos Allahut subhanehu ve teala. Nëse kjo vepër bëhet duke besuar me zemër dhe duke qenë i bindur se ky njeri ka mundësi ta plotësoj dhe ta pranoj këtë lutje atëherë kjo gjë konsiderohet shirk, e nëse beson se ky person është ndërmjetësues tek Allahu për arritjen e këtij bereqeti atëherë kjo vepër është shtytëse për në shirk. E sa i përket çështjes se shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem merrnin bereqet nga flokët, djersët apo ndonjë pjesë tjetër e trupit të tij kjo është cilësi me të cilën Allahu subhanehu ve teala e dalloi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem sa ishte gjallë, argument për të cilën është fakti se sahabët pas vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem nuk kërkuan bereqet nga varri, teshat apo nga dhoma e tij. Gjithashtu nuk shkonin të faleshin në vendet të cilat ishte falur ai, apo të pushonin aty ku kishte pushuar ai me qëllim që të kërkonin bereqet, gjithashtu ata nuk kërkuan bereqet as nga Ebu Bekri, Omeri e as nga sahabët e tjerë. Pra sahabet nuk kërkuan as nga Pejgamberi e as nga njerëzit më të mirë pas pejgamberëve siç ishin Ebu Bekri dhe Omeri bereqet atëher si lejohet të kërkojmë këtë gjë nga dikush tjetër !?.1


BIDATET E NDRYSHME QË KAN TË BËJNË ME ADHURIMIN DHE AFRIMIN E NJERIUT TEK ALLAHU.
Bidatet që kanë të bëjnë me adhurimet janë të shumta në këtë kohë duke e pasur parasysh se në çështjet e adhurimit nuk lejohet të shtohet asgjë derisa të gjejmë për at çështje argument, e nëse ky adhurim nuk ka argument atëherë nuk është adhurim por bidat, për të cilën thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar. E prej bidateve bashkëkohore në këtë çështje janë edhe: bërja e nijetit të namazit me zë -pra thotë: vendosa ta fali filan namazin… apo fjalë të ngjashme me të, e vendi i nijetit nuk është gjuha dhe shqiptimi i tij mirëpo është zemra, sepse dijetarët nijetin e llogaritin prej punëve të zemrës e jo të gjuhës. Pastaj bërja e duave dhe dhikrit pas namazit me xhemat, i cili sipas normave të sheriatit duhet të bëhet individualisht dhe me zë të ulët. Pastaj kërkimi i leximit të sures Fatiha -Elhamit- nga imami ose muezini apo nga dikush tjetër pa marrë parasysh kush është ai nëpër tubime, pas duave të ndryshme, apo tek varrezat etj.1
Mbajtja zi për te vdekurin, përgatitja ushqim nga familja e të vdekurit, pagesa e disa njerëzve për ta lexuar Kur`anin për shpirt të të vdekurit2, duke menduar se këto punë janë të dobishme për të vdekurin, por në realitet të gjitha këto janë biidate për të cilat Allahu nuk ka zbritur kurrfarë argumenti.

Festimi i të ashtuquajturave festa fetare, si psh. Festimi i netëve të mëdhaja, i hixhretit -shpërnguljes- së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem në Medine. Ngritja e varrezave apo ndërtimi i tyre me mermer, ndreqja e xhamive në varreza, kërkimi ndihmë nga të vdekurit, gjithashtu i ka mallkuar Pejgamberi sal-Allahu alejhi ue selem, ata të cilët falen në varreza dhe ata që ndezin në to qirinj, e bidate të tjera që nuk mund ti përmendim në këtë broshurë të vogël.

PASTHËNJE
Dhe në fund themi se bidati është urë e cila të dërgon në kufër -mosbesim-, është shtojcë në fe të cilën nuk e ka zbritur Allahu e as nuk na e ka mësuar Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, e bidatet janë më të dëmshme se mëkatet e mëdha, dhe me këtë vepër shejtani gëzohet më tepër se sa me mëkatet e mëdha sepse mëkatari e bën mëkatin e madh duke e ditur se është mëkat e ndoshta ndonjëherë pendohet prej tij, kurse bidatxhiu e bën bidatin me bindje se është duke bërë vepër të mirë e kështu që nuk pendohet nga ajo. Veprimi i bidateve është shkak për vdekjen e suneteve, është shkak për urrejtjen e suneteve dhe pasuesve të tij nga bidatxhinjët, bidatet të largojnë nga Allahu, e hidhërojnë Atë, dhe janë shkak për largimin e zemrës nga e drejta dhe prishjen e saj.



SJELLJA ME BIDATXHIUN:
Ndalohet vizita dhe ndeja me të përveç nëse kjo gjë bëhet për shkak të këshillimit dhe kundërshtimit të tij, sepse ndeja me të ka rrezik të ndikoj tek ti dhe të përhapet e keqja e tij, gjithashtu është obligim ti paralajmërojmë të tjerët për ta dhe për sherrin e tyre, kjo bëhet nëse nuk kemi mundësi ti ndalojmë nga punimi i bidateve dhe nga përhapja e tyre, e nëse kemi mundësi atëherë është obligim i dijetarëve dhe i udhëheqësve ti ndalojnë bidatet dhe vepruesit e tyre, sepse rreziku i tyre është i madh, gjithashtu duhet ditur se jo-muslimanët i ndihmojnë bidatxhinjët në çdo mënyrë ti përhapin bidatet e tyre, sepse kjo do të thotë shkatërrim i muslimanëve dhe i Islamit.
Dhe në fund e lusim Allahun -az-ze ve xhel- që ta ndihmoj fenë e Islame, ta ngrit fjalën e Tij mbi çdo fjalë tjetër, dhe ti poshtëroj armiqtë e muslimanëve. E përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem.







-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

1-Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

2-Transmeton Muslimi.

3 Një nga grupet e pasuesve të mendjes të cilët i pasuan bidatet dhe mendimet që ishin në kundërshtim me akiden e Selefit, kanë ndikim të madh nga çifutët dhe të krishterët.

4 Grup që u paraqit në fund të sundimit Emevij dhe u zhvillua gjatë sundimit Abasij besimin e tyre e ngritën në bazë kuptimit të mendjes e jo në argumente gjithashtu patën ndikim nga filozofia.

1 Grup shiit që beson se hilafetin (sundimin) pas Pejgamberit e meritonte Aliu e jo Ebu Bekri e as Omeri radijallahu anhum dhe besojnë se kjo qështje është prej bazave të besimit. (El-Mevsuatu el-mujesere fil edjani vel medhahib).

1 Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë : “Hadithi është i mirë dhe i vërtet”

2 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

3 Transmeton Muslimi.

1 Siq janë tek ne në disa vende adhurimi i teqeve dhe tyrbeve.

2 Quhet qdokush që mundohet ti bëj puq prijësit të cilin e kan pranuar muslimanët për udhëheqës të tyre.

3 Grupacion islam i cili pason mendime të gabuara në qështjet e kaderit dhe thotë se njeriu është i lirë ne kryerjen e punëve të tij e Allahu nuk mund të përzihet në to. (El-Mevsuatu el-mujesere...)

4 Grupacion islam i cili gaboi në kuptimin e imanit të cilët gjithashtu u ndanë mes vete në definicionin e imanit disa thanë imani është besim me zemër dhe shqiptim me gojë të tjerët thanë mjafton vetëm shqiptimi etj.

1 Shiko: ``El-I`tisam`` 2-37.

1 Xhamiul ulumi vel hikem 223.

1 Katër sunduesit e drejtë pas vdekjes së Pejgamberit salallahu alejhi ve selem e ata janë: Ebu Bekri, Omeri, Uthmani dhe Aliju radijallahu anhum.

2 Mexhmu-ul-fetava 10-354

3 Definicionet e tyre i përmendëm më herët.

1 Shiqo tek definicioni i Mu`tezilëve.

2 Në fillim ishte lëvizje islame e cila thërriste në urrejtjen e kësaj bote dhe në adhurim të shumtë, derisa arritën të jenë grupe që u ndikuan nga filozofia dhe nga besimet e kota indiane, perse dhe greke.

1 Quhen Havarixhët.

2 Mexhmu-ul-fetava 20-300,303.

1 Transmeton Ahmedi, iben Hibani dhe Hakimi.

1 Xhamiu bejanil-ilmi ve fadlihi. Iben Abdul-Berr 1-180.

1 Medhheb quhet drejtimi shkollor I një dijetari të caktuar, dhe qdo medhheb emërtohet zakonisht sipas themeluesit të tij.

1 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi është sahih.

1 Transmeton Buhariu.

1 Transmeton Tirmidhiu.

2 Fjala Fitne dmth.sprovim në fe. Shiko Muhtarus-sihah

3 S.Nur-63.

4 El-Baithul-hathith ala inkaril-bidei vel-havadith.

1 Në kuptimin gjuhësor dmth.drejtimi apo rruga e qartë. Shiqo Muhtarus-sihah. Kurse në kuptimin terminologjik dmth. Metodologji, e autori ka për qëllim kuptimin e dytë të fjalës.

1 Transmeton Tirmidhiu.

2 Këtu hyjnë edhe qelimet të cilat bëhen në vendin tonë.

1 E për fat të keq sot në Kosovë festohet kjo festë krishtere e të ngjashme me të si dita e shën Valentinit apo e quajtur dita e dashurisë.

2 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

1 Risaletul mevrid fi amelil mevlid.

1 Iktidaus-siratul mustekim 2-610.

1 Më gjërësisht për këtë qështje shiko librin: Iktidaus-siratul mustekim 2-795/802.

1 Pra thënja e fjalës -Lilahi el fatiha- e xhemati e lexojnë suren Fatiha në vete apo me zë. (Sh. P.).

2 Siç është praktik tek ne leximi i Kur`anit , i Jasinit, sures Bekare etj.
avatar
Festimi i Mevludit në peshoren e Islamit dhe pjesmarrja në të. 29/04/2011 13:21:56
Festimi i Mevludit në peshoren e Islamit dhe pjesmarrja në të.

Festimi i Mevludit në peshoren e Islamit dhe pjesmarrja në të.

بسم الله الرحمن الرحيم

Gjykimi i Islamit për festimin e (mevludit) ditëlindjes së profetit sal-l Allahu alehi ue sel-lem.

Ka thënë Shejhu Abdul Aziz Ibn Bazi – Allahu e mëshiroftë – : Falenderimi i takon Allahut, salavatet dhe selami janë për profetin tonë, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për ata që ndoqën udhëzimin e tij.

Shpesh herë jam pyetur për gjykimin që ka festimi i (mevludit) ditëlindes së profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ngritja në këmbë gjatë tij, dhënia e selamit e të tjera gjëra që bëhen gjatë këtij festimi.

Përgjigje : Nuk lejohet të festohet ditëlindja e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e askujt tjetër sepse ky është bidat dhe shpikje në fe. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk e ka vepruar këtë gjë, as halifet e drejtë dhe as shokët e tij radi- Allahu anhum, as ndjekësit e tyre të mirë në brezat e parë 1.

Ata e njihnin më mirë sun-netin dhe e donin më shumë profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e ndiqnin më mirë atë në fenë Islame se çdokush që ka ardhur pas tyre.

Është transmetuar në hadith të saktë nga profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ka thënë : "Kush shpik në çështjen (fenë) tonë atë që nuk i përket asaj, ajo (shpikje) është e refuzuar" 2.

Në një hadith tjetër thotë : "Merreni sun-netin tim dhe sun-netin e halifeve të drejtë të udhëzuar pas meje. Kapuni pas tyre dhe shtrëngojini ato me dhëmballë. Ruhuni prej gjërave të shpikura sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje" 3.

Në këto dy hadithe tregohet paralajmërim i qartë që të ruhemi prej shpikjes së bidateve dhe prej veprimit të tyre.

Allahu i Madhëruar ka thënë në librin e Tij të qartë (kuptimi i ajetit) : "Çfarë tu japë i dërguari merreni dhe largohuni prej asaj që ua ndalon". [El Hashr 7]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : "Të ruhen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij se mos u bie ndonjë fitne ose ndonjë dënim i dhembshëm". [En-nur 63]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : "Ishte shembull i mirë për ju i dërguari i Allahut, (shembull i mirë) për çdo kënd që beson Allahun dhe Ditën e Fundit dhe e përkujton Allahun shumë". [El Ahzab 21]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : “Të hershmit dhe të parët muhaxhirë dhe ensarë dhe ata që i ndoqën (këta) me mirësi, Allahu është kënaqur me ta dhe u kënaqën me Të e ka përgatitur për ta xhen-nete poshtë të cilave rrjedhin lumenj të përjetshëm në to. Kjo është fitorja e madhe”. [Et-teubeh 100]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : “Sot e plotësova për ju fenë tuaj, plotësova mirësinë Time ndaj jush dhe jam i kënaqur që feja juaj të jetë Islami”. [El Maideh 3]. Ajetet e ngjashme me këto janë të shumëta.

Kuptohet prej shpikjes së festimit të ditëlindjes, se Allahu nuk e paska plotësuar fenë dhe se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk i paska transmetuar ato gjëra që i duhen këtij um-meti që ti veprojë, deri sa erdhën këta njerëz të shekujve të mëpasëm dhe shpikën në fenë e Allahut ato gjëra të cilat nuk i ka lejuar Allahu. I bënë këto me pretendimin se kështu po afrohen tek Allahu. Nuk ka dyshim që ky është rrezik shumë i madh dhe konsiderohet korrigjim i Allahut dhe i profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ndërkohë që Allahu i Madhëruar e ka plotësuar fenë për robërit e Tij dhe ua ka plotësuar mirësinë.

Gjithashtu edhe profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka transmetuar në formë të qartë dhe nuk ka lënë asnjë rrugë që na çon në xhen-net dhe na largon nga zjarri pa na e treguar. Është transmetuar në hadith të saktë nga Abdullah Ibn Amr radi Allahu anhuma se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Çdo profeti që ka dërguar Allahu ia ka bërë detyrë që ti tregojë um-metit të tij ato të mira që i di dhe ti paralajmërojë prej atyre të këqijave që i njeh” 4.

Dihet që profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem është profeti më i mirë dhe vula e tyre. Madje më i ploti i tyre në transmetimin e fesë dhe në këshillimin (ndaj um-metit). E sikur të ishte festimi i mevludit pjesë e fesë që e do Allahu do t'ia sqaronte këtë gjë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem um-metit të tij ose do ta vepronte ose do ta vepronin sahabet. Përderisa asnjë nga këto nuk ka ndodhur atëherë e morëm vesh se kjo gjë nuk është prej fesë por është gjë e shpikur për të cilën na ka paralajmëruar profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që të ruhemi sic e treguam në dy hadithet e mësipërme.

Si këto dy hadithe ka edhe hadithe të tjera. Prej tyre është fjala që thoshte profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në hutben e xhumasë : “Më pas, fjala më e mirë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë ishte udhëzimi i Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, gjërat më të këqia janë ato që janë të shpikura. Çdo shpikje është humbje” 5. Ajetet dhe hadithet në këtë temë janë të shumta. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm dijetarësh e kanë kundërshtuar qartë mevludin dhe kanë paralajmëruar për tu ruajtur prej tij duke u bazuar në argumentet e sipërpërmendura dhe në argumente të tjera.

Por e kanë kundërshtuar këtë gjë disa njerëz në shekujt e afërt dhe e kanë lejuar festimin e tij, nëse nuk ka në të harame, si teprimi i lavdërimit të profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, përzieria e burrave me gratë, përdorimi i veglave muzikore e të tjera harame dhe menduan se ky festim hyn tek bidatet e mira!!!

Mirpo rregulli i Sheriatit është : Për çdo kontradiktë duhet të referohemi tek libri i Allahut dhe Sun-neti i profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem siç ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : “O ju që keni besuar bindjuni Allahut, bindjuni të dërguarit dhe të parëve tuaj. Nëse bini në kontradiktë kthehuni tek Allahu dhe i dërguari i Tij nëse besoni Allahu dhe të ditën e fundit, kjo është më e hajrit dhe me përfundim më të mirë”. [En-nisa 59]. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : “Për çdo çështje në të cilën bini në kontradiktë gjykimin e keni tek Allahu”. [Esh-shura 10].

Ne u kthyem në këtë çështje – dmth festimin e mevludit – tek libri i Allahut të Madhëruar dhe vumë re që Ai na urdhëron të ndjekim profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në çështjet që i ka shpallur dhe na ka paralajmëruar të ruhemi prej kundërshtimit të urdhërit të tij. Gjithashut na ka treguar se : Allahu e ka plotësuar për këtë um-met fenë. Ky festim nuk është treguar nga profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Për këtë arsye ai nuk është prej fesë të cilën e plotësoi Allahu i Madhëruar për ne. Në të na urdhëroi gjithashtu që të ndjekim profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem.

Gjithashtu ne u kthyem tek sun-neti i profetit sal-l Allahu alejhi e sel-lem dhe nuk gjetëm një gjë të tillë tek veprimet e tij dhe as tek urdhërat e tij, as tek veprimet e sahabëve radi Alla-hu anhum.

Kështu u siguruam që ky veprim nuk është pjesë e fesë. Por është prej shpikjeve, dhe prej bidateve në fe. Gjithashtu është përngjasim me ehli kitabin, me çifutët dhe krishterët në festat e tyre 6.

Me sa treguam bëhet e qartë për çdokënd që ka sado pak dijeni, ka dëshirë për ta njohur të vërtetën dhe është i drejtë në kërkimin e të vërtetës se festimi i mevludit nuk i përket fesë Islame, përkundrazi i përket bidateve dhe shpikjeve prej të cilave na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe profeti i Tij sal-l Allahu aleji ue sel-lem që të largohemi dhe të ruhemi.

Nuk duhet që njeriu me logjikë të mashtrohet prej numrit të madh të atyre që e veprojnë këtë gjë në vende të ndryshme sepse e vërteta nuk njihet me numrin e shumtë të atyre që e ndjekin atë por njihet me anë të argumenteve fetarë siç ka thënë Allahu i Madhëruar për çifutët dhe krishterët (kuptimi i ajetit) : "Thanë : Nuk ka për të hyrë në xhen-net vetëm se ai që është çifut ose krishter, këto janë ëndërrat e tyre. Thuaj : Sillni argumentin tuaj nëse jeni të sinqertë". [El Bekareh 111]. Gjithashtu ka thënë : "Nëse ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë do të të humbin nga rruga e Allahut". [El En'am 116].

E megjithë këtë, këto festime përmbajnë edhe gjynahe të tjera në shumicën e rasteve si përzierja e burrave me gratë, përdorimi i veglave muzikore, përdorimi i pijeve dehëse e të tjera të këqia. Madje në to mund të ketë edhe gjëra më të rënda siç është shirku i madh duke e tejkaluar në lavdërimin e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ose lavdërimin e njerëzve të mirë ose duke ju lutur atyre, duke ju kërkuar ndihmë ose duke menduar se ata dijnë të fshehtën e të tjera gjëra kufri të cilat i përdorin shumë prej njerëzve gjatë festimit të ditëlindjes së profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ose të ndonjë njeriu tjetër të cilin e quajnë ata evlija 7.

Është transmetuar në hadith të saktë nga profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ka thënë : "Ruhuni prej teprimit në fe sepse ata që ishin para jush i shkatërroi teprimi në fe" 8. Gjithashtu ka thënë : "Mos e teproni në lavdërimin tim siç e tepruan krishterët në lavdërimin e Isës birit të Merjemes. Unë jam vetëm rob prandaj thoni : Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij" 9.

E çuditshme është se shumë njerëz janë shumë të shkathën dhe të lehtë në këto festa të shpikura dhe i mbrojnë ato, ndërkohë që ata nuk kryejnë ato detyra që i ka vendosur Allahu, si pjesmarrja në namazet me xhemat dhe namazet e xhumasë dhe as nuk interesohen për to, madje as nuk ju duket se kanë lënë ndonjë vepër të madhe. Nuk ka dyshim se kjo vjen nga dobësia e besimit dhe nga dija e pakët sikurse vjen edhe ngaqë zemrat janë mbuluar me perden e gjynaheve. Allahu na ruajt neve dhe të gjithë muslimanët prej tyre.

Prej këtyre të këqijave që ndodhin në to është edhe që disa mendojnë se profeti sal-l Allahu merr pjesë në këtë festim për këtë arsye ata ngrihen në këmbë për ta përshëndetur dhe dhe uruar. Ky veprim është një prej gjynaheve më të rënda dhe prej injorancave më të shëmtuara sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk del nga varri i tij para ditës së Gjykimit dhe as nuk takohet me asnjë prej njerëzve. Nuk merr pjesë në takimet e tyre . Përkundrazi ai qëndron në varrin e tij deri ditën e Gjykimit ndërsa shpirti i tij është në vendin më të lartë në Il-lij-jin tek Zoti i tij tek vendbanimi i mirësisë. Siç ka thënë Allahu i Madhëruar në Suren El Mu'minunë : "Më pas ju do vdisni. Pas saj ju ditën e Kijametit do ringjalleni". [El Mu'minune 15-16]. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Unë jam i pari person të cilit i hapet varri ditën e Kijametit. Unë jam i pari ndërmjetësues dhe i pari person të cilit i pranohet ndërmjetësimi". Salavatet dhe selamet më të mira i ardhshin atij prej Zotit të tij.

Ky ajet kuranor dhe ky hadith dhe të tjera argumente që përmbajnë kuptimin e tyre tregojnë se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe të gjithë të vdekurit dalin nga varret e tyre ditën e Kijametit. Për këtë gjë kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e Islamit e nuk kanë kontradiktë për këtë.

Duhet që çdo musliman të ketë kujdes prej këtyre gjërave dhe të ruhet prej shpikjeve, bidateve dhe gënjeshtrave të cilat nuk kanë argument prej Allahut, të cilat i kanë vendosur injorantët dhe të ngjashmit me ta. Allahu na ruajt dhe vetëm Atij i mbështetemi.

Të biesh salavat mbi profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem konsiderohet një nga punët më të mira që të afrojnë tek Allahu. Allahu i Madhëruar ka thënë : "Allahu dhe melaiket e Tij bëjnë salavat për profetin. O ju që keni besuar bëni salavat për të dhe çojini selam atij". Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kush bën një salavat ndaj meje, bën Allahu për të dhjetë herë salavat" 10.

Salavatet janë të ligjshme në çdo kohë dhe më të pëlqyeshme janë para mbarimit të çdo namazi madje tek një numër dijetarësh salavatet janë vaxhib në teshehudin e fundit në çdo namaz dhe janë sun-net i fortë në raste të tjera si psh : pas ezanit ose kur përmendet emri i tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ditën ose natën e xhuma gjëra të cilat janë treguar në hadithe të sakta të shumta.

Lusim Allahun të na japë sukses neve dhe të gjithë muslimanët që të kuptojmë fenë tonë dhe të na udhëzojë në ndjekjen e sun-netit dhe ruajtjen prej bidateve. Ai është më Bujari. Së fundi paqja dhe lavdërimet i takojnë profetit tonë Muhamedit familjes dhe shokëve të tij. (Këtu mbaroi fjala e Shejh Abdul Aziz Ibn Bazit Allahu e mëshiroftë).

Shtojcë

Këshillë për ata që marrin pjesë në këto festime edhe pse e dijnë gjykimin e vërtetë të Islamit mbi to.

Ka thënë Ibnul Kajim : "Iblisi ka mashtruar shumicën e krijesave duke ua zbukuruar atyre një lloj dhikri ose namazi ose agjërimi ose zuhdi në dynja dhe e kanë anulluar këtë adhurim (urdhërin për të mira dhe ndalimin nga e keqja) e ata nuk i nxitin vetet e tyre për t'a kryer atë.

Këta njerëz, tek ndjekësit e profetëve, konsiderohen nga ata që kanë shumë pak fe sepse feja është të kryesh detyrat që ka urdhëruar Allahu. Kështu që ai që le detyrat e Allahut është më i keq tek Allahu dhe i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ai që kryen disa ndalesa, sepse lënia e detyrave është më e rëndë se kryerja e ndalesave për më shumë se 30 arsye të cilat i ka treguar Shejhul Islam Ibn Tejmije në një nga librat e tij.

Kush ka përvojë në atë që ka zbritur Allahu tek i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue selem dhe në atë që kryenin sahabet radi Allahu anhum ka për ta kuptuar se shumica e atyre drejt të cilëve drejtohet gishti për fe, janë nga njerëzit që kanë më pak fe!!

E çfarë feje e çfarë hajri mund të ketë ai që shikon ndalesat e Allahut të shkelen, kufijtë e tij të humben, feja e Tij të lihet dhe sun-neti i profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue selem të abandonohet e mgjth këto ai është zemër-qetë dhe i heshtur, shejtan memec, sikurse ai që thotë të kotën është shejtan që flet.

E fatkeqësia e fesë nuk vjen prej ndokujt tjetër veç se prej këtyre të cilëve po t'u sigurohet jetesa e tyre dhe karriget e tyre, nuk shqetësohen për atë që i ndodh fesë. Më i miri i tyre është ai që shfaq një farë mërzie por që sikur ti prekej atij sadopak karrigja e tij ose pasuria e tij, ai do përpiqet me të gjitha mundësitë dhe do përdori - për interesin e tij - të treja gradat e ndryshimit të të keqes sipas mundësisë që ka.

Këta njerëz edhe pse kanë rënë nga Syri i Allahut dhe janë të urryer tek Ai, ata sprovohen në këtë dynja me sprovën më të madhe që mund të jetë pa e kuptuar ata e ajo është vdekja e zemrës" 11.

Përktheu dhe paisi me fusnota

Abdurrahim Balla

Teuhidi

1 Nga të parët njerëz që janë njohur në historinë Islame për festimin e mevludit ishte sulltani i qytetit të quajtur "Erbil" në shekullin e shtatë të hixhrit. Disa dijetarë kanë treguar se sulltani e ka marrë këtë bidat nga një sufist me emrin Umer ibn Muhamed Mul-la e ky i fundit mendohet se e ka marrë këtë bidat nga mbretëria e ubejdive të cilët kanë qënë shiitë. Kanë treguar disa dijetarë se ata e kanë pas festuar mevludin që në shekullin e katërt të hixhrit në Kairo.
Për më tepër shih librat : 1."Tarih el ihtifal bil meulid en-nebeuij" i Sendubit f 69, 2."El Baithu ala inkar el bida' uel hauadith" f 21, 3."Subhu El A'sha" 3/498, 4."El Ibda fi medarr el ibtida" f 231 i Alij Mahfudh, fusnotat e librit 5."El Meurid fi amel el meulid" f 9, etj.

2 Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibnu Maxheh nga Aishja.

3 Transmeton Taberani. Hadithi është i saktë.

4 Transmeton Muslimi.

5 Transmeton Muslimi.

6 Sepse ata e festojnë ditëlindjen e njerëzve me vlerë ndër ta. Siç festojnë krishterët ditëlindjen e Isës alejhi selam. E ne jemi të urdhëruar ti kundërshtojmë ata e jo ti ngjajmë atyre. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kush i ngjan një populli është prej tyre". Transmeton Ahmedi dhe të tjerë. Hadithi është i saktë.

7 Konkretisht në një prej versioneve më të përhapura të Mevludit në gjuhën shqipe të cilin e ka përkthyer hafiz Ali Ulqinaku ekzistojnë disa ndalesa të cilat po i tregojmë shkurtimisht. 1. Thotë nga fillimi i tij : "Edhe gjumë Ai (Allahu) kurr nuk ka as vend që rri". Shumë njerëz e përdorin këtë fjalë dhe kanë për qëllim që : Allahu nuk është mbi Arsh ose se nuk është lart mbi të gjitha krijesat e Tij por është kudo. E atëherë kjo fjalë është kufër. Këtë gjë e ka treguar Ebu Hanifja – Allahu e mëshiroftë – e të tjerë dijetarë. Arsyeja është sepse ajo bie ndesh me ajetet e qarta të Kur'anit në të cilat tregohet se Allahu qëndron mbi Arsh. Ato janë shtatë ajete që e tregojnë qartë këtë gjë. Prej tyre është fjala e Allahut në suren : [Taha 5] (kuptimi i ajetit) : "Mëshiruesi mbi Arsh qëndroi". 2. Në të tregohen disa ngjarje që nga fillimi i krijimit të Ademit alejhi selam deri tek ardhja e profetit tonë të dashur sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, Mi'raxhit, gjithashtu ngjarja e vdekjes në të cilat janë treguar disa gjëra që nuk janë të sakta madje janë të pavërteta. Nuk është e mundur ti tregojmë ato të gjitha këtu por po tregojmë një rast përshembull, ka thënë : "sexhde bani Qabeja, u çue në kambë, hiç ndonjë gur në tokë nuk i ra, të gjithë e panë … Qabja thirri fort m'atë çast : Sonte ka lind Dielli i gjith dynjasë"!!! Po të kishte ndodhur një ngjarje e tillë ajo do transmetohej sepse një ngjarje e tillë është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të jetë aq e fshehtë tek sahabet dhe besimtarët e vërtetë. Fakti që ajo nuk është transmetuar tregon se nuk është e vërtetë. Nuk është këtu moment për tu zgjatur këtu por mjafton kjo për atë që është i sinqertë. 3. Tregohet në të se Allahu e paska krijuar universin për hir të Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Ka thënë në të "Për hir t'Tij ka jeretis Dynjanë. Zoti na ka çue ne një Padisha". Kjo ide është marrë nga një hadith i gënjeshtërt që thotë : "Sikur të mos ishe ti nuk do ta kisha krijuar universin". Këtë ide tregon edhe autori në vargjet e mësipërme. Kjo ide jo vetëm që është marrë nga një hadith i gënjeshtërt por ajo bie ndesh me ajetin 56 të sures Edh-dharijat ku thotë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : "Nuk i krijova xhindët dhe nejrëzit vetëm se për të më adhuruar Mua". Ndërsa këta thonë që universi qënka jeratisur për hir të profetit tonë sal-l Allahu aljehi ue sel-lem. Ne e duam profetin tonë sal-l Allahu alejhi ue sel-lem por ky është teprim të cilin na e ka ndaluar profeti sal-l Alahu alejhi ue sel-lem në hadithin që thotë : "Mos e teproni në lavdërimin tim siç e tepruan krishterët në lavdërimin e Isës birit të Merjemes. Unë jam vetëm rob prandaj thoni : Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij". Në të ka edhe gabime të tjera por unë po mjaftohem me këto që përmenda si shembuj për të kuptuar ai që do të vërtetën ç'ka mbas tyre.

8 Transmeton Ahmedi, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Hakimi nga Ibn Ab-basi radi Allahu anhu.

9 Transmmeton Buhariu nga Umeri radi Allahu anhu.

10 Transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh nga Ebu Hurejreh radi Allahu anhu.

11 I'lam El Muuekiin 2/176.
avatar
isa prej risive (bidateve) që janë të përhapura në Ummet 29/04/2011 13:21:09
Disa prej risive (bidateve) që janë të përhapura në Ummet

1. Festimi i ditëlindjes- mevludit- të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe ditëlindjes së njerëzve të tjerë.

2. Festimi i natës së Israsë dhe Mi'raxhit.

3. Festimi i natës së pesëmbëdhjetë të muajit Sha'ban.

4. Festimi i ditëlindjes.

5. Kërkimi i bereqetit nga disa vende të caktuara, mbeturina, persona, qofshin ata të gjallë ose të vdekur.

6. Dhikri i përbashkët.

7. Kërkimi që të lexohet El-Fatiha për shpirtin e të vdekurve dhe raste të tjera.

8. Përcaktimi i muajit Rexheb për kryerjen e Umres dhe ibadeteve të tjera të veçanta.

9. Shqiptimi me zë të lartë i nijetit në namaz.

10. Tevesuli- afrimi tek Allahu subhanehu ue teala, nëpërmjet personave dhe pozitave të tyre.

Shkëputur nga libri: "Et-Teuhidu El-Mujesser."
avatar
Shejh Ibn Tejmijeh për Mevludin 29/04/2011 13:20:08
Shejh Ibn Tejmijeh për Mevludin

Shejh Ibn Tejmijeh për Mevludin


Një vëlla nga Kuvajti thotë në pyetjen e tij se a e ka përmendur një nga dijetarët se shejhul Islam ibn Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- e preferon festimin e mevludit të Dërguarit -alejhi selam-, a është kjo e vërtetë Shejh i nderuar?

Përgjigjja: Festimi i mevludit të Pejgamberit -alejhi selam- është bidat (risi) dhe nuk lejohet sipas shumicës se dijetarëve sepse i Dërguari –salAllahu alejhi ve selem- nuk e ka vepruar një gjë të tillë e as Halifët e drejtë dhe të udhëzuar dhe asnjë Sahab i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- po ashtu as dijetarët e tri gjeneratave me të dalluara dhe me të afërta nga Kurani dhe Suneti, mirëpo ky bidat ka rrjedhur pas këtyre tri gjeneratave dhe për fat të keq ka rrjedhur nga Shijat armiqtë e Islamit dhe pasueseve të tyre, prandaj nuk lejohet veprimi i tij dhe as imitimi i atyre që e bëjnë një gjë të tillë.

Shejhul Islam Tekujjudin Ahmed ibn Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- është prej atyre që e kundërshton festimin e mevludit dhe e quan bidat (risi) mirëpo në librin e tij (Pasimi i rrugës së drejtë dhe kundërshtimi i banoreve të zjarrit) e përmend për ata të cilët e festojnë nga mos dija mirëpo nuk lejohet të mashtrohet dikush pse e veprojnë një pjesë e njerëzve apo ndonjë dijetari si p.sh. Muhammed alevijj Malikijj sepse argumenti nuk është në anën e njerëzve por argument është në atë se çfarë ka thënë Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij -salAllahu alejhi ve selem- dhe në atë çfarë kanë konsensus dijetarët e Ummetit: O ju që besuat, binduni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju.
Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
Nisa 59 dhe fjala e Allahut: Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu. Shura 10.
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar: Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun. Ahzab 21.

I Dërguari -alejhi salatu ve selam- nuk e ka bë një gjë të tillë, ai nuk ka shkuar tek Allahu përveçse e ka transmetuar nga Allahu çdo gjë duke e sqaruar me fjalët dhe veprat e tij, as Sahabet nuk e kanë vepruar një gjë të tillë asnjëherë, sikur të ishte mirë festimi i mevludit ata do të na kishin paraprirë në veprimin e tij, ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-Ai i cili shpik diç nga ajo që ne se kemi vepruar ajo do të jetë e refuzuar.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi, gjithashtu se i Dërguari -alejhi selam- ka thënë: Kush e punon një vepër që ne se kemi punuar ajo është e refuzuar. Transmeton Muslimi në Sahihun e tij.

I Dërguari i Allahut thoshte në Hutben e tij: Me pastaj - S’ka dyshim se fjala me e mirë është Libri i Allahut kurse udhëzimi me i mirë është udhëzimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem-, kurse punët me të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo shpikje është bidat (risi). Transmeton Muslimi në Sahihun e tij.

Hadithet në këtë kuptim janë të shumta por mjaftojnë për ata që e dëshirojnë udhëzimin këto hadithe që i përmendëm.

E lusim Allahu që të gjithë muslimanëve t`ua mundëson që ta njohin të vërtetën dhe pasimin e sajë dhe të na ruaj të gjithëve nga mëkatet dhe bidatet (risit) të dukshmet dhe të pa dukshmet Ai është mbrojtësi jonë dhe ka fuqi për çdo gjë.

Ue salALlahu alejhi ve selme ala nebijjina Muhammed
Shejh Bin bazi –Allahu e mëshiroftë-.
avatar
A egzistojnë risi të mira dhe të mira dhe të këqija? 29/04/2011 13:16:59
A egzistojnë risi të mira dhe të mira dhe të këqija?

Ai që e ndanë risinë në risi të mirë dhe risi të keqe, ai gabon dhe kundërshtohet me fjalët e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, ku ka thënë: "Me të vërtetë çdo risi është humbje", sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, i ka gjykuar të gjithë risitë dhe për to ka thënë se janë humbje, ndërsa ky flet: "Nuk janë të gjitha risitë humbje, por ka edhe risi të mira."

Shkëputur nga libri: "Et-Teuhidu El-Mujesser."
avatar
).,.,.,( 28/04/2011 22:16:15
Fikh / Sheriat : Dispozita (hukmi) e Sheriatit mbi Mevludin




Tema për të cilën po diskutojmë, është një temë që ka jo vetëm peshë dhe rëndësi të veçantë për myslimanët, porse me vete bartë edhe një dozë të fuqishme të ndjeshmërisë së saj, sepse krahas faktit se është shumëdimensionale, ajo ndërlidhet me çështjet e besimit dhe edukimit shpirtërorë të besimtarëve islam.

Dijetarët islam nëpër kohë, përfshirë këtu edhe dijetarët e trevave tona shqiptare, trajtimit të kësaj teme i janë qasur me seriozitetin më të madh, duke bërë përpjekje që të arrihet deri te dispozita e vërtetë rreth kësaj çështje. Andaj, që në fillim të theksojmë, se në trajtimin e temës së Mevludit dhe dispozitës së saj, dijetarët eminent islam debatuan në detaje dhe duke elaboruar në mënyrë shkencore argumentet autentike islame, shumica dërrmuese e tyre, përfunduan me konkluzën se Mevludi - ceremonia e Mevludit është një rrugë e mirë kurse dispozita e tij është Mendub, me përjashtim të një numri të vogël të dijetarëve islam që Mevludin e kundruan krejtësisht nga një këndë tjetër, dhe përfunduan me dispozitën e ndalimit të Mevludit.

Megjithatë, pika e cila bashkon të gjithë dijetarët rreth ceremonisë së Mevludit, është realiteti se ceremonia e Mevludit në këtë formë si praktikohet sot në botën islame, nuk ishte e njohur në kohën e Pejgamberit s.a.v.s.. as në kohën e Hulefai-Rashidinëve e as në kohën e Selefit të Ndershëm (Selefus-Salih). Ndoshta, pikërisht këtu është edhe pika e referimit ku dijetarët islam nuk janë unanim në dispozitën e tij, sepse ky veprim ishte një risi në praktikën e muslimanëve.

Në anën tjetër, me qenë se vlefshmëria e Sheriatit islam në të gjitha kohët dhe vendet, kërkon nga dijetarët islam që të zgjidhin dukuritë dhe risitë që lindin me kohën, dhe të përcaktohet dispozita e Sheriatit islam mbi risinë.

Nisur nga ky parim i shenjtë, dijetarët islam në vazhdimësi bënë përpjekje maksimale për zgjidhjen e çështjeve që paraqiteshin me kohën. Për zgjidhjen e çështjeve dijetarët zbatuan metodologjinë shkencore në mënyrë që risinë e paraqitur e vendonin mbi fundamentet e përgjithshme në harmoni me parimet e Sheriatit, ku bëhet peshimi i premisave të përgjithshme, andaj nëse risia harmonizohej me formën, esencën dhe qëllimin e Sheriatit, atëherë konstatohej se risia është çështje e ligjësuar dhe legjitime, dhe njëkohësisht konsiderohej adhurim dhe afrim te Allahu i Madhërishëm, e nëse risia nuk pajtohet me esencën e Sheriatit dhe qëllimet e tij, atëherë kjo risi refuzohet dhe nuk konsiderohet nga veprimet islame.

Në vazhdim do të bëjmë përpjekje që për sqarimin e kësaj dispozite, të paraqesim mendimet e dijetarëve islam, argumentet e tyre dhe ajo që është shumë me rëndësi mënyrën e argumentimit dhe në fund dispozitën e përfituar nga e tërë kjo.


Mevludi, rrugë e mirë, e jo bidat

Mendoj se është në interes të përgjithshëm që fillimisht të paraqesim një konkluzë shumë elegante dhe të fuqishme të një numri bukur të madh të dijetarëve islam, e cila doli si rezultat i hulumtimeve dhe studimeve të thella në këtë lëmi, fillimisht paraqesin dilemën se Mevludi a përfshihet në radhët e bidateve, apo ndoshta ka ndonjë element ndikues që e përjashton Mevludin nga radhët e bidateve?!. Këtë tezë fuqimisht e elaboron dijetari bashkëkohorë Dr. Muhamed Seid Ramadan el Buti, i cili duke u mbështetur në argumente shumë të fuqishme vërteton se Mevludi si risi nuk përfshihet në kategorinë bidateve porse kjo risi konsiderohet si rrugë e mirë e hapur në interes të islamit dhe të muslimanëve. Argumentet ku mbështetet ky mendim, është hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. i cili ka thotë: ” ....çdo bidat është në humbje (dalalet). ” Mënyra e argumentimit që e zbaton Buti për të ardhur te vlerësimi se çdo risi nuk është bidat, është se Pejgamberi s.a.v.s. ka përdorur shprehjen “Kul-lu” e që usulistët janë unik se kjo shprehje është gjithëpërfshirëse pa asnjë përjashtim, e që nënkupton se çdo veprim i cili klasifikohet si bidat, me automatizëm vlen dispozita e dalaletit. Risitë të cilat klasifikohen në radhët e bidateve sipas këtij mendimi janë ato risi, të cilat kanë të bëjnë me çështjet esenciale të besimit islam apo të shtyllave fundamentale islame dhe që njëkohësisht konsiderohen pjesë përbërëse të Islamit. Këtë e vërtetojnë po ashtu me hadithin e Pejgamberit s.a.v.s.: “Kush shpikë një risi në çështjen tonë (fenë tonë) që nuk është pjesë e saj, është e pa pranuar - e refuzuar.” Nga ky hadith qartë vërehet se motivi i refuzimit të risisë që konsiderohet bidat, është shpikja apo risia që bëhen në esencën apo themelet e fesë, e që më pas konsiderohet pjesë e përbërëse dhe e pa ndashme e fesë, ngase Ligjvënës është vetëm Allahu, dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë apo pakësoj diçka në themelet dhe esencën e Islamit.

Kurse veprat sjelljet dhe risitë tjera, që burojnë nga njeriu dhe nuk perceptohet e as që mendohet dhe besohet se këto veprime janë pjesë përbërëse të esencës së Islamit apo shtyllave të tij, porse përmes tyre është për qëllim arritja dhe realizimi i qëllimit të caktuar që është në interesin e përgjithshëm shoqëror, qoftë nga jeta fetare apo nga jeta e kësaj bote, nuk konsiderohen bidate. Veprimet e tilla, konsiderohen si mjete ndihmëse legjitime për të realizuar interesin e përgjithshëm fetar dhe jetësor, andaj edhe në bazë të hadithit të Pejgamberit s.a.v.s.s. konsiderohen si rrugë të mira dhe të dobishme për të cilat Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Kush e hap një rrugë të mirë në Islam, ai ka shpërblimin e tij për këtë rrugë si dhe shpërblimin e atyre që pasojnë të veprojnë në këtë rrugë pa iu pakësuar shpërblimi...”[1]

Dijetarët në fjalë, Mevludin e ranguan në këtë përfshirje të hadithit, sepse askush nga besimtarët islam, deri më sot Mevludin nuk e trajtoi si çështje esenciale të besimit, apo si pjesë përbërëse e shtyllave islame, porse trajtimi gjithnjë ishte dhe ngeli vetëm si rrugë dhe metodë për t’u afruar te dashuria e Allahut të Madhërishëm dhe të Dërguarit të Tij.

Të kësaj kategorie ekzistojnë edhe një sërë risi tjera që nuk ekzistonin në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., si p.sh.: themelimi i mediumeve elektronike dhe të shkruara që shfrytëzohen maksimalisht për thirrjen islame, organizmi i kongreseve, takimeve dhe sesioneve shkencore dhe organizime tjera që janë në interes të Islamit dhe të muslimanëve. Nga veprimet e mira në Islam konsiderohen edhe manifestimet që i organizojnë muslimanët në raste të veçanta, si p.sh. fillimi i vitit të rij hixhrij, që simbolizon ngjarjen e emigrimit të Pejgamberit s.a.v.s. nga Meka në Medinë, shënimi i ngjarjes së Israsë dhe Miraxhit, shënimi i çlirimit të Mekes, betejës së Bedrit e pse jo edhe shënimi i përkujtimit të lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. përmes ceremonisë së quajtur Mevlud, kur dihet fare mirë fakti se ky manifestim në vete përmban dobi të shumta për muslimanët duke filluar nga leximi i Kur’anit, salevateve, ligjëratave e deri te lutja e përbashkët.

Pra, vërtetë të gjithë e dinë se tubimi i njerëzve në ceremoninë e Mevludit është një risi që nuk ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., mirëpo a është argument i mjaftueshëm dhe a ka fuqi argumentuese shkencore dhe racionale që vetëm ky fakt ta bëjë që Mevludi të trajtohet si bidat dhe si i tillë të ndalohet nga përdorimi. Sigurisht se ky argument është i pa mjaftueshëm dhe nuk ka peshën e duhur për ndalimin e një veprimi të tillë si Mevludi, që është aq i dobishëm për muslimanët.

Mevludi, bidat i mirë

(Argumentet për lejimin e manifestimit të mevludit)

Edhe pjesa tjetër e dijetarëve islam që pranuan Mevludin si bidat - risi, bidatin e ndanë në dy lloje, bidat i mirë dhe bidat i keq, ndërsa Mevludin radhitën nga bidatet e mira.

Në vazhdim do të paraqesim analizat e disa dijetarëve eminent islam rreth Mevludit dhe argumentet e tyre për lejimin e manifestimit të lindjes së Pejgamberit s.a.v.s.

Argumenti i parë

Dijetari i famshëm Ibni Haxheri, për Mevludin dhe ceremoninë e tij ka thënë: Në bazë të studimeve që i bëra në këtë lëmi, arrita që këtë veprimtari ta argumentoj me argumente të vërteta. Imam Buhariu dhe Muslimi në koleksionet e tyre kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Ibni Abasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. kur kishte emigruar nga Meka në Medinë, atje kishte gjetur çifutët e Medinës duke agjëruar Ditën e Ashurës (dita e dhjetë e muajit Muharrem). Kur Pejgamberi s.a.v.s. kishte vërejtur se ata agjërojnë, i kishte pyetur për shkakun e agjërimit, e ata ishin përgjigjur: “Këtë ditë e agjërojmë sepse kjo ditë është ditë e mirë, këtë ditë Zoti i kishte shpëtuar Beni Israilët (Musain a.s.) nga armiku i tyre (dhe e kishte fundosur Faraonin) ndaj dhe për këtë Musai a.s. kishte agjëruar” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Unë kam më shumë të drejtë (prioritet) për Musain se sa ju, atëherë agjëroi ai dhe i urdhëroi muslimanët të agjërojnë”. [2]

Nga hadithi qartë kuptohet legjitimiteti i agjërimit, në shenjë falënderimi ndaj Allahut të Madhërishëm për një ngjarje të rëndësishme islame, siç ishte rasti i shpëtimit të Musait a.s. dhe fundosja e Faraonit. Nëse ngjarjen e vështrojmë nga aspekti historik, vërejmë se ajo kishte ndodhur menjëherë pas emigrimit, pra kur akoma agjërimi nuk ishte bërë farz për muslimanët, dhe ky lloj i adhurimit për ata konsiderohej risi, por megjithatë Pejgamberi s.a.v.s. pasi mësoi për motivin, jo që vetëm nuk e kundërshtoi këtë risi të adhurimit për Ummetin e tij, por edhe vet ai personalisht agjëroi, dhe njëkohësisht urdhëroi besimtarët islam të agjërojnë këtë ditë në shenjë falënderimi për shpëtimin e Musait a.s. Ky manifestim në këtë formë për shënimin e kësaj ngjarje madhështore për shpëtimin Musait a.s. përsëritet në të njëjtën ditë për çdo vit, bile këtë nuk e abrogoi as obligueshmëria e agjërimit të muajit të Ramazanit.

Dijetarët islam, për të argumentuar legjitimitetin juridik të ceremonisë së Mevludit, duke u mbështetur në motivin e përbashkët mes këtyre dy ngjarjeve që nuk mund të kontestohet nga askush, tërhoqën paralele mes ceremonisë së Mevludit dhe kësaj ngjarje për mes argumentit të kijasit - analogjisë ose argumentit që përdorën usulistët që quhet Mefhumul-Muvafek, argument ky që përdoret për të kuptuarit e shprehjeve.

Nëse dita e shpëtimit të Musait a.s. ishte ngjarje madhështore, atëherë ngjarja e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. më 12 Rebiul ev-vel do të ishte edhe më madhështore, sepse Musai a.s. ishte shpëtimtar vetëm i popullit të tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s. ishte dhe do të jetë shpëtimtarë i të gjithë popujve përfshirë edhe popullin e Musait a.s. Në anën tjetër, nëse Pejgamberi s.a.v.s. shpëtimin e Musait a.s. e manifestoi me agjërim në shenjë falënderimi ndaj Allahut të Madhërishëm, atëherë Allahu përmes pejgamberllëkut të Muhamedit s.a.v.s. shpëtoi popuj të tërë në jetën e kësaj bote, kurse në jetën e botës tjetër (ahiretit) përmes tij do të shpëtojnë popujt e të gjithë pejgamberëve duke filluar nga Ademi a.s. e deri në ditën e fundit të botës.

Pra, për këtë arsye konsiderohet se motivi është edhe më i madh për gëzim, hare dhe manifestim për lindjen e Muhamedit s.a.v.s. si shpëtimtarë dhe mëshirë për të gjitha botët në shenjë falënderimi ndaj Allahut të Madhërishëm.

Argumenti i dytë

Argumentin tjetër që përdorë Imam Sujutiu për legjitimitetin e ceremonisë së Mevludit është transmetimi që e rregjistron Imam Bejhekiu nga Enesi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. kishte therrë një kurban (‘akika) për veten e tij pas pejgamberllëkut, edhe pse transmetohet se gjyshi i tij Abdul-Mutalibi kishte therur kurban për të, ditën e shtatë të lindjes së tij, kurse therrja e kurbanit për lindje nuk përsëritet herët tjera. Ky veprim i Pejgamberit s.a.v.s. komentohet si veprim falënderues ndaj Allahut të Madhërishëm, për lindjen e tij si mëshirë për të gjitha botët. Në anën tjetër, edhe për ne është mirësi (mustehab) që të shprehim gëzimin e lindjes së fëmijëve tanë duke therur kurbane për ta, shpërndarë ushqime, lëmosha dhe forma tjera të afrimit.

Gjithashtu i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në shenjë falënderimi ndaj Allahut të Madhërishëm kishte therur kurban dy desh për nipat e tij Hasanin dhe Husejnin r.a. Me këtë veprim i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për Ummetin e tij kishte ligjësuar manifestimin e lindjes së fëmijëve të tyre meshkuj apo femra, kurse manifestimi për lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. është edhe më prioritare dhe një sunnet i ndershëm.

Argumenti i tretë

Manifestimi i Mevludit në këtë formë që organizohet sot, ka filluar të zbatohet që nga shekulli i shtatë hixhrij, andaj, nëse e marrim parasysh faktin se që nga ajo kohë e deri më sot, që nënkupton zbatim shtatë shekullorë për këtë formë të manifestimit të Mevludit dhe në anën tjetër për këtë formë kanë qenë të bashkuar i tërë Ummeti i Muhamedit s.a.v.s. andaj me lehtësi përfitohet argumenti për lejimin e tij, e këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit s.a.v.s.:“ Umeti im nuk bashkohet (unifikohet) në çështje të humbura (dalalet).” Nëse hadithin e kundrojmë dhe shkoqisim sipas disiplinave shkencore të Usuli fikhut, përfundojmë në rezultatin se hadithi shprehimisht (mefhumul muvafik) vërteton se Ummeti im, që ka për qëllim dijetarët nuk bashkohen në dalalet, kurse rezultati i të kundërtës së asaj që nënkupton shprehja (mef’humul muhalef) e hadithit nënkupton se Ummeti im bashkohen vetëm në punë të lejuara islamikisht. Andaj do të ishte jo korrekte dhe jo islame e aq më pak racionale që të akuzoheshin dijetarët e shtatë shekujve bashkërisht me popujt e tyre, për veprime jo islame dhe veprime të ndaluara islamikisht.

Argumenti i katërt

Të gjithë muslimanët e në krye të tyre dijetarët islam janë të mendimit se festimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. - Mevludi është vepër e mirë, kurse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Atë që e mendojnë muslimanët për të mirë, te Allahu është e mirë. ”

Argumenti i pestë

Me rastin e festimit të lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. besimtarët islam shfaqin gëzimin, harenë dhe dashurinë ndaj Allahut të Madhërishëm dhe Pejgamberit s.a.v.s., e në anën tjetër dashuria ndaj Pejgamberit është kusht i vlefshmërisë së besimit-imanit.

Argumenti i gjashtë

Pejgamberi s.a.v.s. për dallim nga ditët tjera e veçoi ditën e hënë, dhe për dallim nga ditët tjera këtë ditë e kishte traditë të agjëronte. Kur e pyetën për arsyen e agjërimit pikërisht të kësaj dite, ai u përgjigj: “Kjo është dita kur unë në të linda, dita kur u gradova si i dërguar (dhe dita kur mu shpall Kur’ani) .” (Muslimi).
Mendoj se ky hadith nuk donë kurrfarë shpjegimi ngase është shumë i qartë.

Argumenti racional

Edhe pse dispozitat islame nuk mund të mbështeten vetëm mbi argumentin racional, e në rastet konkrete kur ekzistojnë edhe shumë argumente tjera autentike islame, edhe argumenti racional jep frytin e vet.
Të gjithë ata që kanë lexuar diçka nga jeta dhe biografia e Muhamedit s.a.v.s. kur kanë lexuar për lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. kanë vërejtur se ditën e lindjes kanë ndodhur disa veprime apo më mirë t’i quajmë ashtu siç i quajtën autorët e Mevludeve “Alamete”, të mëdha në botë të cilat vërtetojnë se diçka ka ndodhur. Në mesin e tyre ishin afrimi i yjeve, shuarja e zjarrit të persianëve, prishja dhe rrënimi i pallatit të mbretit persian, shembja e kullave tjera, shpërndaja dhe përhapja e dritës si dhe shumë alamete tjera janë shenja të gëzimit për lindjen e shpëtimtarit të botës njerëzore. Andaj, do të ishte irracionale që të gjitha krijesat tjera të gëzohen për lindjen e Muhamedit s.a.v.s. e të mos gëzohej besimtari islam për këtë dritë të njerëzisë.

Të nderuar pjesëmarrës!

Në fund, duke pasur parasysh të gjitha këto argumente që u parashtruan shkurtimisht në këtë punim dhe shumë argumente tjera të pa përmendura fare, edhe një herë përfundojmë se Mevludi është një rrugë e mirë kurse dispozita e saj është mendub.
avatar
Pyetje: A është i lejueshëm tubimi i njerëzve më 12 rebi euel në kujtim të lindjes së pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] 26/04/2011 17:09:16
Pyetje:

A është i lejueshëm tubimi i njerëzve më 12 rebi euel në kujtim të lindjes së pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]

Përgjigje:

Festimi i ditëlindjes së të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam] është bidat. Kjo, sepse vetë pejgamberi këtë s’e ka bërë, s’ka urdhëruar që kjo të bëhet e as që e ka bërë këtë dikush nga sahabët [radi Allahu anhum], kurse ata janë më të përkushtuarit nga njerëzit në nderimin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe pasimin e Sunetit. Dhe krejt e mira është në udhëzimin e tij [salallahu alejhi ue selam], i cili ka thënë: “Kushdo që prezanton diçka në këtë çështje tonën [Islam] që s’është prej saj, do t’i refuzohet”. [Sahih el-Buhari 2697 dhe Sahih Muslim 1718] Dhe me Allahun qëndron suksesi dhe Allahu dërgoftë bekime e paqe mbi pejgamberin tonë [salallahu alejhi ue selam], mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe për Fetua

Kryetar: Shejh AbdulAziz ibn Abdullah ibn Baz

Zëvendës kryetar: Shejh Abdur-Rezak Afifij

Anëtar: Shejh Abdullah ibn Gudejjan

Anëtar: Shejh Abdullah ibn Ku’ud

Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmijeh uel-Ifta, vëll.3, faqe 30, pyetja 13, fetuaja 5005
avatar
27/04/2011 22:32:58
Pyetja:


Esselamu alejkum!

Profesor i respektuar, nëse do të më lejohej do të doja të pyesja rreth dispozitës së Kelemei Tevhidit (Qelimes), i cili bëhet në raste vdekjesh, si dhe për këndimin e mevludit në raste të caktuara. Cili është qëndrimi i dijetarëve për këto çështje, të cilat, edhe ashtu, kanë ngjalle debate të nxehta dhe kundërshtime të theksuara edhe tek ne?


Përgjigje:


Bismil-lahir-rahmanir-rahim

I nderuar, nocioni Kelimei et-Tevhid nënkupton fjalën “Lailahe il-lall-llah”. Thënia e kësaj fjale konsiderohet dhikër (ibadet) ndaj Allahut. Për vlerën e dhikrit ekzistojnë shumë ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit s.a.v.s., që në rastin konkret nuk do të kishim mundësi t’i përmendim për arsye të kohës. Po ashtu, këtë tretman e mbanë edhe Mevludi, sepse mendoj se nuk zgjon peshë emri si do ta emërtojmë tubimin tonë, mevlud apo kelimei tevhid, sepse ajo që zgjon peshë është veprimi që bëhet gjatë këtij tubimi. Mendoj se pikat kryesore ku trajtohen brenda këtyre tubimeve, mevludeve apo qelimeve janë: Leximi i Kur’anit fisnik, të përmendurit e fjalës Lailahe il-lall-llah, slavatet mbi Pejgamberin s.a.v.s., mësime mbi Islamin dhe jetën e Pejgamberit a.s., lutjet e përbashkëta etj. Këto veprime në esencë, jo vetëm që janë të lejuara por edhe të porositura nga Pejgamberi a.s., dhe ne duhet t’i interpretojmë ashtu si e kanë vendin pa i përzier me veprime të ndaluara.

Çështja tjetër që duhet trajtuar në këtë rast është se sevapet që i fitojmë nga ky dhikër, gjegjësisht nga leximi i Kur’anit, salevateve etj, a lejohet që t’ia dhurojmë të vdekurve tanë, dhe ato sevape a arrijnë deri te ata apo jo? Në çështjen se a arrijnë sevapet e fituara nga dhikri apo leximi i Kur’anit deri te të vdekurit tanë dhe a kanë dobi prej tyre të vdekurit tanë dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshime.

Dijetarët e medh’hebit hanefi dhe medh’hebit hambeli[1] janë të mendimit se besimtari muslimanë ka mundësi që sevapet e fituara t’ia dhurojë të vdekurit dhe se i vdekuri ka dobi prej tyre, pavarësisht se bëhet fjalë nga sevapet që fitohen nga veprimet obligative apo vullnetare, që pranojnë zëvendësim apo nuk pranojnë zëvendësim, qofshin ato nga Haxhi, Umreja, leximi i Kur’anit, dhikrit apo formave të tjera. Pra çdo veprim që konsiderohet afrim te Allahu xh.sh. lejohet që besimtari sevapet e fituara nga ai veprim t’ia dhurojë të vdekurit dhe i vdekuri të ketë dobi prej tyre.[2] Mendim tërësisht të kundërt kanë mu’tezilët, të cilët mendojnë se sevapet nuk arrijnë deri te i vdekuri pavarësisht se për çfarë veprimi bëhet fjalë.[3] Vlen vetëm të theksojmë se dijetarët këtij mendimi të mu’teziles iu kanë kundërvu me shumë argumente të fuqishme, andaj mendoj se në këtë rast nuk ka pozicion të përmenden të gjitha.

Argumentet ku dijetarët e medh’hebit hanefi mbështesin mendimin e tyre janë të shumtë, e që ne po përmendim vetëm disa. Transmetohet nga Enesi r.a. i cili në një rast e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, ne po japim sadaka (lëmoshë) për të vdekurit tanë, shkojmë në haxh për ta, dhe lutemi për ta, a u arrijnë atyre sevapet? Pejgamberi s.a.v.s. tha: Po, ato u arrijnë atyre, ata (të vdekurit) gëzohen me dhuratat tuaja ashtu si gëzohet dikush nga ju me dhuratat që i dhurohen.” Në një hadith tjetër të transmetuar nga Alij b. Ebu Talibi r.a., Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush kalon pran varrezave dhe e këndon suren el-Ihlas (Kul-huvallahin) njëmbëdhjetë herë, e pastaj sevapin e leximit të kësaj sureje ia dhuron të vdekurve, atij i jepen sevape sa numri i të vdekurve” (Ed-Dare Kutni). Në anën tjetër, transmetohet nga Abdullah b. Omeri se Pejgamberi a.s. ka thënë: “I vdekuri dënohet me qarjen e familjes së tij për te.” Andaj, përderisa te i vdekuri arrijnë dënimet si rezultat i veprimeve të familjes së tij, atëherë më prioritare do të ishte që të vdekurit t’i arrijnë sevapet e dhuruara nga familja e tij.[4]

Për në fund, kjo është një temë e gjërë që dijetarët muslimanë kanë shkruar dhe sqaruar me qindra e qindra faqe në të drejtën krahasuese. Pra thjesht, këto veprime janë të mira dhe nuk ka asgjë të keqe në to, nëse nuk keqpërdoren, e sa u përket thashethemeve nuk mërzitemi edhe aq, pasi që Islami ka përjetuar edhe më shumë se thashethemet e tyre.
avatar
Pyetje: Si mund të realizojmë dashurinë tonë ndaj të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam] 26/04/2011 16:57:01
Pyetje: Si mund të realizojmë dashurinë tonë ndaj të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam]

Përgjigje: Dashuria ndaj të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam] dhe dashuria ndaj Allahut realizohet duke ndjekur të Dërguarin e Allahut. Kushdo që e ndjek të Dërguarin [salallahu alejhi ue selam], është më i përshtatshëm për dashurinë e Allahut dhe dashurinë e të Dërguarit të Tij.

« Thuaj: “Nëse përnjëmend e doni Allahun, atëherë pasomëni mua [Muhamedin] dhe Allahu do t’ju dojë » [Aal Imran, 31]

Shenjë e dashurisë ndaj të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam] është që personi interesohet për Sunetin e tij dhe pastaj e ndjek atë, pa shtuar dhe pa hequr ndonjë gjë prej tij. Bazuar në këtë, ata që shpikin diçka në lidhje me pejgamberin dhe thonë se kjo është nga dashuria dhe nderi që kanë për të [pejgamberin], në realitet, ata nuk e duan e as nuk e nderojnë atë. Sepse dashuria e vërtetë dhe nderimi i tij bëhet duke pasuar thëniet e tij e jo duke shtuar në sheriatin e tij apo duke hequr prej tij.

Vërtet, kushdo që dëshiron të shpikë në sheriat të Allahut atë që s’është prej tij, atëherë dashuria e tij ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij padyshim që është e kufizuar, sepse plotnia e mirësjelljes dhe e nderimit s’është ta qesim vetveten para Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu i lartësuar ka thënë:

« O ju që keni besuar, mos e qitni vetveten para Allahut dhe të Dërguarit të Tij
dhe kini frikë Allahun. Vërtet, Allahu dëgjon e sheh gjithçka. O ju që besoni,
mos i ngrini zërat mbi zërin e pejgamberit e as mos i flisni me zë të lartë atij
ashtu siç flisni me njëri-tjetrin se mos po ju asgjësohen veprat ndërsa ju nuk e dini » [el-Huxhurat, 1-2]

Shejh ibn Uthejmin
Fetaua Nurun aled-Derb, vëllimi 2, faqe 522, pyetje 414.
avatar
Ekzistojnë tre lloje të Tubimeve me rastin e Mevludit dhe për sejcilin ka rregulla të posaçme. 26/04/2011 13:12:09
Ekzistojnë tre lloje të Tubimeve me rastin
e Mevludit dhe për sejcilin ka rregulla të posaçme.


MEVLUDI, DEOBENDI DHE FIKHU HANEFI

Ekzistojnë tre lloje të Tubimeve me rastin e Mevludit dhe për sejcilin ka rregulla të posaçme.
Lloji i parë
Lloji i parë i tubimeve është ai i cili nuk përmban asnjë nga ndalesat e njohura (kujud). Por, që nuk përmbajnë as kufizime të lejuara (mubah) e as mekruhe. Për shembull, disa njerëz janë tubuar rastësishtë, pa ftuar, për kundrazi të tubuar për një rastë tjetër të lejuar. Në këtë takim, flitet për ndodhinë e bekuar të lindjes, karakteristikat, vetitë dhe vyrtitet e zotëriut tonë të ndritshëm (Alejhsi selam), qoftë ajo me anë të leximit nga ndonjë libër apo me anë të ndonjë ligjërate të bazuar në transmetime autentike.
Nëse gjatë këtij manifestimi, është paraqitur nevoja që e njëjta të përcillet edhe me ndonjë vepër të mirë dhe flitet për dispozitat e fesë, apo ky manifestim është organizuar me qëllim që të ndëgjohet një ligjëratë dhe mbrenda saj transmetohen edhe këto ndodhi të bekuar, atëherë ky është lloji i Mevludit i cili është i lejuar pa asnjë mëdyshje. Aq më tepër i njëjti është sunet dhe mustehab.

Vetë Pejgamberi (Alejhi selam), ka rëfyer për ndodhitë dhe vyrtitet e tija personale në një mënyrë të ngjashme me atë që përmendëm më sipër, e më vonë Sahabët e tijë (Allahu qoftë i kënaqur me ta), i kanë transmetuar ato.
Lloji i dytë
Lloji i dytë i manifestimit është ai i cili përmban kufizime dhe paligjshmëri, të cilat në thelbin e tyre janë të pahijshme dhe gjunah. Për shembull, rëfimi i transmetimeve të fabrikuara të cilat nuk kan ndodhur asnjë herë; këndimi i odeve nga djelmosha të rinjë, zë-ëmbël dhe sharmant; harxhimi i parave të paligjshme të fituara nga ryshfeti apo kamata; tejkalimi i asaj që është e patjetërsueshme, prsh. ndriçimet ekstravagante, shtrojet dhe dekorimi i vendtubimit; bërja e një përpjekje të pazakontë për të tubuar njerëz, diçka që nuk është bërë për namazin me xhematë; lëshimi i namazit me xhematë ose thjeshtë lëshimi i tijë, për shkakë të pjesëmarjes në këtë manifestim, ose për shkakë të këtij manifestimi ngelën shum pakë kohë për ta kryer namazin; organizatori i këtij manifestimi e bën këtë për të fituar popullaritet; të konsideruarit e Pejgamberit (Alejhi selam) të gjithpranishëm (hadir ve nadir) në manifestim, ose ekzistimi i ndonjë veprimi të ngjashëm me ato që u përmendën më sipër. Ky lloji Mevludi është më së shumti i përhapur në masat popullore dhe në mesin e injorantëve dhe konsiderohet tërësisht i ndaluar dhe gjunah në Sheriat.
Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Kushdo që trillon gënjshtra për mua, le ta përgatit veten për në Xhehenem". Është transmetuar se sejidina Hafsa Ibn Asim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: Është e mjaftueshme për tu konsideruar një njeri gënjeshtar, nëse flet për gjithçka që dëgjon" (Muslim). Pra, nga ky hadith kuptojmë që duhet pasur shum kujdesë kur bëhet një transmetim. Të transmetoshë hadithe pa njohuri është gjunah.
Sejidina Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: " Muzika e rit hipokrizinë në zemër si uji që e ritë gjelbërimin" (Suneni i Bejhakiut). Është më se e kuptueshme nga ky hadith që të kënduarit është i dënueshëm, sidoemos kur ekziston reziku nga fitneja, për shembull të kënduarit nga ndonjë grua atraktive.
Sejidina Ebu Hurejre (Allahu e qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar se Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: " Allahu i lartësuar është i pastër dhe ai e pranon vetëm atë që është e pastër. Allahu i lartësuar në të vërtetë i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar Pejgamberët (Alejhi selam), Ai ka thën, "O Pejgamber! hani nga çdo gjë që është e pastër, dhe bëni vepra të mira" (23:51) dhe "O ju që keni besuar! Hani nga gjërat e lejuara me të cilat ju kemi furnizuar" 2:172). Pastaj, përmendi rastin e një njeriu i cili niset në një udhëtim të gjatë, flokët e tija bëhen të pluhurosura dhe fytyra e tij mbulohet nga pluhuri dhe i ngritë duart drejt qiellit dhe lutet: "O Zot, o Zot", Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do të pranohet lutja e tij! (Muslim). Nga ky hadith kuptojmë se pavarësisht se sa i sinqertë mundë të jetë dikush në lutje, pasuria e fituar me haram e kthen atë në të pa dobishme.
Allahu i lartësuar në Kur'an thotë: "O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)", po ashtu thotë: "Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij". Cdo harxhim pa objektiv të lejuar përfshihet në këtë (shpenzimet e teprta - ekstravaganca), pa marë para syshë a është harxhuar në ndriçime apo formalitete të tjera.
Lidhur më çështjen e veshjes dhe paraqitjes së palejuar, hadithet të cilat janë transmetuar përmenden në kapitullin e parë të librit - Islah el-rusum. Nuk është e nevojshme që ti përsërisim ato këtu.
Sejidina Hudhejfeh (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar se Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: "Pasha Atë në duart e Të cilit është jeta ime, ose do të urdhëroni në punë të mira dhe ndaloni nga të këqijat ose patjetër që Allahu do të ju dënoj juve. Dhe pastaj ju do të luteni, por lutjet tuaja nuk do të pranohen. (El-Tirmidhi).
Imam Ahmedi (Allahu e e mëshiroftë) transmeton nga Sejidina Hasani (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: "Uthman ibn Ebi el-As (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte ftuar në një synetim, por ai e refuzoi ftesën. Kur u pyet se pse kishte refuzuar, ai tha: "Në ditët e Pejgamberit (Alejhi selam), ne nuk shkonim ne syneti dhe nuk ftoheshim" (Musned Imam Ahmed), 4/217). Nga ky transmetim kutojm që të ftosh dikend në një manifestim i cili nuk është mbështetur në sunet, ishte diçka që Sahabi i Pejgamberit (Alejhi selam), e konsideroi të pa pëlqyeshme dhe e refuzoi. Nga kjo mund të vërtetojmë se të ftuarit është dëshmi e bërjes së një përpjekje të posaçme. Nëse Sheriati nuk vendos rëndësi të posaçme për një çështje, të bërit përpjekje të posaçme për të është risi në fe. Për këtë arsye, kur Sejidina Abdullah Ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të) i pa njerëzit të falin namazine Duhas me xhematë ne xhami, e deklaroi atë risi ne fe. Duke u bazur në këtë, faljen e namazeve nafile me xhematë, fukahatë e kanë deklaruar mekruh.
Është e qartë se lëshimi i namazit me xhematë, apo humbja e kohës është e ndaluar,sepse mjetet (Dhari'ah) për të bërë gjunahun janë poashtu gjunah. Për këtë shkakë përmendet edhe ndalimi i zgjatjes së bisedave pas namazit të jacisë, me hadith. Arsyeja e përmendur në komentarët e haditheve për këtë ndalueshmëri është pengesa që mundë të shkaktohet në të zgjuarit për të falur tehexhud namazin apo namazin e sabahut.
Ngjashëm me këtë, çdo kush është i vetëdijshëm për salltanatet dhe kotësinë, sepse ajo që çon në haram gjithashtu është haram. Është përmendur në hadith se Sejidina Abdullah Ibn Ummer (Allahu qoft i kënaqur me të), ka transmetuar se Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: " Ai i cili në këtë botë vishet me petkun e famës, në botën tjetër do të vishet me petkun e nënçmimit " (Ebu Davudi). Në një hadith tjetër, Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: "Me të vërtetë edhe riaja (të paraqiturit para njerëzve me çallëm) e vogel është shirk (Ibn Maxheh).
Shkurtimisht, për shkak të veprimeve të pa lejueshme të prezentuara më lartë ky lloj Mevludi gjithashtu bëhet i pa lejueshëm. Edhe pjesëmarja në kësi Mevludesh poashtu nuk është e lejueshme. Në ditët e sodit shumica e manifestimeve për lindjen e Pejgamberit (Alejhi selam) janë të këtilla. Nëse të gjitha veprimet e përmendura nuk janë prezente te to, së paku disa prej tyre me siguri janë. Vetëm një veprim i pa lejuar mjafton që një manifestim i tillë të shpallet i pa lejueshëm.

Lloji i tretë
Edhe pse ky lloj manifestimi përmban kufizime, ato janë hallall dhe të lejueshme në thelbin e tyre, siç janë: përmendja e rëfimeve të besueshme; prezenca e ligjëruesit të besueshëm dhe të devotshëm; mos prezenca e mundësisë e cila mund të ngjall dëshira të palejueshme; harxhimi i pasurisë së lejuar dhe të pastër; dekorimet në këto manifestime nuk e kalojnë kufirin harxhimit të tepërt (israf); pjesëmarësit në këtë manifestim janë të veshur në përputhshmëri me normat e Sheriatit; nëse ka recitime atëherë ato nuk përcillen me muzikë; përmbajtja e ligjërimit nuk i kalon kufijt e Sheriatit; nuk është ndërmar një përpjekje e egzagjeruar për të informuar dhe thirur njerëzit në manifestim; nuk është shkaktuar asnjë pengesë sa i përket aplikimit të çfardo obligimi farz për shkak të pjesëmarjes në këtë manifestim; qëllimi i personit i cili e ka organizuar këtë eveniment është i sinqertë, dmth. e bënë atë thjesht për të fituar bekime dhe për hir të dashurisë ndaj Pejgamberit (alejhi selam).
Nëse manifestimi është i pastër nga çfardo e keqe tjetër, por përmban gjëra si psh. embëlsira, ngritja në këmbë (kijame), stolisje, fjalim, temjan dhe gjëra të ngjashme, të cilat në thelbin e tyre nuk janë te ndaluara, atëherë ky mund të quhet manifestim i njerëzve jashtëzakonisht të kujdesshëm, i cili rrallë mundë të haset. Pra, ky lloj manifestimi nuk nuk është as, absolutisht i lejuar si lloji i parë, as absolutisht i ndaluar si lloji i dytë.
Në këtë lejueshmëri, janë disa detaje të cilat do ti përmendim më vonë. Para se të diskutohen këto detale, janë disa principe të ligjit Islam të cilat ja vlenë të përmenden, të cilat do të na ndihmojnë për të kuptuar diskutimin e më vonshëm i cili pason pas principeve.

Principi i parë
Ta konsiderosh një veprim jo të patjetërsueshëm si të patjetërsueshëm dhe të këmbëngulish në të, ose të vepruarit mbi të, deri në atë masë sa që e barazon ose e tejkalon masën e përpjekjes që si zakonisht i dedikohet një obligimi farz apo vaxhib, dhe sa që e konsideron të dënueshme lënien i këtij akti (mevludi) dhe se ai që e lën këtë meriton qortimin, atëherë këto dy veprime janë të ndaluara. Kjo është kështu sepse ka të bëj me thyerjen e rregullave të Sheriatit. Allahu i lartësuar ka thënë në Kur'an, se kushdo që i tejkalon kufijt e përcaktuar nga Allahu i lartësuar është një nga dhunuesit.
Sejidina Abdullah Ibn Mes'udi (Allahu qoft i kënaqur me të) ka thënë: " Mos ja jepë një pjesë të namazit Shejtanit të mallkuar, duke menduar se është patjetër që pas përfundimit të namazit të nisesh vetëm nga ana e djathtë; e kam parë Pejgamberin (Alejhi selam) shpesh të largohet nga ana e majtë (Buhariu). El-Tibi komentuesi i Mishkat el- Mesabih ka thënë se, nga hadithi mësojmë që kushdo që insiston në çështje që janë mustehabe dhe është i vendosur që me përpikmëri tu përmbahet atyrë, pa mos bërë përjashtime, atëherë shejtani i mallkuar mer pjesë në kequdhëzimin e këtij njeriu. Atëherë, çka mundë të thuhet për një person i cili insiston në të vepruarit mbi një risi, apo vepër të ligë?
Autori i Mexhma-së ka thënë se nga ky hadith mësohet se ndonjëherë një Mendub, (vepër e pëlqyeshme), bëhet mekruh, nëse mendohet se do ti a kaloj rangut të cilit i takon. Duke u bazuar në këtë, Juristët Hanefi, specifikimin e sureve në namaz e kanë deklaruar mekruh, pa varësisht nëse zbatimi ka të bëjë me besimin apo praktikimin. Kjo çështje është përmendur qartë në Feth el-Kadir. sejidina Ebu Hurejre (Allahu qoft i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (Alejhi selam) ka thënë: "Mos e dalloni natën e enjte për namaz dhe mos e dalloni ditën e xhuma për të agjëruar, përveç atij i cili agjëron rregullisht ditë të caktuara të muajit, e që mund të koinçidoj me ditën e xhuma (Muslimi).

Principi i dytë
Një Mubah, në faktë edhe një Mustehab, bëhet i palejueshëm nëse përcillet më një veprim të palejuar. Psh. të shkuarit në darkë me ftesë, është mustehab, bile është sunnet, por prezenca e një akti të palejueshëm e bën të ndaluar të shkuarit atje. Ngjashëm me këtë, të bërit nafile është mustehab, por gjatë kohëve që janë mekruh ajo është e ndaluar dhe gjunah.

Principi i tretë
Nëse një veprim jo i patjetërsueshëm i të zgjedhurit (Hawaz) ndikon në keqkuptim në besimin e masave popullore, atëhere ky veprim do të shëndrohet në mekruh dhe i ndaluar, sepse mbrojtja e popullatës muslimane nga e keqja është një obligim. Prandaj, bëhet e obligueshme për të zgjedhurin të lëshon praktikimin e këtij akti.
Një rastë i këtill është transmetuar në hadithin e bekaur, kur Pejgamberi (Alejhi selam), vendosi që Hatimin (murin rreth Qabes) tia bashkangjes Kabes. Por pasi që Pejgamberi (Alejhi selam) e pa se ata që më vonë kan hyrë në Islam për shkak të kësaj mund të ngushtohen dhe mundë të krijohen keqkuptime, dhe se ngjitja e Hatimit në strukturën e kabes nuk ishte diçka e patjetërsueshme, vendosi që ta lë këtë çështje dhe përmendi arsyet për këtë. Pra, edhe pse bashkangjitja e Hatimit strukturës së Kabes ishte Mustehsen (e levdueshme), Ai (alejhi selam), në mënyrë që ti shmanget mundësisë së dëmtimit të masës e lëshoi këtë Mustehsen.

Principi i katërt
Vendimet e muftive përkitazi me një veprim të caktuar mund të varijojnë, kur ky veprim përmbanë Keraha të përkohshme, për shkak të dallimeve në hapësirë dhe kohë, apo si rezultat i observimeve dhe eksperiencave të tyre. Kjo do të thotë që, është e mundur për diçka të konsiderohet e lejueshme në një kohë të caktuar, sepse në atë kohë nuk ka asnjë arsye për tu konsideruar mekruh, ndërsa në një kohë tjetër po i njëjti veprim të konsiderohet i palejueshëm, sepse në rastin e dytë është çfaqur shkaku për tu konsideruar si i tillë. Po ashtu është e mundur që diçka të lejohet në një vendë e në një vend tjetër të ndalohet, duke u mbështetur në diferencat e më sipërme.
Është e mundur po ashtu që në një situatë të caktuar një mufti e konsideron diçka si të lejuar, por pa mos e ditur se masat popullore kanë shpikur shtrembërime në atë veprim, derisa një mufti tjetër e konsideron të njëjtin veprim të pa ligjshëm, duke patur para syshë eksperiencën e tijë dhe informacionet se në çfar lajthitjesh janë futur masat popullore përkitazi me atë veprim. Në fakt, ky dallim në mendime është në kuptimin e jashtëm dhe jo në kuptimin real (hakika)...shum shembuj të këtill mund të hasen në librat e hadithit dhe fikhut.
Pejgamberi (alejhi selam) ka lejuar që gratë të hyjnë në xhami për tu falur. Në atë kohë mundësia për fitne nuk ekzistonte. Mirpo, kur Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) e panë që situata ka ndryshuar, ata e ndaluan këtë. Ngjashëm me këtë, shumë nga dallimet në mes Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë) dhe Imam Ebu Jusufit e Imam Muhammedit (Allahu i mëshiroftë) ishin të kësaj natyre.

Principi i pesë
Nëse një veprim i palejuar, sjellë dobi, ndërkaq dobia eventuale, nga perspektiva e Sheriatit nuk është aq e patjetërsueshme, ose ekzistojnë mënyra tjera për ta arritur atë dobi dhe ky veprim është ekzekutuar me qëllim të aritjes së asaj dobie, apo pasi që janë vërejtur këto dobi, masat popullore nuk janë ndaluar nga të ushtruarit të këtij veprimi, kjo konsiderohet e ndaluar. Një veprim Mubah, i praktikuar me qëllim të mirë, bëhet adhurim (Ibadeh), por gjunahu, nuk bëhet mubah edhe sikur të përmbaj në vete mijëra dobi. Një veprim i tillë nuk është i lejuar të kryhet, dhe gjithashtu nuk lejohet të heshtet para tijë.
Për shembull, nëse dikush e uzurpon pasurinë dhe të mirat e të tjerëve dhe u bën shtypje njerëzve me qëllim që këtë pasuri ta tuboj për tua shpërndarë atyre në nevojë, kjo formë e dhunës dhe shtypjes asnjëherë nuk mundë të konsiderohet e lejuar. Kështu do të ishte edhe sikur të shpresohej se qindra dhe mijëra të mira do të lindnin nga kjo.
Pasi që u kuptuan këto komente dhe principe, ti shikojmë detalet e lejueshmërisë apo palejueshmërisë së tipit të tretë të Mevludit.

Vërejtje përfundimtare
Deri sa kufizimet e lartëpërmendura përkitazi me tipin e tretë të Mevludit në vete janë Mubah, nuk kanë asnjë mangësi në thelbin e tyre, atëherë edhe ky llojë Mevludi nuk do konsiderohet i palejuar, për shkakë të këtyre veprimeve dhe dukurive. Dhe këto veprime, në gjendjen e tyre të zakonshme do të mbeten mubah nëse nuk çfaqet ndonjë çrregullim për shkak të tyre. Ky vendim është i qartë nga principi i dytë.
Tani, le të shofim nëse në kohën tonë, është duke u paraqitur ndonjë çrregullim si rezultat i kësaj lejueshmërie. Nëse ndonjë çrregullim shifet të jetë çfaqur, atëherë ky manifestim duhet të konsiderohet i paligjshëm dhe të ndalohet. Informacionet për këtë, pa asnjë pengesë mund të merren vetëm me anë të vëzhgimit dhe eksperiencës. Nuk ka nëvoj për argumentim lidhur me këtë çështje.
Në bazë të përvojës së gjatë të këtij autori, ia vlenë të përmendet se pa asnjë dyshim, pjesa dërmuese, bile të gjitha masat popullore (avam), këto veprime i njohin si të patjetërsueshëm dhe esencial për mbajtjen e Mevludit. Ata veprojnë mbi këto njëlloj sikur i praktikojnë obligimet fetare. Në fakt mbi to veprojnë me forcë edhe më të madhe. Prandaj, sasia e përpjekjeve të bëra për namazin e xhumasë apo namazit me xhematë, është shum e vogël nëse e krahasojmë me përpjekjet e jashtëzakonshme që bëhen për tu vepruar sipas këtyre kufizimeve. Lënia e këtyre veprimeve nuk mund të jetë më e pakëndshme se lënia e obligimeve të detyrueshme.
Kur masat popullore ta kenë sjellë punën deri në këtë pikë në besimin dhe praktikat e tyre dhe e kanë ngritur shkallën e këtyre veprimeve mbi rangun e obligimeve të patjetërsueshme, atëherë për shkakë të konsiderimit të tyre si të patjetërsueshme, këto veprime llogariten si të ndaluara. Kjo është përcaktuar nga principi i parë.
Ngaqë këto veprime janë të palejuara, nëse të njëjtat hasen në manifestimin e Mevludit atëherë edhe ky manifestim shëndërohet në të ndaluar. Kjo është sqaruar në principin e dytë. Kjo vlenë edhe për rastin kur në këtë manifestim mundë të mar pjesë ndonjë dijetarë i cili nuk i konsideron këto veprime të patjetërsueshmë. Dhe nëse me atë që mer pjesë në këtë manifestim, bëhet shkak për përforcimin e aktiviteteve të njerëzve të devijuar, atëherë si mundet që ky person të mos akuzohet për përkrahjen dhe propagimin e mekruhut të tyre? Kjo çështje është sqaruar në principin e tretë.
Për të konkluduar, kur praktikat e devijuara që u përmendën më lartë nuk janë prezente, atëherë ajo lejohet. Dhe në të njëjtën kohë, është e patjetërsueshme që këto veprime të konsiderohen jo të patjetërsueshme në praktikë, njëlloj sikur që është mësuar që të njëjtat nuk janë të patjetërsueshme në besim dhe e njëjta të vihet në dukje me veprime praktike.
Për shembull, gjatë mbajtjes së Mevludit, kur përmenden vyrtytet dhe karakteristikat e Pejgamberit (Alejhi selam), nëse dikush përfshihet nga emocionet dhe dashuria mundë të çohet në këmbë. Nuk ka arsye që të specifikohet ndonjë moment i veçantë për ta bërë këtë. Kjo mundë të bëhet kur dikush është i përfshirë nga emocionet, qoftë ajo në fillim, në mes apo në fund të ligjërimit, qoft një herë, dy herë apo tre-katër herë gjatë.
Nëse ndjesia e të qenurit i emocionuar nuk ekziston, atëherë duhet ndenjur ulur. Dhe ndonjëherë edhe kur kjo ndjenjë çfaqet, duhet përmbajtur dhe qëndruar ulur.
Dhe analogjikisht, nëse kufizimet tjera që janë Mubah, praktikohen ngjashëm me këtë, edhe pse ky lloj manifestimi nuk është shkruar transmetuar nga paraardhësit e devotshëm (Selefet), nuk do të ishte e ndaluar sepse nuk është në kundërshtim me principet e Sheriatit. Ky është vendimi për llojin e tretë të Manifestimit të Mevludit, në relacion të Fetvasë.
Si do qoftë, në interesin më të mirë, në drejtim të ruajtjes së rendit në religjion, është e nevojshme të shmangemi nga kjo. Kjo është kështu sepse, kjo nuk është nga elementet e patjetërsueshme të besimit, as që ndonjë aspekt i patjetërsueshme i fesë është i varur nga ajo. Ky lloj Mevludi që është Mubah, në të kaluarën ka çuar në veprime të gabuara, ngjashëm me atë çka shofim sotë, pra se si injoranca dita ditës po mer hov më të madh. Prandaj dinjiteti dhe vyrtiti qëndron në të përmbajturit. E Allahu i lartësuar e dinë më mirë, Ai është është i gjithëdijshmi dhe i përsosuri dhe Ai është më i urti.

Vel-Hamdulilahi Rabil Alemin
avatar
.. 25/04/2011 23:45:29
Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, nëna më ka vdekur vetëm disa ditë para ramazanit dhe desha të di se ç’është më mirë për të bërë unë për të, që ajo atje të ketë lehtësime dhe shpërblime? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

E nderuar, muaji që i paraprinë muajit Ramazan është nga muajt e mëdhenj, dhe shpresojmë se Allahu xh.sh. nënën tuaj dhe tërë myslimanët t’i përfshijë nën mëshirën e Tij. Sa i përket lutjeve dhe përkujtimeve që i bëni ju për nënën tuaj, keni mënyra të ndryshme për tu lutur dhe për ta përkujtuar atë, si p.sh dhënia e sadekave në emrin e saj, këndimi i Kur’anit duke ia dhuruar sevapet asaj, dhe lutjeve tjera që Allahu xh.sh. ta mëshirojë e veçanërisht pas namazit ku gjithnjë lutemi për prindërit tanë duke thënë: “O Zoti im, më falë mua, mi falë mua prindërit e mi e edhe mbarë besimtarët islam Ditën e Llogarisë.” Shpresoj që ju për nënën tuaj të jeni nga ajo kategori e njerëzve që për prindërit e tyre janë sadeka rrjedhëse, që edhe pas vdekjes mbushin konton e tyre duke u lutur për ata me lutje të përditshme.
avatar
daulli 25/04/2011 23:41:38
Selamun alejkum!
Unë që nga fëmijëria kam mësuar të lexojë Kur’an, dhe krahas asaj e kam pas shprehi dhe akoma vazhdojë ta kem, që t’ju këndojë Jasinë të vdekurve… Mirëpo, të vetmin argument që e kam lexuar ka qenë në Buhari, ku profeti thotë se të vdekurve duhet të iu këndohet Jasinë! Dëshirojë të mësojë më shumë argumente për këtë temë. Ngeleni të përshëndetur!

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar vëlla, ju uroj që jeni lexues i Kur’anit dhe njëkohësisht ju urojë që edhe më tutje të vazhdoni të lexoni Kur’an dhe nga sevapet e lexuara nga Kur’ani t’ua dhuroni edhe të vdekurve tuaj (familjes suaj) dhe mbarë muslimanëve. Të jesh i bindur se sipas mendimit të të tre medhhebeve (hanefij, malikij dhe hanbelij) e sipas një mendimi tjetër edhe medhhebit Shafij, sevapet e leximit të Kur’anit arrijnë deri te të vdekurit që u dhurohet.

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se vërtetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kur njeriu të vdesë, veprimtaria e tij ndërpritet me përjashtim të tri gjërave, sadekaja e rrjedhshme, dituria nga e cila shërbehen njerëzit dhe fëmija i mirë që bënë lutje për të.” (Ebu Davudi).

Gjithashtu në hadith e regjistruar nga Darkutni në koleksionin e tij thotë: Transmetohet nga Aliu r.a. se vërtetë Pejgamberi a.s. ka thënë: Kush kalon pran varrezave dhe e ka lexuar “Kul huvall-llahu ehad” njëmbëdhjetë herë, e pastaj sevapin e leximit ua dhuron të vdekurve, atij i jepet sevap sa numri i të vdekurve në atë vend.”

Pra i nderuar vazhdo me praktikën që e ke, Allahu të ndihmoftë.
avatar
daulli 25/04/2011 23:39:04
Pyetja:

Ndonëse jemi në vigjilje të ditëlindjes së Muhammedit, a.s., desha të pyes profesorin se cila është dobia e manifestimit të kësaj date, dhe çfarë do të ishte e udhës, respektivisht, cilat veprime ai nuk i sheh si të mira në mesin atyre veprimeve që po praktikohen tek ne me rastin e këtij manifestimit, gjegjësisht mevludit?

Ju faleminderit!

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh., që e mësoi njeriun për gjërat që nuk i diti, salavatet dhe selamet mbi të dashurin tonë Muhamd Mustafanë s.a.v.s., mbi familjen e tij dhe mbarë myslimanët që me kujdes dhe respekt i zbatojnë normat e Kur’anit dhe të sunetit.

Me qenë se jemi në vigjilje të datëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s respektivisht 12 Rebiul ev-vel 1430 (08.03.2009) kisha shprehur dëshirë që manifestimi i kësaj date të rëndësishme jo vetëm për myslimanët por për të gjitha botrat sepse dërgata e tij siç na mëson Kur’ani famëlartë ishte mëshirë jo vetëm për myslimanët, por për të gjitha botrat, të mos kalojë thjeshtë vetëm si manifestim apo ngjarje historike, por më shumë na duhet të koncentrohemi në përfitimin nga mësimet, porositë dhe mesazhet që dalin nga kjo ngjarje. Manifestimi i kësaj ngjarje detyrimisht duhet të regjistrohet në analet e historisë së myslimanëve, dhe kjo ngjarje të na shërbejë si kthesë vendimtare në rrugën e devotshmërisë islame. Le të na shërbejë si pikënisje prej ku ne duhet të fillojmë zbatimin e plotë të normave kur’anore dhe të sunetit të Pejgamberit s.a.v.s., nëse eventualisht na ka munguar diçka, pra le të na shërbejë si një datë që ne bëjmë një kontrollim të vetes sonë dhe vendosim që të emigrojmë nga veprimet imituese në ato të pëlqyera islamikisht.

Në trevat tona në mënyrë tradicionale lindja e Pejgamberit s.a.v.s manifestohet përmes tubimeve që ne i quajmë Mevlude. Në ato tubime qofshin nëpër xhami, shtëpi apo vende tjera publike, lexohen pjesë të poezive që përshkruajnë biografinë e Pejgamberit s.a.v.s., lexohen ilahi dhe kaside, lexohet Kur’an, salevate dhe mbahen ligjërata rreth jetës së Pejgamberit s.a.v.s. dhe porosive islame. Jo vetëm që mendoj, por jam shumë i bindur se të gjitha këto veprime, jo që vetëm janë të lejuara islamikisht, porse janë edhe urdhëra islame që të praktikohen.

Ekzistojnë edhe zëra që mevludin, respektivisht manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. e konsiderojnë si risi “bidat” dhe në bazë të kësaj japin dispozitën se manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. është veprim i ndaluar (Haram). Mirëpo nëse vetëm ky fakt se Mevludi është risi (bidat) do të mjaftonte që të gjykojmë me haram, atëherë vetëm në mënyrë taksative po parashtroj disa dilema, falja e namazit të teravive me xhemat qenka haram, e drejta e trashëgimisë së gjyshes 1/6 qenka haram, shkrimi dhe regjistrimi i haditheve nëpër libra dhe koleksione qenka haram, e veçanërisht kur dimë se ka pas urdhër nga Pejgamberi s.a.v.s. që hadithet të mos shkruhen, mësimi nëpër shkolla dhe banka shkollore qenka haram, interpretimi i mësimeve islame përmes mjeteve bashkëkohore si mediumet elektronike qenka haram e shumë e shumë gjëra tjera!!! Nga kjo nënkuptohet se, thjesht vlerësimi se mevludi është bidat nuk është argument për ndalimin e tij. Pra, përcaktimi i kësaj dispozite për Mevludin, respektivisht manifestimin e datëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s. është i pa saktë dhe i pa bazë në fondamentet e jurisprudencës islame. Mendoj se për këtë kanë dhënë sqarime të shumta dijetarët Islam nëpër shekuj, e kemi sqarime edhe në literaturën islame në gjuhën shqipe[1]. Megjithatë kësaj radhe nuk do të lëshohem në këto çështje, por vetëm tju përkujtoj në një hadith të pejgamberit s.a.v.s.. Të gjithë e dimë se Pejgamberi a.s. ka pasur princip që të agjërojë ditën e hënë dhe të enjten, e në një rast kur është pyetur për shkakun e agjërimit të ditës së hënë ka thënë : “…Këtë ditë kam lindur …”
avatar
mensuri 27/04/2011 07:43:20
Neper xhamite tona ne daten e lindjes se Muhamedit s.a.v.s. tubohen njerezit e gjinise se kundert e qe eshte ne kundershtim me sheriatin islam (edhe gjate namazit femrat qendrojne prapa meshkujve), kurse ne xhamite tona nuk i kushtojne rendesi kesaj por ulen aty ku gjejne vend, e c'eshte me e keqja femrat prezentojne ne xhami te zbuluara (me veshje jo-islame), bile edhe me veshje provokative.
Une habitem me ju te nderuar hoxhallar si mund te thoni se islami ne trojet tona eshte pa bidate,eshte rruga e te derguarit s.a.v.s. kure rezultatet jane katastrofale. Rinia jone tere diten e kalojne me harame, e jo vetem rinia jone por 90 % te popullit tone. Ketu nuk eshte dicka ne rregull, sikur ne te ishim ne rrugen e drejte All-llahu nuk do te na lejonte te shkonin ne humbje.
A thua valle vetem medh'hebi hanefi eshte ne rrugen e drejte? E ne hoxh i nderuar jemi larg medh'hebit te Ebu Hanifes, sepse ne sot i urrejm njerezit me mjekrra, kurse sipas kater medh'hebeve ndalohet rruajtja e mjekrres.
Une kam lexuar se ne medh'hebin hanefi ndalohet mjekrra me e shkurter se cka mund te kap nje grusht, kam lexuar se eshte mekruh leximi i Kur'anit tek varret.
avatar
daulli 25/04/2011 23:36:48
Pyetja:

Esselamu alejkum i nderuari hoxhë! Desha t’ju pyes: Janë disa njerëz që thonë ‘ne jemi myslimanë por nuk i takojmë asnjë prej mez’hebeve”. Ju lutem më sqaroni një çikë këtë?

Përgjigjja:

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim!

I nderuar, fillimisht ju them se edhe unë nuk i kuptojë këta njerëz sepse as ata nuk e kuptojnë veten e tyre, por unë kam obligim që për ju të sqarojë një çështje të rëndësishme: Thënë shumë thjeshtë, Islam quhet feja e shpallur nga Allahu i Madhërishëm që i është predikuar Muhammedit s.a.v.s. përmes Shpalljes që është Kur’ani dhe Sunneti. Pra Kur’ani dhe Sunneti janë fundamentet kryesore prej ku ne përftojmë udhëzimin në jetën e kësaj bote, dhe prej aty përftohen edhe dispozitat e Sheriatit islam për veprat tona.

Shpjeguesi i parë që e ka komentuar Kur’anin si në aspektin teorik ashtu edhe praktik ka qenë vetë Pejgamberi s.a.v.s. përmes Sunnetit.

Mirëpo shpjegimi i Kur’anit nuk përfundon në kohë apo vend, andaj duke pasur parasysh këtë çështje, Pejgamberi s.a.v.s. këtë të drejtë, pra shpjegimin e Kur’anit ia besoi vetëm dijetarëve të mirëfilltë duke thënë: “Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve.”; Trashëgimtarë të kujt, të pasurisë! Jo pra, trashëgimtarë për sqarimin e normave dhe dispozitave që burojnë dhe dalin nga Kur’ani dhe Sunneti.

Pastaj, dijetarët islamë duke ditur rolin, rëndësinë dhe përgjegjësinë e kësaj çështje si para njerëzve ashtu edhe para Allahut të Madhërishëm, bënë përpjekje që duke u mbështetur nga ajka e Kur’anit dhe Sunnetit, të përcaktojnë rregulla, kritere, filtra dhe disiplina shkencore për ata që dëshirojnë të merren me komentimin dhe shpjegimin e Kur’anit dhe të Sunnetit. Këto kritere nuk i plotëson çdo njeri i cili pretendon se është dijetar, apo çdo njeri që din shkrim-leximin, andaj përmes këtyre disiplinave shkencore ua morën të drejtën të paditurve të merren me këtë çështje me përgjegjësi të madhe.

Vëlla i nderuar! Në fushën e jurisprudencës islame për nxjerrjen e dispozitave përcaktuan kritere dhe metodologji të veçantë për përftimin e normave islame, e këto janë të përfshirë në shkolla juridike që ne i njohim si mez’hebe. Pra mez’hebi është shkollë e veçantë me kritere të veçanta për të ardhur deri te dispozita.
Tani me të drejtë shtrohet pyetja: Për çka i kanë venduar këto kritere? Për asgjë tjetër veçse për të shpjeguar ajetet e Kur’anit dhe hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. Këta zotërinjtë që nuk dëshirojnë t’i njohin këto shkolla dhe këta dijetarë eminentë, dëshirojnë t’i tejkalojnë këto kritere dhe ta shpjegojnë Islamin, gjegjësisht Kur’anin dhe Sunnetin sipas kapacitetit të tyre, pa kritere, norma, dhe pa vizione të qarta, ndaj dhe thonë ne nuk njohim mez’hebe, se ne vetë kemi kapacitete t’i shpjegojmë ajetet dhe hadithet. Pra, këtyre u pengojnë filtrat që dijetarët islam i kanë përcaktuar, këta e duan një islam pa dijetarë, pa kritere e norma të caktuara, secili të mendoj sipas mendjes së tij.

Vëlla i nderuar më beso se po të mos kishin qenë këto kritere shkencore, po të mos kishin qenë këta dijetarë të mëdhenjë që i njeh mbarë bota islame për shekuj me radhë, në skenë do kishim shumë dijetarë dhe nuk do dihej se kush shpjegon e kush dëgjon, besa edhe vetë unë do isha një dijetar i madh, por ja që kam ngelë vetëm një nxënës i dobët në dituri. Mendoj se tani veçmë e keni të qartë se çka dëshirojnë ata.
avatar
daulli 25/04/2011 23:35:40
Ne realitet, ajo qe njihet ne mbare boten islame ne fakt nuk eshte thjeshte fjala “Mevlud” por eshte:
“الاحتفال بذكرى مولد النبوي” – “El-Ihtifal bi Dhikra Meulid En-Nebeuij“, te cilin do ta nxjerim ne fund domethenien e saj korrekte ne shqip. Por, cfare do te thote El-Ihtifal (الاحتفال)?
Ne fjalorin Lisanul Arab te Ibn Mendhurit, per lenden Ha-fe-le (ح. ف. ل) thuhet: Hafele perdoret per ujin dhequmeshtin kur ai tubohet dhe grumbullohet. Per popullin kur njereziti tubohen dhe ngjeshen. Per qiellin kur ngjeshen rete gati per shi. Per lotin kur derdhet shume. Per dicka kur ajo mblidhet.
Ihtefele (احتفل) ka te njejtin kuptim per ujin dhe popullin, rruga kur duket, etj kuptime te cilat nuk po i vendosim per mosdalje nga tema.
Ne El-Uesijt,..pervec te tjerash qe u permenden,..thuhet Ihtefele gjithashtu per rrugen dhe gruan kur zbukurohet, per ndonje porosi/urdher/ceshtje kur i jepet kuptimi dhe per personin kur e nderon dhe i jep rendesi.
El-Hafleh eshte zbukurimi, thuhet per nje person kur eshte i bukur apo i hijshem.
El-Ihtifal, thuhet kur organizohet dicka e hareshme per dicka duke i dhene rendesi.
Keshtu pra domethenia e asaj dite apo e atij tubimi dhe takimi ne fakt eshte “Tubim festiv ne perkujtim te ditelindjes se Pejgamberit” dhe qe ketu fillon planprojekti i organizimit te ketij kremtimi apo tubimi.
Perpara se te kalojme tek Mevludi, le te sqarojme disa gjera te rendesishme te cilat i vendosin botekuptimet ne vendin e tyre dhe ato jane koncepti i bidatit (risise) dhe koncepti i sunnetit (tradites).
Prej gjerave qe na ka mesuar Pejgamberi s.a.v.s., sahabet e tij, tabiinet dhe tabi tabiinet eshte koncepti i bidatit dhe ai i sunnetit. Pejgamberi s.a.v.s. thote ne nje hadith te transmetuar nga Muslimi ne Sahihun e tij prej Xherijr ibn Abdilah El-Bexhelij r.a.: “Kush ben ne Islam nje sunnet (tradite) te mire, ai do te marre shperblimin e tij dhe shperblimin e te vepruarit me te pas tij, pa iu paksuar asgje nga ai shpreblim dhe kush ben nje sunnet (tradite) te keqe, mbi te do te jete pesha e tij dhe pesha e te vepruarit me te pas tij, pa iu paksuar asgje nga ajo peshe“.
Pra, sipas hadithit, ekziston Sunneti i Mire, te cilin besimtari mund ta veproje, por kushti i tij eshte qe ai te jete prej Fese dhe te mos tentoje te korruptohet. Psh. kur Shafiu erdhi ne Egjypt, i pa egjyptianet te thonin tekbire ne Bajram, te cilat nuk jane paraqitur prej Pejgamberit s.a.v.s., por jo vetem, por as nga sahabet e nderuar r.a. dhe tha: “Nese ben tekbir ashtu sic bejne njerzit sot ai eshte i mire (hasen), e nese i shtojne perseri eshte i mire (hasen) dhe çdo gje qe shtohet nga permendja e Allahut e kam dashur ate gje (ahbebtu’hu” (Dar El-Ifta El-Masrijeh). Keshtu pra, Imam Shafiu na meson se çfare eshte e mire dhe çfare eshte e keqe dhe ai eshte imam nga imamet e medhenj i cili ka njohuri per Kur’anin, Sunnetin dhe ixhtihadin e sahabeve si askush tjeter. Selefet tane na kane mesuar, psh. se persa i perket Zikrit, aty ka gjeresi dhe jo ngushtesi. Dhe vjen dikush e na thote se “Kurre, nuk do te perdor asgje pervec atyre qe jane paraqitur nga Pejgamberi s.a.v.s…te tjerat jane Bidat“, por nuk eshte keshtu sic pretendon, sepse Pejgamberi s.a.v.s. u ka dhene gjeresi sahabeve te tij ne permendjen e Allahut (Zikr), psh. ne Haxh Pejgamberi pervec Telbijes se tij degjonte edhe teljbijet e tjera qe nuk kishin te njejten shprehi me te tijen dhe ai i linte sepse cdo permendje e Allahut e cila eshte konform rregullit eshte e bukur. Ne kete menyre, nese ka dikush i cili kushtezohet vetem se ne ate qe eshte paraqitur, kur çeshtja ne te vertete eshte e gjere dhe nuk eshte e ngushte apo specifike, atehere bidatxhiu real eshte ai qe kushtezohet, sepse ai ka ngushtuar dicka qe Pejgamberi e ka lene te gjere.
Le te kthehemi tek Mevludi,…Dijetaret gjithmone kur pyeten rreth dickaje, ata i kthehen menjehere Kur’anit dhe Sunnetit per hulumtim. Hulumtojne nen kondicionin e te qenit nen presionin pozitiv te pershtatshmerise mes ceshtjes se diskutuar ne njeren ane dhe Kur’anit e Sunnetit ne anen tjeter, sepse askush nuk mundet te tejkaloje Kur’anin dhe Sunnetin, sic ka thene Imam Xhunejdi r.a.: “Rruga jone eshte e kondicionuar tek Kur’ani dhe Sunneti“.
Por, dijetaret nuk ndalen tek çeshtjet ne vetvete, por ata jane largpames dhe standarti i tyre eshte te qendrojne mbi platforma, e kush qendron tek ceshtjet ne vetvete ai e ka kufizuar fene Islame ne kohe e ne vend, per nje periudhe te caktuar dhe per nje vend te caktuar, pra e kufizon Islamin vetem ne periudhen e shpalljes profetike ne Mekkeh-Medinen e asaj kohe. Predikon, ne menyre inkoshiente, pra permes akteve, jo permes doktrines apo permes te deklaruarit,..predikimin se Islami nuk vlen per çdo epoke dhe per çdo vend.
Ky eshte personi i mbyllur dhe jo i hapur, i ngurte dhe jo elastik e gjitha kjo eshte nje genjeshter ndaj Islamit.
Kur mbreti Muzafer, nje nga njerezit me te devotshem te kohes, deshiroi te organizoje nje tubim festiv per Ditelindjen e Pejgamberit s.a.v.s. mblodhi rreth tij nje numer te konsiderueshem dijetaresh dhe i pyeti ata se a eshte e lejuar te organizojme nje tubim festiv per te festuar Ditelindjen e Pejgamberit s.a.v.s.? Ibn Dahjeh per kete teme shkroi nje liber dhe hetoi ne Librin e Allahut se çfare thote Kur’ani. Allahu ne Kur’an, Suretu Ibrahim, Ajeti 5, thote: وذكرهم بأيام الله
“Dhe perkujtoju atyre Ditet e All-llahut“.
Ne Musnedin e Imam Ahmedit r.a., i biri Abdullahu, transmeton prej Said ibn Xhubejr, prej Ibn Abbas, prej Ubej ibn Ka’b, prej Pejgamberit s.a.v.s. i cili ka thene per ajetin e mesiperm: “Dhe perkujtoju atyre Ditet e Allahut”, pra ditet ne te cilat Allahu xh.sh. ka sjelle miresi”.
Perfundimisht, te gjithe Tefsiret dhe te gjithe dijetaret qe jane pikereferimi kane komentuar ajetin ne fjale se ato dite, jane ditet e shenuara, qe kane ne perberjen e tyre ngjarje te medha dhe kryesisht bazohen ne miresite qe Allahu i ka dhene njerezimit per gjate gjithe historise, por ka edhe dite te shenuar te sakrifices edhe ato jane dite te shenuar, pra te cilesuara si Ditet e Allahut.
Ky eshte nje porosi e teresishme dhe gjitheperfshirese si ne kohe ashtu edhe ne vende, sepse eshte paraqitur ne Kur’an dhe Kur’ani eshte absolut deri ne Diten e Gjykimit. Nese do te shohim kontekstin dhe menyren e te shprehurit ne Kur’an, do te dalim ne perfundimin se Allahu na urdheron te perkujtojme ato dite.
Atehere dalim ne nje pyetje tjeter. A eshte e lejuar te perkujtojme Diten e Flamurit dhe te Pavaresise, te cilen nuk e ka festuar Pejgamberi s.a.v.s.???? Perderisa eshte dite e shenuar, ku Allahu ka dasht qe populli shqiptar te çlirohet nga prangat e zgjedhes se huaj dhe rrezikut te skllaverimit sllav, ateher kjo konsiderohet gjithashtu Dite e Allahut, sepse Kur’ani nuk eshte vetem liber liturgjik, por eshte kod i sistemimit te jetes se myslimaneve, per Dynjane dhe per Ahiretin.
Dalim tek pyetja kryesore,..Dita e Lindjes se Pejgamberit, nje nga ditet me te shenuara te mbare njerezimit, a eshte nje nga Ditet e Allahut? Pergjigja eshte e natyrshme: Sigurisht qe po!! A eshte kjo nje dite qe permes saj hyn gezimi ne zemrat e myslimaneve, i madh dhe i vogel, apo eshte nje dite normale dhe e zakonshme?
Le te kalojme tek Sunneti i Pejgamberit dhe te shohim se Imam Sujutiju ne librin e tij per te njejten çeshtje me titull “Maksed fi Almeli El-Meulid”, si edhe Imam Ibn Haxher El-Askalanij, prijesi i besimtareve ne hadith kane transemtuar se Pejgamberi s.a.v.s. kur hyri ne Medine, pa nje grup hebrenjsh qe festonin e agjeronin dhe Pejgamberi i pyeti se cfare dite eshte kjo qe po festoni. E ata iu pergjigjen se kjo eshte dita ne te cilen Allahu deshi dhe e shpetoi Musain me popullin e tij nga Faraoni. Pejgamberi tha: “Ne tek Musai kemi me perparesi se ata (çifutet)“, keshtu qe Pejgamberi agjeroi dhe urdheroi edhe sahabet e tij te agjerojne.
Pra ky eshte nje argument bindes qe Pejgamberi agjeroi ne shenje gezimi, duke e falenderuar Allahun permes agjerimit per shpetimin e Musait a.s. Keshtu qe Pejgamberi, na meson aplikimin e asaj qe Allahu ka thene ne Kur’an dhe ne rastin konkret fjala: “Perkujtoju atyre Ditet e Allahut”.
Gjithashtu, kjo eshte pergjigje ndaj pretendimeve te disave se meqenese Mevludin per here te pare e kane kremtuar memaliket dhe shiitet rafidah, atehere nuk duhet festuar. Duhet festuar sepse ne Ehli Sunneti tek Muhamedi s.a.v.s. kemi me perparesi se te tjeret.
Kjo eshte metodologjia profetike, e cila na meson per Ditet e Allahut, ashtu sic eshte edhe Dita e Lindjes se Pejgamberit. Ne te kundert lind pyetja: Te gezohesh per Diten e Lindjes se Pejgamberit a eshte diçka e lavderueshme, apo jo?
Dikush tjeter mund te pretendoje se myslimanet kane vetem dy festa Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.
Ne gjuhen arabe festa e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit quhet (عيد) “Ijd” dhe keto dy festa te permendura edhe ne hadithin profetik, kane specifikat e veta te permendura ne Sunnet, si tekbiri, falja e namazit etj, pra eshte Ibadet. Ndersa çeshtja per te cilen po flasim nuk eshte “Ijd“, por eshte “Ihtifal bi Dhikra El-Meulid” – Tubim fetiv ne Perkujtim te Dites se Lindjes – e cila nuk ka specifika, por ne kete tubim perkujtohet jeta e Pejgamberit, ka lexime Kur’ani, Salavate, pra nuk eshte Ibadet, por eshte si çdo tubim me tematike fetare me e organizuar se te tubimet e perditshme.
Per daten ka mendime te ndryshme por mendimi me dominant, me te cilin jane pajtuar shumica e dijetareve por edhe mbare ymeti eshte 12 Rebiul Evel. Ndersa per diten ajo eshte dita e hene, bazuar ne hadithin e Pejgamberit per agjerimin e dites se hene per te cilen ka thene: “Ajo eshte dita kur jam lindur“.
avatar
Ebu Hanife 25/04/2011 20:43:03
A ka preferuar Ebu Hanife analogjinë (kijasin) dhe mendjen mbi hadithet?


Është fascinuese preciziteti, butësia dhe zgjuarsia e Ebu Hanifes në diskutimet shkencore të cilat i ka udhëhequr me dijetarët e mëdhenj të kohës së tij.
Margaritarë të urtësisë

Në llogari të Ebu Hanifes janë thënë shumë lavdata por edhe kritika. Shumica e këtyra kritikave kanë rrjedhur nga ziliçarët përplot urrejtje, të cilët në mënyrë tendencioze e kanë akuzuar Ebu Hanifen.

Është fascinuese preciziteti, butësia dhe zgjuarsia e Ebu Hanifes në diskutimet shkencore të cilat i ka udhëhequr me dijetarët e mëdhenj të kohës së tij. Kështu në një burim relevant i cili flet për paraqitjen dhe historinë e medh'hebeve në islam përmendet që Ebu Hanife me një rast gjatë qëndrimit në Medine ka pasur një diskutim me autoritetin e madh dhe dijetarin e asaj kohe, imam Muhammed el-Bekirin (ka vdekur në vitin 114 sipas hixhretit).

Në realitet, Ebu Hanifes disa qarqe të caktuar ia kanë parë për të madhe që i ka dhënë përparësi analogjisë (kijasit) mbi hadithet e Pejgamberit s.a.v.s.. Këto lajme arritën te imam el-Bekiri, i cili duke e takuar në Medine e pyeti: "A je ti ai i cili fenë e gjyshit tim (duke aluduar në Pejgamberin s.a.v.s.) dhe hadithet e tij i ke zëvendësuar me kijas (analogji)?"

Imam Ebu Hanife në këtë i qetë u përgjigj: "Eja të ulemi dhe të flasim pak." Pasi u ulën vazhdoi: "Unë do t'i bëj tri pyetje dhe kur më përgjigjesh në këto, atëherë gjyko vet a është e saktë për atë që më akuzojnë. Të lutem mu përgjigj: Kush është më i dobët: Mashkulli apo femra?"

"Femra" - u përgjigj imam Muhammed el-Bekiri.

Ebu Hanife tha: "E sheh, këtë që e tha e ka thënë edhe gjyshi yt Muhammedi a.s., dhe nëse unë rastësisht do ta ndërroja fenë e gjyshit tënd me kijas (analogji), atëherë sipas kijasit, do të duhej gruas t'i takojë dy herë më shumë se mashkullit, sepse ajo është më e dobët."

Pastaj Ebu Hanife vazhdoi: "Më thuaj, cili është më i vlefshëm: Namazi apo agjërimi?"

Imam Muhammed el-Bekiri u përgjigj: "Namazi është më i vlefshëm."

Në këtë Ebu Hanife tha: "Këtë e ka thënë edhe gjyshi yt Muhammedi a.s., sikur rastësisht ta ndryshoja fenë e gjyshit tënd, atëherës sipas analogjisë (kijasit), gruaja pasi të pastrohet nga larjet mujore, do të zëvendësonte namazet që i kanë kaluar gjatë kohës së hajzit (menstruacionit), e jo t'i agjërojë ditët që i kanë kaluar."

Pas kësaj Ebu Hanife e pyeti: "Cila është papastërti më e madhe: Urina apo sperma?"

"Urina" - u përgjigj imam el-Bekiri.

Ebu Hanife u përgjigj: "E nëse është kështu, nëse unë do ta ndryshoja fenë e gjyshit tënd Muhammedit a.s., do të kërkoja nga tjerët që të lahen pas urinimit, ndërsa marrjen e abdestit pas lirimit të spermës. Mirëpo unë kërkoj mbrojtje tek Allahu nga ajo që të ndryshojë fenë e gjyshit tënd me kijas."

Pas këtyre fjalëve Muhammed el-Bekiri u ngrit, përqafoi Ebu Hanifen dhe i tregoi nder të veçantë.
avatar
Bidati-definicioni, llojet dhe dispozita 25/04/2011 17:19:22
Bidati-definicioni, llojet dhe dispozita


Bidati në kuptimin gjuhësor (etimologjik) dmth. është marrur nga fjala: risi, pra diçka e shpikur pa shembull të mëparshëm, si psh, fjala e Allahut: (Ai është shpikësi i qiejve dhe i tokës-pa kurrfar shembulli të më parshëm-). El-Bekare: -117. Gjithashtu fjala e Allahut: (Thuaj: Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve). El-Ahkaf: 9. Pra nuk jam pejgamberi i parë e as shpikës i kësaj rruge mirëpo kam pasur shembuj para meje.

E nëse thua: Fulani ka shpikur risi, pra kuptohet; Fulani ka bërë një vepër pa shembull të mëparshëm.

Bidati ndahet në dy pjesë kryesore:

1-Bidat apo risi në zakone, sikurse zbulimet e reja shkencore etj. e kjo gjë është e lejuar sepse origjina e dispozitave në zakone është e lejuar derisa të vijë argumenti nga feja për ndalimin e tij (e nëse nuk ka argument për ndalimin e tij atëherë pra është i lejuar).

2-Bidati në fe, e ky lloj i bidatit është i ndaluar-haram, sepse origjina e dispozitave fetare është: mosveprimi derisa të vie argumenti për lejimin e tij ( e nëse nuk ka argument për lejimin e tij atëher është i ndaluar). Thotë Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar)1 , kurse në një transmetim tjetër thotë: (Kush punon një punë që nuk e kemi punuar ne, ajo është e refuzuar). 2
Llojet e bidateve në fe:

Bidati në fe ndahet gjithashtu në dy lloje:

Lloji i parë: Bidati në fjalë dhe besim në zemër, sikurse fjalët dhe besimi i Xhehmijëve3, Mu`tezilëve4, Rafidijëve1 dhe grupacioneve tjera, e të cilat janë të humbura në qështjet e besimit.

Lloji I dytë: Bidati në adhurime, pra; adhurimi i Allahut në mënyrë të cilën nuk na ka mësuar Ai e as Pejgamberi i Tij, e ky lloj i bidatit ndahet në disa nëngrupe:

A: Adhurim i shpikur nga fillimi i tij deri në fund, psh, shpikja e ndonjë lloji të namazi, agjërimi apo festa si mevludi etj.

B: Shtojcë e një pjese të adhurimit e ky adhurim në esenc është i lejuar si psh, shtimi i rekatit të pestë në farzin e namazit të drekës apo ikindisë etj.

C: Bidat në cilësinë apo mënyrën e kryerjes së këtij adhurimi si psh, bërja e dhikrit pas namazit (pra kjo gjë është e lejuar), mirpo nëse bëhet me zë dhe në mënyr të përbashkët (me xhemat) atëher ndalohet, ose mundimi i vetes në kryerjen e adhurimevedhe dalja nga kufinjët e normales.

D: Caktimi i ndonjë kohe apo vendi për adhurimtë cilin feja nuk e ka caktuar si psh, caktimi i ditës së pesëmbdhjet të muajit Shaban dhe agjërimi i saj apo falja namaz nafilekëtë nat. . Pra origjina e agjërimit dhe namazit janë të lejuara në përgjithësi por përcaktimi i kësaj për të cilën nuk ka argument është bidat.

Dispozitat e bidatit me llojet e tij:

اdo bidat në fe është i ndaluar dhe lajthitje nga rruga e drejtë, thotë Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Keni kujdes nga shpikjet në fe, sepse çdo shpikje –risi- është bidat e çdo bidat është humbje). 1 gjithashtu thotë Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar)2, e në një transmetim tjetër thotë: (Kush punon një punë që nuk e kemi punuar ne, ajo është e refuzuar)3.

Pra këto hadithe argumentojnë se çdo shpikje në fe është bidat dhe çdo bidat është i ndaluar dhe i refuzuar, mirpo duhet ta dimë se kjo ndalesë apo ky haram është shkallë apo gradë, sipas llojit të bidatit, pra ka të rrezikshëm por ka edhe më të lehtë e prej tij ka kufër të qartë si psh, tavafi rreth varreve1, lutja e të vdekurve dhe kërkimi i të mirave apo ndihmës prej tyre, apo është mjet që të dërgon në shirk si psh; ndërtimi i xhamive mbi varreza, falja në varreza dhe lutja në to, apo është dyfytyrësi në besim si psh; bidatet e Havarixhëve2, Kaderijëve3 dhe Murxhive4 në fjalët e tyre të cilat janë në kundërshtim me argumentet e fesë tonë, apo është mëkat si psh; mosmartesa pa arsye, agjërimi në këmbë duke qëndruar në diellë etj. 1

Vërejtje :

Ata që e ndajnë bidatin në bidat të mirë dhe të keq kan gabuar në ndarjen e tij dhe e kanë kundërshtuar Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve selem i cili ka thënë: (اdo bidat është humbje), pra Pejgamberi thotë çdo bidat është humbje e këta persona thonë jo, nuk është ashtu mirpo ka edhe bidate të mira.

Thotë Hafidh iben Rexhebi në librin e tij të njohur ``Xhamiul ulumi vel hikem``: Fjala e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem: (اdo bidat është humbje) është prej fjalëve përmbledhëse të tij me të cilën e ka përmbledhur çdo gjë, dhe ka vendosur një rregull të madhë në fe, i cili është i përngjashëm me fjalën tjetër të tij sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush punon në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar), pra çdokush që shpikë në fe diçka e nuk ka bazë, ajo është humbje, dhe feja jonë është larg tij, pa marrë prasysh a është kjo shpikje në qështjet e akides –besimit-, adhurimeve apo në fjalë. 1

E ata që thonë se ka bidat të mira nuk kanë argument përveq fjalës së Omerit radij-Allahu anhu i cili ka thënë në qështjen e teravisë: (Sa bidat i mire që është ky), gjithashtu këta persona thonë se në kohën e selefit –të parëve tanë të mirë-ndodhën shumë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë e ata nuk i kundërshtuan si psh; mbledhja e Kur`anit në një libër, shkrimi i haditheve etj. mirpo këta persona duhet ta dinë se këto vepra, pra qoftë fjala e Omerit apo të tjerat kishin bazë në fe e nuk u bënë për herë të parë.

Sa i përket fjalës së Omerit radij-Allahu anhu ``Sa bidat i mire që është ky``, ai pati për qëllim kuptimin e tij gjuhësor, e jo fetar, pra vepra e tij kishte bazë në fe, sepse Pejgamberi e kishte falur këtë namaz me shokët e tij disa ditë, e pastaj më nuk doli në xhami për këtë namaz, e kur u pyet se ku qëndron shkaku në mosdaljen e tij në xhami për këtë namaz tha se kam frikë mos po u obligohet e nuk mund ta kryeni, e pastaj filluan shokët e tij të fallen në xhami grupe të voglasa ishte Pejgamberi gjallë, e pas vdekjes së tij, Omeri radijAllahu anhu i bashkoi besimtarët që të fallen pas një imami të caktuarashtu siq faleshin në fillim pas Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, pra puna e Omerit nuk konsiderohet bidat, e sa i përket fjalës së tij ajo ka qëllim kuptimin gjuhësor. Edhe mbledhja e Kur`anit në një libër ka bazë në fe sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem i urdhëronte shokët e vet me shkrimin e Kur`anit, mirpo ishte i shkruar nëpër vende të ndryshme, e sahabët e mblodhën në një vend që të ruhej më mirë. Kurse sa i përket qështjes së mbledhjes dhe shkrimit të hadithitkjo vepër ka gjithashtu bazë në fenë tonë, sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem sa ishte gjallë urdhëronte të shkruhej hadithi i tij për disa shokë që kërkonin tu shkruhej ndonjë qështje fetare e kishin frikë nga harresa e të ngjashme, edhepse në mënyrë të përgjithshme i pat ndaluar nga shkrimi i hadithit por shkaku i ndalesës ishte se frikësohej sal-Allahu alejhi ve selem nga përzierja mes Kur`anit dhe hadithit, e për këtë arsye urdhëroi t ëshkruhej vetëm Kur`ani, e pas vdekjes së tij ky problem më nuk ekzistonte sepse Kur`ani u plotësua dhe u shkrua sa ishte gjallë Pejgamberi e disa sahab e mësuan përmendësh para vdekjes së tij e disa të tjerë më vonë. Kështuqë pasi u zgjidh problemi i Kur`anit sahabët filluan ta shkruanin hadithin me qëllim që mos të zhdukej, Allahu I shpërbleftë për këtë punë, sepse ata u bënë shkaktarë që të ruhej libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem nga çdo ndryshim dhe zhdukje.
avatar
Çdo bidat eshte humbje 25/04/2011 17:18:38
Fetwa tjeter:

Pyetja:
I falënderuar qoftë All-llahu, lutjet dhe përshëndetjet e All-llahut qofshin për të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjën dhe shokët e tij. Këto fjalë janë përgjigje e tekstit të botuar në gazetën “El Edva” të autorit Muhammed Emin Jahja me datë 16/Rebiul Evvel/1378 në të cilin autori thërret muslimanët që t’i bashkangjitën kremtimit të ditëlindjës së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (Mevludi) duke shkruajtur nëpër gazeta dhe revista dhe duke e festuar nëpër mjetet e mediasë. Më habiti moskujdesja e autorit i cili haptazi i thërret njerëzit në risi e cila nuk ka asgjë me fenë Islame dhe e cila kundërshton traditën e shokëve të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe traditën e gjeneratave të para All-llahu qoftë i kënaqur me të. Duke e zbatuar obligimin e këshillës (nasihatit) vendosa që t’i shkruaj këto fjalë si përkujtim për autorin dhe të tjerët duke iu përmbajtur rrëgullave të sheriatit, i cili është i përkryer, në të cilën do të flas për dispozitën e fesë mbi kremtimin e ditëlindjës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Mevludin:

Përgjigjja:
Nuk ka dyshim se All-llahu [subhanehu ve teala] e dërgoi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me udhëzim dhe fe të vërtetë e cila bazohet në dituri të dobishme dhe punë të mirë dhe Ai Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ndërroi jetë derisa përfundoi shpallja, u plotësua feja dhe derisa u plotësoi dhuntia e All-llahut [subhanehu ve teala].
)الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِينًا(
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe” Maide, 3
me këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] na e bëri të qartë se feja është e përkryer dhe se dhuntia e All-llahut ndaj neve është plotësuar, dhe çdo kush që në fe shpik gjë të re për të cilën pretendon se është e ligjshme dhe ka bazë në fe vetëm se ka përgenjeshtruar All-llahun [subhanehu ve teala] duke menduar se feja është e mangët dhe ka nevojë për plotësime. Nuk ka dyshim se kjo është e kotë dhe prej shpifjeve më të mëdha është kundërshtimi i këtij ajeti.
Po të ishte kremtimi i ditëlindjës së Pejgamberit (Mevludi) prej fesë këtë do të na e shpjegonte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili më tepër kujdesej për kumtimin e të vërtetës sepse e dinte se pas tij nuk do të dërgohet Pejgamber tjetër. Ai si vula e pejgamberisë na tregoi se prej obligimeve të muslimanit është edhe dashuria ndaj Tij dhe ndjekja e rrugës së Tij, na kumtoi se duhet të çojmë salavate (lutje) dhe selame (përshëndetje ) për të dhe shumë gjëra që jana përmendura në Kur’an dhe Sunnet.
Në mesin e këtyre këshillave dhe porosive nuk do të gjejmë porosi për kremtimin e ditëlindjës së Tij (Mevludin). Këtë nuk e ka bërë as Ai e as shokët e tij, të cilit më së shumti e donin dhe më së miri i dinin obligimet ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pas vdekjes së Tij duke filluar me Halifet e drejtë (Hulefaur-rashidin). Këtë gjë nuk e praktikonin as tre gjeneratat e dalluara.
A thua të gjithë këto ishin të injoratë dhe nuk dinin t’i shprehin mirënjohje Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] , apo thua se ata u trguan të moskujdesshëm ndaj të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Jo pasha All-llahun këtë nuk e thotë njeri i mençur i cili e njeh gjendjen e sahabëve dhe atyre që ndoqen rrugën e tyre në mënyrën më të mirë.
Nëse ti, lexues i nderuar, kuptove se kjo vepër nuk ishte e pranishme dhe e njohur në kohën e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as në kohën e gjeneratave më të mira, atëherë dije se kjo vepër është risi në fe nga e cila duhet larguar duke shprehur mospajtimin me të me gojë dhe bindje të brendshme, dhe nuk lejohet thirrja në të. Duhet që t’i mësosh njerëzit se kjo vepër nuk është prej fesë, përkundrazi është risi e shemtuar në fe, duke e zbatuar porosin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thënë:
خير الكلام كلام الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم وشر الأمور محدثاتها وكل بدعة ضلالة
“Fjala më e mirë është fjala e All-llahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kurse veprat më të këqija janë veprta e shpikura dhe çdo risi në fe është lajthitje (dalalet).”
Dhe fjalën e Përjgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thënë:
عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي تمسكوا بها وعضوا عليها بالنواجذ وإياكم ومحدثات الأمور فإن كل محدثة بدعة وكل بدعة ضلالة
“Kapuni fortë për sunnetin tim dhe për sunnetin e halifeve të drejtë pas meje. Kapuni për të me dhëmballë dhe kini kujdes prej veprave të shpikura sepse çdo vepër e shpikur në fe është risi (bidat) dhe çdo bidat është lajthitje (dalalet).”
Dhe fjalën e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد
“Kush në këtë çështjen tonë shpikë diç që nuk është prej saj ajo (gjë e shpikur) është e refuzuar.”
Në një transmetim tjetër thuhet:
من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد
“Kush e bën një punë të cilën nuk e kemi urdhëruar ajo punë është e refuzuar.
اdo njëri i cili ka sado pak dituri e dinë qartë se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk madhërrohet me risi (bidate) siç është kremtimi i mevludit. Ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] madhërrohet me dashuri dhe ndjekje të Sheriatit të cilin e kumtoi, duke bërë thirrje në rrugën e All-llahut dhe duke i luftuar ithëtaret e risive dhe epshorët mu ashtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
)قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ(
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja.” Ali Imran, 31
)وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا (
“اka t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbanju” El Hashr, 7
Në një të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qëndron:
كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى قيل : يا رسول الله : ومن يأبى ؟ قال : من أطاعني دخل الجنة ومن عصاني فقد أبى
“Tërë ummeti im do të hyjnë në xhennet përpos atyre që refuzojnë. Shokët e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyetën kush do të refuzoje o i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Ai i cili do ti respekton urdhërat e mija do të hyj në xhennet e ai i cili nuk i respekton ka refuzuar (të hyj në xhennet)” transmeton Buhariu
Nuk i ka hije muslimanit që të shpreh respekt ndaj të Dërguarit në disa raste duke i neglizhuar plotësisht obligimet ndaj tij në shumë raste tjera. Përkundërazi muslimani vazhdimisht madhërron të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke punuar me sunnetit e tij, duke bërë thirrje në rrugën e tij dhe duke luftuar kundër atyre që kundërshtojnë rrugën e të Dëguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Muslimani i vërtetë zbukuron vetën me vepra të mira dhe moral shembullor, këshillon muslimanët, shpesh dërgon salavate mbi të Dërguarin dhe i nxit të tjerët të dërgojnë salavate mbi të. Kështu shprehet respekti ndaj të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilin na e ka mësuar All-llahu [subhanehu ve teala] duke na premtuar shumë shpërblime dhe mirësi, krenari dhe lumturi në të dy botat (dynjanë dhe ahiretin).
Këto fjalë që i cekëm nuk kanë të bëjnë vetëm me ditëlindjën e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ato vlenë edhe për kremtimet e ditëlindjeve të tjera, gjë të cilën e kanë shpikur njerëzit.
Nga argumentet e përmendura kuptuam se Mevludi është risi e shemtuar e shpikur në fe dhe se nuk lejohet pajtimi më të. Nëse kjo ka të bëj me ditëlindjen e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] atëherë nënkuptohet se kjo vlenë edhe për festat tjera të shpikura me rastin e datëlindjes së njerëzve.
ثshtë obligim i dijetarëve dhe sundimtarëve në çdo vend të botës Islame t’ua shpjegojnë njerëzvë këtë risi, ta refuzojnë duke refuzar të vepruarit me të, t’ua shpjegojnë mënyrën e drejtë për madhërim të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të pëngojnë praktikimin e këtyre bidatëve duke e zbatuar obligimin e këshillës për All-llahun.
Shumë prej dijetarëve të njohur Mevludin e konsiderojnë si gjë e shpikur e cila nuk ka bazë në fenë Islame.
Obligim i gjithëve është të kemi frikë prej All-llahut [subhanehu ve teala], ta llogarisim vetën për veprat që i bëjmë, ti respektojmë kufijtë e All-llahut, të mos shpikim në fe risi sepse feja është e plotësuar. I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vdiq dhe Ummetin e tij e la në një rrugë të qartë nga e cila nuk largohet përpos atij që është shkatërruar.
All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim që të na udhëzon neve dhe gjithë muslimanët në rrugën e drejtë, të na mbron prej bidateve dhe epshit, të na begaton me kapje të fortë për Kur’anin dhe Sunnetin, të veprojmë dhe thërrasim në të duke braktisur rrugën e atyre që kundërshtojnë sunnetin. E lusim t’i forcon sundimtarët ta zbatojnë obligimin e tyre, ta ndihmojnë të vërtetën duke shkatërruar shkaqet e sherrit. Ai me të vërtetë është ndihmës i fortë.
Në fund lutjet dhe përshëndetjet e All-llahut qofshin për të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
avatar
Çdo bidat eshte humbje 25/04/2011 17:18:17
Se pari lexo kete per bidatin:


Çdo bidat eshte humbje
Ligjerate nga Muhadithi i kohes, shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani, rahimehullah

Vertet falenderimi i perket vetem All-llahut. Ate e falenderojme dhe prej tij ndihme dhe falje kerkojme. Kerkojme mbrojtje tek All-llahu prej te keqijave te veteve dhe veprave tona. Ate qe All-llahu e udhezon nuk ka kush qe e humb, dhe ate te cilin All-llahu e le ne lajthitje nuk mundet kush ta udhezoje. Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka te Adhuruar tjeter me merite perveç All-llahut, i Cili eshte Nje dhe i Parival, dhe deshmoj se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte rob dhe i derguar i tij.

“O JU TE CILET KENI BESUAR, KINI FRIKE ALL-LLAHUN ME NJE FRIKE TE VERTETE, DHE MOS VDISNI NDRYSHE PERVEÇSE MUSLIMANE” [Ali-Imran: 102].

“O JU NJEREZ, KINI FRIKE ZOTIN TUAJ I CILI JU KRIJOI PREJ NJE VETEJE, DHE PREJ SAJ KRIJOI PALEN E SAJ, DHE PREJ TYRE U SHTUAN SHUME BURRA E GRA. DHE KINI FRIKE ALL-LLAHUN ME EMRIN E TE CILIT PERBETOHENI, RUAJENI FAREFISIN, SE ALL-LLAHU ESHTE MBIKQYRES MBI JU“ [En-Nisa: 1].

“O JU QE KENI BESUAR, KiNI FRIKE ALL-LLAHUN DHE THUANI FJALE TE DREJTA. AI [ALL-LLAHU] JU MUNDESON TE BENI VEPRA TE MIRA, JUA SHLYEN MEKATET, DHE KUSH E RESPEKTON ALL-LLAHUN DHE TE DERGUARIN E TIJ, KA SHPETUAR ME NJE SHPETIM TE MADH“ [el-Ahzab: 70-71].

Me te vertete fjala me e drejte eshte Fjala e All-llahut Azza ue xhel-le, dhe Udhezimi me i mire eshte Udhezimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Veprat me te keqija jane ato te shpikurat, dhe çdo shpikje eshte bid’at, çdo bid’at eshte humbje dhe çdo humbje shpie ne zjarr...

E me pas:

Per nje gje Dijetaret Muslimane nuk kane mosmarreveshje mes tyre, dhe ky eshte fakti se Islami eshte i ngritur mbi dy parime te medha fundamentale

dhe te shkelqyera. Vertet, ato jane:1) Adhurimi vetem i All-llahut larg çdo gjeje tjeter dhe 2) Ndjekja dhe marrja per shembull vetem prej Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, larg çdo shembulli tjeter. Sidoqofte ajo çfare une dua te diskutoj ketu lidhet vetem me parimin qe thote se: “Imani [besimi] i nje Muslimani nuk plotesohet perderisa ai te besoje se Muhammedi eshte i Derguar i All-llahut. Dhe nese ndonje person ne siperfaqen e kesaj toke do te deshmonte Teuhidin e All-llahut sipas te tre kategorive te tij, ai nuk do te jete Besimtar perderisa nuk i shton besimit te tij besimin se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij. Dhe nese eshte kjo rruga, atehere kerkohet nga çdo Musliman qe te mesoje kuptimin e kesaj deklarate te mrekullueshme [te Teuhidit]:

“DHE DIJE SE NUK MERITON TE ADHUROHET ASKUSH TJETER PERVEÇ ALL-LLAHUT“ [Muhammed 19].

... dhe te njohe kuptimin e vertete te domethenies se saj ne dy pjese. E para, te besosh ne te; dhe e dyta, qe ta vendosesh ne realitetin e vetvetes,

adhurimin dhe besimin ne All-llah. Ne kete menyre eshte obligim mbi çdo Musliman qe te dije kuptimin e deklarates “Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguari i Tij". Kjo deshmi ploteson deshmine e pare [Askush nuk meriton te adhurohet me te drejte perveç All-llahut]. Dhe per kete deshmia e besimit nuk plotesohet perderisa muslimani te besoje ne kete deshmi [te dyten], ta kuptoje, ta besoje dhe ta pranoje ate fillimisht, dhe atehere ta praktikoje ate ne çeshtjet e jetes se tij. Dhe thenia jone:“Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij“ kerkon, mes gjerave te tjera, qe ne te besojme se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e perçoi mesazhin qe iu ngarkua atij si detyre ne formen me te persosur dhe te shkelqyer, saqe askush qe vjen mbas tij, sado i larte apo i ngritur te jete ai, nuk mund ta ndryshoje apo korrigjoje ndonje pjese te tij. Zoti yne, i Madheruar dhe i Lartesuar qofte Ai, e tregon kete fakt ne Thenien e Tij tebarekte ue teala:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E PERSOSA DHUNTINE TIME NDAJ JUSH, DHE JAM I KENAQUR QE ISLAMI TE JETE FE E JUAJA“ [el-Maide: 3].

Kjo sepse transmetohet vertetesisht prej nje sere rrugesh transmetimi se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Nuk ju kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek All-llahu dhe do t’ju largoje prej zjarrit, veçse jua kam urdheruar ate. Dhe nuk kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek zjarri dhe do t’ju largoje nga All-llahu, veçse jua kam ndaluar ate“. Pra, ketu nuk eshte lene gje per t'u permiresuar, qofte ndonje gje e thjeshte apo ndonje gje e parendesishme. Kjo eshte sepse eshte transmetuar prej Imamit te Darul-Hixhra [Medines], Imam Malik Ibni Enes, rrahimehullah, se ai ka thene:“Kushdo qe prezanton ne Islam nje risi [bidat], te cilin ai e gjykon si te mire, atehere ai ka pretenduar se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e ka tradhetuar besen e perçimit te Mesazhit [Shpalljes]. Per kete lexojeni Thenien e All-llahut te plotfuqishem e te Madherishem:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E PERSOSA DHUNTINE TIME NDAJ JUSH, DHA JAM I KENAQUR QE ISLAMI TE JETE FE E JUAJA“. Tha Malik, rrahimehullah:“Dhe çfaredo qe nuk ishte [pjese] e Fese ne ate dite, nuk eshte [pjese] e Fese ne kete dite. Dhe nuk mund te rregullohet fundi i ketij Ummeti, vetem se me ate me te cilen u rregullua fillimi [pjesa e pare] i ketij Ummeti“.

Kjo ishte prej fik’hut [kuptimit] te Imam Malik, Imami i Darul-Hixhra, saqe ai qartazi dhe me nje gjuhe te paster arabe tha se kushdo qe prezanton ne Islam qofte edhe nje bidat, dhe pastaj pretendon se eshte diçka e mire, ai ne fakt ka pretenduar se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e tradhetoi Mesazhin. Dhe kushdo qe e ka kete pretendim, ai nuk beson [vertetesisht ] se “Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij“. Me ç'shihet qarte nga fjalet e ketij Imami te nderuar, bidati nuk eshte pjese e Fese ne kete dite.

Pra eshte detyre per Muslimanin qe te zbatoje Ittibain e tij [pasimin e Profetit] ne menyre qe ai te jete i besueshem ne deklarimin se Muhammedi, i


Derguari i All-llahut, eshte rob dhe i Derguar i Tij. Dhe se ai, sal-all-llahu alejhi ue sel-lam, solli mesazhin e plote dhe te paster, pa i shtuar atij apo pa i pakesuar atij. Dhe nese keshtu qendron puna, atehere çdo Musliman duhet te njohe shkallen e tij dhe te ndaloje ne pikat ku Profeti i tij, sal-lall-llahu alejhi ue selam, ka vendosur kufij per te, siç jane veprat e adhurimit dhe veprat e bindjes [ndaj All-llahut]. Dhe kjo sepse pena eshte thare pas asaj çfare u shpalle me pare [dmth. nuk do te kete me shpallje pas Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam]. Dhe nuk ishte lene aty ndonje vend i hapur qe te miratohet ndonje akt adhurimi qe nuk ka ekzistuar ne fillim ne ditet e para [te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam].


Rrjedhimisht, te paret tane te mire [Selefuna Salih] radiall-llahu anhum, erdhen dhe iken te gjithe me njohjen [dijen] e shkalles [permases] se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue selam, ne ate qe ai e plotesoi se pari misionin e tij dhe e perçoi Mesazhin [risalen], sic e dini edhe ju. Dhe [se dyti] qe ai ishte adhuruesi me i mire nder adhuruesit e All-llahut dhe qe ai i frikesohej All-llahut az-za ue xhel-l‘ me se shumti. Pra ketu nuk ka ndonje hapesire per te korrigjuar:

1- Prej pikepamjes se ligjesimit [çeshtjet e shpallura] ne kete Fe, siç e degjuat ajetin dhe komentin e Imam Malik per te.

2- Ne meneyre qe mund te pretendohet se dikush eshte adhurues me i mire dhe qe ben adhurim [ndaj All-llahut] me shume sesa Resulil-lahi, sal-lall-llahu alejhi ue selam. Kjo eshte e pamundur.


Dhe kushdo qe i kupton keto dy fakte, te cilat jane te lidhura me besimin e çdonjerit ne ate se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue selam, eshte rob dhe i Derguar i All-llahut, ai do ta kufizoje adhurimin qe e kryen per All-llahun vetem ne ate qe eshte transmetuar prej Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam [ne hadithe]. Dhe ai nuk do te vendose ndonje shembull apo ndonje model tjeter per veten e tij ne vend te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe ai as nuk do te pretendoje piken e dyte, duke nenkuptuar se eshte e pamundur qe te futet ne mendjen e besimtarit [mendimi] se ndokush eshte me i bindur ndaj All-llahut apo i frikesohet me shume All-llahut, apo se e adhuron me shume All-llahun se sa ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Kjo eshte diçka e pamundur.

Do te permendim çfare eshte transmetuar ne dy permbledhjet e Sahihanjeve, ne Sahihun e Bukharit dhe Sahihun e Muslimit, nen autoritetin e Enes Ibni

Malik, radiall-llahu Teala anhu, se nje grup njerezish shkuan te shikojne Profetin, sal-lall-llahu alejhi ue selam, por ata pyeten grate e tij sepse ate nuk mund te gjenin dot. Dhe ata i pyeten grate e tij per adhurimin e tij, per qendrimin e tij ne namaz gjate nates, agjerimin e tij gjate dites, dhe per marredheniet qe ai kishte me grate e tij. Dhe ato u permenden atyre ate çfare dinin per udhezimin e tij ne lidhje me keto, dhe udhezimi i tij, alejhis-selam, ishte udhezimi me i mire ne faqen e tokes, siç eshte thene ne hutben e Haxhit:“Ue Khajrul Huda, Huda Muhammed“[dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Grate e profetit u permenden ketyre njerezve se ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, agjeronte dhe e prishte, falej gjate nates por edhe flinte, dhe ai martohej me gra.

Enesi, radiall-llahu anhu, ka thene:“Kur ata degjuan kete prej grave te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, atyre iu duke i vogel adhurimi i tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Ata e menduan si te vogel per shkak te asaj qe ishte vendosur ne mendjet e tyre se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, do te duhej te falej gjate gjithe nates, dhe te agjeronte gjate gjithe kohes, dhe se ai ishte nje murg dhe nuk u afrohej grave te tij. Dhe ata u tronditen kur gjeten diçka e cila nuk ishte ne pajtim me konceptet e tyre. Ata supozonin se arsyeja e kesaj ishte sepse All-llahu ia kishte falur te gjitha gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe eshte njesoj sikur ata te thonin:“Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, vetem se e ka pakesuar adhurimin e tij, per te cilin ata mendonin se ishte i vogel, sepse All-llahu ia ka falur gjynahet e tij. Dhe nuk kishte ndonje pengese qe ta ndalonte ate nga shtimi i adhurimit per Zotin e tij az-za ue xhel-l.

Kjo padyshim ishte nje gabim nga ana e tyre. Dhe sepse ata nuk e dinin se ky adhurim te cilin ata e mendonin si te vogel, ishte ne fakt adhurim qe nuk mund te permbushej qofte edhe prej adhuruesit me te mire mes njerezve, qofte edhe Daudi, alejhis-salatu ue selam, per te cilin transmetohet vertetesisht ne Sahihun e Bukharit se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Daudi ishte adhuruesi me i mire mes njerezve". Ky grup njerezish nuk e dinin se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ishte adhuruesi me i mire mes njerezve me kete adhurim dhe se edhe adhuruesi me i mire mes njerezve nuk ishte i afte per te kryer adhurimin e tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siç e kam permendur.

Dhe kjo ishte prej gjerave per te cilat ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte pyetur kur disa njerez te cilet ishin mire te njohur me zakonet e tij, dhe jo si ai grup i njerezve qe ishin injorante per zakonet e tij, e gjeten ate dhe ndjene per te dhembshuri, sepse ata e pane ate duke qendruar ne namaz derisa kembet i ishin enjtur. Dhe ata i thane atij:“O i Derguari i All-llahut, All-llahu t'i ka falur gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes“. Ata nenkuptuan me kete:“Ki meshire per veten, o i Derguari i All-llahut. Lehtesohu ne adhurim, sepse kembet te jane enjtur“. Dhe ai, alejhis-selam, iu pergjigj atyre:“Efela ekunu abden shekura!?" [A nuk duhet te jem rob falenderues!?].

Ky ishte nje refuzim per arsyetimet e kota qe u perdoren prej ketij grupi te vogel njerezish, te cilet thane se arsyeja perse adhurimi i Profetit ishte i vogel, ishte sepse All-llahu ia kishte falur atij gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes. Ata nuk ishin te vetedijshem se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qendronte ne namazin e nates derisa kembet e tij enjteshin. Dhe kur iu tha atij:“O i Derguari i All-llahut! All-llahu t'i ka falur gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes“, ai u pergjigj:“A nuk duhet te jem rob falenderues!?“. Duke u bazuar mbi ate qe imagjinuan se ky ishte nje adhurim i vogel nga ana e Profetit, dhe mbi ate qe dinin ata se All-llahu ia kishte falur gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes, çdo person ne kete grup te vogel pretendoi se ata ishin te obliguar qe ta tejkalonin ne adhurim dhe qe ata mund t'i kalonin adhurimet e Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siç ishte agjerimi, namazi gjate nates dhe marredheniet me gruan. Dhe ata bene zotimet e tyre [nedhr] siç vijon: Personi i pare tha:“Une do te falem gjithe naten dhe nuk do te flej“. I dyti tha:“Sa per mua, une do te agjeroj gjate gjithe kohes dhe nuk kam per ta lene ndonje dite pa e agjeruar”. Dhe i treti tha:“Une nuk do te martohem me asnje grua“. “Pse???" Sepse ata pretenduan [perfytyruan] se martesa ishte nje hutim dhe largim nga persosja e adhurimit ndaj All-llahut. Por ata nuk e dinin dhe mua me duket, All-llahu e di me se miri, se ata ishin te rinj ne Islam, te cilet nuk kishin mesuar ende Urdherat dhe Ligjet e Islamit, se martesa ne vetvete ishte adhurim, siç gjendet ne hadithin e famshem, kur nje grup njerezish te varfer erdhen tek Profeti, sal-all-llahu alejhi ue sel-lam, dhe i thane:“O Resulall-llah, Njerezit me me shume pasuri dhe te ardhura na e kaluan neve. Ata falen siç falemi ne, agjerojne siç agjerojme ne, bejne Haxh sikurse ne bejme Haxh, dhe japin te holla [sadaka], kurse ne nuk japim asgje si sadaka!”. Dhe u tha atyre alejhi salatu ue selam:“A nuk ju kam drejtuar une per tek diçka, te cilen nese ju do ta beni, do t'i kaloni ata perpara jush, dhe ata pas jush nuk do te jene kurre te afte per t’ju kapur [arritur] juve [ne shperblim], perveç atyre qe bejne te njejten gje sikur ju?”. Dhe perfaqesuesit e njerezve te varfer u kthyen tek shoket e tyre nga mesi i njerezve te varfer dhe u treguan atyre lajmet e mira qe vinin nga Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe ata u gezuan shume kur e degjuan kete. Mirepo, nuk zgjati shume dhe perfaqesuesit e tyre shkuan prape tek i Derguari i All-llahut, dhe i thane atij, alejhi salatu ue selam:“O i Derguari i All-llahut! Çfare na the ti u eshte thene njerezve te pasur, dhe ata kane filluar te veprojne sikurse edhe ne“. Ai, alejhi salatu ue selam, tha:“Dhalike Fadlull-llah, Ju’tihi mej-jesheh“ [Kjo eshte Dhurate e All-llahut, te cilen ia jep kujt te doje].

Ky eshte transmetim i Imam Muslimit, i gjetur ne Sahihun e tij. Ne nje transmetim tjeter te ketij hadithi, rrefehet se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, u tha atyre:“Vertet ne çdo Tesbih [Subhanall-llah] ka sadaka. Dhe ne çdo Tahmid [Elhamdulilah] ka sadaka. Dhe ne çdo Tekbir [All-llahu Ekber] ka sadaka. Dhe ne çdo Tehlil [Bismilah] ka sadaka. Urdherimi per te mire dhe ndalimi nga e keqja eshte sadaka. Dhe heqja e nje pengese demprurese nga rruga eshte sadaka“. Dhe Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, vazhdoi te permendte shume karakteristika te fisme. Pastaj ai the ne fund te hadithit:“Dhe ne marredhenien qe keni ju me gruan tuaj ka sadaka“. Ata thane te habitur:“O Resulall-llah, a do te permbushe ndonje prej nesh deshiren e tij [me gruan e tij] dhe do te shperblehet per kete!?”. Dhe Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, tha:“A nuk e shihni se kur nje person permbush deshiren e tij ne menyre te ndaluar, ai do te kete per ate nj barre [gjynah]?” Thane ata:“Sigurisht, o i Derguari i All-llahut “. Dhe ai tha:“Atehere, ngjashem me kete, nese ai e permbush ate [deshiren] ne nje menyre te ligjshme, ai do te shperblehet per kete“.

Pra ata nuk ishin te vetedijshem per hadithin ne fjale dhe per hadithe te tjera ne te cilat eshte gjetur nje nxitje per t'u martuar dhe veçanerisht ne lindjen e femijeve dhe ne lenien e pasardhesve, siç eshte transmetuar ne hadithin e vertete:“Martohuni me femrat qe lindin shume dhe qe jane te dashura, sepse vertet une do te garoj me ju ne diten e gjykimit tek popujt e tjere se kush do te kete me shume pasues“. Pra ai qe martohet dhe e mban veten dhe gruan te delire [te paster nga marredheniet e paligjshme] ai do te shperblehet per kete. Njerezit e ketij grupi ishin injorante ne lidhje me kete, dhe ne mesin e tyre ishte dikush qe tha se nuk do te martohej, duke thene:“Sa per mua, une nuk do te martohem me asnje grua“. Pasi qe ky grup u largua dhe kur Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, u kthye ne shtepi, grate e tij e lajmeruan ate per ato çfare degjuan prej njerezve te atij grupi dhe per zotimet qe bene ata per vetet e tyre. Keshtu Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, mbajti nje hutbe ne xhamine e tij ne lidhje me kete, ku tha:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thane keshtu dhe keshtu?“ - duke ua perseritur degjuesve fjalet qe thane keta individe qe erdhen ne shtepine e tij:“Personi i fundit nuk do te martohet me asnje grua. I dyti tha se do te agjeroje çdo dite dhe se nuk do ta le te shkoje asnje dite pa e agjeruar. Dhe tjetri tha se do te falet gjate gjithe nates dhe nuk do te fleje“.

Sidoqofte ishte prej moralit te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qe kur qortonte, terhiqte vemendjen dhe i mesonte njerezit, ai i fshehte te metat e atyre qe benin gabime apo gjynahe [duke mos ua permendur emrat e tyre]. Pra ai nuk i tregonte ata por mbante ligjerata te atilla sikurse kjo te cilen ju sapo e lexuat me lart:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thone keshtu dhe keshtu?”. Dhe kjo per arsye se nuk ka perfitim ne permendjen e emrave [per perkujtuesin]. Por nese njerezit e lene dhe ky i le ata, mundesia per t'i perkujtuar ata iken. Keshtu, ne kete situate, dikush duhet ta permende kete hapur tek njerezit. Dhe nuk eshte ashtu siç mendohet prej disa njerezve qe dine rreth urtesise dhe butesise kur urdherojne per te mire dhe largojne nga e keqja, pasiqe ata nuk e kuptojne se butesia nuk e shfuqizon qartesimin e kritikes ndaj atij qe gabon, nese gabimi i tij perfshin nje grup njerezish. Historite e Selefeve tane, te gjitha lavderimet jane per All-llahun, jane te mbushura me transmetime qe japin deshmi mbi kete fakt. Eshte e mjaftueshme per mua qe te permend vetem ate çka dy Shejkhet [Bukhari dhe Muslim] kane transmetuar ne Sahihet e tyre prej hadithit te Abdil-lah Ibni Umer, radiall-llahu anhu, i cili thote:“Umer Ibn Khattab po mbante hutben e se Premtes, natyrisht ne xhamine e Profetit, kur aty hyri nje burre prej Shokeve te te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam; dhe ne tjeter transmetim thuhet se ishte Uthman Ibn Affan. Keshtu Umeri e nderpreu hutben dhe u kthye nga personi qe erdhi me vonese dhe qe s'arriti te vinte me shpejt per te degjuar perkujtimin [dhikrin] dhe hutben e Xhumase. Burri u pergjigj duke thene:“O Prijes i Besimtareve, une nuk bera asgje veçse degjova ezanin, mora abdes dhe pastaj erdha ne xhami“. Dhe ai [Umeri] i tha atij duke e qortuar ate ne nje menyre te pyeturi mospelqyes:“Abdesi gjithashtu, por une e kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, te thote:“Cilido shkon per te falur Xhumane, atehere ai duhet te lahet [te marre gusul]“.


Pika qe ne perfitojme prej ketij transmetimi eshte se ai e qortoi Uthman Ibn Affanin publikisht perpara nje tubimi te madh deshmitaresh, sepse ai erdhi me vonese ne Hutben dhe namazin e Xhumase. Dhe prandaj: Parimi i mesimit dhe perkujtimit te dikujt bazohet ne themelin e “Te fshehurit te gabimeve te njerezve, derisa te jete nje perfitim i cili kerkon qe te behet ne publik”. Ky eshte parimi qe zbatoi i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, kur ai mbajti hutben ne lidhje me ate grupin e njerezve qe erdhen ne shtepine e tij. Keshtu, ai tha:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thone keshtu dhe keshtu?”, duke treguar per ta, porse pa e permendur asnje prej tyre.

Pika eshte ajo se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:"Sa per mua…", qe eshte refuzim i thelbit te asaj çfare u tha prej ketyre njerezve qe pretenduan arsyen se Profeti bente adhurim te vogel, sepse All-llahu ia kishte falur gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes. Keshtu ai tha:“Sa per mua, atehere une i frikesohem All-llahut me shume sesa ju, dhe une jam me i binduri karshi All-llahut. Sa per mua, atehere, vertet une agjeroj dhe nuk agjeroj“, duke nenkuptuar me kete se nuk agjeron gjate gjithe kohes.“ Dhe une falem gjate nates dhe gjithashtu fle”, duke nenkuptuar: une nuk rri tere naten [ne namaz], siç behet prej ketyre ekstremisteve mes adhuruesve qe shtojne dhe provojne te tejkalojne adhurimin e Resulit, alejhi salatu ue sel-lam. Te qendrosh çdo nate [gjithe naten] ne namaz dhe adhurim, ne kijam duke lexuar Kur’an, kjo eshte ne kundershtim me Udhezimin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, dhe kjo per faktin se Aishah ka thene, siç transmetohet ne Sahihun e Muslimit:“Profeti, sal-lall-llahu alejhi sel-lam, kurre nuk ka ndenjur nje nate te tere ne ibadet [adhurim]”.


Pra, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, tha, duke na rikujtuar ne, se Feja eshte permbajtje dhe adhurimi eshte permbajtje, dhe nuk eshte as ekzagjerim dhe as neglizhim – “Sa per mua, atehere une jam qe i frikesohem All-llahut me shume sesa ju, dhe une jam me i binduri ndaj All-llahut. Sa per mua, atehere une agjeroj dhe nuk agjeroj, une falem gjate nates dhe flej, dhe une martohem me gra. Dhe kush largohet prej Sunnetit [Tradites] tim, atehere ai nuk eshte prej meje“.


Pra, Sunneti i Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siç ka ardhur tek ne nepermjet Islamit, eshte ai per te cilin te gjithe Muslimanet jane te obliguar qe ta pasojne. Dhe une ju garantoj se sikur Daudi, alejhi salatu ue selam - i cili ishte adhuruesi me i mire mes njerezve sipas deshmise se te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam - te vinte pasiqe qe ishte derguar Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, me Islamin e tij te persosur e te plotesuar, ai nuk do te ishte i afte qe t'i qarkonte te gjitha veprat e adhurimit qe i solli i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qofte nepermjet fjalimit te tij, veprimeve apo heshtjes se tij aprovuese. Per kete arsye, aty nuk mbetet ndonje vend [bosh] per Muslimanet qe te shtojne nje veper adhurimi pasiqe All-llahu az-za ue xhel-le e plotesoi Fene e Tij duke derguar Profetin e Tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, me kete Islam te persosur.

Dhe pas te kuptuarit se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte adhuruesi me i mire mes njerezve, dhe me i binduri dhe qe ai i frikesohet me se shumti All-llahut mes tyre, atehere nuk duhet te kete asgje veç ndjekjes se Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Ne jemi ne te sigurten se ne kurre nuk do te jemi te afte qe te qarkojme adhurimin e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, perveç rastesisht apo ne periudha te shkurtra kohore. Pra ne jemi plotesisht te paafte ne ndjekjen dhe ne gjurmimin e hapave te Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne adhurimin e tij. Kjo eshte e pamundur persa i perket çdo individi mes njerezve qe erdhen pas Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.

Rrjedhimisht, nuk na mbetet gje perpara nesh, perveç qe te perpiqemi per dy gjera:

1- Qe te mesojme Sunnetin e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne te gjitha çeshtjet qe na vijne prej Islamit, qofshin ne Akide [Besim] apo ne Ibadet [Adhurim] apo ne karakteristika dhe sjellje. Dhe siç thashe me pare, ne kurre nuk do te jemi te afte qe te bejme me shume se sa imitimin e tij, alejhi salatu ue selam, siç eshte thene:


“Pra imitojini [ata] nese nuk jeni si ata,

Vertet, imitimi i nje te drejti eshte sukses”

Asnje prej nesh nuk duhet te imitoje ndonje prej njerezve perveç tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, sepse ai eshte me i persosuri mes njerezve sipas njezeshmerise. Dhe kushdo qe e imiton ate pasiqe ai ka ikur, do te mbulohet nga oqeani i tij i adhurimit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.


Kjo eshte gjeja e pare, qe te njohim Sunnetin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, sipas kuptimit me te gjere dhe me te plote. Dhe kjo sipas thenies se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne hadithin e Enesit ne lidhje me ate grupin e njerezve:“Dhe kushdo qe largohet prej Sunnetit tim, ai nuk eshte prej meje“. Kjo fjali ne kete hadith te pergjithshem nuk i referohet braktisjes se veprave te Sunnetit te keshillueshem, per shembull se ai person nuk eshte prej Profetit. Nuk eshte kjo çfare nenkuptohet prej hadithit. Me sakte, kuptimi i hadithit eshte:“Kushdo qe largohet prej Sunnetit tim“, nenkupton prej Rruges sime dhe prej Menhexhit [Metodologjise] tim ne te gjitha çeshtjet e jetes sime fetare. Ky eshte lloji i personit qe nuk eshte prej tij. Dhe ky lloj personi ndryshon ne varesi te largimit te tij prej ndjekjes se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.


Keshtu, Sunneti ka dy kuptime:


a) Kuptimi qe eshte fetar dhe qe bazohet ne gjuhen arabe, dhe eshte ajo ne te cilen ishte Resuli, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, dhe ata te cilet e pasuan ate.

b) Kuptimi qe haset ne zakonet e Fukahave [juristeve] ne ndarjen e adhurimit ne dy lloje: Farz [obligim] dhe Sunnet [e keshillueshme]. Sunneti sipas perkufizimit te tyre ketu eshte:“Ai qe e ben ate do te shperblehet per te, ndersa ai qe e braktis nuk do te ndeshkohet per te“.


Sa per personin qe e braktis Sunnetin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne kuptimin e pare te tij, d.m.th. Rruga dhe Metodologjia - atehere ky person eshte ne devijim [humbje]. Dhe devijimi i tij mund te jete i madh ose i vogel dhe varet ne afrimin dhe largimin e tij ne ndjekjen e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Duke u bazuar ne kete, ne s'duhet te kemi nevoje per te korrigjuar dhe prezantuar nje ”risi te mire” ne Islam, duke pretenduar se nuk ka asgje te gabuar me kete bidat. Dhe per arsyen se ne duhet te jemi ne poziten ku deshtojme dhe jemi te paafte ne ndjekjen e Profetit fisnik, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne çdo gje qe na eshte transmetuar ne lidhje me adhurimin e tij, qofte ai i lidhur me lutjet, dhikret apo faljet. Pra eshte e mjaftueshme qe ne vetem ta ndjekim ate, alejhis-selam, sipas aftesive tona. Ketu une do te doja te permend nje histori te transmetuar prej Bukhariut ne Sahihun e tij, qe ju te kuptoni vleren e thenies se All-llahut:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E KAM PERSOSUR MIRESINE TIME NDAJ JUSH, DHE JAM I KENAQUR ME ISLAMIN SI FE E JUAJA“[el-Maide: 3].


Bukhariu transmeton se nje prej rabineve çifute shkoi tek Umer Ibnul Khattab gjate kohes se Khilafetit te tij dhe i tha:“O Emir el-Mu’minine, eshte nje ajet ne Librin e All-llahut, i cili nese do te na ishte shpallur neve, nje grupi prej çifuteve, ne do ta kishim marre diten ne te cilen u shpall ky ajet si nje dite feste [‘Eid]“. Ai [Umeri] pyeti:“Cili eshte ky ajet?” Dhe rabini permendi ajetin:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ PER JU...“ Tha Umeri:“Ky ajet vertet eshte shpallur ne nje dite feste, ne diten e Xhuma, kur i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ishte ne Arafat [dmth. ne Haxhin e tij te lamtumires]. Dhe ky ajet vertet u zbrit ne nje dite te madhe, ne te cilen eshte kombinimi i dy virtyteve dhe i dy festave: Festa e Xhumase dhe Festa e Arafatit.

Perse ky çifut tha:“Sikur te na ishte shpallur neve, ne do ta kishim marre diten ne te cilen u shpall ky ajet si nje dite feste?” Sepse, ai ishte i vetedijshem per madheshtine e kesaj miresie, te cilen All-llahu ua dha sherbyesve te Tij. Por si eshte puna e Muslimaneve sot? Fatkeqesisht, ne nuk po i japim kesaj miresie te madhe rendesine qe i takon. Dhe kjo eshte arsyeja perse ju i gjeni shume njerez ne te shkuaren, ne gjeneratat e para, te cilet i kane mbushur Muslimanet me falje, fjale te dhikrit dhe lutje me te cilat nuk erdhi Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.


Çfare na ka ardhur prej Profetit eshte e mjaftueshme dhe adekuate. Ne fakt, eshte me shume sesa aftesite tona njerezore mund te kapin. Sidoqofte çdonjeri prej nesh merr prej ketij adhurimi ate per te cilen ai eshte i afte per ta bere, dhe ate qe i parshtatet aftesive dhe kapacitetit te tij.




Ndersa sa per mevludin ja fetwa:


Pyetje:
Cili është gjykimi i sheriatit mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem?


Përgjigja:
Së pari: Dita e lindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk është e ditur në mënyrë të prerë, bile disa dijetarë bashkohorë hodhën në shesh se ajo është dita e nëntë e Rebiul Evvel e jo e dymbëdhjeta, kështuqë festimi i kësaj feste ditën e dymbëdhjetë nuk ka kurrëfarë baze nga aspekti historik.
Së dyti: Sa i përket aspektit fetar apo sheriatit, gjithashtu kjo festë nuk ka bazë, sepse sikur kjo të ishte prej sheriatit të Allahut; atëherë këtë do ta vepronte Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem apo do t`ua kishte komunikuar një gjë të tillë ummetit të tij, e nëse këtë do ta kishte bërë d.m.th sikur ta vepronte apo komunikonte kjo
do të ishte e obliguar që të jetë e ruajtur në përputhshmëri me fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:

Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur`anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij(El Hixhr 9)E pasiqë për një gjë të tillë nuk kemi ndonjë informatë përfundojmë se kjo festë nuk ështe prej fesë së Allahut të Lartësuar. Pasiqë kjo nuk është prej fesë së Allahut, neve nuk na u lejohet në asnjë mënyrë që më këtë ta adhurojmë Allahun apo me të të afrohemi tek Ai. Kur Allahu i Lartësuar ka vënë rrugë të veçantë për të arritur tek Ai -e ajo është me çfarë ka ardhur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem- si na u lejohet neve e ne jemi robë që të vijmë me një rrugë nga vetja jonë, e cila na afron tek Allahu? Kjo është krim në hakun e Allahut të Lartësuar që të vëjmë në fenë e Tij diçka që s'është prej saj, siç përmban kjo edhe përgënjështrim të
fjalës së Allahut të Lartësuar:
" përsosa pë ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, zgjodha për ju islamin fe"
(El Maide 3)Ne thojmë: Kjo festë nëse është prej plotësimit të fesë, patjetër do të ishte e duhur që të ishte prezente para vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e nëse ajo nuk është prej plotësimit të fesë atëherë kjo nuk ka mundësi që të jetë e fesë; ngase Allahu i Lartësuar thotë: përsosa për ju fenë tuaj(El Maide 3) E ai i cili pretendon se kjo është prej plotësimit të fesë, ky së pari ka shpikur diçka të re pas Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem si dhe fjala e tij përmban përgënjështrim të këtij ajeti fisnik.

Nuk ka dyshim se ata të cilët festojnë ditëlindjen e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me këtë dëshirojnë lavdërimin e Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, shfaqjen e dashurisë ndaj tij, aktivizimin e energjive në mënyrë që të gjindet tek ata në këtë festim përmallim për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e që të gjitha këto që u përmënden, pa dyshim se janë prej ibadeteve (adhurimeve). Dashuria ndaj Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, bile nuk plotësohet imani derisa të jetë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem më i dashur tek njeriu se sa vetja e tij, femiu i tij, prindi tij dhe njerëzit në përgjithësi, poashtu lavdërimi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, ngjashëm edhe përmallimet dhe mallëngjimet për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem janë prej fesë ngase në këtë ka anim nga sheriati i tij. Pra, festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me qëllim afrimi tek Allahu apo me qëllim lavdërimi të Pejgamberit sal-lallahu
alejhi ve sel-lem edhe nëse është ibadet nuk lejohet kurrsesi që të çpiket në fenë e Allahut të Lartësuar diçka që s'është prej saj; pra festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është bidat dhe njëkohësishtë i ndaluar (haram).


Pastaj ne dëgjojmë se në këtë festim ka gjëra të shëmtuara, të cilat si pranon as sheriati, as ndjenja e as mendja. Ata kendojnë disa vjersha ( si mevludi psh. shën. i përkth.) në të cilat ka teprim në Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem derisa e kanë bërë më të madh se Allahun e Lartësuar (Allahu na ruajtë!), e prej këtyre gjërave siç dëgjojmë për injorancën e disa festuesve, të cilët kur lexuesi lexon tregimin mbi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe arrit të fjala: (Ka lindur Mustafaja (Muhammedi s.a.v.s)), ngritën të gjithë në këmbë sikur të ishin një përson, thonë: "Prezenton shpirti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ne ngritemi madhërim për të", e kjo është injorancë. Pastaj nuk është prej edukate që të ngritën ngase Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urrejtur një gjë të tillë, e shokët e tij, të cilët padyshim janë që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe më shumë e kanë lavdëruar se sa ne; nuk janë ngritur për të ngase kanë parë në këtë urrejtjen e tij për këtë verpim, pra e gjithe kjo e ai duke qenë gjallë e si atëherë me këto imagjinata?
avatar
- BIDATI - Kuptimi,llojet dhe dispozitat e tij 25/04/2011 17:16:33
- BIDATI -
Kuptimi,llojet dhe dispozitat e tij





Shejh
Salih Feuzani, Allahu e ruajtë!





-PARATHËNIE-





- Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, i Cili na urdhëroi ti pasojmë argumentet dhe na ndaloi shpikjen e risive në fe. Kurse përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem, të cilin e dërgoi Allahu shembull dhe udhërrëfyes për ne, gjithashtu përshëndetjet tona qofshin mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.
-Në këtë broshurë jemi munduar ti përmendim llojet e bidateve dhe dispozitën e Islamit mbi to, Nuk e bëra për asgjë tjetër vetëm se këshillë për hir të Allahut, të Librit të Tij, të Pejgamberit të Tij, të prijësve dhe të gjithë besimtarëve.


KUPTIMI I BIDATIT, LLOJET DHE DISPOZITA E TIJ



Definicioni i tij:



Bidati në kuptimin gjuhësor (etimologjik) d.m.th. është e marrur nga fjala: risi, pra diçka e shpikur pa shembull të mëparshëm, si p.sh, fjala e Allahut: (Ai është shpikësi i qiejve dhe i tokës-pa kurrfarë shembulli të më parshëm-). El-Bekare:-117.
Gjithashtu fjala e Allahut: (Thuaj:Unë nuk jam risëmtar prej të dërguarve).El-Ahkaf: 9. Pra nuk jam pejgamberi i parë e as shpikës i kësaj rruge mirëpo kam pasur shembuj para meje.
E nëse thua: Filani ka shpikur risi, pra kuptohet; Filani ka bërë një vepër pa shembull të më parshëm.
Bidati ndahet në dy pjesë kryesore:

1-Bidat apo risi në zakone, sikurse zbulimet e reja shkencore etj. e kjo gjë është e lejuar sepse origjina e dispozitave në zakone është e lejuar derisa të vijë argumenti nga feja për ndalimin e tij (e nëse nuk ka argument për ndalimin e tij atëherë është i lejuar).
2-Bidati në fe, e ky lloj i bidatit është i ndaluar-haram, sepse origjina e dispozitave fetare është: mosveprimi derisa të vie argumenti për lejimin e tij ( e nëse nuk ka argument për lejimin e tij atëherë është i ndaluar). Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem:(Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar)1 , kurse në një transmetim tjetër thotë: (Kush punon një punë që nuk e kemi punuar ne, ajo është e refuzuar).2
Llojet e bidateve në fe:

Bidati në fe ndahet gjithashtu në dy lloje:
Lloji i parë: Bidati në fjalë dhe besim në zemër, sikurse fjalët dhe besimi i Xhehmijëve3, Mu`tezilëve4, Rafidijëve1 dhe grupacioneve tjera, e të cilat janë të humbura në çështjet e besimit.
Lloji I dytë: Bidati në adhurime, pra; adhurimi i Allahut në mënyrë të cilën nuk na ka mësuar Ai e as Pejgamberi i Tij, e ky lloj i bidatit ndahet në disa nëngrupe:
A: Adhurim i shpikur nga fillimi i tij deri në fund, p.sh,shpikja e ndonjë lloji të namazi, agjërimi apo festa si mevludi etj.
B: Shtojcë e një pjese të adhurimit e ky adhurim në esencë është i lejuar si p.sh, shtimi i rekatit të pestë në farzin e namazit të drekës apo ikindisë etj.
C: Bidat në cilësinë apo mënyrën e kryerjes së këtij adhurimi si p.sh, bërja e dhikrit pas namazit (pra kjo gjë është e lejuar), mirëpo nëse bëhet me zë dhe në mënyrë të përbashkët (me xhemat) atëherë ndalohet,ose mundimi i vetes në kryerjen e adhurimeve dhe dalja nga kufijtë e normales.
D: Caktimi i ndonjë kohe apo vendi për adhurim të cilin feja nuk e ka caktuar si p.sh, caktimi i ditës së pesëmbdhjet të muajit Shaban dhe agjërimi i saj apo falja namaz nafile këtë natë. Pra origjina e agjërimit dhe namazit janë të lejuara në përgjithësi por përcaktimi i kësaj për të cilën nuk ka argument është bidat.
Dispozitat e bidatit me llojet e tij:



Ç`do bidat në fe është i ndaluar dhe lajthitje nga rruga e drejtë, thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem: (Keni kujdes nga shpikjet në fe, sepse ç’do shpikje –risi- është bidat e çdo bidat është humbje).1
Gjithashtu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: (Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar)2, e në një transmetim tjetër thotë:
(Kush punon një punë që nuk e kemi punuar ne, ajo është e refuzuar)3.

Pra këto hadithe argumentojnë se çdo shpikje në fe është bidat dhe çdo bidat është i ndaluar dhe i refuzuar, mirëpo duhet ta dimë se kjo ndalesë apo ky haram është shkallë apo gradë, sipas llojit të bidatit, pra ka të rrezikshëm por ka edhe më të lehtë e prej tij ka kufër të qartë si p.sh, tavafi rreth varreve1, lutja e të vdekurve dhe kërkimi i të mirave apo ndihmës prej tyre, apo është mjet që të dërgon në shirk si p.sh; ndërtimi i xhamive mbi varreza, falja në varreza dhe lutja në to, apo është dyfytyrësi në besim si p.sh; bidatet e Havarixhëve2, Kaderijëve 3 dhe Murxhive4 në fjalët e tyre të cilat janë në kundërshtim me argumentet e fesë tonë, apo është mëkat si p.sh; mos-martesa pa arsye, agjërimi në këmbë duke qëndruar në diell, etj.1
VËREJTJE :



Ata që e ndajnë bidatin në bidat të mirë dhe të keq kanë gabuar në ndarjen e tij dhe e kanë kundërshtuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem i cili ka thënë: (Çdo bidat është humbje), pra Pejgamberi thotë çdo bidat është humbje e këta persona thonë jo, nuk është ashtu mirpo ka edhe bidate të mira.
Hafidh iben Rexhebi thotë në librin e tij të njohur ``Xhamiul ulumi vel hikem``: “Fjala e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem: (Çdo bidat është humbje) është prej fjalëve përmbledhëse të tij me të cilën e ka përmbledhur çdo gjë, dhe ka vendosur një rregull të madh në fe, i cili është i përngjashëm me fjalën tjetër të tij sal-lallahu alejhi ue selem: (Kush punon në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar), pra çdokush që shpikë në fe diçka e nuk ka bazë, ajo është humbje, dhe feja jonë është larg tij, pa marrë parasysh a është kjo shpikje në çështjet e akides –besimit-, adhurimeve apo në fjalë.1
E ata që thonë se ka bidat të mira nuk kanë argument përveç fjalës së Omerit radij-Allahu anhu i cili ka thënë në çështjen e teravisë: (Sa bidat i mire që është ky), gjithashtu këta persona thonë se në kohën e selefit –të parëve tanë të mirë-ndodhën shumë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë e ata nuk i kundërshtuan si p.sh; mbledhja e Kur`anit në një libër, shkrimi i haditheve etj. Mirëpo këta persona duhet ta dinë se këto vepra, pra qoftë fjala e Omerit apo të tjerat kishin bazë në fe e nuk u bënë për herë të parë.
Sa i përket fjalës së Omerit radij-Allahu anhu ``Sa bidat i mire që është ky``, ai pati për qëllim kuptimin e tij gjuhësor, e jo fetar, pra vepra e tij kishte bazë në fe,sepse Pejgamberi e kishte falur këtë namaz me shokët e tij disa ditë, e pastaj më nuk doli në xhami për këtë namaz, e kur u pyet se ku qëndron shkaku në mos-daljen e tij në xhami për këtë namaz tha se kam frikë mos po u obligohet e nuk mund ta kryeni, e pastaj filluan shokët e tij të falen në xhami grupe të vogla sa ishte Pejgamberi gjallë,e pas vdekjes së tij, Omeri radijallahu anhu i bashkoi besimtarët që të falen pas një imami të caktuar ashtu siç faleshin në fillim pas Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, pra puna e Omerit nuk konsiderohet bidat, e sa i përket fjalës së tij ajo ka qëllim kuptimin gjuhësor. Edhe mbledhja e Kur`anit në një libër ka bazë në fe sepse Pejgamberi sal-lallahu alehi ue selem i urdhëronte shokët e vet me shkrimin e Kur`anit, mirëpo ishte i shkruar nëpër vende të ndryshme, e sahabët e mblodhën në një vend që të ruhej më mirë. Kurse sa i përket çështjes së mbledhjes dhe shkrimit të hadithit kjo vepër ka gjithashtu bazë në fenë tonë, sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem sa ishte gjallë urdhëronte të shkruhej hadithi i tij për disa shokë që kërkonin tu shkruhej ndonjë çështje fetare e kishin frikë nga harresa e të ngjashme, edhe pse në mënyrë të përgjithshme i pat ndaluar nga shkrimi i hadithit por shkaku i ndalesës ishte se frikësohej sal-lallahu alejhi ue selem nga përzierja mes Kur`anit dhe hadithit, e për këtë arsye urdhëroi të shkruhej vetëm Kur`ani, e pas vdekjes së tij ky problem më nuk ekzistonte sepse Kur`ani u plotësua dhe u shkrua sa ishte gjallë Pejgamberi e disa sahab e mësuan përmendësh para vdekjes së tij e disa të tjerë më vonë. Kështu që pasi u zgjidh problemi i Kur`anit sahabët filluan ta shkruanin hadithin me qëllim që mos të zhdukej, Allahu I shpërbleftë për këtë punë, sepse ata u bënë shkaktarë që të ruhej libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem nga çdo ndryshim dhe zhdukje.










SHKAQET E SHFAQJES SË BIDATEVE NË MESIN E MUSLIMANËVE



1. Paraqitja e bidateve tek myslimanët

A-Koha kur u shfaqën bidatet:

Shejhul-Islam Iben Tejmije, rahimehullah, thotë:” Dije se shumica e bidateve u paraqitën kah fundi i sundimit të hulefaurr-rrashidinëve1, ashtu siç tha edhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: (Kush do të rroj prej jush pas meje do të sheh përçarje dhe kundërshtime të shumta, u këshilloj ta pasoni sunetin tim dhe sunetin e prijësve të drejtë që do të vijnë pas meje të cilët do të jenë të udhëzuar”2
Bidati i parë i cili u paraqit është ai i Kaderive, i Irxhasë, i Shiitëve dhe i Havarixhëve3 të gjitha këto bidate u shfaqën në shekullin e dytë të hixhretit, e sahabët ishin akoma gjallë, të cilët i kundërshtuan pasuesit e këtyre bidateve, e më vonë u paraqit bidati i I`tizalit1 dhe ndodhën përçarje mes muslimanëve dhe u pasuan epshet. Pastaj u paraqit bidati i Sufive2 dhe i ndreqjes së xhamive nëpër varreza, të gjitha këto të fundit u paraqitën pas tre shekujve të vlefshëm, e kështu sa më shumë largohej koha e Pejgamberit shtoheshin bidatet.





B: Vendi i paraqitjes së bidateve:

Bidatet u paraqitën në qytete të ndryshme të shtetit Islam, Shejhul-Islam Ibën Tejmije thotë: “Vendet më të mëdha të cilët i banuan shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, dhe nga të cilat doli dituria dhe imani janë pesë: Meka, Medina, Basra, Kufa dhe Shami, nga këto vende u përhapën dituritë e Kur`anit, Hadithit, Fikhut dhe dituritë tjera Islame, mirëpo gjithashtu nga këto vende dolën dhe u përhapën bidatet kryesore përveç Medinës së Pejgamberit, e sa i përket Kufës nga ajo doli bidati i Shiitëve dhe i Murxhive e pastaj u përhapën në vendet tjera, nga Basra doli bidati i kaderit, I`tizalit dhe u përhap në vendet tjera, kurse në Sham u përhap bidati i kaderit, nasibijve, e sa i përket bidati i Xhehmijve ai u paraqit në Horasan i cili ishte bidati më i rrezikshëm, pra sa më larg Medinës ishin këto vende lindnin nga to bidate më të rrezikshme. Pas vdekjes së Uthmanit, radij-Allahu anhu, u paraqit bidati I harurijve1, e sa i përket Medinës ajo ishte e pastër nga këto bidate, edhe pse kishte njerëz që fshehurazi i punonin dhe i besonin këto bidate mirëpo ishin të frikësuar dhe të nënçmuar, ku në anën tjetër pasuesit e bidateve në vendet tjera të lartpërmendura vepronin haptas dhe pa frikë. Nuk është për tu habitur çështja e Medinës sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë se në të nuk do të hyjë Dexhalli (i cili është më i rrezikshëm se bidatet, për shkak se Allahu do e ruaj Medinën, kështu që Allahu e ka ruajtur edhe nga bidatet.) E kështu vazhdoi dituria dhe imani në Medine deri në kohën e shokëve të Imam Malikut, pra deri në shekullin e katër hixhri”2
Pra në tre shekujt e parë në Medine nuk pati bidate haptas , e as që doli ndonjë bidat në çështjet thelbësore të fesë sikurse ishte gjendja në qytetet tjera.
2-Shkaqet shtytëse të paraqitjes së bidateve:



-Gjëja në të cilën nuk ka dyshim është se kapja për Kur`an dhe sunet dhe pasimi i tyre janë shkaku kryesor për mos-rënien në bidate (dhe në kurthet) e pasuesve të tyre, thotë Allahu subhanehu ve teala (Dhe se kjo është rruga –feja- Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera që t`ju ndajnë nga rruga e Tij) S. En`amë-153.
E këtë ajet e komentoi Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem në hadithin të cilin e transmeton ibën Mesudi radij-allahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi e bëri një vijë të drejtë e tha: “Kjo është rruga e Zotit”, pastaj i bëri disa vija në të djathtë dhe në të majtë të saj e tha:”Këto janë rrugë që në krye të secilës është nga një shejtan që të thërret të hysh në të”, pastaj e lexoi ajetin”Dhe se kjo është rruga ime e drejtë, pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera që t`ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.”1

Pra ai që largohet nga Kur`ani dhe suneti do e përfshijnë valët e bidateve dhe do e fundosin në humbje. Shkaqet shtytëse të paraqitjes së bidateve mund ti përmbledhim në disa pika më kryesore: mos-njohuria e dispozitave fetare, pasimi i epsheve, pasimi i mendimeve të paargumentuara me fanatizëm, dhe pasimi i verbër i tyre. E ndoshta do të ishte e udhës ti përmendim këto shkaqe më hollësisht.

Shkaku i parë: Mosnjohja (Injoranca) e dispozitave fetare.

Sado që kalojnë vitet apo largohet koha e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem dhe largohen njerëzit nga gjurmët e tij përhapet mosdituria, për të cilën thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush do të rrojë prej jush pas meje do të sheh përçarje dhe kundërshtime të shumta”. Kurse në një hadith tjetër thotë: (Allahu nuk e ngrit diturinë duke e marrë nga gjoksi i dijetarëve, mirëpo e merr duke i vdekur dijetarët, e kur të mos mbetet asnjë dijetarë njerëzit i marrin prijës të tyre të pa diturit, i pyesin, e ata përgjigjen pa dituri kështu që e humbin veten dhe të tjerët nga rruga e drejtë.1 Pra asgjë nuk mund ta pengojë përhapjen e bidateve përveç diturisë dhe dijetarëve, të cilët nuk i japin mundësi e as nuk i lënë derë hapur bidatxhinjëve që ti përhapin bidatet e tyre.

Shkaku i dytë: Pasimi i epsheve.

Ai i cili largohet nga pasimi i Kur`anit dhe sunetit do i pasojë epshet e tij, Allahu xhel-le she`nuhu, thotë:
(E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e tyre, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet.) S. El-Kasas-50.
Gjithashtu Ai thotë:
(A e ke parë ti -Muhamed- atë që duke e ditur, dëshirën e vet e rrespekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vërë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzoj atë?) S. El-Xhathije-23.
Pra bidatet janë edhe rezultat i pasimit të epsheve.



Skaku i tretë: Pasimi me fanatizëm i mendimeve të dijetarëve (medhhebeve).

(Kjo gjë është shkak i paraqitjes së bidateve mirëpo duhet ta kemi parasysh kushtin e lartpërmendur, pra nëse këto mendime të tyre nuk janë të bazuara në Kuran e as në Hadith e nëse është e kundërta atëherë jemi të obliguar t’i pasojmë këto mendime pa marrë parasysh kush është ky dijetar, Allahu thotë në Kur`an:
( E kur u thuhej atyre -idhujtarëve- : Pranoni atë që Allahu e shpalli! Ata thanë: Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!). S.El-Bekare-170. sh.p).

Pra këtij shembulli i përngjajnë pasuesit e medhhebeve1 të cilët nuk dalin nga fjalët e dijetarit të tyre edhe nëse janë gabim dhe se e vërteta qëndron me ndonjë dijetarin tjetër, të cilët nëse i argumenton me ndonjë ajet kuranor apo hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem thonë: Kështu është medhhebi ynë apo kështu i kemi gjetur gjyshërit dhe baballarët tanë.



Shkaku i katërt: Përngjarja apo pasimi i jobesimtarëve nga disa pasues të medhhebeve.

Pasimi i jobesimtarëve në punët dhe adhurimet e tyre është shkaku ndoshta me kryesorë dhe më i rrezikshëm i largimit nga suneti dhe i pasimit te bidateve. Ebu Vakid El-Lejthi thotë: “Shkuam me Pejgamberin sal-Allahu alejhi ue selem në Hunejn e ne sapo patëm pranuar Islamin, e mushrikët jobesimtarët e kishin një pemë në të cilën i vendosnin armët për bereqet-bekim, e kaluam rreth një peme të ngjashme me të e i thamë Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem: O Pejgamber i Allahut na e cakto neve një pemë ti vendosim edhe ne armët tona sikurse mushrikët, e tha i habitur: Allahu ekber, kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se pasim i jobesimtarëve, pasha Allahun thatë ashtu siç i patën thënë Benu Israilët Musait alejhis-selam: ( O Musa, na e bën edhe ne një zot –statujë- si zotët që i kanë ata -ai popull-. Ai -Musai- tha: ju jeni popull që nuk dini). S.A`rafë-138, do ti pasoni traditat e popujve para jush.1

Ky hadith tregon se përngjarja apo pasimi i jobesimtarëve është shkaku i cili i shtyri Benu Israilët e gjithashtu edhe disa shokë të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem të kërkojnë kërkesën e tyre të turpshme nga pejgamberët e tyre.
Gjithashtu edhe sot është e njëjta gjendje pra muslimanet i pasojne jobesimtarët në festat e tyre si p.sh, mevludi të cilin e kanë marrë nga krishtlindjet, veçimi i ndonjë dite apo jave me punë të caktuara, ndreqja e përmendoreve për përkujtimine të vdekurve, pastaj bitatet që kanë të bëjnë më xhenazen si p.sh, tubimi i njerëzve ditën e shtatë në ish shtëpinë e të vdekurit, ditën e dyzetë këndojnë Kur`an apo diç tjetër për shpirt të vdekurit pastaj ngritja e tepërt e varrezave mbi tokë, ndreqja e tyre me mermer etj.








QËNDRIMI I EHLU SUNETIT DREJT BIDATXJINJËVE DHE MËNYRA E KUNDËRSHTIMIT TË TYRE




Qëndrimi i Ehli Sunetit kundrejt bidatgjinjëve:



Ehli Suneti gjithmonë i kanë kundërshtuar dhe i vazhdojnë t’i kundërshtojnë bidaxhinjët dhe rrugën e tyre e gjithashtu ata mundohen ta ndalojnë përhapjen e mendimeve të tyre. Ja disa shembuj që vërtetojnë këtë gjë:

1- Umu Derdai thotë: “Hyri tek unë Ebu Derdai (burri i saj) i hidhëruar dhe e pyeta se q`farë ke? Më tha: Pasha Allahun nuk po shoh tek këta njerëz asgjë nga punët e Muhamedit sal-lallahu aljehi ue selem përveq faljes së namazit akoma me xhemat”1(Transmeton Buhariu).
2- Amër ibën Jahja thotë: “E kam dëgjuar babain tim duke transmetuar nga babai i tij i cili ka thënë: Ishim ulur para derës së Abdullah ubën Mesudit duke e pritur para namazit të që të dalë nga shtëpia e të shkonim së bashku në xhami, kur papritmas erdhi Ebu Musa el-Eshariu the pyeti: a është me ju Ebu Abdurr-Rrahmani (pra Abdullah ibën Mesudi)? i thamë: jo. E u ul me neve duke pritur derisa doli e pastaj i tha: O Ebu Abdurrahman pashë pak më herët në xhami ca punë që nuk i pëlqeva, edhe pse (në shiqim të parë) ishin të mira.Ibën Mesudi e pyeti se qfarë pe? Tha: Prit pak e edhe ti do i sheh, e pastaj i tha: i pashë ca njerëz ishin mbledhur grupe dhe ishin bërë rrethe e e pritnin namazin, në duar kishin ca guralecë, n qdo grup ishte nga një prijës i cili u thoshte: Thoni Allahu Ekber njëqind herë, ata thonin, pastaj u thoshte thoni La ilahe il-lAllah njëqind herë e ata thonin. Tha Abdullah ibën Mesudi: Përse nuk u the ti numërojnë të këqijat e tyre, e ti siguroje se të mirat janë të rezervuar tek Allahu dhe nuk humbin e as nuk ka nevojë ti numërojnë ato. Pasi hyri në xhami shkoi tek një grup prej tyre dhe u tha: Qfarë është kjo që po u shoh duke bërë? Thanë: O Ebu Abdurrahman guralecë me të cilët po i numërojmë tesbihët tanë. Tha numëroni mëkatet tuaja e sa u përket të mirave unë ua sigurojë ato se nuk do tu humbin tek Allahu, të mjerët ju o umeti i Muhamedit sal-lallahu aljehi ue selem sa shpejt do të shkoni në humbje e akoma në mesin tuaj janë gjallë shokët e tij, akoma nuk i janë kalbur teshat e as nuk i janë thyer enët. Pasha Allahun ju ose jeni më të udhëzuar se Muhamedi sal-lallahu aljehi ue selem ose jeni hapës te dyerve të humbjes !!!. Thanë: O Ebu Abdurrahman pasha Allahun me këtë vepër nuk dëshirojmë asgjë tjetër përveqse shpërblimin e Allahut. Tha: sa njerëz dëshirojnë shpërblim nga Allahu por nuk dinë si ta kërkojnë, Pejgamberi sal-lallahu aljehi ue selem na ka thënë: (Do të vijn disa njerëz që do e lexojnë Kur`anin e ai nuk i kalon as fytat e tyre), kam frikë se shumica e këtyre njerëzve do të jenë prej jush, e pastaj u largua. Tha transmetuesi i hadithit Amër ibën Seleme: Shumicën prej tyre i kam parë në luftën e Nehrevanit ishi në grup me Havarixhët duke luftuar kundër nesh”1
3-Erdhi një njeri tek Imam Maliku dhe e pyeti atë nga cili vend ti veshi ihramat për haxh? Tha Imam Maliku: Veshi nga vendi të cilin e ka caktuar Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem. Tha: A lejohet ti veshi diku më larg ? Tha Imami: Jo. Pyeti pse? Tha Imami: Kam frikë për ty nga fitneja2.Tha: Qfar fitne ka në shtimin e punëve të mira? Ia ktheu Imam Maliku: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut Subhanehu ve Teala: (Prandaj le të ruhen ata që e kundërshtojnë rrugën e tij-Pejgamberit- se ata do ti godit ndonjë fitne -sprovë- apo ndonjë dënim i idhët).3 e a ka fitne më të madhe se të shtoshë në fe një punë të cilen nuk e ka vepruar Pejgamberi sal-lallahu aljehi ue selem.4

Këta janë vetëm disa shembuj, e dijetarët akoma vazhdojnë ndjekjen e të parëve të tyre duke i kundërshtuar bidatet në qdo kohë, vel hamdu liL-Lah.

Ehlu suneti dhe metodologjia1 e tyre në kundërshtimin e bidatxhinjëve

Metodologjia e tyre në kundërshtimin e bidatxhinjëve është e ngritur mbi argumentet e Kur`anit dhe Sunetit, e cila është rruga e vetme bindëse, me të cilën së pari i paraqesin bidatet dhe dyshimet e bidatxhinjëve rreth tij e pastaj i kundërshtojnë ato me argumente nga Kur`ani dhe Suneti.
Në këtë çështje dijetarët kanë shkruar shumë libra dhe i kanë kundërshtuar në to të gjitha grupet (e ashtëquajtura islame) siç janë shiinjët, havarixhët, xhehmijët dhe esh`arinjët etj. Prej të parëve që shkroi në këtë qështje është Imam Ahmedi, Uthman ed-Darimij, pastaj ibën Tejmiu, ibnul-Kajimi dhe të tjerë.
Si edhe thamë më herët librat e dijetarëve për këtë çështje janë të shumta, prej tyre ka te përgjithshme por gjithashtu ka edhe të veçanta pra që flasin kundër bidateve të caktuara, prej këtyre librave si me kryesore mund ti përmendim:
Nga librat e dijetarëve të vjetër:
1-El-I`ëtisam - Imam Shatibiu
2-Ikditaus-sirat el-mustekim - Ibën Tejmie
3-Inkar el-havadith vel bideu - Ibën Ved-dah
4-El-havadith vel bideu - Tartushij
5-El-baith alainkaril-bidei vel havadith - Ebi Shame
6-Minhaxh es-sunetin-nebevije fir-redi aler-rafidati vel kaderije - Ibën Tejmiu
Nga librat e dijetarëve bashkohor:
1-El-ibdau fi medar-ril ibtidai - Alij Mahfudh
2-Es-suneh vel mubtediat el-mutealikatu bil edhkari ves-salavat - Muhamed ibën Ahmed esh-shukajrij el-havamedij
3-Et-tahdhiru minel bidei -AbdulAziz ibën Baz

SHEMBUJ NGA BIDATET BASHKËKOHORE



Bidatet në këtë kohë janë të shumta duke i pasur parasysh shkaqet shtytëse të tyre si p.sh. largimi i kohës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, mosangazhimi me dituritë fetare, shtimi i thirrësve në bidate, pasimi jobesimtarëve në zakonet e tyre për të cilët patë thënë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Do ti pasoni zakonet e popujve para jush…”1
Prej bidateve bashkëkohore janë:
1-Festimi i mevludit
2-Kërkimi i bereqetit (begatisë) nga apo në vende të caktuara, apo nga të vdekurit etj.
3-Bidatet e ndryshme në adhurime dhe në afrim tek Allahu.





FESTIMI I MEVLUDIT2

Nga pasimi i zakoneve të krishtere është edhe festimi i mevludit apo lindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem të cilën e festojnë të paditurit dhe “dijetarët” e humbur në muajin Rebiul ev-vel të çdo viti, prej tyre kush e feston në xhami, e të tjerë nëpër shtëpi apo vende të caktuara, ku prezantojnë grupe të mëdha njerëzish. Nuk ka dyshim se kjo vepër është më se e ngjashme me festën e të krishterëve të ashtuquajtur krishtlindje1, me të cilën e festojnë lindjen e Isaut alejhis-selam.
Kjo festë jo vetëm që është bidat dhe pasim i traditave krishtere mirëpo ajo në të njëjtën kohë është edhe shtytës i madh për në kufër-mosbesim, gjithashtu aty lavdërohet Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem aq shumë sa që të kërkojnë njerëzit ndihmë prej tij e jo prej Allahut, e në anën tjetër Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem na ka ndaluar nga të lavdëruarit e tij të tepërt, i cili thotë: “Mos më lavdëroni siç e lavdëruan të krishterët Isaun të birin e Merjemes, un jam vetëm rob, prandaj më thoni Rob I Allahut dhe Pejgamber i Tij”2

Ka prej tyre që besojnë se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem merr pjesë në këto tubime, shoqërohen ne disa vende këto tubime me muzikë, bëjnë ziqre të ndryshme me të cilat i përngjajnë sufinjëve, ndoshta edhe përzihen burra dhe gra. Por duhet pasur parasysh se edhe nëse në këto tubime nuk gjinden këto harame mjafton për të qenë i ndaluar mevludi çështja se kjo vepër është bidat pra diçka e shpifur që nuk ka bazë në fe, për të cilat thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Q`do shpikje në fe është bidat e q`do bidat është humbje”.
Thamë se kjo vepër është bidat, e kjo për arsye se nuk ka kurrfarë argumenti për të në Kur`an, Sunet, e as në veprat e muslimanëve të mirë të cilët jetuan në tre shekujt e parë, mirpo ky bidat u paraqit për herë të parë në shekullin e katërt hixhrij, të cilin e shpikën një grup shiinjësh të ashtëquajtur Fatiminj. Imam Ebu Hafs Taxhud-din el-Fakihani -Allahu e mëshiroftë thotë: “Shumë kush më ka pyetur për festën të cilën e festojnë disa njerëz në muajin Rebiul ev-vel të cilin e quajnë mevlud a ka bazë në fe apo jo? E unë pasi mbështetem në Allahun dhe kërkoj nga Ai ndihmë them për këtë çështje: Muvludi nuk di të ketë bazë në Kur`an, Sunet, e as nuk është transmetuar se ndonjë nga imamët e muslimanëve ta ketë punuar, me këtë kam për qëllim imamët të cilët i pasojnë argumentet e jo secilin që e quan veten imam, por kjo është vepër të cilën e shpikën të larguarit nga rruga e të parëve tanë dhe pronarët e barqeve të mëdhenj”1

Dijetari islam Ibën Tejmiu -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Gjithashtu kjo vepër të cilën e bëjnë disa njerëz është përngjarje me të krishterët ose e veprojnë nga dashuria e madhe e tyre për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem edhe pse për ditën e saktë të lindjes së tij dijetarët nuk janë të pajtimit, por sido që të jetë kjo është vepër që nuk e vepruan të parët tanë, e po të ishte vepër me vlerë dhe e dobishme patjetër ata do e kishin vepruar para nesh duke e pasur parasysh se ata ishin më të kujdesshëm se ne dhe se çdo gjeneratë për veprimin e punëve të mira, ata e donin më shumë se ne Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, ishin më të kujdesshëm në pasimin dhe ngjalljen suneteve të tij. Pra dashuria ndaj Pejgamberit nuk vërtetohet në festimin e festave që nuk kanë bazë askund në fe, por vërtetohet me pasimin e sunetit, përhapjen e tij mbrojtja e tij me çdo kusht, e kjo pra është rruga e të parëve tanë -sahabëve, dhe e atyre që erdhën pas sahabëve e i pasuan ata në të mirë.1
Në çështje me kundërshtimin e këtij bidati janë shkruar shumë libra dhe broshura si në këtë kohë ashtu edhe më herët, pra duhet ditur se kjo vepër jo vetëm që është bidat por ajo është shkaka për shpikjen e shumë bidateve tjera të ngjashme me të si p.sh. Festimi i ditëlindjeve të shumë njerëzve të mirë, njerëzve me pozitë në shoqëri apo në shtet etj. pra kjo vepër është shkaktar për hapjen e shumë dyerve të sherrit.

KËRKIMI I BEREQETIT –BEKIMIT- NGA VENDET APO NJERËZ TË CAKTUAR QOFSHIN TË GJALLË APO TË VDEKUR KËTA TË FUNDIT

Me fjalën kërkim të bereqetit kemi për qëllim bekimin e një sendi të caktuar e nëse është i bekuar atëherë shtimin e këtij bekimi në këtë gjë. Ky bereqet duhet të kërkohet nga ai i cili e posedon këtë mundësi, e ai është Allahu subhanehu ve teala, e sa i përket krijesës qoftë ky njeri apo diq tjetër nuk ka mundësi veprimin e një gjëje të tillë. Pra duke e pasur parasysh këtë çështje të lartpërmendur e cila është një prej bazave të akides -besimit- Islame (pra çështjen e kërkimit të bereqetit nga Allahu) atëherë kjo vepër nuk lejohet ti drejtohet dikujt tjetër pos Allahut subhanehu ve teala. Nëse kjo vepër bëhet duke besuar me zemër dhe duke qenë i bindur se ky njeri ka mundësi ta plotësoj dhe ta pranoj këtë lutje atëherë kjo gjë konsiderohet shirk, e nëse beson se ky person është ndërmjetësues tek Allahu për arritjen e këtij bereqeti atëherë kjo vepër është shtytëse për në shirk. E sa i përket çështjes se shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem merrnin bereqet nga flokët, djersët apo ndonjë pjesë tjetër e trupit të tij kjo është cilësi me të cilën Allahu subhanehu ve teala e dalloi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem sa ishte gjallë, argument për të cilën është fakti se sahabët pas vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem nuk kërkuan bereqet nga varri, teshat apo nga dhoma e tij. Gjithashtu nuk shkonin të faleshin në vendet të cilat ishte falur ai, apo të pushonin aty ku kishte pushuar ai me qëllim që të kërkonin bereqet, gjithashtu ata nuk kërkuan bereqet as nga Ebu Bekri, Omeri e as nga sahabët e tjerë. Pra sahabet nuk kërkuan as nga Pejgamberi e as nga njerëzit më të mirë pas pejgamberëve siç ishin Ebu Bekri dhe Omeri bereqet atëher si lejohet të kërkojmë këtë gjë nga dikush tjetër !?.1

BIDATET E NDRYSHME QË KAN TË BËJNË ME ADHURIMIN DHE AFRIMIN E NJERIUT TEK ALLAHU.

Bidatet që kanë të bëjnë me adhurimet janë të shumta në këtë kohë duke e pasur parasysh se në çështjet e adhurimit nuk lejohet të shtohet asgjë derisa të gjejmë për at çështje argument, e nëse ky adhurim nuk ka argument atëherë nuk është adhurim por bidat, për të cilën thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar. E prej bidateve bashkëkohore në këtë çështje janë edhe: bërja e nijetit të namazit me zë -pra thotë: vendosa ta fali filan namazin… apo fjalë të ngjashme me të, e vendi i nijetit nuk është gjuha dhe shqiptimi i tij mirëpo është zemra, sepse dijetarët nijetin e llogaritin prej punëve të zemrës e jo të gjuhës. Pastaj bërja e duave dhe dhikrit pas namazit me xhemat, i cili sipas normave të sheriatit duhet të bëhet individualisht dhe me zë të ulët. Pastaj kërkimi i leximit të sures Fatiha -Elhamit- nga imami ose muezini apo nga dikush tjetër pa marrë parasysh kush është ai nëpër tubime, pas duave të ndryshme, apo tek varrezat etj.1
Mbajtja zi për te vdekurin, përgatitja ushqim nga familja e të vdekurit, pagesa e disa njerëzve për ta lexuar Kur`anin për shpirt të të vdekurit2, duke menduar se këto punë janë të dobishme për të vdekurin, por në realitet të gjitha këto janë biidate për të cilat Allahu nuk ka zbritur kurrfarë argumenti.

Festimi i të ashtuquajturave festa fetare, si psh. Festimi i netëve të mëdhaja, i hixhretit -shpërnguljes- së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem në Medine. Ngritja e varrezave apo ndërtimi i tyre me mermer, ndreqja e xhamive në varreza, kërkimi ndihmë nga të vdekurit, gjithashtu i ka mallkuar Pejgamberi sal-Allahu alejhi ue selem, ata të cilët falen në varreza dhe ata që ndezin në to qirinj, e bidate të tjera që nuk mund ti përmendim në këtë broshurë të vogël.
PASTHËNJE

Dhe në fund themi se bidati është urë e cila të dërgon në kufër -mosbesim-, është shtojcë në fe të cilën nuk e ka zbritur Allahu e as nuk na e ka mësuar Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, e bidatet janë më të dëmshme se mëkatet e mëdha, dhe me këtë vepër shejtani gëzohet më tepër se sa me mëkatet e mëdha sepse mëkatari e bën mëkatin e madh duke e ditur se është mëkat e ndoshta ndonjëherë pendohet prej tij, kurse bidatxhiu e bën bidatin me bindje se është duke bërë vepër të mirë e kështu që nuk pendohet nga ajo. Veprimi i bidateve është shkak për vdekjen e suneteve, është shkak për urrejtjen e suneteve dhe pasuesve të tij nga bidatxhinjët, bidatet të largojnë nga Allahu, e hidhërojnë Atë, dhe janë shkak për largimin e zemrës nga e drejta dhe prishjen e saj.



SJELLJA ME BIDATXHIUN:



Ndalohet vizita dhe ndeja me të përveç nëse kjo gjë bëhet për shkak të këshillimit dhe kundërshtimit të tij, sepse ndeja me të ka rrezik të ndikoj tek ti dhe të përhapet e keqja e tij, gjithashtu është obligim ti paralajmërojmë të tjerët për ta dhe për sherrin e tyre, kjo bëhet nëse nuk kemi mundësi ti ndalojmë nga punimi i bidateve dhe nga përhapja e tyre, e nëse kemi mundësi atëherë është obligim i dijetarëve dhe i udhëheqësve ti ndalojnë bidatet dhe vepruesit e tyre, sepse rreziku i tyre është i madh, gjithashtu duhet ditur se jo-muslimanët i ndihmojnë bidatxhinjët në çdo mënyrë ti përhapin bidatet e tyre, sepse kjo do të thotë shkatërrim i muslimanëve dhe i Islamit.
Dhe në fund e lusim Allahun -az-ze ve xhel- që ta ndihmoj fenë e Islame, ta ngrit fjalën e Tij mbi çdo fjalë tjetër, dhe ti poshtëroj armiqtë e muslimanëve. E përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem.






















1-Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

2-Transmeton Muslimi.

3 Një nga grupet e pasuesve të mendjes të cilët i pasuan bidatet dhe mendimet që ishin në kundërshtim me akiden e Selefit, kanë ndikim të madh nga çifutët dhe të krishterët.

4 Grup që u paraqit në fund të sundimit Emevij dhe u zhvillua gjatë sundimit Abasij besimin e tyre e ngritën në bazë kuptimit të mendjes e jo në argumente gjithashtu patën ndikim nga filozofia.

1 Grup shiit që beson se hilafetin (sundimin) pas Pejgamberit e meritonte Aliu e jo Ebu Bekri e as Omeri radijallahu anhum dhe besojnë se kjo qështje është prej bazave të besimit. (El-Mevsuatu el-mujesere fil edjani vel medhahib).

1 Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë : “Hadithi është i mirë dhe i vërtet”

2 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

3 Transmeton Muslimi.

1 Siq janë tek ne në disa vende adhurimi i teqeve dhe tyrbeve.

2 Quhet qdokush që mundohet ti bëj puq prijësit të cilin e kan pranuar muslimanët për udhëheqës të tyre.

3 Grupacion islam i cili pason mendime të gabuara në qështjet e kaderit dhe thotë se njeriu është i lirë ne kryerjen e punëve të tij e Allahu nuk mund të përzihet në to. (El-Mevsuatu el-mujesere...)

4 Grupacion islam i cili gaboi në kuptimin e imanit të cilët gjithashtu u ndanë mes vete në definicionin e imanit disa thanë imani është besim me zemër dhe shqiptim me gojë të tjerët thanë mjafton vetëm shqiptimi etj.

1 Shiko: ``El-I`tisam`` 2-37.

1 Xhamiul ulumi vel hikem 223.

1 Katër sunduesit e drejtë pas vdekjes së Pejgamberit salallahu alejhi ve selem e ata janë: Ebu Bekri, Omeri, Uthmani dhe Aliju radijallahu anhum.

2 Mexhmu-ul-fetava 10-354

3 Definicionet e tyre i përmendëm më herët.

1 Shiqo tek definicioni i Mu`tezilëve.

2 Në fillim ishte lëvizje islame e cila thërriste në urrejtjen e kësaj bote dhe në adhurim të shumtë, derisa arritën të jenë grupe që u ndikuan nga filozofia dhe nga besimet e kota indiane, perse dhe greke.

1 Quhen Havarixhët.

2 Mexhmu-ul-fetava 20-300,303.

1 Transmeton Ahmedi, iben Hibani dhe Hakimi.

1 Xhamiu bejanil-ilmi ve fadlihi. Iben Abdul-Berr 1-180.

1 Medhheb quhet drejtimi shkollor I një dijetari të caktuar, dhe qdo medhheb emërtohet zakonisht sipas themeluesit të tij.

1 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi është sahih.

1 Transmeton Buhariu.

1 Transmeton Tirmidhiu.

2 Fjala Fitne dmth.sprovim në fe. Shiko Muhtarus-sihah

3 S.Nur-63.

4 El-Baithul-hathith ala inkaril-bidei vel-havadith.

1 Në kuptimin gjuhësor dmth.drejtimi apo rruga e qartë. Shiqo Muhtarus-sihah. Kurse në kuptimin terminologjik dmth. Metodologji, e autori ka për qëllim kuptimin e dytë të fjalës.

1 Transmeton Tirmidhiu.

2 Këtu hyjnë edhe qelimet të cilat bëhen në vendin tonë.

1 E për fat të keq sot në Kosovë festohet kjo festë krishtere e të ngjashme me të si dita e shën Valentinit apo e quajtur dita e dashurisë.

2 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

1 Risaletul mevrid fi amelil mevlid.

1 Iktidaus-siratul mustekim 2-610.

1 Më gjërësisht për këtë qështje shiko librin: Iktidaus-siratul mustekim 2-795/802.

1 Pra thënja e fjalës -Lilahi el fatiha- e xhemati e lexojnë suren Fatiha në vete apo me zë. (Sh. P.).

2 Siç është praktik tek ne leximi i Kur`anit , i Jasinit, sures Bekare etj.
avatar
culi 26/04/2011 09:06:19
Mashalla,paske ba KOPI sa te dush.
Thjesht te pergjigjem ashtu si eshte pergjegjur me heret nje vella:
mbaje ket fetva per vete dhe ruje ne ram,me nje ane keni refuzu pasimin e nje medhhebi e ne anen tjeter pasoni dijetaret me FANATIZEM te cuditshme.
Vllai jem,keto mendime une nuk i perkrahi sepse kam dijetaret e pales tjeter qe i perkrahi dhe i praktikoj dhe nuk te them se ti mos i merr per baze keto argumente.Per hajr te kofshin,skam asgje kunder.
Ky eshte mendim qe une nuk e pranoj per veten time dhe them se te gjith dijetaret kan te drejte per te dhene mendimet e tyre dhe jan te verteta te Allahu.
Subhanalla,njeri nga ata qe shkruajti ju tha se edhe po ti ringjallim dijetaret qe e kan pranu bidatin dhe e kan nda ne dy pjese,ju do ti thoni JO se dijetaret e tan kan thon NUK BON.
EKSTREMIZEM i tepruar ne legjislacioni islam
Allahu mustean
avatar
Pse nuk janë të pëlqyera qelimet dhe mevludi në Islam? 25/04/2011 17:14:46
Pyetja:
Pse nuk janë të pëlqyera qelimet dhe mevludi në Islam?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pyetjes tënde rreth mevludit dhe qelimeve themi se këto forma të adhurimeve nuk kanë qenë të njohura as në kohën e Profetit (salallahu alejhi ue selem),as në kohën tri gjeneratave të arta (sahabët,tabiinët dhe gjenerata që erdhi pas tyre), por ajo është një risi që filloi të praktikohet te muslimanët disa qindra vite pas përfundimit të shpalljes.

Prandaj,mendimi ynë është i njejtë me mendimin e të gjithë atyre dijetarëve të mirëfilltë,të cilët flasin me argumente të sakta.
Pra,ajo është risi dhe duhet të mundohemi t`ua sqarojmë muslimanëve punët, ritet dhe adhurimet për të cilat na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe t`i largojmë ata nga këto rite që nuk kanë qenë të njohur te të parët tanë.
Më beso po të ishte meuludi dhe qelimja me vlerë, ashtu si pretendohet, atëherë profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) dhe shokët e tij do t’i vepronin ato para nesh.

Për këtë çështje ka disa shkrime në gjuhën shqipe, prandaj unë nuk do të zgjerohem më tepër.
Allahu e di më së miri.
avatar
Sqarim rreth origjinës së shfaqjes së bidatit të mevludit në historinë Islame dhe refuzim i pretendimeve të atyre që festojnë Mevludin 25/04/2011 17:09:39
Unë po ju jap një shembull për bidatet e njohura që janë përhapur tek njerëzit, ato të cilat vazhdojnë t’i ndjekin shumë njerëz dhe që i konsiderojnë Sunet; pasimin e tyre e konsiderojnë si dashuri për të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe ai është festimi i ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). E me të vërtetë ky është bidat në këtë Fe për të cilën Allahu nuk ka zbritur asnjë argument. I Dërguari fisnik (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk udhëzoi askënd tek ky bidat dhe as nuk e veproi atë. Dhe as Sahabët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e vepruan atë. Edhe Katër Khalifët e Udhëzuar nuk e vepruan atë, asnjëri prej Khalifëve nuk e veproi atë bidat gjatë sundimit të tyre. Njësoj edhe Sahabët e tjerë të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e vepruan atë.

Kështu kaloi i gjithë njëqind vjeçari i parë dhe në të nuk u gjend asfarë mevludi. Pastaj kaloi njëqind vjeçari i dytë dhe as në të nuk kishte mevlud. Pastaj kaloi edhe njëqind vjeçari i tretë dhe as në të nuk kishte mevlud. Nuk ka patur as nga i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe as nga të tjerët. Pastaj u shpik mevludi në shekullin e katërt dhe kush ishte ai që e shpiku? Dhe ku u bazua për këtë shpikje? Atë e shpikën Shijat Ubejdijinë të cilët sunduan në Egjipt, siç është përcjellë nga Makrizij në “Tarijkh Misr”, i quajtur ndryshe “el-Khuttatu uel-Athaar”. Ai ka përmendur se Rafidat Ubejdijinë ishin ata që e shpikën mevludin. Ata shpikën gjashtë mevlude: mevludi i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), mevludi i ‘Aliut, mevludi i Fatimes, mevludi i Hasenit, mevludi i Husejnit dhe mevludi i sunduesit të Ubejdijinëve. Pra, ata shpikën gjashtë mevlude dhe ata janë të parët që e shpikën mevludin. Dhe kjo ka ndodhur në shekullin e katërt. Ndërsa në treqind vitet e para nuk egzistonte mevludi dhe as që është përmendur mevludi atëkohë.

Në librat që u shkruajtën para shekullit të katërt nuk përmenden fare mevludet ngase ai nuk egzistonte atëkohë, por ai u shpik pas asaj periudhe, mbas tre brezave më të mirë. Dhe mbas treqind vjetëve u shfaqën këto bidate apo ky bidat, bidati i mevludit, i cili u bë i njohur si bidati i festimit të ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Ky bidat që ata shpikën, së pari e shpikën Rafidat. Dhe Rafidat janë nga krijesat më të fëlliqta të Allahut ‘Azze ue Xhel. Po ata ku u bazuan për këtë shpikje të tyre? Imituan Kristianët ngase Kristianët festojnë ditëlindjen e Isait, kurse ne nuk e festojmë ditëlindjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Pra ai është një bidat që bazohet në pasimin e Kristianëve, është bidat që bazohet në pasimin e Kristianëve. Kristianët festojnë ditëlindjen e Isait, ndërsa ne vërtetë nuk e festojmë ditëlindjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Sikur festimi i mevludeve të ishte gjë e mirë, atëherë do të na kishin paraprirë në atë gjë ata që na paraprijnë në mirësi, do të na kishin paraprirë në atë gjë ata që na paraprijnë në mirësi, do ta kishte bërë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe do t’i kishte udhëzuar njerëzit tek mevludi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), do ta kishte bërë Ebu Bekri, pastaj ‘Umeri, pastaj ‘Uthmani, pastaj ‘Aliu dhe krejt Sahabët e tjerë. Mirëpo e gjithë kjo nuk ndodhi. Madje as tek Tabi’inët dhe as tek pasuesit e Tabi’inëve dhe as tek ata që erdhën mbas tyre poashtu nuk egzistonin këto mevlude, derisa erdhi shekulli i katër mbas Hixhretit dhe i shpikën këto mevlude Rafidat Ubejdijinë të cilët sunduan Egjiptin. Dhe këto mevlude përmbajnë festimin e ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe këto janë prej bidateve që janë shumë të përhapura, janë prej gjërave të këqija të cilat i ndjekin shumë prej njerëzve, kurse nga ana tjetër ata braktisin Sunetin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ata të cilët festojnë mevludin e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk i binden atij. Shumë prej atyre nuk i binden atij dhe e kundërshtojnë udhëzimin e tij në shumë çështje. Ata braktisin atë për të cilën i ka urdhëruar ai dhe sjellin diçka të cilën nuk e solli ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Madje ajo është prej atyre gjërave të shpikura në Fenë e Allahut, për të cilat Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur asnjë argument.
avatar
Sqarim rreth origjinës së shfaqjes së bidatit të mevludit në historinë Islame dhe refuzim i pretendimeve të atyre që festojnë Mevludin 25/04/2011 17:08:28
Sqarim rreth origjinës së shfaqjes së bidatit të mevludit në historinë Islame dhe refuzim i pretendimeve të atyre që festojnë Mevludin





Unë po ju jap një shembull për bidatet e njohura që janë përhapur tek njerëzit, ato të cilat vazhdojnë t’i ndjekin shumë njerëz dhe që i konsiderojnë Sunet; pasimin e tyre e konsiderojnë si dashuri për të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe ai është festimi i ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). E me të vërtetë ky është bidat në këtë Fe për të cilën Allahu nuk ka zbritur asnjë argument. I Dërguari fisnik (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk udhëzoi askënd tek ky bidat dhe as nuk e veproi atë. Dhe as Sahabët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e vepruan atë. Edhe Katër Khalifët e Udhëzuar nuk e vepruan atë, asnjëri prej Khalifëve nuk e veproi atë bidat gjatë sundimit të tyre. Njësoj edhe Sahabët e tjerë të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e vepruan atë.

Kështu kaloi i gjithë njëqind vjeçari i parë dhe në të nuk u gjend asfarë mevludi. Pastaj kaloi njëqind vjeçari i dytë dhe as në të nuk kishte mevlud. Pastaj kaloi edhe njëqind vjeçari i tretë dhe as në të nuk kishte mevlud. Nuk ka patur as nga i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe as nga të tjerët. Pastaj u shpik mevludi në shekullin e katërt dhe kush ishte ai që e shpiku? Dhe ku u bazua për këtë shpikje? Atë e shpikën Shijat Ubejdijinë të cilët sunduan në Egjipt, siç është përcjellë nga Makrizij në “Tarijkh Misr”, i quajtur ndryshe “el-Khuttatu uel-Athaar”. Ai ka përmendur se Rafidat Ubejdijinë ishin ata që e shpikën mevludin. Ata shpikën gjashtë mevlude: mevludi i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), mevludi i ‘Aliut, mevludi i Fatimes, mevludi i Hasenit, mevludi i Husejnit dhe mevludi i sunduesit të Ubejdijinëve. Pra, ata shpikën gjashtë mevlude dhe ata janë të parët që e shpikën mevludin. Dhe kjo ka ndodhur në shekullin e katërt. Ndërsa në treqind vitet e para nuk egzistonte mevludi dhe as që është përmendur mevludi atëkohë.

Në librat që u shkruajtën para shekullit të katërt nuk përmenden fare mevludet ngase ai nuk egzistonte atëkohë, por ai u shpik pas asaj periudhe, mbas tre brezave më të mirë. Dhe mbas treqind vjetëve u shfaqën këto bidate apo ky bidat, bidati i mevludit, i cili u bë i njohur si bidati i festimit të ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Ky bidat që ata shpikën, së pari e shpikën Rafidat. Dhe Rafidat janë nga krijesat më të fëlliqta të Allahut ‘Azze ue Xhel. Po ata ku u bazuan për këtë shpikje të tyre? Imituan Kristianët ngase Kristianët festojnë ditëlindjen e Isait, kurse ne nuk e festojmë ditëlindjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Pra ai është një bidat që bazohet në pasimin e Kristianëve, është bidat që bazohet në pasimin e Kristianëve. Kristianët festojnë ditëlindjen e Isait, ndërsa ne vërtetë nuk e festojmë ditëlindjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Sikur festimi i mevludeve të ishte gjë e mirë, atëherë do të na kishin paraprirë në atë gjë ata që na paraprijnë në mirësi, do të na kishin paraprirë në atë gjë ata që na paraprijnë në mirësi, do ta kishte bërë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe do t’i kishte udhëzuar njerëzit tek mevludi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), do ta kishte bërë Ebu Bekri, pastaj ‘Umeri, pastaj ‘Uthmani, pastaj ‘Aliu dhe krejt Sahabët e tjerë. Mirëpo e gjithë kjo nuk ndodhi. Madje as tek Tabi’inët dhe as tek pasuesit e Tabi’inëve dhe as tek ata që erdhën mbas tyre poashtu nuk egzistonin këto mevlude, derisa erdhi shekulli i katër mbas Hixhretit dhe i shpikën këto mevlude Rafidat Ubejdijinë të cilët sunduan Egjiptin. Dhe këto mevlude përmbajnë festimin e ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe këto janë prej bidateve që janë shumë të përhapura, janë prej gjërave të këqija të cilat i ndjekin shumë prej njerëzve, kurse nga ana tjetër ata braktisin Sunetin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ata të cilët festojnë mevludin e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk i binden atij. Shumë prej atyre nuk i binden atij dhe e kundërshtojnë udhëzimin e tij në shumë çështje. Ata braktisin atë për të cilën i ka urdhëruar ai dhe sjellin diçka të cilën nuk e solli ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Madje ajo është prej atyre gjërave të shpikura në Fenë e Allahut, për të cilat Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur asnjë argument.
avatar
Lexues i Nderuar ... 25/04/2011 17:07:40
Lexues i Nderuar

Bidati është i keq dhe i rrezikshëm për personin për xhematin dhe fenë, dhe bidatxhiu është i keq dhe i rrezikshëm për popullin, për xhematin dhe për fenë, për këtë ka ardhur dënimi nga Allahu për bidatxhinë në mënyrë që të na tregoj neve që të ruhemi nga bidati siç vijon:

Bidatxhiut, vepra e tij i është refuzuar dhe nuk e pranon Allahu nga ai asnjë punë, Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - "kush shpikë diçka në fenë tonë e që nuk është në të ajo është e refuzuar“. (Mutefekun alejhi),Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- "Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë ajo vepër është e refuzuar”.(tra Muslimi) e posaqërisht ata të cilët e dojnë bidatin e zbukurujonë tek njerëzit e shpërndajnë përmes mjeteve të lajmërimit kanë dështuar dhe janë shkatërruar (dëshpruar).

Thotë Allahu azze ve xhel “Thuaj”A t’ju tregoj për me të dëshpëruarit në veprat e tyre?” (El-Kehf;103.)

Bidatxhiu është i privuar nga pendimi derisa të jetë në bidatin e Tij. Thotë Pejgamberi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-”me të vërtetë Allahu mbulojë pendimin për çdo pasues të bidatit deri sa të mos e lënë bidatin e tij”. (sahih Tergib ve Terhib:54)

Nuk përfshihet në shefatin e Muhamedit - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-

Bidatxhiu ka mëkatin e vet dhe mëkatin e të gjithë atyre që e bëjnë atë bidat deri në Ditën e Gjykimit.

* Thotë Allahu aze ve xhel në Kuran : “(e thonë atë shpifje) sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën”..(En-Nahel:25)

* Thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- :”…Dhe kush bën një të keqe në islam ka mëkatin e vet dhe mëkatin e të gjithëve atyre që e veprojnë një mëkat të tillë duke mos u ndërpre nga ai asgjë”. (trans Muslimi)

Bidatxhiu është i mallkuar nga Allahu, nga melekët, dhe nga njerëzit në përgjithësi. Thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-: ”kush shpikë në të apo folë diçka të shpikur, për të ka zbritë mallkimi i Allahut i melekëve dhe i njerëzve në përgjithësi “..(trans Buhariu)

Bidatxhiut nuk i shtohet nga bidati i tij përveç largim nga Allahu, shiko se çka thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - për bidatxhiun :“kryejnë ( kalojnë,bëjnë) namaz sikur ju, agjërojnë sikur ju, mirëpo dalin (largohen) nga Islami ashtu (aq lehtë ) sikur del shtiza nga harku i saj”…(trans Buhariu) Transmetohet nga Ejub esehtajani se ka thënë: ”sa më shumë që zgjerohet pasuesi i bidateve (risive) në kërkim aq më shumë zgjerohet largimi i tij ndaj Allahut “..(Hiljetul Evlija:3/9)

Lexues i Nderuar

Bidati është i keq për personin, xhematin dhe popullin në përgjithësi. Dhe gjendja e jonë që jemi në nënçmim dhe okupim shkaqet e saj janë mëkatet dhe bidatet të cilat i shpikën në fenë e Allahut për këtë obligohet çdo Musliman të këshillojë, që të ruhen nga bidati dhe bidatxhinjtë dhe të i këshilloj njerëzit që të ruhen nga bidati dhe bidatxhinjtë duke kërkuar nga kjo shpërblim nga Allahu.

Ejani të njohim, mësojmë besimin e sinqertë në urrejtjen e bidatit nga Abdullah Ibën Mes'udi -Allahu qoftë i kënaqur me të- nga i cili marrim shembuj dhe mësime të larta.



Lexues i Nderuar:

* Abdull-llah Ibën Mes'udi është ai që ka thënë: "pasoni dhe mos shpikni se kjo ju mjafton".

*Abdull-llah Ibën Mes'udi është ai që ka thënë: " praktikimi i pakët në sunnet është më i mirë sesa zgjerimi në bidate". (sahih Tergib ve Trehib:41)

*Abdull-llah Ibën Mes'udi është ai të cilit i ka thënë ebu Musa el-esharij: o ebu Abdurrahman, pak më parë kam pa në xhami një gjë të urrejtur:

Abdull-llah Ibën Mes'udi : çka ishte ajo?

Ebu Musa el-esharij: nëse jeton do ta shikosh (përjetosh) edhe ti.

Kam parë në xhami një popull të ulur në rreth duke pritur namazin dhe në çdo rreth nga një njeri, dhe në duar mbanin gurë (sende), dhe ju thoshte: kebiru (merni tekbire thuani Allahu ekber) 100 herë, dhe mernin tekbire 100 herë, dhe ju thoshte helilu (bëni tahlil thuani la ilahe il-la ll-llah) 100 herë dhe thonin, dhe ju thoshte sebihu (bëni tesbih subhanallah) 100 herë dhe bënin.

Abdull-llah Ibën Mes'udi: çka ju fole (the) atyre?

Ebu Musa el-esharij: nuk ju fola gjë duke pritë urdhërin dhe mendimin tënd.

Abdull-llah Ibën Mes'udi: a nuk i urdhërove që t’ i numërojnë mëkatet e tyre dhe nuk ju garantove se të mirat e tyre nuk ju humbin ?

Pastaj kemi shkuar bashkë me të derisa kemi arritur në xhami në të cilën ishte ai rreth i atyre që bënin ibadet në atë mënyrë dhe qëndroj para tyre duke thënë: çka është kjo që po veproni?

Iu përgjegjën: o Ebu abdurrahman! janë gurë (sende) që po numërojmë me të tekbiret, tahlilet dhe tesbihet.

Abdull-llah Ibën Mes'udi : Numëroni mëkatet tuaja, se unë ju garantoj se nuk ju humb asgjë nga të mirat që keni bërë.

Të mjerë o ummeti (populli) i Muhammedit! Sa i shpejtë është shkatërrimi, humbja e juaj!

Këta janë shokët e Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- të plotësuar, dhe këto janë rrobat e tyre që nuk zhyten, gjërat e tyre që nuk thehen. Pasha Atë në Dorën e të cilit është jeta ime, a mos jeni ju popull më i dashur dhe më i udhëzuar se populli i Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -apo jeni në derë të shkatërrimit.

Iu përgjigjën ata: vallahi 0 ebu Abdurrahman nuk kemi dashur nga kjo vetëm se të mirë.

Abdull-llah Ibën Mes'udi: sa nga ata që dojnë të mirë mirëpo nuk ja qëllojnë.

Me të vërtetë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -ka thënë: "me të vërtetë një popull lexojnë Kuran mirëpo leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre" vallahi nuk e di, ndoshta shumica nga ju jeni nga ata, pastaj është larguar nga ata.

Thotë Amer bin Selemetu: (kemi parë shumicën e atyre që kanë qenë në atë rreth duke kundërshtuar ditën e nehranit me havarixhët). Po vallahi, nuk ka shpik njeri një bidat vetëm se i është lejuar shpata ndaj tij. (shiko librin bidati nga shejh Selim Hilali: f 41,Silsiletu ehadithe es-sahihatu)

Lexues i Nderuar:

Mësimet, dobitë, këshillat që mirren nga qëndrimi i Abdullah bin Mes'udit janë të shumta ndër to:

E para :

Se vepra nuk pranohet te Allahut vetëm pasi të plotësohen dy kushte:

1. Sinqeriteti në Allahun aze ve xhel në vepër.

2. Pajtueshmëria e Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-.

Nuk mjafton në pranimin e një vepre vetëm sinqeriteti në Allahun duke mos qenë në pajtim me sunnetin e robi i Allahut para se të kryej një vepër duhet ta pyes veten në dy pyetje?



Pyetja e parë: për kënd e bënë?

Përgjigjja: me sinqeritet, ndaj Allahut

Pyetja e dytë: si e bënë?

Përgjigjja: sipas rrugës/sunnetit të Muhamedit.



E dyta:

Se bidati është shkak i humbjes, për atë se bidati e bënë njeriun që të largohet nga sunneti dhe nëse njeriu i lë (largohet) nga një sunnet vetëm se ka humbur në një humnerë të madhe, dhe nuk kemi hasur në veprimin e bidatxhiut të bidatit përveç se është ndaluar (larguar) nga një sunnet i cili i kundërvihet këtij bidati, për këtë ka thënë Ibn Mes’udi: “nëse e leni largohuni nga sunneti i të dërguarit do të humbeni”…

Ruaju nga shoqërimi i pasuesit të bidatit se shoqërimi i tij është sëmundje e zemrës.

E treta:

Pakësimi në çështjen e bidatit është rrugë që të shpie në nifak/dyfytyrësi dhe mëkate, dhe kryengritje kundër muslimanëve dhe imamit të tyre, shikoni në bidatxhinjtë e kohës së kaluar dhe të kohës sonë si e dëmtuan ummetin Musliman:

Bidati i Havarixhëve çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?

Bidati i Mu’tezilive çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?

Bidati i Murxh’iave çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?

Bidati i shijave (dervishëve) çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?

Bidati i hizbave (partishmërisë, ndarjes në parti e grupacione) me urrejtjen që e ndau popullin çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?

Çka na ndalon neve që sot mos të jemi një trup i bashkuar ngase të gjithë po adhurojmë një Zot dhe po pasojmë një të Dërguar, dhe kemi një libër (Kuran)? Çka po na ndalon që mos të bashkohemi të jemi trup i vetëm dhe të jemi saf/rresht i përbashkët?

Me të vërtetë bidati, mëkati! Dhe mos paramendoni se fitorja vjen nga duart e bidatxhinjëve, lidhni zemrat tuaja për Allahun, dhe kërkoni fitore nga Allahu dhe nuk ka fitore pos fitores së Allahut, thotë Allahu në Kuran: “o besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbet tuaja”.. (Muhamed:7)

Qëllimi i mirë nuk e bënë veprën e kotë, të mirë.

Shumë nga njerëzit mendojnë se afrohen te Allahu me bidatin e tyre duke thënë qëllimi im është i mirë, mirëpo qëllimi yt i mirë nuk e bënë të kotën të mirë, e as veprimin e ndaluar të lejuar përveç ajo se çka është në pëlqim me sunnetin, vetëm se ka thënë Allahu për krijesat më të urrejtura: “pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq e megjithë atë mendonin se ishin në rrugë të drejtë”.. (El e’araf:30)

Obigohemi të mësojmë, të rikthehemi te Allahu, t’i respektojmë ligjet e Allahut dhe nëse e bëjmë atëherë-vallahi- Ai do të na ndihmojë në fitoren kundër dukurive që na shtyejnë dhe do të fitojmë ndaj shejtanëve atyre njerëz dhe xhinn.

Se çështja e kësaj nëse don Allahu thotë: bëhu dhe bëhet.

O Allah riktheji Muslimanët në librin tënd dhe në sunnetin e të dërguarit tënd me rikthim të shkëlqyeshëm.

Dëmet e bidatxhinjëve dhe Rreziku i tyre:

Hoxha i Islamit, Ibn Tejmije në “Mexhmu’ul-Fetava” (28/231-232) thote: ”I është ankuar dikush Ahmed ibn Hanbelit: “Vërtetë mua me vjen vështirë që të them: filani është kështu, e filani është ashtu! E ai ia ktheu: “Nëse ti hesht dhe unë heshti, atëhere si do të mësojë injoranti (xhahili) se kush është i mirë e kush është i keq?!”

Dhe thotë: ”Ta paralajmërosh Ummetin kundër udhëheqësve të bidatxhinjëve, të cilët kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin, apo ata të cilët bëjnë adhurime në kundërshtim me Kuranin dhe Sunnetin, dhe t’ua tregosh (Ummetit) të vërtetën rreth tyre; kjo është obligim me Ixhma’ (marrëveshje të përgjithshme) të Muslimaneve.

E kanë pyetur Ahmed ibn Hanbelin: “A është më i dashur te ti një njeri i cili agjëron, falet dhe bën I'tikaf, apo një njeri i cili flet kundër bidatxhinjëve? Ai tha: “Nëse ai falet dhe bën I'tikaf, ai e bën këtë për vete e nëse flet kundër bidatxhinjëve, atëhere ai këtë e bën për muslimanet, kështu që kjo është me e mirë.”

Nga kjo kuptohet se dobia e këtij të fundit është në interes të të gjithë muslimaneve dhe fesë së tyre, dhe kjo është prej llojeve të luftës në rrugë të Allahut, fenë, menhexhin dhe sheriatin e Tij.

Largimi i tiranisë dhe armiqësisë së tyre ndaj fesë është obligim kolektiv sipas Ixhmas’ së muslimaneve, dhe sikur të mos kishte pasur kush të flasë kundër tyre, që ta largojnë dëmin e tyre, atëherë do të ishte ndërruar feja, dhe fesadi (dëmi, prishja) e tyre është më i madh se i ndonjë okupatori që na lufton, sepse nëse këta (armiqtë okupatorë) okupojnë, nuk i prishin zemrat (e muslimaneve) vetem se pasi të bëhet okupimi, kurse ata (bidatxhinjtë) i prishin zemrat që në fillim.”
avatar
Gjendja e besimit në urrejtjen e bidatit 25/04/2011 17:07:02
Gjendja e besimit në urrejtjen e bidatit

Lexues i Nderuar

E dimë të gjithë se mëkatet tona janë gjëra të rrezikshme për personin dhe popullin në përgjithësi, mëkatet janë shkaktar i shkatërrimit dhe të kataklizmës, shkaktar i nënçmimit dhe varfërisë, shkaktar për përhapjen e sëmundjeve të shumta të urrejtura, të humbjes së luftës ndaj armikut; dhe nuk jemi të dobët, o Musliman vetëm pasi që kemi bërë mëkat ndaj Krijuesit, mëkatet janë shkaktarë të çdo të keqe, shkaktarë të humbjes së dunjasë dhe ahiretit.

Lexues i Nderuar

Cili është shkaku që i nxorri prindërit tanë nga xhenneti vendbanim i mirësive në dunja vendbanim i të këqijave dhe vuajtjeve? Pa dyshim se mëkatet..

Cili është shkaku që u fundos populli i Nuhit në përgjithësi?

Cili është shkaku që u fundos Firaoni dhe populli i tij?

Cili është shkaku që u shkatërrua popull i Adit?

Cili është shkaku që u përmbys Karuni me pasurinë e tij? S ‘ka dyshim se mëkatet..

Thotë Allahu në Kuran: “se cilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet”. ( el Ankebut:40)

Thotë Allahu në Kuran: “e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm breza të tjerë”. (el En’am:6)



Lexues i Nderuar

Pasi që na u qartësua se mëkatet janë shkak i të gjitha të këqijave për ummetin si për persona të caktuar ashtu edhe për popullin në përgjithësi, dijeni vellezër të dashur… se bidati/ risia është edhe më e keqe dhe më shkatërrimtare se mëkatet si për personin ashtu edhe për popullin në përgjithësi.

Thotë shejhul-islam Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë: “… Bidati është më i keq se mëkati siç thotë edhe Sufjan eth-Theuri: Bidati është më i dashur për Iblisin se sa mëkati, se mëkatari pendohet nga mëkati i tij, ndërsa bidatxhiu nuk pendohet nga bidati i tij”…(Mexhmuatul fetava 11/472)

Shejtani kujdeset që ta transferoj njeriun nga besimi në mos besim, nga njëshmëria në politeizëm, e nëse nuk mundet kalon në fazën e dytë mundohet ta transferoj njeriun nga sunneti në bidat e nëse nuk mundet kalon në fazën e tretë dhe atë duke u munduar ta transferoj njeriun nga respekti në mëkat.

Lumturia në dunja në këtë botë dhe në ahiret arrihet me tevhid/njëshmëri, sunnet dhe taat/respektim (vepra të mira).

Pikëllimi në dunja në këtë botë dhe në ahiret është me politeizëm, bidate dhe mëkate (vepra të këqija)..

Bidati është më i dashur te Iblisi se sa mëkati .

Ka argumentuar këtë shejhul-islam Ibn Tejmije me dy hadithe të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:

a) Argumentohet me hadithin e një njeriu të quajtur Himar: me të vërtetë një njeri e kanë quajtur Himar i cili ka përdor alkool mirëpo prapë e ka bë me qesh Muhamedin -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- çdo herë kur e kanë sjellur te Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- e ka ndëshkuar sipas asaj që ka merituar, nga ardhja e tij e shpeshtë te Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- një njeri e mallkoi duke thënë sa shumë që po sillet (për ndëshkim) te i Dërguari i Allahut !? Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- tha “ mos e mallko atë se ai e don Allahun dhe të Dërguarin e tij… “(transmeton Buhariu)

Edhe pse ai e ka përdorur alkoolin dhe ka bërë mëkat ndaj Allahut mirëpo Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - i ndaloj sahabet ta mallkojnë atë, dhe dëshmoi për besimin e tij të mirë dhe ka thënë - me të vërtetë ai e don Allahun dhe të Dërguarin e tij…”

b) Dhe hadithi i dytë i njeriut i cili kundërshtoi ndarjen e plaçkës së luftës (nga Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):”Muhamedi duke e ndarë plaçkën e luftës, ka ardhur një njeri me mjekërr të gjatë, kokë të rruar, mes syve të tij janë parë shenjat e sexhdes mirëpo e ka kundërshtuar ndarjen e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- për këtë ka thënë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-:”do të dalin (do të ketë , do të lindin) nga pasuesit e tij, nga origjina e tij popull, njerëz që do t’ua kalojnë me namaz, me agjërim me të lexuar të Kuranit por leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre dhe do të dalin nga islami ashtu si del shtiza nga harku i sajë, nëse i takoj do të i luftoj si luftimin e Adit..” (transmeton Buhariu)

Shikoni vëllëzër të dashur: falen, agjërojnë, lexojnë Kuran dhe nuk u shtohet pos largimi nga Allahu për arsye të bidatit të tyre.

Lexues i Nderuar

Kur u qartësua për ne se bidatxhiu është më i rrezikshëm se mëkatari, se bidati është më i rrezikshëm se mëkati erdhi kujdesi (këshilla që të ruhemi) nga shoqërimi me bidatxhinjtë dhe ulja me ta, nga të dëgjuarit dhe shikimi në ta.

a) Thotë Sejjid bin Xhubejr -Allahu e mëshiroftë - :“ sikur të shoqëron biri im një fasik hajdut sunnij është më e dashur për mua se sa ta shoqëroj një të devotshëm bidatxhi”…(el Ibanetu Sugra:132)

*Popull musliman ç‘është me ju që po parashikoni se fitorja është në duar të bidatxhinjve?! Po shpresoni se fitorja vjen nga bidatxhinjtë, rafiditë të cilët nuk i dojnë pasuesit e sunnetit dhe shpresojnë për ta shkatërrim…..

b) Thotë Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me të- : “ mos u ul me pasuesit e epsheve- se ata janë bidatxhitë-sepse ulja me ta është sëmundje e zemrave.. (El-Axhurij: f.61)

c) Ka thënë Fudajl Ibën Ijadi: “nëse e sheh një bidatxhi në rrugë atëherë ndërroje, merr kahje të kundërt“. Gjithashtu thotë : “kush e ndihmon një pasues të bidatit vetëm se ka ndihmuar në shkatërrim të islamit”…

Dhe atë të cilën e paraqesin bidatxhitë përmes kanaleve të ndryshme e shkatërrojnë islamin duke paramenduar se kanë bërë diçka, largohuni pre tyre o robër të Allahut.

Dhe thotë -Allahu e mëshiroftë - “kush e marton fisniken e tij d.m.th vajzen e tij me bidatxhinë vetëm se e ka ndërprerë fisin (marëdhëniet faresisnore apo vetëm se është ndarë nga ajo në mënyre islame). (Ibën xhevzije, Telbis iblis:14)

Thotë Ebu idris Eshavlani :“ sikur të shoh një zjarr të ndezur në xhami dhe nuk kam mundësi me e fikë atë është më e dashur për mua se sa ta shoh një bidat dhe nuk mund ta ndryshoj atë”… (el Itisam:1/82)

Thotë Abdull-llah Ibën Mubarek: Ndalohet për ju ulja me pasuesit e bidateve. (Elalakai:1/137)

Lexues i Nderuar

Bidati është rrezik i madh i cili është më i keq se sa mëkati për personin dhe për popullin, për këtë erdhi Islami i cili e ndaloi shpikjen në fe dhe na këshilloi që të ruhemi nga bidatxhinjtë, nga ata të cilët shpikin në fenë e Allahut.

1. Nga libri i Allahut:

Thotë Allahu, subhanehu ve teala: “Dhe se kjo është rruga (feja ime e drejtë që e caktova për ju), përmbajuni kësaj, mos ndiqni rrugë të tjera e tju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.’’ (El En’am:153)

Dhe rruga e drejtë e cila urdhëroi Allahu me të është kjo rrugë e Allahut, është feja (rruga) të cilën e ka zgjedhur (e kanë kaluar) Pejgamberi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta- dhe sahabët e tij.

Dhe rrugicat të cilat na ndalojë Allahu që t'i zgjedhim të kalojmë mbi to janë rrugicat e pasuesve të bidatit dhe epsheve dhe në krye të çdo rrugice ka nga një shejtan që thërret në të. Thotë Allahu në Kuran : “ në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen”.. (Ali Imran:106)

Thotë Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me të- dhe ata që fytyrat e tyre janë të ndritshme janë pasuesit e sunnetit dhe të xhematit dhe zotëruesit e diturisë, ndërsa ata që u nxihen fytyrat e tyre janë pasuesit e bidatit dhe humnerës.

2. Nga sunneti Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kanë ardhur hadithe në urrejtjen e bidatit në fe:

a) Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - "kush shpikë diçka në fenë tonë e që nuk është në të, ajo është e refuzuar“. (Mutefekun alejhi). Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- "Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë ajo vepër është e refuzuar”.(tra Muslimi)

b) Muhammedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - kur ka ligjëruar në hytbe të xhumasë iu kanë skuqur sytë, me zë të lartë dhe i është shtuar hidhërimi sikur të ishte këshilltar ushtarak duke thënë: : ”Me të vërtetë fjala më e mirë është ligji i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - dhe gjërat e këqija janë risitë, e çdo risi është e humbur” dhe në shtojcë të Nisaiut “dhe çdo e humbur është në zjarr”.(sahih Tergib ve Terhib:1/128)

c) Dhe thotë në këshillën e mrekullueshme që këshilloj shokët e vet pas namazit të sabahut, i thanë sikur të jetë kjo këshilla e fundit andaj porositna me diçka, dhe pasi që i këshilloi me devotshmëri ndaj Allahut dhe ndëgjim, respektim ju tha atyre: “ruajuni nga gjërat e shpikura , dhe se çdo e shpikur është risi (bidat) dhe çdo bidat është në humbje”..(trans Muslimi)

d) Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:”kush largohet nga sunneti im nuk është nga ne”. ( sahih Tergib ve Terhib:58)

e) Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të “ kush thërret në udhëzim ka shpërblim sikur shpërblimin e atyre që e pasojnë ata, duke mos i mangësuar shpërblimi i atyre, kush thërret në dalalet (humbje, devijim) ka mëkat sikur mëkati i atyre që e pasojnë duke mos i mungësuar mëkati i tyre. (trans Muslimi)

3. Nga gjurmët e sahabëve imamëve të drejtë dhe ata që vijnë pas tyre na kanë këshilluar që të ruhemi nga bidati dhe pasuesit e tij:

a) Ebu Bekri Allahu -qoftë i kënaqur më të- thotë në hutben e tij “me të vërtetë unë jam pauses dhe nuk jam shpikës, nëse qëndroj në këtë më pasoni e nëse devijoj më forconi”.(Bidajetu ve Nihaje)

b) Omeri -Allahu qoftë i kënaqur me të - thotë:”largohuni (ruanu) nga pasuesit e logjikës sepse ata janë armiqtë e sunnetit u janë paraqitur hadithet atyre dhe kanë thënë logjika (i kanë dhënë përparësi logjikës) humbën dhe i humbën të tjerët. (trans Ela lakai:1/123)

c) Ibn Mes’udi -Al-llahu qofë i kënaqur me të- ka thënë: “ju është ndaluar juve të shpihni dhe të jeni kokëfortë, dhe u është ndaluar zhytja, dhe kapuni për Atik (ka për qëllim Qaben apo Ebu Bekrin apo sahabet e mëdhenjë prej selefit-)..” (Ed-Darimij: 1/54)

d) Thotë Ibën Abasi -All-llau qoftë i kënaqur me të: Kapuni dhe përqëndrohuni për gjurmët dhe mos shpifni. (Ibën Vedah:1/54)

e) Thotë Ibën Omeri -Allahu qoftë i kënaqur me të: Çdo risi është në humbje edhe pse njerëzit e shohin të mirë. (trans Ela lakai në sherh sunneh:126).

E ka dëgju Ibën Omeri një njeri që ka teshtit dhe i cili ka thënë: se faleminderimi i takon Allahut dhe përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- dhe i ka thënë atij se kështu nuk më ka mësuar i Derguari -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-,por ka thënë nëse teshtit dikush nga ju le ta faleminderojë Allahun dhe nuk ka thënë që të dërgoj përshëndetje mbi Pejgamberin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-(Hasen Tirmidhi 2838)

Shikoni o robër të Allahut se si ia ka ndaluar atij njeriut që të shtoj (Salavatet, përshëndetjet për Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.) për arsye se ka shtuar diçka nga udhëzimi i Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të

f) Imam Maliku -Allahut qoftë i kënaqur me të, thotë:”Kush shpik në islam një risi dhe e sheh atë të mirë vetëm se ka predikuar se Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-, tradhëtoi misionin e tij, për atë se Allahu aze ve xhel thotë: “sot plotësova për ju fenë tuaj”…ajo që nuk ka qenë atë ditë fe si ka mundësi që sot të jetë fe??!. (el Ibdida;171,Sunenu ve Mubtediat)

Ka ardhë një njeri te imam Maliku dhe e ka pyetur ku ta veshi ihramin? i është përgjegjur në Dhulhulefje aty ku e ka vesh Pejgamberi -paqja dhe mëshira e t qoftë mbi të- dhe ka thënë pyetësi: unë dua të vishem me ihram nga xhamia e Pejgamberit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – prej varrit të Pejgamberit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- i është përgjegjur imam Maliku: mos vepro ashtu frigohem për ty nga fitneja, ka pyetur cila është kjo fitne? më të vertetë po e shton një sipërfaqe të ecurit me ihram, i është përgjigjur imam Maliku e çfarë fitne më të madhe se të mendosh, shikosh vetëveten se ke kaluar Pejgamberin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- në të mira të cilat Pejgamberi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- është mangësuar në to. Me të vërtetë kam dëgjuar ajetet e Allahut aze ve xhel që thotë se: “ le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën-urdhërin e tij ( të të dërguarit) se ata do t‘ i zë ndonjë telashe, ose do t’ i godasë dënim i idhët”. ( ebu Naim në Hilje:6/326, Ibën Bata në Ibane :97)

g) Sejjid Ibën Musejeb Allahu e mëshiroftë prej -tabiinve- ka parë një njeri që pas Lindjes së agimit ka falë më shumë se dy rekate i ka zgjatë rukutë dhe sexhdet dhe e ka ndaluar nga kjo për arsye se nëse lind agimi dhe njeriu i falë dy rekate sunnet nuk i lejohet atij të shtoj pas saj derisa të falet farzi (i sabahut), dhe ky njeri është ngritur dhe ka falur nafile pas dy rekateve të mëngjesit dhe e ka ndaluar Sejjd Ibën Musejib nga kjo gjë e tillë.

Ka thënë njeriu: o ebu Muhammed! a më dënon Allahu për namaz, i është përgjigjur jo, mirëpo të dënon për atë që ke kundërshtuar sunnetin .(shiko librin Bidati … Selim Hilali f 57)

Kësisoji janë disa nga argumentet e bidatxhinjve që kundërvihen kur ta këshillosh që të largohet nga bidati duke të thënë; A është namazi haram?!! A është leximi i Kuranit haram?!! A është përmendja e Allahut haram?!!
avatar
Kujdes nga risitë- Dispozita e sheriatit mbi kremtimin e natës së Israsë dhe Miraxhit 25/04/2011 17:06:44
- Kapitulli i dytë -

Dispozita e sheriatit mbi kremtimin e natës së Israsë dhe Miraxhit

S’ka dyshim se Israja dhe Miraxhi janë prej argumenteve të Allahut të madhëruar, argument për vërtetimin e profetësisë së Pejgamberit alejhi selam dhe për vendin më të çmueshëm tek Allahu subhanehu ve teala. Gjithashtu janë argument për përcaktimin, fuqinë e të Madhëruarit dhe për lartëmadhërinë e Allahut ndaj krijesave tjera, ku edhe Ai thotë: ”I pa të meta është Lartëmadhëria e Tij që robin e Vet e kaloi (ngriti) në një pjesë të natës prej mesxhidi haramit (prej Qabes) gjer në mesxhidi El Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për të ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtetë, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit) shikuesi, (i punëve të Muhammedit).” (El-Isra: 1)

Është vërtetuar nga Muhammedi alejhi selam se ai me të vërtetë është ngritur në qiej dhe janë hapur dyert deri sa është ndalur në qiellin e shtatë dhe ka komunikuar me Allahun subhanehu ve teala siç ka dashur Ai. Dhe aty janë bërë obligim namazet për umetin. Në fillim, Allahu xheleshanuhu ka obliguar me pesëdhjetë kohë të namazit dhe ai ka vazhduar këtë (qëndrimin në qiell) duke kërkuar nga Allahu xheleshanuhu lehtësim derisa Ai ia lehtësoi këtë Umetit në pesë kohë në ditë. Mirëpo, shpërblimi i pesëdhjetë kohëve të namazit është për arsye se të mirat shumëfishohen nga dhjetë e më shumë herë për atë që do Allahu.

Allahut i takon lavdërimi dhe faleminderimi për të gjitha mirësitë. Dhe kjo natë në të cilën ka ndodhur Israja dhe Miraxhi nuk është e cekur në hadithe të vërteta (se cila natë është), as në muajin Rexheb e as në muajt tjerë dhe çdo gjë që është e cekur për këtë natë nuk është e vërtetë nga Pejgamberi alejhi selam dhe nuk është e njohur tek dijetarët e hadithit. Dhe te Allahu është urtësia më e mirë që nuk e qartësoi këtë festë (natë), e sikur të e qartësonte nuk do t’u lejohej muslimanëve që ta veçojnë atë me diçka nga adhurimi, për këtë edhe nuk u lejohet festimi i saj për arsye se Pejgamberi alejhi selam nuk e ka praktikuar, e as sahabët e tij dhe nuk e kanë veçuar me diçka të veçantë.

Po sikur të ishte kremtimi i festave gjë e lejuar, këtë do ta kishte qartësuar Pejgamberi alejhi selam për popullin, ose me fjalë, ose me vepër, ose sikur të kishte ndodhur do të ishte e njohur dhe do ta kishin transmetuar tek ne sahabët, e dihet se ata kanë transmetuar nga Pejgamberi alejhi selam atë që ka qenë e nevojshme për popullin dhe nuk kanë lënë asgjë mangu nga feja, porse ata kanë nxituar para nesh në të mira ; pra , sikur të ishte kremtimi i kësaj nate i lejuar dhe prej fesë, këtë do ta kishin vepruar ata para nesh. E dimë se Muhammedi alejhi selam është këshilluesi më i mirë për njeriun, dhe e kumtoi porosinë në shkallën me të lartë dhe e kreu misionin që e kishte nga Allahu.

Sikur të ishte madhërimi i kësaj feste dhe kremtimi i saj nga feja islame, nuk do të ngurronte [ta bënte këtë] i dërguari alejhi selam e as nuk do ta asgjësonte, mirëpo kur ka ndodhur kjo gjë e tillë? Mësuam se kjo festë (Israsë dhe Miraxhit) nuk është nga feja e pastër islame. Me të vërtetë Allahu e plotësoi fenë për këtë popull dhe e përsosi në formën më të mirë dhe e refuzoi atë që nuk është nga islami i pastër dhe atë që Allahu nuk e lejoi për umetin tonë, thotë Allahu ne Kuranin famëlartë: “Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, dhe zgjodha për ju islamin fe,” dhe ajeti tjetër, “A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu! Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e Allahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë ne ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë mohuesit do të kenë dënim të dhimbshëm.”

Është vërtetuar nga Pejgamberi alejhi selam të ketë thënë në hadith të vertetë: “Kujdes nga risitë,” duke treguar se kjo është humbje – Kujdes për popullin nga ky rrezik i madh dhe shkatërrues, duke i porositur të largohen nga ato, gjë që është vërtetuar nga Muhammedi alejhi selam në hadith të vertetë ku transmetohet nga Ajshja Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar,” ndërsa nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë në ligjëratën e së premtes: “Ruajuni nga gjërat e shpikura se çdo e shpikur është risi e çdo risi është humbje.”

Transmetohet nga Urubad bin Surijetu Allahu qoftë i kënaqur prej tij se Pejgamberi alejhi selam na këshilloi me këshillat më të larta sa që na dridheshin zemrat dhe na lotonin sytë, dhe ne i thamë: O i dërguari i Allahut, sikur kjo të jetë këshilla e fundit. Dhe ai na këshilloi duke thënë: ”Ju këshilloj të kini frikë Allahun, dëgjim dhe respekt ndaj udhëheqësit, edhe nëse bëhet (udhëheqës) dikush nga robërit, ngaqë nëse dikush prej jush jeton më gjatë do të shohë kundërthënie të mëdha, por unë ju këshilloj që të kapeni për Sunnetin tim dhe sunnetin e hulefau rrashidinëve të shkëlqyeshëm pas të dërguarit, atëherë kapuni për ta me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, se me të vërtetë ato janë risi e çdo risi është humbje.”

Kjo (kremtimi i këtyre festave) është përgjasim me armiqët e fesë islame, krishterët dhe jehuditë të cilët shpikën dhe shtuan në fenë e tyre duke futur risi të cilat nuk i lejonte Allahu xheleshanuhu, duke u munduar kështu të vërtetojnë mangësinë në fenë islame dhe ta ofendojnë me qëndrimin se Islami nuk është fe e plotësuar. Dhe nga kjo del qartë se kjo është një katastrofë e madhe (shkatërrim) dhe një gjë e urryer dhe kundërvënie ndaj thënies së Allahut: Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Dhe, kjo është kundërshtim i haditheve të Pejgamberit alejhi selam që të kemi kujdes të posaçëm nga risitë dhe të largohemi nga ato. Së fundi shpresoj se kjo çka u përmend nga argumentet do të mjaftojë për një (person musliman) i cili dëshiron të ndjek të vërtetën dhe të urrejë risitë d.m.th kremtimin e natës së Israsë dhe Miraxhit, dhe kujdesi (largimi) nga kjo për arsye se kjo aspak nuk është nga feja e Allahut; dhe atë se Allahu na obligoi që të i këshillojmë muslimanët dhe t’ua qartësojmë atyre fenë dhe na e bëri haram (ndaloi) fshehjen e diturisë.

Andaj e pash të arsyeshme këtë vërejtje (qartësim) për vëllezërit muslimanë kundër kësaj risie, e cila është e përhapur në shumicën e vendeve islame, ku disa prej muslimanëve mendojnë se është prej fesë se pastër.

Vetëm Allahu është mbikqyrës dhe rregullues i gjendjes së muslimanëve në përgjithësi, dhe e lusim Atë që të na e përforcojë neve të kuptuarit e fesë së vertetë dhe të na e bëjë të mundur mua dhe juve që të kapemi për të vërtetën dhe të na forcojë në të dhe të kundërtën - largimin nga risitë. Me të vërtetë Ai është përgjegjësi dhe Rregulluesi më i mirë. Përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët e tij, dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.
avatar
Kujdes nga risitë- Kremtimi i Mevludit 25/04/2011 17:05:58
- Kapitulli i parë-

Kremtimi i Mevludit

Faleminderimi i takon vetëm Allahut, krijuesit të gjithësisë, sunduesit absolut në ditën e gjykimit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin e tij, familjen, shokët dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Cila është dispozita e sheriatit (ligjit të Allahut) mbi kremtimin e mevludit (ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam), rregulli mbi kremtimin e mevludit, ngritja në të, për të, ose përshëndetjet për të si dhe për gjërat të tjera që janë prezente në kremtime të tilla?

Përgjigjeja:

Nuk është i lejuar kremtimi i ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam e as i ndonjë njeriu tjetër, ngase kjo është një gjë e cila është prej risive në fenë tonë. Arsyeja për këtë qëndron në atë se këtë nuk e ka bërë Pejgamberi alejhi selam, as Hulefai Rrashidinët (Katër imamët e parë pas Muhammedit alejhi selam), as ndonjë nga shokët e tij, e as pasuesit e tij me të mirë në shekujt më të frytshëm, të cilët ishin më të diturit në sunnetin dhe ishin ata që e kanë dashur më së shumti Pejgamberin alejhi selam, dhe janë ata që e kanë praktikuar më së shumti dhe më së miri fenë e pastër të Allahut xhele shanuhu, ashtu siç i ka mësuar i Dërguari i Tij.

Është transmetuar nga Pejgamberi alejhi selam se ka thënë, “Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar,”dhe në një hadith tjetër thotë:“Ruajuni nga gjërat e shpikura sepse çdo e shpikur është risi, e çdo risi është humbje.” Këto dy hadithe na e bëjnë të qartë dhe na këshillojnë (urdhërojnë) që të ruhemi (kemi kujdes) shumë prej risive që janë të shpikura në fe dhe nga të punuarit me to. Po ashtu Allahu xhele shanuhu na porositë që:

"Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë përmbajuni dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” (Hashr: 7)

“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab: 21)

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (emigruesve), prej ensarëve (vendasve) dhe prej atyre që i pasuan ata në punët e mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre ju ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë për jetë të pasosur. E ky është fitimi i madh.” (Teube: 100)

“Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe” (Maide: 3) dhe ajete tjera të shumta.

Ndërsa veprimi, kremtimi i këtyre mevludeve jep të kuptojmë se Allahu ende nuk e ka plotësuar fenë për njerëzimin, se Pejgamberi alejhi selam nuk e ka qartësuar, nuk e ka publikuar atë që ka qenë e nevojshme për njerëzimin që të punojnë me të derisa erdhën disa "dijetarë" në kohën e fundit dhe e shpikën një gjë të tillë në ligjin e Allahut, duke menduar se ky veprim i afron tek Allahu dhe kjo pa dyshim është një rrezik shumë i madh që në kohën tonë i kundërvihet shumë fesë së pastër të Allahut. Dihet se Allahu vetëm se e ka plotësuar fenë e pastër për robin e vet me të gjitha mirësitë në formën më të përsosur, dhe se Pejgamberi alejhi selam e ka kumtuar me kumtesën më të qartë dhe nuk ka lënë asnjë rrugë që shpie në xhennet vetëm se e ka treguar atë, dhe atë që largon nga zjarri vetëm se ua ka qartësuar atë të gjithëve dhe këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thuhet: transmetohet nga Abdullah ibn Omer, i cili thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk është dërguar asnjë Pejgamber (nga Allahu) përveç se ka qenë obligim i tij që t'u tregojë popujve për të mirën që iu sjell dobi atyre dhe të keqen që iu sjell dëm atyre.”

Dhe siç e dimë, Pejgamberi alejhi selam ka qenë më i dalluari nga të dërguarit dhe vula e Pejgamberëve, dhe më i përsosuri në qartësi dhe këshilla. Po sikur të ishte kremtimi i mevludit prej fesë të cilën Allahu e zbriti dhe e do, këtë do ta qartësonte i Dërguari i Tij për popullin e tij ose do ta kishte praktikuar në jetën e tij, ose do ta kishte vepruar dikush nga shokët e tij, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dhe me këtë është qartësuar se kjo vepër është e shpikur, kundër së cilës na ka këshilluar Muhammedi alejhi selam, që të ruhet populli ashtu siç u cekë edhe në hadithet më lart. Ka ardhur në hadithe të tjera siç është fjalimi (Ligjërata) e Muhammedit alejhi selam në ligjeratën e së premtës ku thotë: ”Me të vërtetë fjala më e mirë është ligji i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit alejhi selam, dhe gjërat më të këqija janë risitë dhe çdo risi është humbje.”

Bazuar në shumë ajete e hadithe që kanë për qëllim këtë dispozitë, shumica e dijetarëve janë deklaruar kundër mevludit dhe për kujdesin (ruajtjen) nga kjo risi. Tezës së të parëve i janë kundërvënë disa “dijetarë” dhe e kanë lejuar atë, nëse ajo nuk përmban diç që është e ndaluar shprehur në fjalë të kota për Pejgamberin alejhi selam, përzirjen e burrave me gra, ose përdorimin e instrumenteve (muzikore) dhe gjërave të tjera që i ndalon feja e pastër dhe po ashtu mendojnë se janë risi te mira, ndërsa Muhamedi alejhi selam thotë, “Çdo risi është humbje.” Ligji Islam sugjeron që për çdo mosmarrëveshje mes njerëzve duhet kthyer ligjit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit te Tij. Allahu thotë në Kuran:

"O ju që besuat, bindjuni Allahut, të Dërguarit të tij dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (Kurani) dhe i Dërguari i Tij (Sunneti) po që se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundimi më i mirë." (Nisa: 59)

“Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është tek Allahu." (Shura: 10)

Te ne është paraqitur kremtimi i mevludit kurse në Librin e Allahut na është qartësuar se jemi të obliguar të pasojmë Pejgamberin alejhi selam në atë që ka ardhur me të (fenë e pastër), dhe të largohemi nga ajo prej çkahit na ka porositur të largohemi. Është e pa logjikshme të thuhet se Muhammedi alejhi selam nuk e ka kumtuar fenë deri në fund, meqë ai na e ka kumtuar neve se Allahu e ka plotësuar fenë e tij për këtë popull dhe se kremtimi i mevludit nuk është ajo në çka ka thirrur Muhamedi alejhi selam. Neve nuk na ka mbërri ndonjë dëshmi se ai e ka vepruar një gjë të tillë apo se ka urdhëruar në të, përkundrazi, ai na e ka ndaluar këtë dhe po ashtu as shokët e tij nuk e kanë vepruar një gjë te tillë d.m.th. mevludi nuk është i bazuar në njërën nga bazat e fesë së pastër.

Mirëpo, kjo është nga risitë e shpikura dhe përgjasim me të krishterët dhe çifutët në festat që kanë ata. Nga kjo duhet t'u bëhet e qartë atyre që sado pak logjikojnë dhe kanë etje për ndjekjen e së vërtetës, se kremtimi i mevludit nuk është prej fesë Islame, por nga risitë prej të cilave Allahu dhe Muhammedi alejhi selam na kanë urdhëruar të largohemi. Nuk mjafton për ndonjë i cili mendon që të pasojë shumicën e njerëzve në veprim në të gjitha aspektet, përveç Pejgamberin alejhi selam, sepse e vërteta nuk është nëse një gjë e pason shumica, por e vërteta qartësohet me argumente të qarta nga ligji i Allahut, siç thotë Allahu për të krishterët dhe çifutët:

“Ata thanë: Kurrsesi nuk ka për të hyrë askush në xhennet, përveç atij që është jahudi ose krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju sillni argumentet tuaja (për çka pretendoni) po që se jeni të drejtë?”

"Ne qoftë se u bindesh shumicës (mohuesve që janë) në tokë, ata do të të largojnë nga rruga e Allahut.” (En’am: 116)

Dhe shumicës së këtyre (kremtimeve të mevludeve) që janë te ndaluara u bashkangjiten edhe shumë harame të tjera si: përzierja e burrave me gra, përdorimi i veglave të ndryshme, pirja e duhanit, përgojimi, shpenzimi i tepërt, dhe ndodh edhe më e çuditshmja - prezenca e shirkut në këto kremtime dhe fjalë tjera të kota për Muhammedin alejhi selam ose për dikënd tjetër siç janë evlijatë/njerëzit e mirë, duke kërkuar ndihmë apo ndonjë gjë tjetër dhe gjëra të tjera që çojnë në kufër, në ç’gjë zhyten shumica e njerëzve gjatë kohës kur bëhet kremtimi i mevludeve të tilla apo gjëra për njerëzit e tjerë që konsiderohen si respekt ndaj tyre.

Transmetohet nga Muhammedi alejhi selam se ka thënë: “Ruajuni nga fjalët e kota në fe, se me të vërtetë ajo që i ka shkatërruar popujt e mëhershëm ka qenë marrja me fjalë të kota në fe.”

Në një hadith tjetër, Muhamedi alejhi selam thotë: ”Mos më ngritni (lavdëroni) ashtu siç e kanë ngritur krishterët të birin e Merjemes, ngase vërtetë unë jam rob, dhe thuani rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. “ (Trans. Buhariu dhe e ka vërtetuar edhe hadithi i Omerit)

E çuditshme dhe e pa menduar është se shumica e njerëzve ngarendin në prezentimin e këtyre festave (risive) duke i mbrojtur ato, dhe iu kundërvihen gjërave që Allahu i obligoi për ta (njerëzit) në bashkim për të mirë, e jo si këto bashkime ku në to merr pjesë ai që është alkoolist, ai që nuk e fal namazin etj… dhe nuk e ngritin kokën që të shohin se çfarë janë duke bërë, sesi bëjnë mëkate të mëdha, por s’ka dyshim se kjo është nga besimi i dobët dhe shkurtëpamësia që kanë këta njerëz, dhe zemrat e tyre janë të mbushura me mëkate. E lusim Allahun që të na ruaj neve dhe të gjithë muslimanëve.

Dhe prej gjërave të tjera: Disa prej tyre mendojnë se Pejgamberi alejhi selam prezenton në ato kremtime dhe ngriten në këmbë në respekt ndaj tij (çfarë respekti, vetëm një herë në vit!!!). Kjo është injorancë dhe humbja më e madhe, sepse Pejgamberi alejhi selam nuk ngritet nga varri para ditës se gjykimit dhe nuk kontakton me ndonjë nga njerëzit, dhe nuk prezanton në asnjë tubim, por ai është banor i varrezave deri në ditën e gjykimit dhe shpirti është tek Allahu xheleshanuhu. Siç thotë Allahu: ”Mandej, pas kësaj (krijimi) ju do të vdisni. E në ditën e Kijametit do të ringjalleni.” Dhe Pejgamberi alejhi selam thotë: “Unë jam i pari që do të më hapet varri në ditën e gjykimit, dhe jam i pari i ndërmjetësuar dhe ndërmjetësuesi i parë,” paqja dhe mëshira e Allahut xhele xhelaluhu qoftë mbi të. Ja , ky ajet dhe hadith na e bëjnë te qartë dhe janë argumente shumë të forta për atë se i dërguari alejhi selam dhe të tjerët nuk ngriten, vetëm se në ditën e gjykimit dhe për këtë çështje janë të pajtimit shumica e dijetarëve islam dhe nuk ka kundërthënie mes tyre.

Obligohet çdo besimtar musliman që t’i këshillojë njerëzit që të ruhen nga këto gjëra, nga ato që i shpikën injorantët me thashethme të cilat nuk janë të zbritura nga Allahu xheleshanuhu. Me të vërtetë Allahu është ndihmuesi dhe plotësuesi më i mirë (i fesë së pastër) la havle ve la kuvete ila bilahil alijul adhurimi dhe dërgimi i salavateve (përshëndetjeve) mbi Muhammedin alejhi selam është prej punëve më të mira dhe më të afërta, siç thotë Allahu subhanehu ve teala: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij përshëndesin (dërgojnë salavat mbi) Pejgamberin. O ju që keni besuar, përshëndeteni (duke rënë salavat) dhe përshëndeteni me selam.” Thotë Muhammedi alejhi selam: “Kush dërgon për mua një salavat, Allahu dërgon mbi të dhjetë salavate.” Salavatet mbi Pejgamberin alejhi selam është nga gjërat e fesë që thuhet në çdo kohë, dhe aq më mirë pas përfundimit të çdo namazi dhe është vaxhib në uljet e fundit të çdo namazi, dhe sunnet është në shumë vende të tjera si p.sh.: pas ezanit kur të përmendet emri i Pejgamberit alejhi selam, në ditën e xhuma dhe natën e saj siç kanë argumentuar shumë hadithe për këtë gjë. Allahu është Mbikqyrës, Plotësues dhe Zotërues që të i bëjë të gjithë muslimanët të e kuptojnë fenë e Allahut dhe të i forcojë në të duke ua bërë të mundur të praktikojnë sunnetin e Muhammedit alejhi selam dhe të largohemi nga risitë, ngaqë Atij i takon çdo gjë në këtë botë dhe Ai është Mëshiruesi dhe Mbikqyrësi. Përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, shokët e tij, dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.
avatar
Kujdes nga risitë 25/04/2011 17:04:53
Njohja e bidatit -risisë në Fe- është Obligim

Nga fjala e Muhamedit alejhi selam, “Çdo bidat është devijim-lajthitje dhe çdo devijim-lajthitje çon në zjarr!” na u qartësua se për çdo gjë të shpikur në fe duhet të kemi njohuri, që të largohemi nga ajo, sikur thotë edhe poeti:

E njoha të keqen, jo për të keq por që mos të bie në të.

Dhe kush nuk e njeh –dallon- të mirën nga e keqja, do të bie në të –keqen-.

Esenca e kësaj bazohet në hadithin e Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: ”Njerëzit e kanë pyetur Pejgamberin [paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të] për të mirën, kurse unë e kam pyetur për të keqen nga frika se mos po bie në të.(transmeton Buhariu [6/615-616,13/35], Muslim [12/ 236 - Neueui])

Nuk mjafton në adhurim vetëm njohja e Sunnetit, por patjetër duhet që t’i njohim edhe gjërat që i kundërvihen nga bidatet, ashtu siç nuk mjafton të njohim nga Imani (besimi) vetëm njëshmërinë pa njohjen e Shirkut (politeizmit).

Dhe për këtë realitet të ndritshëm na lajmëroi më i Larti, më i Madhi, në Kuran:

“E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues dhe i Dijshëm.” [el Bekaretu: 256]

Dhe ky është qëllimi esencial i dërgimit të Pejgamberëve. Thotë Allahu: “Ne dërguam në çdo popull të dërguarit, që t’u thonë: adhurojeni vetëm Allahun e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!”

Çështje të cilën e vërtetuan besimtarët në jetën e tyre. Thotë Allahu në Kuran: ”Ndërkaq ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan Allahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji robërit e Mi!” (ez-Zumer: 17)

Pejgamberi alejhi selam e ka predikuar këtë duke thënë: ”Kush thotë, ‘askush s’meriton të adhurohet pos Allahut’ dhe mohon atë që adhurohet pos Tij, është ndaluar [është bërë haram] pasuria e tij, gjaku i tij dhe llogaria e tij mbetet te Allahu.” (transmeton Muslimi [1/212 Neueui]).

Nuk ka mjaftuar për Muhamedin [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] vetëm Teuhidi [njëshmëria] por edhe mohimi i asaj që adhurohet pos Tij. Për këtë shkak detyrohemi që ta njohim Kufrin [mosbesimin], në të kundërtën do të biem në të duke mos e vërejtur fare, siç thotë All-lahu në Kuran: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-lahun, vetëm se duke i shoqëruar [zota të tjerë].” (Jusuf:106)

Gjithashtu i njëjti raport qëndron mes Sunnetit dhe bidatit - nuk ka dallim. Kjo është e qartë në porosinë e Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] drejtuar shokëve të vet, të cilën e ka transmetuar deri tek ne Urban iben Sarijeh, ku thotë: ‘Ka thënë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]:

“… Kapuni për Sunnetin tim dhe sunnetin e udheheqësve të drejtë. Kapuni për të me dhëmballa dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është devijim.”

I ka porositur ata që të kapen për Sunnetin dhe të largohen nga bidati. Dhe kjo është realiteti i kohës: “Nuk është e mundur njohja e një gjëje deri sa mos të njihet e kundërta e saj.”

Thotë Iben Kutejbe ed-Dinuri [Allahu e mëshiroftë]: “Nuk plotësohet urtësia e krijimit derisa të mos krijohet e kundërta e saj, që të njihet secila nga ajo me shokun [të kundërtën] e vet: drita njihet prej errësirës, dituria njihet prej injorancës [paditurisë], e mira njihet prej të keqes, e dobishmja njihet nga e dëmshmja, e ëmbla njihet prej të idhtës; bazuar në fjalën e Allahut - xhele sha’nuhu - ku thotë: ”I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet në çifte nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.“

Çifte, lloje të kundërta si: mashkullin me femrën, e thara me të lagurën, etj.

Thotë Allahu në Kuran: ”Dhe Ai është që krijoi llojet, mashkullin dhe femrën.“

Gjithashtu është e qartë në dy dëshmitë: Askush s’meriton të adhurohet pos Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij.

- Dëshmia e parë: pozitive dhe negative, pohim dhe mohim, mohim i njëshmërisë së tjetërkujt pos Allahut, për arsye se nuk e meriton atë askush pos Allahut, dhe vërtetim në Allahun, i cili është i pashoq, Zot i merituar.

- Dëshmia e dytë: mohim i ndjekjes së tjetërkujt pos Muhammedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]. Ai është i cili meriton të ndiqet…

Kështu që në dëshminë e parë kuptojmë:“Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet pos Allahut” dhe dëshmia e dytë, “Nuk ka të ndjekur që meriton të ndiqet pos Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të].

Thotë Jahja ibn Mundhir er-Rrazi: ”Kundërthëniet e njerëzve ndahen në tri parime, secila prej tyre posedon të kundërtën e saj. Nëse largohet njëra, bihet në të kundërtën e saj: njëshmëria - e kundërta e saj është politeizmi; Sunneti - e kundërta e saj është bidati; dhe dëgjueshmëria - e kundërta është mëkati.(transmeton Ebu Daud [4607],Tirmidhi [2676], Ibn Maxhe [43-44] dhe të tjerët. Hadithi është i vërtetë).

Për këtë shkak detyrohet çdo thirrës që t’i këshillojë muslimanët për t’u ruajtur, që të largohen nga bidati dhe shirku [politeizmi] dhe t’i urdhërojë në njëshmëri të Allahut dhe në Sunnet. Nga kjo pikënisje ngritet thirrja në rrugë të Allahut, ashtu siç thotë Allahu xhele-shanuhu në Kuran: ”Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë të shpëtuarit…” (Ali Imran:104)

Thirrja në njëshmëri [Teuhid] dhe Sunnet është urdhër në të mirë dhe ndalim nga e keqja. Ndjekja e kësaj rruge [metode] bëri që Ummeti i Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahur qoftë mbi të] të jenë njerëzit më të mirë, që thërrasin në atë që është e dobishme, që të jenë Ummeti më i mirë, siç thotë Allahu në Kuran: ”Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga e keqja dhe të besoni në Allahun...” (Ali Imran:110)

*Thotë imam Ebu Shametu el-Makdesi (El-Itisam [1/91]): “Dhe i kanë këshilluar Muhammedi dhe shokët e tij – dhe ata pas tyre - ndjekësit e kohës së tyre, që të ruhen nga bidatet dhe punët e shpikura, dhe ka urdhëruar në ndjekjen e tij, në çka është shpëtimi nga çdo rrezik që kanoset…

Ka ardhur në Kuran urdhëri për ndjekje duke mos bërë përjashtim, ku thotë Allahu: “Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja!” [Ali Imran:31]

Thotë Allahu:“Dhe se kjo është rruga [feja] ime e drejtë [që e caktova për ju], pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë tjetër e t’ju ndajë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni [të bëheni të devotshëm].” [el Enam:153]

Këto ishin disa nga argumentet për atë që paraqitëm më lart.

Është transmetuar nga Ebi el-Huxhaxh bin Xhebe el Meki, i cili është nga Tabi’inët e mëdhenj dhe imam i mufesirinjëve [komentatorëve] për fjalën e Allahut, “ ...dhe mos ndiq,” thotë: bidatet dhe epshet. (El-Bahthu ala Inkari el Bida uel Hauadith [faqe 11]).

Ka thënë El Izz ibn AbduSelam [Allahu e mëshiroftë]: “Lum për atë që merr post nga postet e muslimanëve dhe ndihmon në mposhtjen e bidatit dhe ringjalljen e Sunnetit...” (transmeton ed-Derami [1/68] dhe Bejhaki në “Medkhal” [200]).

Dhe thotë në Nihajetu el Mubtedi’in: “Të urryerit e bidatit shkatërrues është detyrim, dhe po ashtu [është detyrim] ngritja e argumenteve në mposhtjen e tij, pa marrë parasysh se a e pranon apo refuzon këtë thënësi i tij.” (Mexheletul Ilmije [faqe 10]).

El Meuerdi thotë: I kam thënë Ebu Abdullahit - imamit tonë [imam Ahmed ibn Hambel]: “Si gjykon për një njeri që agjëron dhe falet, mirëpo nuk flet kundër ndjekësve te bidatit?” U vërejtën shenjat e hidhërimit në fytyrën e tij dhe është përgjegjur duke thënë: “Nëse njeriu falet, agjëron apo largohet nga njerëzit [për të bërë ibadet sa më shumë], a nuk është kjo vepër vetëm për vetën e tij? U përgjigja: “Po.” Ai tha: “Atëherë të folurit për bidatxhinjtë është për të dhe për të tjerët, e kjo është më e mirë për të...” (e ka përmendur Ibn Muflih ne “Edab esh-Sheria” [1/210]).

Sa e mirë është fjala e imam Katadetu, ku thotë: “Me të vërtetë nëse një njeri e shpik një bidat, ne detyrohemi që ta përmendim [bidatin] në mënyrë që të ruhemi nga ai.”(tabakat el Hanabile [2/ 216]).

Fatkeqësisht realiteti i kësaj çështjeje fshihet tek shumë grupacione të kohës sonë [në ditët e sotme], dhe shkak i zhvillimit të kësaj është mosnjohja e shkaqeve te bidatit, të cilat janë të shumta, ku mund të bie edhe dijetari.
avatar
Kujdes nga risitë 25/04/2011 17:04:50
Njohja e bidatit -risisë në Fe- është Obligim

Nga fjala e Muhamedit alejhi selam, “Çdo bidat është devijim-lajthitje dhe çdo devijim-lajthitje çon në zjarr!” na u qartësua se për çdo gjë të shpikur në fe duhet të kemi njohuri, që të largohemi nga ajo, sikur thotë edhe poeti:

E njoha të keqen, jo për të keq por që mos të bie në të.

Dhe kush nuk e njeh –dallon- të mirën nga e keqja, do të bie në të –keqen-.

Esenca e kësaj bazohet në hadithin e Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: ”Njerëzit e kanë pyetur Pejgamberin [paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të] për të mirën, kurse unë e kam pyetur për të keqen nga frika se mos po bie në të.(transmeton Buhariu [6/615-616,13/35], Muslim [12/ 236 - Neueui])

Nuk mjafton në adhurim vetëm njohja e Sunnetit, por patjetër duhet që t’i njohim edhe gjërat që i kundërvihen nga bidatet, ashtu siç nuk mjafton të njohim nga Imani (besimi) vetëm njëshmërinë pa njohjen e Shirkut (politeizmit).

Dhe për këtë realitet të ndritshëm na lajmëroi më i Larti, më i Madhi, në Kuran:

“E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues dhe i Dijshëm.” [el Bekaretu: 256]

Dhe ky është qëllimi esencial i dërgimit të Pejgamberëve. Thotë Allahu: “Ne dërguam në çdo popull të dërguarit, që t’u thonë: adhurojeni vetëm Allahun e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!”

Çështje të cilën e vërtetuan besimtarët në jetën e tyre. Thotë Allahu në Kuran: ”Ndërkaq ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan Allahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji robërit e Mi!” (ez-Zumer: 17)

Pejgamberi alejhi selam e ka predikuar këtë duke thënë: ”Kush thotë, ‘askush s’meriton të adhurohet pos Allahut’ dhe mohon atë që adhurohet pos Tij, është ndaluar [është bërë haram] pasuria e tij, gjaku i tij dhe llogaria e tij mbetet te Allahu.” (transmeton Muslimi [1/212 Neueui]).

Nuk ka mjaftuar për Muhamedin [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] vetëm Teuhidi [njëshmëria] por edhe mohimi i asaj që adhurohet pos Tij. Për këtë shkak detyrohemi që ta njohim Kufrin [mosbesimin], në të kundërtën do të biem në të duke mos e vërejtur fare, siç thotë All-lahu në Kuran: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-lahun, vetëm se duke i shoqëruar [zota të tjerë].” (Jusuf:106)

Gjithashtu i njëjti raport qëndron mes Sunnetit dhe bidatit - nuk ka dallim. Kjo është e qartë në porosinë e Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] drejtuar shokëve të vet, të cilën e ka transmetuar deri tek ne Urban iben Sarijeh, ku thotë: ‘Ka thënë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]:

“… Kapuni për Sunnetin tim dhe sunnetin e udheheqësve të drejtë. Kapuni për të me dhëmballa dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është devijim.”

I ka porositur ata që të kapen për Sunnetin dhe të largohen nga bidati. Dhe kjo është realiteti i kohës: “Nuk është e mundur njohja e një gjëje deri sa mos të njihet e kundërta e saj.”

Thotë Iben Kutejbe ed-Dinuri [Allahu e mëshiroftë]: “Nuk plotësohet urtësia e krijimit derisa të mos krijohet e kundërta e saj, që të njihet secila nga ajo me shokun [të kundërtën] e vet: drita njihet prej errësirës, dituria njihet prej injorancës [paditurisë], e mira njihet prej të keqes, e dobishmja njihet nga e dëmshmja, e ëmbla njihet prej të idhtës; bazuar në fjalën e Allahut - xhele sha’nuhu - ku thotë: ”I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet në çifte nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.“

Çifte, lloje të kundërta si: mashkullin me femrën, e thara me të lagurën, etj.

Thotë Allahu në Kuran: ”Dhe Ai është që krijoi llojet, mashkullin dhe femrën.“

Gjithashtu është e qartë në dy dëshmitë: Askush s’meriton të adhurohet pos Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij.

- Dëshmia e parë: pozitive dhe negative, pohim dhe mohim, mohim i njëshmërisë së tjetërkujt pos Allahut, për arsye se nuk e meriton atë askush pos Allahut, dhe vërtetim në Allahun, i cili është i pashoq, Zot i merituar.

- Dëshmia e dytë: mohim i ndjekjes së tjetërkujt pos Muhammedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]. Ai është i cili meriton të ndiqet…

Kështu që në dëshminë e parë kuptojmë:“Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet pos Allahut” dhe dëshmia e dytë, “Nuk ka të ndjekur që meriton të ndiqet pos Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të].

Thotë Jahja ibn Mundhir er-Rrazi: ”Kundërthëniet e njerëzve ndahen në tri parime, secila prej tyre posedon të kundërtën e saj. Nëse largohet njëra, bihet në të kundërtën e saj: njëshmëria - e kundërta e saj është politeizmi; Sunneti - e kundërta e saj është bidati; dhe dëgjueshmëria - e kundërta është mëkati.(transmeton Ebu Daud [4607],Tirmidhi [2676], Ibn Maxhe [43-44] dhe të tjerët. Hadithi është i vërtetë).

Për këtë shkak detyrohet çdo thirrës që t’i këshillojë muslimanët për t’u ruajtur, që të largohen nga bidati dhe shirku [politeizmi] dhe t’i urdhërojë në njëshmëri të Allahut dhe në Sunnet. Nga kjo pikënisje ngritet thirrja në rrugë të Allahut, ashtu siç thotë Allahu xhele-shanuhu në Kuran: ”Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë të shpëtuarit…” (Ali Imran:104)

Thirrja në njëshmëri [Teuhid] dhe Sunnet është urdhër në të mirë dhe ndalim nga e keqja. Ndjekja e kësaj rruge [metode] bëri që Ummeti i Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahur qoftë mbi të] të jenë njerëzit më të mirë, që thërrasin në atë që është e dobishme, që të jenë Ummeti më i mirë, siç thotë Allahu në Kuran: ”Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga e keqja dhe të besoni në Allahun...” (Ali Imran:110)

*Thotë imam Ebu Shametu el-Makdesi (El-Itisam [1/91]): “Dhe i kanë këshilluar Muhammedi dhe shokët e tij – dhe ata pas tyre - ndjekësit e kohës së tyre, që të ruhen nga bidatet dhe punët e shpikura, dhe ka urdhëruar në ndjekjen e tij, në çka është shpëtimi nga çdo rrezik që kanoset…

Ka ardhur në Kuran urdhëri për ndjekje duke mos bërë përjashtim, ku thotë Allahu: “Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja!” [Ali Imran:31]

Thotë Allahu:“Dhe se kjo është rruga [feja] ime e drejtë [që e caktova për ju], pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë tjetër e t’ju ndajë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni [të bëheni të devotshëm].” [el Enam:153]

Këto ishin disa nga argumentet për atë që paraqitëm më lart.

Është transmetuar nga Ebi el-Huxhaxh bin Xhebe el Meki, i cili është nga Tabi’inët e mëdhenj dhe imam i mufesirinjëve [komentatorëve] për fjalën e Allahut, “ ...dhe mos ndiq,” thotë: bidatet dhe epshet. (El-Bahthu ala Inkari el Bida uel Hauadith [faqe 11]).

Ka thënë El Izz ibn AbduSelam [Allahu e mëshiroftë]: “Lum për atë që merr post nga postet e muslimanëve dhe ndihmon në mposhtjen e bidatit dhe ringjalljen e Sunnetit...” (transmeton ed-Derami [1/68] dhe Bejhaki në “Medkhal” [200]).

Dhe thotë në Nihajetu el Mubtedi’in: “Të urryerit e bidatit shkatërrues është detyrim, dhe po ashtu [është detyrim] ngritja e argumenteve në mposhtjen e tij, pa marrë parasysh se a e pranon apo refuzon këtë thënësi i tij.” (Mexheletul Ilmije [faqe 10]).

El Meuerdi thotë: I kam thënë Ebu Abdullahit - imamit tonë [imam Ahmed ibn Hambel]: “Si gjykon për një njeri që agjëron dhe falet, mirëpo nuk flet kundër ndjekësve te bidatit?” U vërejtën shenjat e hidhërimit në fytyrën e tij dhe është përgjegjur duke thënë: “Nëse njeriu falet, agjëron apo largohet nga njerëzit [për të bërë ibadet sa më shumë], a nuk është kjo vepër vetëm për vetën e tij? U përgjigja: “Po.” Ai tha: “Atëherë të folurit për bidatxhinjtë është për të dhe për të tjerët, e kjo është më e mirë për të...” (e ka përmendur Ibn Muflih ne “Edab esh-Sheria” [1/210]).

Sa e mirë është fjala e imam Katadetu, ku thotë: “Me të vërtetë nëse një njeri e shpik një bidat, ne detyrohemi që ta përmendim [bidatin] në mënyrë që të ruhemi nga ai.”(tabakat el Hanabile [2/ 216]).

Fatkeqësisht realiteti i kësaj çështjeje fshihet tek shumë grupacione të kohës sonë [në ditët e sotme], dhe shkak i zhvillimit të kësaj është mosnjohja e shkaqeve te bidatit, të cilat janë të shumta, ku mund të bie edhe dijetari.
avatar
sami 26/04/2011 08:57:22
Selamun alejkum
Ate qe tha IBRA dhe pruri argumentet mbi cashtjen e mevludit dhe tha se kta njerz nuk kan edukat dhe nuk munden te pranojn mendimet e tjerve,doli e vertete.
Sa per ilustrim dhe pergjegje te shkurter:
Kete tekst qe e ke ba KOPI bash nuk ka te bej asgje me temen qe po e cekim ketu.Asnje dijetare nuk ka thene se duhet te perkrahet bidati i keq.Prandaj keta dijetare qe i ke permend jan qe e ndajne bidatin ne dy lloje: te mire dhe te keq.Keshtu qe fjala e tyre ka te bej me bidatin e keq.Kete gje e ke fsheh.
Ajetet e Kuranit qe i ke pru nuk kan asnji lidhje me muslimanet.Keto ajete kan zbrite per jobesimtaret prandaj edhe nuk mundesh te argumentohesh me keto ajete mbi besimtaret(nese i konsideron besimtar) e nese je prej tekfircave,ke te drejte keto ajete ti praktikosh edhe mbi ata qe shprehin shehadetin.
Ky eshte kuptimi per te cilin tha IBRA se nuk keni njohuri rreth USULI fikhut.Po te kishe njohuri nuk do te bishe ndesh me shkaqet e zbritjeve te ajeteve dhe poashtu nuk do te argumentohesh me ANALOGJI TE SEMURE.
Vazhdoni si te doni vetemse dine se jemi nje hap para sepse ne pranojm mendimet e gjith dijetarve dhe mbeshtetemi ne ata qe kemi para vetes,kurse ju hudhni mposhte te gjith mendimet e dijetarve dhe mbeshteteni ne ata qe kurr nuk ju kan than se na e kemi mir dhe te tjeret gabim.
Allahu i meshirofte ALBANIN<UTHEJMININ BIN BAZIN... se po te ishin gjalle do tju kundershtonin shum rrept rreth fitneve qe jeni duke i perhap.
Per bidat njeriu mundet te shperblehet ne menyre indirekte(ashtu si thot Ibn Tejmije se shperblehet per dashuri ndaj Muhammedit a.s. e jo per bidat) kurse per fitne nuk ka shperblim bile bile ka denim shuuuum te madh.Prandaj kujdes e mos i mashtroni kokat e pastra te atyre qe me te vertete kan qellim te vertet ne Islam sepse ne funde do te dale ne shesh e verteta ashtu si dul ne xhamin e qendres kur disa vllezer kishin qene te nxitur prej anve se nese shkoni dhe faleni me duar ne gjoks edhe po te jet imami ne hytbe,do te konsiderohet xhihad te Allahu.Thjesht ky fitnexhi shfytezoi keta njerz te sinqerte dhe beri fitne te madhe ne xhami,pra i theu rregullat e USULI fikhut sepse falja e 2 reqateve tahijetul mesxhid eshte prej suneteve kurse ndegjimi i hytbes prej vaxhibeve e edhe me teper qellimi i tij ishte te bej "xhihad".
Kujdes e mos beni percarje se vallahi do tju kthehet juve ashtu si ju kthy vllaznive ne Shkup qe jan nda ne tri grupe dhe duke e akuzu njeri tjetrin per kufer e per bidat.
selam
avatar
Luli 25/04/2011 01:19:40
Ne ne rrethinen tone me shume i perkasim mesimit te Dijetarit Ebu Hanifes All-llahu e meshirofte(medhebi-Hanefi) cka thote Ebu Hanifje per mevludin e qylymiet.??? Nje pergjigje te sakte edhe mos genjeni per dijetaret se eshte mekati i madh???
avatar
limi 25/04/2011 13:20:09
Themelus i medhhebit Hanefi ka qene Ebu Hanifja,por ky medhheb ka me mijra e mijra dijetare qe kan dhene mendimet e veta te mbeshtetur ne studimet e tyre e jo ne mendimet e tona qe si kemi as dy dit shkolle e dojme ti permirsojm dijetaret.
Medhhebi hanefi nuk e ndalon qelimen,mevludin dhe dhikrin me xhemat.Kete gje e ndalojne vehabistat qe per baze i marrin tre dijetar te sh.20 dhe mendojne se feja eshte e sqarume vetem prej ktyre dijetarve.
Pushteti Osman i perkiste medhhebit hanefi por Abdulvehabi ne bashkpunim me britanezet e demtoi kete pushtet dhe ne fund e pruri ne krye dinastine saudite qe sot muslimanet e botes po vuajn per shkak te bashkpunimit te kesaj dinastije me amerikan e jahudi.
Po te ishin keta me te vertet musliman,per nje dite do ta rregullonin gjendjen e muslimaneve neper bote.Por kete nuk e bejne sepse jan te dhanun pas karriges,pushtetit dhe pasuris.Princat e saudis cdo nate darkojne neper restoranet evropiane.Me qindra dollar harxhojne vetem ne nje darke,dhe per fat te keq te gjith dijetaret ne saudi i din keto pune por askush prej tyre nuk ngrihet e me ju than ketyre mos bani keshtu se eshte BIDAT.
Familja e Muhammedit a.s. ne Saudi eshte nder familjet me te varfura dhe me te shtypura sepse kjo dinasti friksohet se ata do te vin ne krye te pushtetit.
I sulmojne njerzit qe e perkujtojne Muhammedin a.s.,grumbullohen per ta permendur Allahun xh.shh.....keta i quajn bidatxhi por princat fasika dhe zinaqar,i lan te veprojne ashtu dhe as qe guxojne me i keshillu.
keta jan ata qe gjuhet e tyre i kan me akuza ndaj atyre qe bajn ziker e perkujtim te Muhammedit a.s. kurse ndaj atyre qe bejne gjynahe i lavderojne,vjersha ju thurrin per cdo dite,neper hytbe luten per ta.
Medhhebi hanefi dhe legjislacioni i ketij medhhebi nuk e ndalon mevludin dhe qelimen sepse bazat e jurispodences se ketij medhhebi e konsiderojne Bidatin ne fe dy llojesh:
1.Bidat i mire (duke u bazuar ne fjalen e Omerit ra. qe ka than:"Sa bidat i mir qe eshte kjo gja..."dhe shum argumente tjera
2.Bidat i keq (gjithcka q2e kundershtohet qartazi me Kuran apo sunet.
Kete gje e perkrahin te gjitha medhhebet tjera Islame.
selam
avatar
FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT 23/04/2011 13:48:30
FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT

FERIDUDIN AYDIN


FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT

Prej frazave të përhapura te njerëzit është “me të jemi rritur dhe me të jemi plakur”. Kjo frazë i përshtatet disa veprave të muslimanëve, të cilat nuk ishin të njohura për brezat e parë.


Ajo gjë të cilën shfrytëzuesit dhe shpërdoruesit e ushtronin kot e kot midis umetit, dhe me atë pastaj, gjatë çdo periudhe shumë koka mediokre e pasuan me padije dhe me imitim të verbër, saqë me kalimin e kohës thuajse e shndërruan në një fe të shtrembëruar, të njëjtën gjë po e hasim edhe sot me veshje të çuditshme, dhe pamje që nuk i ngjajnë aspak thelbit të pastër dhe të kulluar.



Me siguri Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e parashikonte këtë fund të keq dhe kishte frikë për njerëzit e tij, prandaj tha: “Ai që do të jetojë më shumë, do të shohë shumë kundërshtime. Kujdes nga gjërat e shpikura, sepse ato janë devijim. Kush prej jush e arrin atë kohë, le t’i mbahet rrugës sime dhe rrugës së kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar. Kapuni fort në këtë rrugë me dhëmballë”.[1]

E shpërdori kush e shpërdori Islamin – për ndonjë qëllim të tijin – pas shekullit të tretë nga hixhreti, dhe abuzuan shumë prej atyre që i mashtroi vetja, jo me veshjen e një armiku të qartë, por me metodën e një shoku me dredhi dhe një miku me tradhti. Çdoherë që abuzonin me shigjeta të helmuara pas shpine, riktheheshin me manovra të holla për t’i dhënë gajret muslimanëve para fytyre.



Adeti i Mevludit është vetëm një nga format e abuzimit me Islamin, e që për herë të parë u shfaq në një nga periudhat më të errëta të historisë, gjegjësisht në periudhën e shtetit Ubejdij, në kohën e udhëheqjes së Muiz Lidinal Fatimiut. Në këtë periudhë ndodhën edhe shumë ndryshime medhhebore, që mëtonin të theksojnë epërsinë e shiave fatimi në Egjipt. Ezanit i kishin shtuar edhe këtë fjali: “Hajj alel hajril amel – Ejani në punën më të mirë”; rekatit të dytë në namazin e xhumasë i kishin shtuar edhe një lutje të veçantë (kunut); në hutben (ligjëratën) e ditës së xhuma do të shtonin fjalët: “O Allahu ynë, çoi bekimet e Tua mbi Muhamedin e zgjedhur, mbi Aliun me të cilin jemi të kënaqur, mbi Fatimen e lartë, mbi nipat e Pejgamberit, Hasanin dhe Husejnin, nga të gjithë këta Ti e largove ndyrësinë dhe i pastrove mirë”.

Ndonëse shteti ejubit i anuloi këto bidate, Memalikët i dhanë shumë rëndësi, sidomos manifestimeve me moton: “Ditëlindja e Pejgamberit” dhe vepruan për përhapjen dhe rrënjosjen e tyre. Më vonë erdhën osmanlinjtë, të cilët i preferuan dhe iu pëlqyen këto veprime, por ndoshta e përvetësuan nga “epidemia” që mund të vinte si rezultat i raporteve të ngushta ndërmjet osmanlinjve dhe shtetit Memalik. Mirëpo festat e mevludit në shoqërinë osmane, përgjatë tre shekujve të parë të saj, as që përmendeshin përkundër rrethanave që ishin me të vërtetë të përshtatshme. Nga rrethanat më të fuqishme ishte përhapja e shumë tregimeve nga jeta e Pejgamberit dhe dhimbjet e familjes së Pejgamberit, të cilat i rrëfenin tregimtarët gojarisht nëpër mexhliset dhe festimet që kishin. Këto tregime letrarët turq i kanë përmbledhur në formë proze dhe poezie. Nga ato libërthi më i njohur është “Vesiletu Nexhat – Mjeti për shpëtim” që e përpiloi poeti turk Sulejman Çelebi në qytetin Bursa në vitin 1409 G. Ajo është një poemë lirike në gjuhën turke, por me dialekt osman dhe përmban 800 vargje. Aty poeti përmend mrekullitë dhe lëvdatat e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem. Sot, nuk ka turk sunij, që në shtëpinë e tij të mos ketë një kopje të këtij libërthi, i cili është i botuar me shkronja latine, por edhe me shkronja arabe, megjithëse ajo e para është më e përhapur. Shumica e “lexuesve të mevludit” këtë poemë e dinë përmendësh, sidomos anëtarët e “Shoqatës së Mevludit të Pejgamberit” të cilët janë të specializuar për këndimin e kësaj poeme gjatë manifestimeve. Ata janë një grup, të cilët ftohen nga familjet e pasura, qoftë në raste gëzimi apo pikëllimi.

Kjo poemë te turqit sunij gëzon të njëjtën pozitë që gëzon “el Burde” tek arabët sufij. Aty ka tejkalime kufijsh sikurse ato që gjenden tek “el Burde”. Fatkeqësia më e madhe është fakti se mevludi në imagjinatën e shumë turqve gëzon një pozitë jo më të ulët se Kurani Fisnik. Te mevludi ata gjejnë bekimin dhe faljen për të vdekurit e tyre. Këto që po themi mund të shihen qartë në lutjet e tyre, kur ata lexojnë:

“İlahi ya rabbi, okumuş olduğumuz bu mevlidi şeriften hasıl olan sevabı Sevgili peygamberimizin ve bűtűn geçmişlerimizin ruhlarına hediye eyledik sen vasıl eyle”.

“Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobishmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgamberëve, shefaatbërësit në ditë t’mahsherit, Muhamed Mustafas, mubarek shpirtit t’tij hedije ja bëjm”.[2] Kjo është një shpikje[3] për të cilin Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument.

Ritualet e mevludit në Turqi

Festimi i ditës së mevludit bëhet nëpër xhami, aty vjen Muftiu i Turqisë, hoxhallarë, politikanë, biznesmenë dhe shumë njerëz të tjerë. Mirëpo deri tani nuk është dëgjuar asnjë prej hoxhallarëve turq t’i ketë bërë ndonjë studim kritik kësaj poeme, nga këndvështrimi i besimit të drejtë. Ndërsa poemën arabe “el Burde” shumë hoxhallarë të vendeve arabe e kanë studiuar dhe kanë sqaruar vendet ku është tepruar apo ku është kundërshtuar besimi i Njësimit (Teuhidit) në Islam. Kjo aludon se hoxhallarët në Turqi kanë vetëm njohuri sipërfaqësore lidhur me Teuhidin, por ndoshta kjo ka të bëjë edhe me faktin se arabishten e njohin dobët. Më anon mendimi se distanca fetare dhe gjuhësore në shoqërinë turke ishte pengesa më e madhe për të kuptuar plotësisht Islamin, që nga dita kur e përqafuan këtë Fe, edhe pse të shprehurit e përkatësisë dhe të qenit krenarë me këtë Fe është shumë e theksuar nga ana e tyre. Po ashtu dashuria e madhe ndaj Kur’anit dhe Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, është e dukshme... Ky problem i madh, medoemos duhet të studiohet nga ana e asociacioneve të ndryshme shkencore dhe të hulumtohet në thelb nga këndvështrime të ndryshme, në mënyrë që të gjejë shkaqet, të cilat sollën edhe probleme tjera, që po mundojnë edhe sot botën islame.

Dita e Mevludit për të parën herë u festua në periudhën e Sulltan Muratit të Tretë (1574 G – 1595 G), i cili është sulltani i dymbëdhjetë në radhë nga osmanlinjtë. Ai, sipas historianëve specialistë neutralë, kishte një biografi jo të mirë. Prej ndodhive më të rëndësishme që flasin për këtë janë: që në ditën kur u inaugurua sulltan, ai vrau pesë vëllezërit e tij, ishte i varur nga alkooli, i dhënë pas fjetjes me gra, shoqërohej me mendjelehtë, i shfrytëzonte pasanikët dhe harxhonte pa hesap nga arka e myslimanëve.

Në librin e vyer “Sulltanët Osmanlinj”, historiani Reshat Ekrem Kuxhu thotë: “Mbrëmjet gazmore që u organizuan me rastin e synetllëkut të djalit të tij Muhamedit, zgjatën 35 ditë, ndërsa harxhimet që u bënë brenda kësaj kohe arrinin sasinë e harxhimeve që u bënë për hapjen e kanalit të Suezit. Dita e mevludit u zyrtarizua me dekret sulltanor, të cilin e nxori Sulltan Murati i Tretë gjatë ditëve të këtyre mbrëmjeve gazmore në vitin 1582 G. Mjafton kjo për të demaskuar sekretin e asaj që njerëzit sot e quajnë “dita e mevludit”.

Poemat e mevludit në Turqi, dallohen gjuhësisht edhe nga dallimet etnike të Ehli Sunetit. Që të gjithë, arabë, kurdë, zazë dhe çerkezë e këndojnë mevludin në gjuhën e tyre, ndërsa më i përhapuri dhe më i njohuri është mevludi i autorit Sulejman Çelebiu, i cili fillon kështu:

Allah emnin ta përmendim pa ia nda

Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka[4]

Pason mevludi i autorit kurd Mela Bate, i cili njihet edhe me emrin Mulla Hasan Ertushi. Mevludi i Ertushit në të kaluarën e afërt ishte i ndaluar të botohet dhe të shpërndahet, mirëpo më vonë pushteti e lejoi, në kuadër të kërkesave të kurdëve dhe me presionin e jashtëm nga Bashkimi Evropian, ndaj të cilit Turqia kishte një nënshtrim të dukshëm.

Nga kjo pasqyrë që po bëjmë brenda këtyre pak rreshtave, pa bërë ndonjë koment të veçantë, shohim një dëshmi të qartë për shpërndarjen, copëtimin dhe përçarjen e trishtueshme që kapluan Umetin Islam, si rezultat i shndërrimit të Fesë në një zinxhir traditash. Kjo pasqyrë imponon vetveten në tërë vatanin e madh Islam, gjë e cila na thërret të mendojmë thellë për çështjen e traditave të shpikura në emër të Fesë.

Në këtë rast meriton të përmendet edhe fakti se secila pjesë e këtij Umeti merr një qëndrim kundrejt Islamit varësisht prirjeve dhe kulturave të trashëguara që nga injoranca, të cilat janë në kundërshtim – me përjashtime të vogla – me gjërat që ka vendosur Kur’ani dhe Suneti. Këto qëndrime shkurtimisht janë të përmbledhura në tri grupime kryesore: qëndrimi sufi (i dervishëve), qëndrimi fanatik medhhebor dhe qëndrimi filozofik. Por kjo është një temë, e cila duhet të studiohet në veçanti, ndërsa tradita e “ditës së mevludit” është një shenjë që përfaqëson qëndrimin sufi dhe njëkohësisht qëndrimin fanatik medhhebor, të sheshit turk në veçanti.

Pra, festimi i ditës së mevludit nuk qenka kryekëput një traditë, që debatohet vetëm fetarisht duke e përshkruar atë si një bidat, ndonëse ky shkak është më i forti, por është një çështje, e cila ka rrënjë historike, shoqërore dhe kulturore dhe ka nevojë për më shumë studim dhe hulumtim.


(autori është studiues nga Turqia)



[1] Tirmidhiu në Sunenin e tij, tema: Dija nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.

[2] Përkthimi që solla është teksti origjinal nga kjo lutje, që lexohet në trojet shqiptare dhe jo përkthimi tekstual i tekstit të mësipërm.

[3] Shpikje këtu numërohet: të shpresosh sevape nga një poemë dhe të njëjtat t’ia dhurosh Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.

[4] I njëjti mevlud është i përhapur edhe në trojet shqiptare.
avatar
Ibën Tejmijje rreth mevludit 23/04/2011 13:44:14
Ibën Tejmijje rreth mevludit



Shumë mashtrues po keqpërdorin fjalët e Ibën Tejmijes për ti admiruar bidatet dhe fatkeqësisht dikush po mashtrohet. Unë i përktheva fjalët e tij në atë kontekst kur e citojnë ata dhe inshalla ju shërben ky përkthim:

Shejhul Islam Ibën Tejmije, në librin Iktidau Siratil Mustekim, botimi: Darul Asime 1998, vëll: 2, fq: 123-124 thotë:

...“Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pati shumë hutbe, marrëveshje dhe ndodhi në ditë të ndryshme, sikurse: dita e Bedrit, Hunejnit, Hendekut, Çlirimi i Mekës, Hixhreti, Momenti i hyrjes së parë në Medinë si dhe shumë hutbe ku shpjegonte thelbet e kësaj feje. Mirëpo, asnjërën nga këto ditë nuk urdhëroi të festohet. Gjëra të atilla bëjnë krishterët ose çifutët, të cilët ditët e rëndësishme i shndërrojnë në festa. Por, festa është sheriat, atë që e ka ligjëruar Allahu ndiqet, përndryshe nuk ka nevojë të shpiket në Fe diçka që nuk është pjesë e saj.

E njëjta vlen edhe për atë që e kanë shpikur disa njerëz duke dashur të barazohen me krishterët në ditëlindjen e Isait, alejhi selam ose duke e dashur dhe madhëruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndoshta, Allahu do t’i shpërblejë këta njerëz për dashurinë dhe respektin e shprehur, por jo për bidatet, siç është shpallja e ditëlindjes së Pejgamberit (mevludit), sal-lallahu alejhi ue selem për festë. Edhe pse njerëzit në raport me mevludin janë të ndryshëm, kjo është një vepër që gjeneratat e para nuk e kanë bërë edhe pse kushtet përshtateshin dhe pengesa nuk kishte, po të ishte një vepër e hairit.

Sikur të ishte një vepër e hairit tërësisht apo të kishte peshë, gjeneratat e para do të ishin më meritorë ta bëjnë një vepër të atillë, sepse ata e donin dhe madhëronin Resulullahun më shumë sesa ne dhe për hairin ata kujdeseshin më shumë.

Madhërimi dhe dashuria e plotë ndaj tij manifestohet duke e ndjekur, duke iu bindur, duke pasuar urdhrin e tij, duke ngjall sunetin e tij nga ana e brendshme dhe e jashtme, duke përhapë mësimet e tij dhe duke bërë xhihad për këtë me zemër, me dorë dhe me gjuhë. Kjo është rruga e paraardhësve tanë të parë, muhaxhirin dhe ensarë dhe rruga e atyre që i ndoqën me ihsan.

Shumicën e tyre do ta gjesh të kujdesshëm për të bërë bidate të atilla. Megjithëse kanë nijetin e mirë dhe mundin që bëjnë, për të cilat pritet të shpërblehen, do t’i gjesh të plogët para urdhrit të Resulullahut dhe para porosive që ai ka urdhëruar të veprohen.

Puna e tyre është sikur puna e atyre që zbukurojnë Mus’hafin por nuk e lexojnë, apo e lexojnë por nuk e ndjekin; sikur puna e atyre që zbukurojnë xhamitë dhe nuk falen aty, apo falen vetëm pak; dhe sikur puna e atyre që gjejnë tespi dhe sexhade të zbukuruara. Zbukurimet e këtilla nuk janë të ligjëruara, madje së bashku me të vijnë syefaqësia, mendjemadhësia dhe largimi nga veprat e duhura, gjëra këto që e prishin njeriun. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Saherë që prishet gjendja e një populli, ata i zbukurojnë xhamitë”...


Ibën Tejmijje


Pyetje për keqinterpretuesit dhe gënjeshtarët (prej përkthyesit):

1. Pse e tradhtoni dijen që e keni marrë?

2. Pse i shkurtoni tekstet sipas epshit tuaj, a ju është zbrazur kuleta vallë?

3. Pse mendoni se të lejohej bidati nëse një dijetar do ta lejonte, qoftë ai edhe Ibën Tejmija, që për fatin e keq tuajin, ai nuk po e lejon por ju po mundoheni të bëni mashtrime?!

4. Pse nuk i citoni fjalët e dijetarëve nga fillimi deri në fund?

Dua:
O Allah bëje të qartë të vërtetën dhe na mundëso ta ndjekim dhe bëje të qartë të pavërtetën dhe na mundësi ta braktisim.

Amin
avatar
ibra 25/04/2011 13:42:11
Per fat te keq ke akuzu se nuk jan plotsuar fjalet e ibn tejmijes a ti vet ke perkthy vetem pjesen qe te ka pelqy ty.Po ta dergoj kete tekst edhe pse e di se eshte kot per juve sepse edhe po tjav ngjalli dijetaret e hershem qe kan pranu mevludin,ju do tju thoni :JO se Albani,Bin Bazi dhe Uthejmini kan thon JO.Jeni deh me kta dijetar.I keni ba te pagabushem si shiitet dijetaret e vet.
Fatkeqsisht shum prej tyre qe nuk i njohin bazat e shkences islame po bien viktima te vehabistave qe tekstet e sheriatit islam i kuptojne bukfalisht duke mos u kthyer ne shkencen e USULI FIKHUT sepse po te ktheheshin do ta shihnin se jan shuuuuum larg kuptimit te teksteve kuranore dhe te haditheve.
===============================================


QËNDRIMI I DIJETARËVE RRETH FESTIMIT TE DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT S.A.W.S.



Hyrje

Në fenë islame janë dy festa: festa e fiter bajramit dhe festa e kurban bajramit, ndërsa sa u përket festimeve të ditëve dhe datave te ndryshme historike si p.sh. festimi i ditëlindjes se Pejgamberit s.a.w.s. është vepër e lejuar por nuk është e obliguar. Mu për festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. dëgjojmë shume kundërshtime nga disa jo të thelluar në shkenca islame. E vërteta është se nuk kam dashur t’i qasem një problematikes së tillë për shkak se ekzistojnë shume çështje me rendësi që i preokupojnë muslimanet e sodit. Pa dyshim se ne sot jetojmë në një kohë ku armiket e islamit pa pushuar mundohen ta shkatërrojnë islamin dhe muslimanet si nga brenda dhe nga jashtë, pa kurrfarë mëshire, e që fatkeqësisht ka shumë pak prej muslimanëvë që mund tu kundërvihen sulmeve të tilla. Ne sot jetojmë në një injorancë bashkëkohore ku e vërteta është si një lloj plaçke që shitet dhe e blen ai që më së shumti ka të holla, pavarësisht se çfarë është blerësi dhe se gënjeshtra në kohën tonë është themel i vazhdimit të proceseve të jetës.
Sot kur muslimanet në të katër anët e botës janë viktima të terrorit dhe gjenocidit vetëm e vetëm pse thonë se “Zoti ynë është Allahu”. Më e keqja është se muslimanët vuajtjet e tyre i kanë edhe nga disa veprime dhe sjellje të disa pjesëtareve te fesë Islame, të cilët në emër të asaj se vetëm ata po e kuptojnë Kur’anin dhe sunnetin e Pejgamberit s.a.w.s. dhe kështu po japin vetes të drejtë që njerëzit t’i etiketojnë duke u thënë “mushrika”, “bidatxhinje”, “kafira” …. Më e rrezikshmja është se të tillë ka edhe ne mesin tonë ku jetojmë, andaj duke e pare atë se dikush mundohet të hedhë dyshime në mesin e xhematit tonë se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është vepër e pa pranuar në sheriat dhe se ajo vepër është bidat-risi, u detyrova dhe e ndjeva si obligim që një gjë të tillë ta kundërshtojë me anë të fakteve dhe qëndrimeve të dijetarëve të mëdhenj Islam. Ajo që më dha kurajë që ta shkruaj këtë temë është se dijetari dhe shejhul islam Ibn Tejmije r.a. është i mendimit se lejohet festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. Gjithashtu para se të hyjë në temë dua t’i potencoj tri gjëra që kanë të bëjnë me ditëlindjen e Pejgammberit s.a.w.s.:
1. Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është vepër e lejuar, dhe se lejohet tubimi i besimtarëve të për të dëgjuar historinë dhe poezitë që e lavdërojnë Pejgamberin s.a.w.s. dhe shpërndarja e ushqimit dhe futja e haresë dhe gëzimit në mesin e besimtarëve për shkak të ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s.
2. Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. nuk duhet të bëhet vetëm me ditën e lindjes por duhet të përkujtohet Pejgamberi s.a.w.s. në çdo ditë dhe në çdo moment ngase ai është dritë dhe modeli me i mire për ne.
3. Që dita e festimit të ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. të shfrytëzohet për tu shpjeguar dhe përkujtuar besimtarëve jetën dhe veprën e Pejgamberit s.a.w.s.
Po ashtu para se te hyj me i përmendur mendimet e dijetarëve islam rreth festimit te ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. dua të potencojë ketë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë çështje e cila është obligim i domosdoshëm për tu zbatuar ne sheriatin islam, por kemi te bëjmë me një çështje e cila është e lejuar te zbatohet sipas shumicës së dijetareve islam.

Çka synohet me festimin e ditëlindjes?

Me festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. synohet vetë Islami, ngase Pejgamberi s.a.w.s. është shembull praktik i Islamit. Mu për këtë dijetari i mirënjohur bashkohor Muhammed Muteveli Sha’ravi ne librin e tij “Maidetul Fikril Islamijj” faqe 295 thotë: “Kur i gjithe njerzimi janë gëzuar me ardhjen e Pejgamberit s.a.w.s. në këtë botë, poashtu janë gëzuar të gjitha krijesat, bimet, exhinet, bota inorganike për lindjen e Pejgamberit s.a.w.s., pse vallë ne te mos gezohemi dhe te festojm ditëlindjen e tij”.

Argumentet të cilat konfirmojn se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është veper e lejuar të zbatohet (xhaiz)!

Përmendet në “Sahihul Buhari” se Pejgamberi s.a.w.s. ka përmendur se Ebu Lehebi për çdo ditë të henë i lehtesonet dënimi i zjarrit te xhehennemit për asryje se nga gëzimi e kishte liruar robreshen e tij e cila e kishte informuar për lindjen e Muhammedit s.a.w.s. (Kitabun Nikah) .
Disa nga dijetarët mendojn se festimi dhe gëzimi për ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. është qartësuar edhe nga ajeti 58 i kaptines Junus: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen…”. Sipas komentatoreve te Kur’anit mirësia me e madhe është dergimi i Pejgamberit s.a.w.s. dhe rahmet për çdo send, pastaj gëzimi për ardhjen e Pejgamberit s.a.w.s. është gjë e porositur.
Se lejohet të festohet ditëlindja e Pejgamberit s.a.w.s. disa nga dijetarët e mbështiesin në hadithin e transmetuar nga Muslimi se kur është pyetur Pejgamberi s.a.w.s. pse agjeron ditën e henë dhe te enjete ai është pergjegjur duke thenë: “ Se ne kete dite (e henë) kam lindur dhe mu ne kete dite ka filluar të me vije shpallja”. (Sahihul Muslim , Kitabu Sijam). Poashtu këta përmendin atë se Pejgamberi s.a.w.s. ka pre kurban për ditëlindjen e tij.

Qëndrimi i dijetarit dhe shejhul islamit Ibn Tejmije r.a. për festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s.!

Dijetari i madh dhe shejhul Islami Ibn Tejmije r.a. ne librin e tij “Iktidau-s-siratil-mustekim muhalefetu as’habil xhehim” shprehet: “Të respektuarit e lindjes së Pejgamberit s.a.w.s. e që disa nga njerzit e bejnë është veper e cila do te shpreblehet për shkak të respektimit dhe dashuris ndaj Pejgamberit s.a.w.s.”
Do të kishim pyetur vallë Ibn Tejmije r.a. me kete veprim e ka propoganduar bidatin e till?! Jo, ai nuk ka mjaftue vetem me ate se lejohet festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. por u shpreh duke thenë se ata të cilët e festojn per respekt dhe dashuri ndaj Pejgamberit s.a.w.s. do të shpreblehen nga Allahu xh.sh.
Poashtu nese e lexojm librin e Ibn Tejmijes r.a. “Iktidau Siratil Mustekim” do te gjejm mendimin e tij se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është veper e lejuar.
Kur lexojm librin “Mexhmeul Fetava” do të shohim se Ibn Tejmije r.a është pyetur se çfarë mendon per ata njerz që tubohen lexojn Kur’an dhe e përmendin Allahun xh.sh. vetëm e vetëm për tu afruar te Allahu xh.sh.? Është përgjegjur : “Elhamdulilah, tubimi për të lexuar Kur’anin dhe të bërit dua është veper e pëlqyer dhe e mire” .

Qëndrimi i dijetarëve të njohur

1. Imam Sehaviju r.a. thotë: “ Edhe po qe se në këte nuk ka kurrëfar dobi përveç asaj që shejtani do të hidhërohet dhe besimtarët do të gezohen do të mjaftonte (për tu festuar ditëlindja e Pejgamberit s.a.w.s.).”.

2. Dijetari i madh El-Kastalaniju thotë: “Vazhdimisht muslimanët pas tri gjeneratave e festojn ditëlindjen e Muhammedit s.a.w.s. duke dhenë sadaka të ndryshme, duke shfaqur gezim, duke i shtuar veprat e mira, duke lexuar historikun e lindjes se Pejgamberit s.a.w.s., dhe mu per kete ata kane begati dhe bereqet” .

3. Dijetari Ebu Shame r.a. mësuesi i imam Neveviut r.a. thotë: “Më e mira risi që është paraqit ne kohen tone, është ajo çka veprohet çdo vitë për ditëlindejn e Pejgamberit s.a.w.s. duke u dhenë sadaka dhe duke u shprehur gëzimi për lindjen e Muhammedit s.a.w.s. dhe resepetin ndaj tij duke e falenderuar Zotin e gjithësisë që e ka derguar Muhammedin s.a.w.s. si mëshir për mbarë botërat” .
4. Komentatori i Sahihut të Buharis, dijetari i madh dhe shejhul Islami Ibn Haxher el-Askalaniju , është pyetur për festimin e ditëlindejs së Pejgamberit s.a.w.s. e i cili është përgjegjur kështu: “Në parim kjo veper është risi e cila nuk është zbatuar nga tri gjeneratat e para (sahabet, tabi’inet dhe tebei tabi’inet), mirëpo ne këte veprim (festim) ka gjera te mira, dhe per kete mund te konkludojm se është risi e mire. Këtë e mbështes në atë që përmdendet në Buhari dhe Muslim se Pejgamberi s.a.w.s. kur ka arritur në Medine i ka parë Jehudit duke agjëruar ditës e ashures, dhe i ka pyetur ata perse agjerojn? Ata i kanë thenë: “Kjo është dita kur Allahu e përmbysur Firaonin, ka shpetuar Musa, dhe mu për këtë agjërojm si falendërim ndaj Allahut. E Pejgamberi s.a.w.s. u tha: “Ne jemi më meritor të agjërojm për Musaun se sa ju!
5. Dijetari dhe imami bin I’jadi r.a. thotë: “Festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. e konsiderojë si festë për muslimanet, festë në të cilen muslimanet shprehin gëzimin dhe haren e tyre për ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. Këtë festë e konsiderojë të lejuar kur bëjë kijas (analogji) në festat tjera”.
6. Dijetari i madh imam Sujutiu mendon se festimi i ditëlindjes është gjë e lejuar dhe e mbështetet mendimin e tij, në transmetimin e Behjekiut nga Enesi r.a. i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.w.s. pasi është bërë pejgamber ka pre kurban për ditëlindjen e tij. Dihet se gjyshi i Pejgamberit s.a.w.s. ka pre kurban ditën e shtat te lindjes së Pejgamberit s.a.w.s. dhe se nuk ka nevojë të ripërseritet nje gje e tillë. Mendohet se ajo që e ka shtyr Pejgamberin s.a.w.s. të prêt kurban për ditëlindjen e tij ka qënë një lloj falënderimi ndaj Krijuesit të tij, e të cilin e dërgoj se mëshirë për gjithë botërat dhe respekt për ummetin e tij, i cili po ashtu i dergonte salavate vetës së tij. Rekomandohet për ne si musliman t’i shprehim falënderimet tona ndaj Allahut xh.sh. për ditëlindjen e Pejgamberit të Tij, duke u tubauar vllëzërit musliman, duke dhëne sadaka e të ngjashme.
7. Dijetari i mirënjohur Hafidh Shemsu Din bin Nasirudin ed-Dimeshkiju r.a. thotë: “Është vërtetuar me transmetim të verëtetë se Ebu Lehebit i lehtësohet dënimi në xhenhennem ditën e henë vetëm e vëtem pse e ka liruar robëreshen e tij e cila e kishte përgzuar për ditëlindjen e Muhammedit s.a.w.s.” Dhe mu për këtë ky dijetarë thurë këtë poezi:
Kur këtij pabesimtarit i vije lehtësimi,
pasi i tilli është i mallkuar dhe i denuar me xhehennem përgjithmon
sa here që i vije dita e hëne
i lehtësohet denimi për shkak të gëzimit që e ka shpreh për Ahmedin
çka mendohet për robin i cili gjate tërë jetës së tij
ka qenë i gëzuar për Ahmedin, dhe ka vdekur me iman.
8. Dijetari i mirënjohur dhe ish muftiu i Mekkes Ahmed Zejn Dahlani (ka vdekur me 1066 h.) thotë: “Tradita e njezëve të cilët e festojn ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. për respect dhe nderim ndaj Pejgamberit s.a.w.s., është nje veper e pranuar tek shumica e dijetarëve muslimane dhe se është nje veper që e kanë vepruar shumë dijetarë të këtij ummeti”.
9. Dijetari dhe muxhtehidi i mirenjohur Imam Shewkaniju ka thenë: “Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është veper që lejohet të zbatohet”.
10. Transmeton Ibn Betuta historian i njohur i shekullit VIII hixhrij i cili permend këtë: ”Pas çdo namazi të xhumas dhe në ditën e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. hapeshin dyert e Qabes nga rojet e saj dhe se kadiu i Mekkes Nexhmuddin Muhammed bin el-Imam Muhjjidin Taberiju shpërndante ushqim për të gjithë njerëzit në Mekke.”

Librat e shkruara nga dijetaret e hershem islam për festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s.

1. Ibn Nasirid-Din ed-Dimeshkiju ka shkruar dy libra:
a. EL-MEWRIDU-SAVIJU FI MEWLIDIL HADIJJI
b. XHAMILU ATHARI FI MEWLIDIL MUHTARI
2. El-Irakiju ka shkruar librin: ELMEWRIDUL HENIJJU FIL MEWLIDI SENIJJI.
3. Imam Sehaviju ka shkruar librin: EL-FAHRUL ULEVIJJU FIL MEWLIDI NEBEVIJJI.
4. Imam Sujutiu r.a. ka shkruar librin: HUSNUL MAKSADI FI AMELIL MEWLIDI.
5. Ibn Kethiri r.a. e ka te shkruar nje libër për ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s.

A është çdo risi (bidat) që të shpie në xhehennem?!!!

Shumë e vëretetë është se Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë: “Çdo risi është që të shpije në humbje, e çdo humbje në zjarr”. Në këtë rast fjala “KUL-LUN” (çdo), është shprehje që argumenton për kuptim të përgjithëshem të tekstit (umum), mirëpo në këtë rast kjo shprehje është në kuptim të përgjithëshem që pranon specifikimin (amun mahsusun),e që më këtë nënkuptohet se çdo risi nuk mund të thuhet se është humbje që të shpie në xhehennem. Poashtu kuptimin e fjalës “KUL-LUN” (çdo) e gjejmë në Kur’an në kuptim të përgjithëshem që pranon specifikimin, si f.v. ajeti : “(Era) rrënon çdo send me lejen e Zotit të saj…” (Ahkaf:25). Qartë dihet se era nuk e shkatrron çdo gjë, por disa gjëra i shkatrron. Ky lloj i specifikimit të kuptimit të përgjithëshem në shekncen e Usuli Fikhut njihet si (el-Hasul Munfasilu bil-Hissi). Për atë se fjala “KUL-LUN” (çdo) në këtë hadith e ka kuptimin e përgjithëshem të specifikuar mendon edhe Imam Neveviju komentuesi i sahihul Muslimit. Poashtu ky dijetarë mendon se risit (bidatet) mund të jenë të refuzuara në sheriatin islam dhe mund të jenë të pranuara.
Transmetohet se Ibn Haxheri r.a. komentuesi i sahihut te Buharit ka thenë: “ Çdo gjë që nuk është vepruar në kohën e Pejgamberit s.a.w.s. konsiderohet risi (bidat), mirëpo disa prej tyre janë të urrejtuara dhe të pa pranuara në sheriat, e disa prej tyre janë të pëlqyera dhe të pranuara në sheriat”.
Transmeton Ebu Nu’ajmi nga Ibrahim Xhunjedi i cili ka thënë se e kam dëgjuar imam Shafiun r.a. duke thenë: “Bidati (risia) është dy lloje: bidat i lavdëruar dhe bidat i urrejtur, ai bidat që pëlqehet me sunnetin është i lavdëruar, ndërsa ai bidat që kundërshtohet me sunnetin është i papranuar”.
Kur qartë kuptohet se fjala “KUL-LUN” (çdo) në hadith e ka kuptimin e përggjithëshem të specifikuar që d.t.th. disa bidate, na bëhet e obligim të mendojm në kuptimin e hadithit : “Kush e hap një rrugë të mire në Islam, atij i përketë shpreblimi (pse e ka filluar atë punë të mire), poashtu i takon edhe shpreblimi i atij që e kryen atë punë, pa iu paksuar shpreblimi atij që e punon atë vepër…”. Hadithi i tillë argumenton qartë se muslimani ka mundësi ta bëj ndonë punë të mire edhepse ajo punë nuk është bërë në kohën e Pejgamberit s.a.w.s.. Fjala “men senne sunneten…” (kush hap një rrugë…) ka për qëllim atë se nëse fillohet të veprohet diçka e mirë por që është e verifikuar me ixhtihad (studim të hollësishem) nga dijetarët dhe nuk vije në kundërshtim me kuptimin e përgjithëshem të rregullave dhe burimeve te sheriatit.
Ka disa prej masës së përgjithëshme të njerzëve thonë: “Po të ishte festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. çështje që duhet të kryhet do ta e shpjegonte Pejgamberi s.a.w.s. këtë ummetit të tij?!” Përgjejgja rreth kësaj është se çdo vepër që nuk e ka vepruar Pejgamberi s.a.w.s. apo shokët e tij nuk do të thotë se zbatimi i saj vepre është i ndaluar. Mu për këtë imam Shafiu r.a. mendon se çdo vepër që ka bazë në burimet e sheriatit por që atë vepër nuk e ka zbatuar Pejgamberi s.a.w.s. e as shokët e tij nuk mund të konsiderohet e ndaluar, por mund të jete e pëlqyer dhe e rekomanduar të veprohet. Ata të cilët mundohen të thonë se ajo vepër që nuk e ka vepruar Pejgamberi s.a.w.s. është e ndaluar te veprohet, është mendim i paargumentuar dhe i pa pranuar nga ana e dijetareve.
Poashtu disa po mundohen me e mbështetur mendimin e tyre se festimi i ditëlindjes se Pejgamberit s.a.w.s. është gje e ndaluar ne hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. “Dhe mos e teproni ne lavdrimin ndaj meje sikur qe e tepruan ne lavdërim të krishteret ndaj Isaut të birit të Merjemes a.s. Vërtetë unë jamë rob i Allahut dhe Pejgamber i Tij”. Sipas komentit të Ibn Haxherit r.a. me shprehjen “mos e teproni ne lavdrim” është për qëllim ajo që ne mos ta konsiderojm Pejgamberin s.a.w.s. sikur që e konsideruan te krishterët Isaun a.s. si bir i Zotit apo edhe Zot. Duhet të jetë e qartë se me festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është për qëllim gëzimi për ardhjen e tij në këtë botë si mëshirë për njerzimin.
Dikush mund të thotë se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. konsiderohet bidat i refuzuar, ne do të u përgjigjeshim me atë se ka shumë çështje, të cilat nuk i kane vepruar sahabet, tabiinet dhe tebi tabininet, e qe sot muslimanet i veprojn si f.v.:
1. Të tubuarit e njerëzve për të falur me xhemat namazin e natës pas faljes së namazit te teravis ne të dy haremet. Një veprim i tillë nuk është vepruar nga trei gjeneratat e para muslimane.
2. Leximi i duas së përfundimit te Kur’anit në namazin e teravis, dhe poashtu ne namazin e natës.
3. Veçimi i natës së 27 të ramazanit si natë e përmbylljes së leximit te Kur’anit ne namaz të teravis në dy Haremin e Mekkes dhe të Medines.
4. Thirrja për namaz të natës pas faljes së namazit te teravis duke u thenë (SALATUL KIJAMI ETHABEKUMU-LLAH).
5. Ndarja e çështjes së tevhidit në tri grupe: TEVHIDUL ULUHIJJJETI, TEVHIDU RUBUBUJJETI dhe TEVHIDU ESMAI VE SIFAT. Kjo lloj e ndarjes se tevhidit nuk është e bërë me hadith, as sahabet nuk e kane bërë këtë ndarje e as imamet e katër medhhebeve.

Duhet patur parasysh edhe këtë se ka shume vepra të cilat Pejgamberi s.a.w.s. i ka lenë pa i zbatuar, mirëpo ky mozbatim sipas dijetarëvë mund të jetë për tri arsyje:
1. I ka lenë disa vepra pa i zbatuar për shkak se nuk ka qenë nevoja për t’u zbatuara si f.v. luftimi i atyre që kundërshtojnë dhënjen e zekatit, e të cilët i ka luftuar Ebu Bekri r.a. Pejgamberi s.a.w.s. nuk i ka luftuar te tillët ngase ne kohen e tij nuk ka pasur që dikush prej muslimaneve të kundërshtojn dhënjen e zekatit. E tash duhet ta kemi të qartë se Ebu Bekri r.a. e ka vepruar diçka që Pejgamberi s.a.w.s. nuk e ka vepruar, atëherë vallë mos po i japim vetës mundësi që të themi se edhe Ebu Bekri r.a. ka bërë bidat(risi).
2. Të lënurit e disa veprimeve për të cilën ekziston arsyja pse nuk e ka zbatuar Pejgamberi s.a.w.s. si f.v. nuk e ka falur namazin e teravis me xhemat vetëm e vetëm se është friksuar se ummeti do ta e marrin për farz. Pra nga kjo kuptohet se të falurit e namazit te teravis me xhemat është vepër e rekomanduar, ngase nuk ekzsiton me frika se ai do të konsideerohet prej ummetit farz.
3. Lenja e disa veprimeve nga ana Pejgamberit s.a.w.s. që për të cilën ka ekzistuar arsyje por për veprimin e saj nuk ka kurrëfar pengese, si f.v. mos thirrja e ezanit për namazin e bajramave.
Këto lënje të veprimeve të Pejgamberit s.a.w.s. i hapin rrugën zbatimit të disa gjërave edhe pse Pejgamberi s.a.w.s. nuk i ka zbatuar, me kusht që të dihet shkaku i moszbatimit te çështjes.
Ka disa nga njerëzit që thonë se nuk duhet të festohet ditëlindja e Pejgamberit s.a.w.s. ngase mu në të njëjtën ditë vdes, dhe mu për këtë nuk mund të ketë gëzim atë ditë ngase mu atë ditë ka vdekur Pejgamberi s.a.w.s.!?!!
Këtij arsyetimi i përgjigjet shumë qartë dijetari i madh Xhelaludin Sujutiu r.a. në librin e tij “El-Havi lilfetava” faqe 193, duke thënë: “Padyshim se lindja e Pejgamberit s.a.w.s. është begatia me e madhe që Allahu na ka dhuruar, e vdekja e tij është fatkeqësia me e madhe për ne. Vërtetë sheriati islam na nxit neve që të shprehim gëzim për begatin e Allahut xh.sh., ndërsa durim dhe qetësi në fatkeqësi. Mu për këtë sheriati islam urdhëron që të prehet kurban për atë që ka lindur me qëllim që të shprehet gëzimi dhe falënderimi, na ka ndaluar të vajtojmë dhe të dëshpërohemi duke i humbur shpresat ne Zotin xh.sh. Dhe te gjitha rregullat e sheriatit e bëjnë të qartë atë se është e preferuar të shprehet gëzimi për lindjen e Pejgamberit s.a.w.s. e kurrsesi te shprehet hidhërimi dhe pikëllimi për vdekjen e tij”.
Në fund kish me e përmbyll me atë se po qe se e festojmë ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. për respekt dhe dashuri ndaj Pejgamberit s.a.w.s. do te ishte me mire duke u mbështetur ne mendimet e atyre qe e lejojnë festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. Gjatë festimit te rikujtojmë atë se Pejgamberi s.a.w.s. dhe veprat e tij janë shembull dhe model për ne muslimanet.

Allahu E’alem.
=========================================================

E di dhe jam plotesisht i sigurt se te kju nuk bajn pesh emrat e ketyre dijetarve sepse ende nuk keni lexuar shkencat qe flasin mbi respektimin dhe edukaten rret mendimeve te ndryshme te cilat munde te vijne ne nje mesele nga disa dijetare.Ende nuk jeni ne gjendje ta pranoni mendimin e dijetarit tjeter qe mbeshtetet ne argumente sepse ashtu jeni edukuar,jo neper universitete por neper sokaqe ku keni vizituar e hoxhallar qe ju kan financuar me te holla me qellim te ngritjes se fjales LAILAHE ILALLA e jo per me ba fitne.Po tju tregoni atyre hoxhallarve se cfar jeni duke ba,ju garantoj se do tju perzajn pergjithmon.
Friksohuni Allahut e mos shkelni mbi punen e dijetarve se do te pergjigjeni para Allahut.
Njohim shum nga ju qe kan ndejt me vite te tera ne universitetin e Ezharit e nuk ka mundu te kaloj asnji provim dhe pas 2-3 viteve ka ik ne Saudi dhe u kthy dijetar qe ka fillu te bej percarje ne menyre tinzare.


O Allah bëje të qartë të vërtetën dhe na mundëso ta ndjekim dhe bëje të qartë të pavërtetën dhe na mundësi ta braktisim.

selam
avatar
beni 29/04/2011 22:17:46
ibro Allahu te shperbleft per argumentet qe i ke sjell.
Po disa nuk e lexojn tekstin,se së pari e shikojn autorin se kush e ka shkru, a eshte:
bin bazi ,uthejmini,albani apo fewzani se keta jan te vetmit dijetar per ta.
avatar
Qysh ashte Mevludi,Hatmja,Jasini,Talkini,Qelimeteuhidi,Iskati 23/04/2011 13:41:13
Qysh ashte Mevludi,Hatmja,Jasini,Talkini,Qelimeteuhidi,Iskati
Ceshtja e mevludit apo kendimi i mevludit sic behet tek ne eshte gje e cila llogaritet bid'a(risi ne fe).."

Ne mevlud ka shum gjera qe nuk i perkasin Islamit.
Kjo ska qenë e njohur te muslimanët shtatë shekuj me rradhë derisa kanë ardhur shiitët fatimit dhe e kanë shpikur mevludin në egjipt.

Edhe kjo po ngjan me muslimanët: Ata namaz nuk falin e mevlud bëjnë. Kjo është paradoks...
Pastaj ne dëgjojmë shumë për gjërat e shemtura që ndodhin gjatë kremtimit të Mevludit, gjëra të cilat nuk i pranon as sheriati e as logjika e shëndosh. Në shumë prej kasideve që lexohen gjat kremtimit të mevludit i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngritet më lartë se sa është vendi i Tij.
Disa prej mendjelehtëve të mashtruar kur lexojnë vargjet për lindjen e tij ngriten në këmbë në shenjë respekti duke thënë erdhi shpirti it ë Dërguarit pra të ngritemi në këmbë në shenjë respekti. Kjo me të vërtetë është mendjelehtësi.
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urrejtur që për Të të ngriten në këmbë shokët e Tij dhe ata e zbatonin dëshirën e tij edhe pse më shumë se çdo gjë e donin.


..Jasinat dhe hatmet te cilat kendohen per te vdekurit,ne mesin tone ende rjedhin dhe jane prezente,por sipas argumenteve dhe fakteve islame kjo eshte e ndaluar,pastaj ceshte me e keqja,leximi ne fjale paguhet me para Zoti na ruajt,nje gje e tille valle ka ekzistuar ne kohen e Muhamedit a.s?pergjigjja na del se jo natyrisht,Pejgamberi a.s.tha:"Mos lexoni kur'anin per derhem(para)
..mandej Allahu na lajmeron ne kuran se kur'ani eshte zbritur per te gjalle e jo per te vdekur..
Kur'ani famelarte zbriti per njeriun e gjalle,te punoj sipas ligjeve te tija dhe te praktikoje obligimet fetare te urdheruara me kuran,pastaj leximi i kur'anit eshte adhurim.."Kush deshiron te bisedoje me mua le te lexoje kur'an"...

Kjo qe u lexohet te vdekurve a u shkojne se paku sevapet e atyre leximeve pyesin shumica?...
Per kete kemi argument hadithin sahih te Muhamedit a.s.:
"Pas vdekjes njeriun e percjellin tre gjera(rjedhin ende per te shperblime)
1)sadeka el xharije-Lemosha sadakaja qe rjedh,psh ndertimi i nje ceshmeje ne rruge,ku co njeri qe pi uje aty,prej kesaj njeriut te vdekur i shkojne sevapet
2)evlad salih-femiu i hajrit dhe i mire,i cili lutet per prinderit
3)dhe dijetarit i cili la pas vete mesime,udhezime e keshilla,dhe kane dobi te gjithe njerezit

Ku mbeti hatmeja ose jasini ose ose?Rezultati del se keto nuk jane asgje tjeter pos bidate a risi ne fe,te cilat i thurren e i nderthurren njerez te cilet per baze moren logjiken dhe deshirat e tyre personale.


Risi e ndaluar është edhe talkini i të vdekurit.Hadithi që ka ardhur për talkinin nuk është hadith i saktë, siç ka thënë Imam Ibn Kajjim në librin "Zadul mead" vëllimi i parë faqe 206.
Gjithashtu këtë hadith e ka bërë të dobët Imam Neveviu,e po kështu ka thënë Imam San'ani në librin e tij"
Subulus selam"vëllimi i dytë,faqe 161.
Prandaj puna me atë është risi,e sjell me vete ironinë sikur ai që mban ligjëratën dëshiron t'i mësojë të vdekurit Islamin përsëri.
Ka qenë nga udhëzimi Pejgamberit salallahu alejhi ve selem mësimi i të gjallëve që përcillnin të vdekurin në kohën e varrosjes.I përkujtonte ata me vdekjen e ç'ka pas saj në këtë qëndrim të frikshëm.



Sa i perket Iskatit , Iskatin mund ta bëjë vetëm i autorizuari (veli) i të vdekurit dhe paratë u jepen fukarenjve e jo hoxhallarëve.
Sot gati në çdo vend, punët e iskatit dhe të devrit nuk kryhen sipas proçedurës që porosit Islami. Ata që thonë se në islamizëm nuk ka iskat, në vend që të flasin kështu, më mirë do të ishte të thonin se iskati dhe devri që bëhen sot, nuk është në përputhje me Islamin.

PRA DALIM NE PERFUNDIM SE KETO GJERA JAN RISI NE FE DHE "BIZNIS I DISA HOXHALLARVE"
avatar
Biseda e shejh Albanit me nje person qe e konsinderonte Mevludin bidat te mire 23/04/2011 13:33:37
Biseda e shejh Albanit me nje person qe e konsinderonte Mevludin bidat te mire


Marrur me pak shkurtim nga njera nga kasetat “Silsiletu Huda ve Nur” te shejh Albanit [Allahu e meshirofte], nr i kasetes: 1\94



Albani:
Festimi I mevludit a eshte hajer apo sherr?

Dialoguesi:
Hajer.

Shejh Albani:
Mire, kete hajer a nuk e dinte Pejgamberi [paqa e nderimi I Allahut qofte mbi te] dhe shoket e tij?

Dialoguesi:
Jo, (dmth e dinin).

Shejh Albani:
Une nuk pres prej teje te thuash: Jo, porse te shpejtoshe duke thene: Eshte e pa mundur mos ta dinte kete hajer nese eshte hajer ose diçka tjeter Pejgamberi [paqa e nderimi I Allahut qofte mbi te] dhe shoket e tij, duke e ditur se ne nuk e kemi njohur Islamin dhe Besimin vetem nga rruga e Muhamedit [paqa e nderimi I Allahut qofte mbi te], e si te dijme miresi qe nuk e dinte ai! Kjo eshte e pamundur.

Dialoguesi:
Berja e mevludit te Pejgamberit eshte ringjallaje e perkujtimit te tij, e kjo eshte respektim I tij.

Shejh Albani:
Kete filozofi ne e dijeme, e degjojme nga shume njerez dhe e lexojme neper librat e tyre, porse Pejgamberi
kur I thirri njerezit a I thirri ne te gjithe Fene po I thirri ne Teuhid (Njehshmeri)?

Dialoguesi:
Ne teuhid.

Shejh Albani:
Gjera e pare qe thirri ishte teuhidi, e me pas u be farz namazi, e me pas u be obligim argjerimi, e me pas Haxhi etj, e per kete ti ec ne kete rruge te lejuar hap pas hapi. Ne rame dakort tani qe eshte e pamundur qe te jete tek ne sot hajer e qe nuk mund ta dije I Derguari [paqa e nderi I Allahut qofte mbi te]. Te gjithe hajrin e mesuam nga rruga e te Derguarit [paqa e nderi I Allahut qofte mbi te], e per kete nuk bie ne kundershtim dy veta e as qe zien dy deshe, dhe une besoj se kush dyshon ne te nuk eshte musliman.

E nga Hadithet e te Derguarit [paqa e nderi I Allahut qofte mbi te] qe e ndihmon kete fjale:

1- (( Nuk kam lene gje qe ju afron juve tek Allahu vetemse ju km urdheruar per te)). Nese mevludi eshte hajer dhe na afron tek Allahu duhet qe I Derguari I Allahut [paqa e nderi I Allahut qofte mbi te] te na ket udhezuar per ne te! A eshte e vertete a jo? Une nuk dua prej teje qe ta pranosh pa u bindur per cdo shkronje qe them, e ti ke te drejte te plote qe te thuash: ju lutem per kete pike nuk jam bindur. A je ndalur ne ndonjeren nga keto qe kam thene deri tani apo je duke ecur me mua plotesisht?

Dialoguesi:
Jam plotesisht me ju.

Shejh Albani:
Allahu te shperblefte me te mira. Pra, (( Nuk kam lene gje qe ju afron tek Allahu vetemse ju kam urdheruar per ne te)).

Ne u themi te gjitheve atyre qe e lejojne mevludin: Ky mevlud eshte hajer – sic pretendoni ju- tani ose na ka udhezuar I derguari I Allahut [paqa e nderi I Allahut qofte mbi te] ose nuk na ka udhezuar ne te.

I themi atyre: ((…sillni argumentin tuaj nese jeni te sinqerte…)) e nuk do te kene mundesi ta bejne. E ne i kemi lexuar shkrimet e Aleviut e te tjerevec Aleviut per kete çeshtje e ato nuk argumentohen me ndonje argument, veç thojne se ky eshte bidat i mire!! Bidat i mire!!

E te gjithe, si ata qe e festojne mevludin e ata qe e kundershtojne kete feste jane dakort se ky (mevlud) nuk ka qene ne kohen e Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te], e as nuk ka qene ne kohen e sahabeve te nderuar, e as ne kohen e imameve te medhenj.

Porse ato te cilet e lejojne mevludin thojne: çfare ka ne mevlud? Ai eshte perkujtim it e Derguarit te Allahut [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] etj.

E ne themi: Nese eshte hajer do ten a prijnin ne te.

Ti e din hadithin e te derguarit [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te]: “Njerezit me te mire jane at ate cilet jane te gjenerates time, pastaj at ate cilet vijne pas tyre, pastaj at ate cilet vijne pas tyre” e ky hadith eshte ne dy sahihet (Buhariut dhe Muslimit).E gjenerata e tij [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te] eshte ajo qe ka jetuar net e ai dhe shoket e tij, e ata qe vijne pas tyre jane Tabiinet (keto jane ato te cilet kane arritur sahabet), e pastaj ata qe vijne pas tyre jane etba et-Tabiin (pasuesit e Tabiineve), e per kete gjithashtu nuk ka hilaf (mospajtim).

A mendon se mund te kete hajer qe ne ti prijme ato ne dije e ne pune?

Dialoguesi:
Nga aspekti i dijes sikur Pejgamberi tu thonte atyre qe kan qene me te se toka rrutullohej…

Shejh Albani:
Me falni! Ju lutem mos i ikni pyetjes, une ju pieta juve per du gjera: dije dhe pune, porse fjala jote me beri te perfitoj, se une kam perqellim me dijen dijen e Fese e jo ate te mjeksise pershembull; se une them qe nje doktor ketu eshte me i dijshem se Ibn Sinan kohen e tij, sepse ai ka ardhur pas tij me shekuj e ka provoje te shumta, porse kjo nuk e pastron (nuk e ben te mire) ate tek Allahu, e nuk e ben ate me perparsore se shekujt e pare, porse e pastron ate ne dijen qe din ai, kurse ne po flasim per dijen e Fese Allahu ju dhente bereqet, e duhet qe ta keni parasysh kete; se kur ju them juve:

a mendon se ne mund te jemi me teditur?

Kam perqellim me kete dijen Fetare, e jo dijen e provojes si gjeografia, kimiam fizika etj. Imagjino ne kete kohe nje person mohues ne Allahun e net e derguarin e tij [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te], porse ai eshte njeriu me i ditur ne keto dije (qe u permenden me lart) a e afron kjo tek Allahu?

Dialoguesi:
Jo.

Shejh Albani:
Pra ne nuk po flasim tani ne kete dije, porse po flasim me dijen qe na afron tek Allahu i Lartesuar, e pak me pare po flisnim per festimin e mevludit; perseritjet pyetja tani dhe shpresoj qe te kem pergjigje te qarte duke mos i ikur pyetjes se dyti.

Them: A beson me ane te mendjes dhe kuptimit qe te eshte dhene, se ka mundesi e duke e ditur qe ne jemi ne kohen e fundit (dmth afer kijametit) qe te jemi me te ditur se sahbet dhe tabiinet dhe dijetareve te medhenj ne dijen e Fese, e se mund te jemi me te shpejte ne punen e hajrit dhe afrimin tek Allahu se selefet e mire?

Dialoguesi:
A keni perqellim ne dijen e Fese edhe dijen e Tefsirit?

Shejh Albani:
Ata jane me te ditur se ne ne dijen e komentimit te Kur’anit, e ata jane me te ditur se ne ne shpjegimin e hadithi te Pejgamberit [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te], e se fundi ato jane me te ditur se ne ne dispozitat e Islamit.

Dialoguesi:
Sa i perket shpjegimit te Kur’anit ndoshta tani jane me shume se san e kohen e Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] psh: ajeti i Kur’anit: “E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni”, nese Pejgamberi [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te] do tu thonte ndonjerit ne kohen e tij se toka rrotullohet a do te kishte ndokush qe t’i besonte?! Nuk do t’i besonte asnjeri.

Shejh Albani:
Pra ju doni prej nesh -e mos na e merr per te keq- qe te regjistrojme ty edhe nje ikje tjeter nga pergjigja. O vella une te pyeta ne pergjithese e jo ne pjese te vogla, ne po pyesim pyetje te pergjithshme: Islamin ne pergjithse kush eshte me i ditur?

Dialoguesi:
Normalisht se Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] dhe shoket e tij.

Shejh Albani:
Kjo eshte ajo qe dua prej teje Allahu te dhente bereqet.Pastaj, tefsiri qe ju u sollet rreth tij nuk ka te bej me punen, porse ka te bej me mendimin dhe kuptimin, pastaj ne folem me ju pak me lart se ato te cilet argumentohen me kete ajet se toka rrotullohet kane gabuar, se ajeti ka te beje me diten e gjykimit: “Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues”.

Porse gjithsesi nuk po flasim per kete teme.

E une po pastohem me ty se mund te kete ndonje njeri prej atyre qe kan ardhur pas tyre (sahabeve e tabiineve, e tabi tabiineve) din nje te vertete shkencore apo astronomie me shume se sahabet apo tabiinet; porse a ka te bej kjo me punen e mire?! Sot psh: shkencat astronomike etj qafirat jane me te ditur se ne ne to, porse cka perfitojne prej kesaj?! Asgje. Ne tani nuk dua qe te flasim per kete gje, porse dua te flasim per cdo gje qe na afron neve tek Allahu; ne tani po dua te flasim per mevludin e Pejgamberit te nderuar. Dhe rame dakort se nese do te ishte hajer do te ishin te paret tane te mire e ne krye te tyre Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahu qofte mbi te] me te ditur se ne per te dhe do te ishin me te shpejte ne pune se san e, a ka ne kete dyshim?

Dialoguesi:
Jo, nuk ka dyshim ne te.

Shejh Albani:
E mos kalo nga kjo ne ceshtje qe nuk kane te bejne me afrimin tek Allahu me pune te mira. Tani, ky mevlud nuk ka qene ne kohen e Pejgamberit [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te] – e per kete jane dakort te gjithe -, pra ky hajer nuk ka qene ne kohen e Pejgamberit [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te] e te sahabeve e te tabiineve e te dijetareve te medhenj.

Si te ket qene i fshehur ky hajer atyre? E patjeter qe ne duhet te themi njeren prej dy gjerave:

1- e dinin kete hajer sic e dijme edhe ne – e ato jane me te ditur se ne-.

2- ose ata nuk e dinin, e si e ditem ne?

Nese themi se e kan pas ditur – e kjo fjale eshte me e mire per ato qe thojne se eshte e lejuar festimi i mevludit- pse nuk e kane vepruar?! A jemi ne me te afert tek Allahu?! E pse nuk ka gabuar nedonjeri prej tyre nje here te vetme nga sahabet ose tabiinet ose dijetar prej tyre e te punoj me kete hajer?

A hyn ne trurin tat ky hajer qe nuk eshte punuar me ate asnjehere?! E ata jane me miliona, e ata jane me te ditur se ne, e me te mire se ne, e me te afert tek Allahu se ne?!

Ti e din fjalen e Pejgamberit [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te] -me sa mendoj-: ” Mos i shani sahabet, se pashe Ate qe shpirti im eshte ne doren e Tij sikur ndonjeri prej jush do te shpenzonte sa mali i Uhudit flori nuk do te arrinte as nje grusht te tyre e as gjysmen e tij”

A e pe dallimin mes nesh dhe te tyre?! Sepse ata luftuan ne rruge te Allahut me Pejgamberin [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] dhe e moren dijen prej tij te qarte e te fresket, pa keto ndermjetsime te shumta qe jane mes nesh dhe Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te], sic ka sinjalizuar pre kete Pejgamberi [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te]: “Kush deshiron qe te lexoj Kur’anin te qarte dhe te fresket le t lexoj me leximin e Ibn Umi Abd” dmth Abdullah ibn Mes’udit.

Keto jane selefet e mire e ne krye te tyre sahbet [Allahu qofte i kenaqur prej tyre], e nuk mund te mendojme ne se ata nuk e dinin ndonje te mire qe i afronte ato tek Allahu e ne e dijme, e nese themi se e dinin sic e dijme edhe ne; ne nuk mund ta imagjinojme se a e lane pas odre kete te mire. Ndoshtu tu qartesu kjo pike qe po sillem rreth saj me lejen e Allahut?

Dialoguesi:
Elhamdulilah.

Shejh Albani:
Allahu ua shperblefte me te mira. Ka edhe dicka tjeter, ka disa ajete dhe hadithe qe tregojne se Islami eshte plotesuar – mendoj se kete te vertete e keni parasysh dhe besoni net e, e nuk ka dallim mes dijetarit dhe nxenesit te dijes dhe muslimanit te thjeshte ne njohjen e kesaj vertetesie e cila eshte: Islami eshte plotesuar, e se nuk eshte si feja e Jehudeve dhe Krishtereve qe cdo dite ka ndryshime dhe zevendsime. E po te permend fjalen e Allahut te lartesuar: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. Tani vjen pyetja: e kjo eshte menyre tjeter per te sqaruar se festimi i mevludit nuk eshte hajer vec menyres se pare qe ishte:nese do te ishte hajer do ten a prijnin net e, se ato -Selefet e mire- jane me te ditur dhe me adhurues se ne.

Ky mevlud i Pejgamberit nese eshte hajer eshte prej Islamit; ne themi: A jemi te gjithe qofshin prej atyre qe e mohojme mevludin dhe qe e pranojme ate a jemi dakort – sic ishim me pare se ky mevlud nuk ka qene ne kohen e Pejgamberit [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te]- a jemi dakort tani se nese ky mevlud eshte hajer eshte prej Islamit e nese nuk eshte hajer nuk eshte prej Islamit?!

E diten kur u zbrit ky ajet: ” Sot përsosa për ju fenë tuaj ” nuk ka pasur atehere festim te mevludit te Pejgamberit; a eshte Fe si e shikoni?

Kam deshire qe te jesh i qarte me mua, dhe mos mendo se une jam prej shejhave te cilet nuk i lejne me fol nxenesit porse edhe njerezit ne pergjithesi: Pusho, ti nuk din e ti nuk …. . Jo, merr te drejten tende plotesisht sikurse po flet me nje njeri si puna jote ose me i vogel se ty ne moshe dhe ne dije, nese nuk jeni i bindur thuaj nuk jam i bindur.

Tani nese mevludi eshte hajer ai eshte prej Islamit, e nese nuk eshte hajer nuk eshte prej Islamit, e nese dakort se festimi i mevludit nuk ka qene kur ka zbritur ajeti i lart permendur; eshte shume e qarte qe nuk mund te jete nga Islami.

Dhe e perforcon kete qe po e them me shkronja nga imami i Malik ibn Enes ka thene: “Kush shpik nje bidat ne Islam -shiko thote nje bidat e jo shume bidate- dhe e shikon ate sit e mire ka pretenduar se Muhamedi [paqa e nderi i Allahut qofte mbi te ka tradhtuar shpalljen" dhe kjo gje eshte shume e rezikshme, kush eshte argumenti o Imam?

Thote Imam Maliku: Lexoni fjalen e Allahut te Lartesuar: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe" e çka nuk ka qene ato dite Fe nuk eshte sot Fe. Mbaroj fjala e tij.

Kur e tha imam Maliku kete fjale? Ne shekullin e dyte sipas hixhretit, njera prej shekujve te deshmuar per te per hajer! E çka mendon per shekullin 14?!

Keto fjale shkruahen me flori, porse ne jemi te pa vemendshme me Librin e Allahut te Lartesuar, e nga hadithi i Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te], e nga fjalet e Imameve qe pretendojme qe ne i pasojme ato, e sa large qe jemi, mes nesh dhe tyre ne passim eshte largesia e lindjes dhe perendimit.

Ky eshte imam i Medines e thote kete ne gjuhen e paster arabe: “…çka nuk ka qene ato dite Fe, nuk eshte sot Fe”.

Sot festimi i mevludit eshte Fe, e sikur most e ishte keshtu nuk do te ishte kjo armiqesi me dijetaret qe kapen me sunetin dhe dijetareve qe mbrojne bidatin. E sit e jete kjo Fe kur nuk ka qene ne kohen e Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] e as ne kohen e sahabeve e as ne kohen e tabiineve e as ne kohen e pasuesve te tabiineve?!

Imam Maliku eshte nga pasuesit e tabiineve, e ai eshte prej atyre qe i permbledh hadithi: “Shekulli me i mire eshte shekulli im e pastaj ato qe vijne me pas, e pastaj ato qe vijne me pas” e thote imam Maliku: “çka nuk ka qene ato dite Fe, nuk eshte sot Fe, e nuk permisohet fund ii ketij ymeti vetemse me ate qe eshte permisuar fillimi i tij”.

Me çka eshte permisuar fillimi i tij? Duke shpikur gjera ne Fe, e duke u afruar tek Allahu me gjera qe nuk eshte afruar i Derguari i Allahut [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te]?!

E Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] eshte ai qe ka thene: “Nuk kam lene gje qe ju afron juve tek Allahu vetemse ju kam urdheruar per ne te”.

Pse nuk na ka urdheruar Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] qe ta festojme mevludin?! Kjo eshte pyetje qe e ka pergjigjen: Ka festim te mevludin te Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] qe lejohet, ne kundershtim me kete mevlud qe nuk lejohet, e ky festim i lejuar ka qene ne kohen e Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te], ne kundershtim me kete mevlud qe nuk eshte i lejuar, duke patur dallim te madh mes tyre dy festive:

E para: se festimi i lejuar kan rane dakort per te te gjithe muslimanet.

E dyta: festa e lejuar perseritet ne çdo jave nje here, kurse festimi qe nuk eshte i lejuar eshte vetem nje here ne vit.

Keto dy dallime jane mes dy festive: se e para eshte adhurim qe perseritet ne çdo jave nje here, kurse i dyti festimi jo ligjor e nuk perseritet ne çdo jave. E une nuk them fjale keshtu pa patur argument, porse ju transmetoj nje hadith te saktenga Sahihu i Muslimit [Allahu e meshirofte] nga Ebi Katade El-Ensarij se ka thene: Erdhi nje person tek Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] e i tha: O i Derguari i Allahut çka thua ne argjerimin e dites se hene? Tha:
“Ajo eshte dite qe kam lindur net e, dhe me ka zbritur mua Kur’ani ne ate dite”, çka dmth kjo fjale?

Sikur ai po thote: Sip o me pyet mua per te e Allahu me ka nxjerr mua ne jete ne ate dite, e me ka zbritur mua Kur’anin ne ate dite?! Dmth se duhet te argjironi diten e hene si falenderim ndaj Allahut te Lartesuar qe me ka krijuar mua ne ate dite, e qe me ka zbrit shpalljen mua ne ate dite.

E kjo ngjason me argjerimin e Jehudeve ne diten e Ashures, e ndoshta ju e dini se argjerimi i dites se ashures para se te behej obligim argjerimi i muajit te ramazanit, ka qene ajo dite obligim per muslimanet. E ka ardhur ne disa hadithe se Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] kur beri hixhretin per ne Medine gjeti Jehudet duke argjeruar kete dite, dhe i pyeti per kete, e thane: Kjo eshte dita kur Allahu ka shpetuar Musain dhe popullin e tij nga Fir’auni dhe ushtria e tij, e ne argjerojme si falenderim ndaj Allahut, tha [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te]: “Ne jemi me perparesor per Musain se sa ju” dhe e argjeroj ate dite dhe urdhroj qe te argjerojhej, e u be obligim derisa zbrit fjala e Allahut te lartesuar: “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë” e u be argjerimi i Ashures sunet dhe u fshi obligimi i saj.

Qellimi i prej kesaj eshte se Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] i shoqeroj Jehudet ne argerimin e dites se Ashures si falenderim ndaj Allahut te Lartesuar se shpetoj Musain nga Fir’auni, e neve gjithashtu na e hapi deren e falenderimit me argjerimin e dites se hene sepse eshte dita qe ka lindur net e Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] dhe dita qe iu shpall shpallja.

Tani une pot e pyes ty: Keta te cilet festojne mevludin per te cilen e morem vesh se nuk eshte hajer, e dij shume prej tyre e argjerojne diten e hene siç argjerojne diten e enjte, porse a valle shumica e muslimaneve e argjerojne diten e hene?

Jo, nuk e artgjerojne diten e hene, porse shumica e muslimaneve e festojne mevludin ne çdo vit, a nuk eshte kjo ndryshim it e vertetave?!

Ketyre u vertetohet fjala e Allahut te lartesuar per Jehudet: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtë”, ky eshte hajri, argjerimi qe eshte dakort per te te gjithe muslimanet, e ai eshte argjerimi i dites se hene, e me gjithe kete shumica e muslimaneve nuk e argjerojne!!

Vijme tek at ate cilet e argjerojne e ata jane pakice e pakicave: A e dijne fshehtesine e argjerimit te tyre? Jo, jo nuk e dijne.

Ku jane dijetaret qe e mbrojne mevludin, pse nuk ua sqarojne njerezve se argjerimi i dites se hene eshte feste e lejuar e t’i nxisin njerezit per ten e vend qe te mbrojne festimin qe nuk eshte i lejuar?!!

E te verteten e ka thene Allahu i Lartesuar: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtë” e te verteten e ka thene Pejgamberi [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te]: “Do t’i ndiqni rrugen e atyre qe kan qene para jush pellemb-pellemb, krah-krah, derisa nese hyjne ne gropen e hardhuces do te hyni edh ju” e ne nje transmetim tjeter “…derisa nese ka prej tyre qe bejne marrdhenie me nenen e tyre ne mes te rruges do te kete prej jush qe do ta bente ate”.

E ne ndoqem rrugen e Jehudeve; e ndryshuam ate qe eshte me e mire me ate qe eshte me e thjeshte, e ndryshuam mevludin i cili nuk ka baze per te me ate qe ka hajer i cili eshte festimi çdo te hene, e ky eshte festim i lejuar qe ta argjeroj ate duke e ditur fshehtesine e saj e cila eshte: te argjerosh si falenderim ndaj Allahut per krijimin e Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] ne ate dite dhe ia zbriti shpalljen ne ate dite.

Dhe e mbyll fjalen time me fjalen e tij [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te]: ” Ka refuzuar Allahu qe te pranoj pendimin e bidatciut” e Allahu i Lartesuar thote: ” O ti i Derguar perhape ate çka te eshte zbritur nga Zoti yt, e nese nuk e ben kete nuk e ke kryer shpalljen e Allahu te ruan ty nga njerezit”

Dialoguesi:
Leximi i jetes se Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te] a nuk eshte nderim per te?

Shejhu Albani:
Po.

Dialoguesi:
Ne te ka shperblim, ky hajer a eshte nga Allahu?

Shejh Albani:
Eshte i gjithe hajri. Nga kjo pyetje nuk perfiton gje, e per kete pot e nderpres me nje pyetje: A te ka ndaluar njeri qe te lexosh jeten e Pejgamberit [paqa e nderimi i Allahut qofte mbi te]?

Une pot e bej nje pyetje: nese ka adhurim te lejuar, porse Pejgamberi [paqa e nderimi i ALlahut qofte mbi te] nuk i ka bere kohe te veçante, e as forme te veçante, a lejohet nga ne qe ti bejme nje kohe te veçante, ose forme te veçante? A ke pergjigje?

Dialoguesi:
Jo, nuk kam pergjigje.

Shejh Albani:
Thote Allahu i Lartesuar: “A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu” po ashtu ka thene Allahu i lartesuar: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë”.

Kur e degjoj Adij ibn Hatim [Allahu qofte i kenaqur prej tij] kte ajet – e kishte qene para se te behej musliman kristian- iu be e paqarte e tha: Ne nuk i adhurojme ato, tha: “A nuk ua bejne te ndaluar ate qe Allahu jua ka lejuar dhe ua lejojne ate qe Allahu e ka ndaluar?” tha: Po si jo. Tha: “kjo eshte adhurimi i tyre”.

E kjo tregon rrezikshmerine e bidatit ne fene e Allahut.
avatar
rexha 25/04/2011 13:23:47
Gjith kete dialog qe e ke bo KOPI ne ket faqe,aspak nuk ka te bej me vertetimin se mevludi asht bidat.
Ky eshte mendim i Albanit dhe nuk e kam per obligim ta pranoj.Une ju kam mbeshtet mendimit te dijetarve tjere si:
Mesuesit te Imam Neveviut,Neveviut,Sujutit,Askalanit....
Ty nese te pelqen merre per vete si argument por mos impono te tjeret qe ta marrin edhe ata.
Largohu nga EKSTREMIZMI fetar.
avatar
Pyetje rreth mevludit 23/04/2011 13:32:36
Pyetje rreth mevludit

Pyetja:

I falënderuar qoftë All-llahu, lutjet dhe përshëndetjet e All-llahut qofshin për të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjën dhe shokët e tij. Këto fjalë janë përgjigje e tekstit të botuar në gazetën “El Edva” të autorit Muhammed Emin Jahja me datë 16/Rebiul Evvel/1378 në të cilin autori thërret muslimanët që t’i bashkangjitën kremtimit të ditëlindjës së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (Mevludi) duke shkruajtur nëpër gazeta dhe revista dhe duke e festuar nëpër mjetet e mediasë. Më habiti moskujdesja e autorit i cili haptazi i thërret njerëzit në risi e cila nuk ka asgjë me fenë Islame dhe e cila kundërshton traditën e shokëve të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe traditën e gjeneratave të para All-llahu qoftë i kënaqur me të. Duke e zbatuar obligimin e këshillës (nasihatit) vendosa që t’i shkruaj këto fjalë si përkujtim për autorin dhe të tjerët duke iu përmbajtur rrëgullave të sheriatit, i cili është i përkryer, në të cilën do të flas për dispozitën e fesë mbi kremtimin e ditëlindjës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Mevludin:

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se All-llahu [subhanehu ve teala] e dërgoi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me udhëzim dhe fe të vërtetë e cila bazohet në dituri të dobishme dhe punë të mirë dhe Ai Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ndërroi jetë derisa përfundoi shpallja, u plotësua feja dhe derisa u plotësoi dhuntia e All-llahut [subhanehu ve teala].
)الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِينًا(
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe” Maide, 3
me këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] na e bëri të qartë se feja është e përkryer dhe se dhuntia e All-llahut ndaj neve është plotësuar, dhe çdo kush që në fe shpik gjë të re për të cilën pretendon se është e ligjshme dhe ka bazë në fe vetëm se ka përgenjeshtruar All-llahun [subhanehu ve teala] duke menduar se feja është e mangët dhe ka nevojë për plotësime. Nuk ka dyshim se kjo është e kotë dhe prej shpifjeve më të mëdha është kundërshtimi i këtij ajeti.
Po të ishte kremtimi i ditëlindjës së Pejgamberit (Mevludi) prej fesë këtë do të na e shpjegonte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili më tepër kujdesej për kumtimin e të vërtetës sepse e dinte se pas tij nuk do të dërgohet Pejgamber tjetër. Ai si vula e pejgamberisë na tregoi se prej obligimeve të muslimanit është edhe dashuria ndaj Tij dhe ndjekja e rrugës së Tij, na kumtoi se duhet të çojmë salavate (lutje) dhe selame (përshëndetje ) për të dhe shumë gjëra që jana përmendura në Kur’an dhe Sunnet.
Në mesin e këtyre këshillave dhe porosive nuk do të gjejmë porosi për kremtimin e ditëlindjës së Tij (Mevludin). Këtë nuk e ka bërë as Ai e as shokët e tij, të cilit më së shumti e donin dhe më së miri i dinin obligimet ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pas vdekjes së Tij duke filluar me Halifet e drejtë (Hulefaur-rashidin). Këtë gjë nuk e praktikonin as tre gjeneratat e dalluara.
A thua të gjithë këto ishin të injoratë dhe nuk dinin t’i shprehin mirënjohje Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] , apo thua se ata u trguan të moskujdesshëm ndaj të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Jo pasha All-llahun këtë nuk e thotë njeri i mençur i cili e njeh gjendjen e sahabëve dhe atyre që ndoqen rrugën e tyre në mënyrën më të mirë.
Nëse ti, lexues i nderuar, kuptove se kjo vepër nuk ishte e pranishme dhe e njohur në kohën e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as në kohën e gjeneratave më të mira, atëherë dije se kjo vepër është risi në fe nga e cila duhet larguar duke shprehur mospajtimin me të me gojë dhe bindje të brendshme, dhe nuk lejohet thirrja në të. Duhet që t’i mësosh njerëzit se kjo vepër nuk është prej fesë, përkundrazi është risi e shemtuar në fe, duke e zbatuar porosin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thënë:
خير الكلام كلام الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم وشر الأمور محدثاتها وكل بدعة ضلالة
“Fjala më e mirë është fjala e All-llahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kurse veprat më të këqija janë veprta e shpikura dhe çdo risi në fe është lajthitje (dalalet).”
Dhe fjalën e Përjgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thënë:
عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي تمسكوا بها وعضوا عليها بالنواجذ وإياكم ومحدثات الأمور فإن كل محدثة بدعة وكل بدعة ضلالة
“Kapuni fortë për sunnetin tim dhe për sunnetin e halifeve të drejtë pas meje. Kapuni për të me dhëmballë dhe kini kujdes prej veprave të shpikura sepse çdo vepër e shpikur në fe është risi (bidat) dhe çdo bidat është lajthitje (dalalet).”
Dhe fjalën e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد
“Kush në këtë çështjen tonë shpikë diç që nuk është prej saj ajo (gjë e shpikur) është e refuzuar.”
Në një transmetim tjetër thuhet:
من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد
“Kush e bën një punë të cilën nuk e kemi urdhëruar ajo punë është e refuzuar.
Çdo njëri i cili ka sado pak dituri e dinë qartë se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk madhërrohet me risi (bidate) siç është kremtimi i mevludit. Ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] madhërrohet me dashuri dhe ndjekje të Sheriatit të cilin e kumtoi, duke bërë thirrje në rrugën e All-llahut dhe duke i luftuar ithëtaret e risive dhe epshorët mu ashtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
)قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ(
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja.” Ali Imran, 31
)وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا (
“Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbanju” El Hashr, 7
Në një të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qëndron:
كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى قيل : يا رسول الله : ومن يأبى ؟ قال : من أطاعني دخل الجنة ومن عصاني فقد أبى
“Tërë ummeti im do të hyjnë në xhennet përpos atyre që refuzojnë. Shokët e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyetën kush do të refuzoje o i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Ai i cili do ti respekton urdhërat e mija do të hyj në xhennet e ai i cili nuk i respekton ka refuzuar (të hyj në xhennet)” transmeton Buhariu
Nuk i ka hije muslimanit që të shpreh respekt ndaj të Dërguarit në disa raste duke i neglizhuar plotësisht obligimet ndaj tij në shumë raste tjera. Përkundërazi muslimani vazhdimisht madhërron të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke punuar me sunnetit e tij, duke bërë thirrje në rrugën e tij dhe duke luftuar kundër atyre që kundërshtojnë rrugën e të Dëguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Muslimani i vërtetë zbukuron vetën me vepra të mira dhe moral shembullor, këshillon muslimanët, shpesh dërgon salavate mbi të Dërguarin dhe i nxit të tjerët të dërgojnë salavate mbi të. Kështu shprehet respekti ndaj të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilin na e ka mësuar All-llahu [subhanehu ve teala] duke na premtuar shumë shpërblime dhe mirësi, krenari dhe lumturi në të dy botat (dynjanë dhe ahiretin).
Këto fjalë që i cekëm nuk kanë të bëjnë vetëm me ditëlindjën e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ato vlenë edhe për kremtimet e ditëlindjeve të tjera, gjë të cilën e kanë shpikur njerëzit.
Nga argumentet e përmendura kuptuam se Mevludi është risi e shemtuar e shpikur në fe dhe se nuk lejohet pajtimi më të. Nëse kjo ka të bëj me ditëlindjen e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] atëherë nënkuptohet se kjo vlenë edhe për festat tjera të shpikura me rastin e datëlindjes së njerëzve.
Është obligim i dijetarëve dhe sundimtarëve në çdo vend të botës Islame t’ua shpjegojnë njerëzvë këtë risi, ta refuzojnë duke refuzar të vepruarit me të, t’ua shpjegojnë mënyrën e drejtë për madhërim të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të pëngojnë praktikimin e këtyre bidatëve duke e zbatuar obligimin e këshillës për All-llahun.
Shumë prej dijetarëve të njohur Mevludin e konsiderojnë si gjë e shpikur e cila nuk ka bazë në fenë Islame.
Obligim i gjithëve është të kemi frikë prej All-llahut [subhanehu ve teala], ta llogarisim vetën për veprat që i bëjmë, ti respektojmë kufijtë e All-llahut, të mos shpikim në fe risi sepse feja është e plotësuar. I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vdiq dhe Ummetin e tij e la në një rrugë të qartë nga e cila nuk largohet përpos atij që është shkatërruar.
All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim që të na udhëzon neve dhe gjithë muslimanët në rrugën e drejtë, të na mbron prej bidateve dhe epshit, të na begaton me kapje të fortë për Kur’anin dhe Sunnetin, të veprojmë dhe thërrasim në të duke braktisur rrugën e atyre që kundërshtojnë sunnetin. E lusim t’i forcon sundimtarët ta zbatojnë obligimin e tyre, ta ndihmojnë të vërtetën duke shkatërruar shkaqet e sherrit. Ai me të vërtetë është ndihmës i fortë.
Në fund lutjet dhe përshëndetjet e All-llahut qofshin për të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].


Abdul Aziz ibën Abdull-llah ibën Baz rahimehull-llah
avatar
lata 24/04/2011 07:24:43
Nuk e di se cka kan te bajn kto tekste me mevludin???Bash asnji tekst kuranor e as hadith nuk ka te bej me mevludin,ama bash asnji hic.
Bin Bazi ka dhan mendimin e tij dhe u kry muhabeti.Patjeter e kam ti permbahem mendimit te tij?
Jeni bo si shiitet qe thon se dijetaret te ta jan te pagabu8shem dhe te mbrojtur nga gabimet.
Fjalet e Bin Bazit,Othejminit dhe Albanit munde te jen argumente per ty por jo edhe per tjeret sepse fjalet e tyre nuk jan ajete kuranore.
avatar
Gjykimi i sheriatit islam mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit 23/04/2011 13:31:18
Gjykimi i sheriatit islam mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit

Pyetje:
Cili është gjykimi i sheriatit mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem?


Përgjigja:
Së pari: Dita e lindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk është e ditur në mënyrë të prerë, bile disa dijetarë bashkohorë hodhën në shesh se ajo është dita e nëntë e Rebiul Evvel e jo e dymbëdhjeta, kështuqë festimi i kësaj feste ditën e dymbëdhjetë nuk ka kurrëfarë baze nga aspekti historik.
Së dyti: Sa i përket aspektit fetar apo sheriatit, gjithashtu kjo festë nuk ka bazë, sepse sikur kjo të ishte prej sheriatit të Allahut; atëherë këtë do ta vepronte Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem apo do t`ua kishte komunikuar një gjë të tillë ummetit të tij, e nëse këtë do ta kishte bërë d.m.th sikur ta vepronte apo komunikonte kjo do të ishte e obliguar që të jetë e ruajtur në përputhshmëri me fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur`anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”
(El Hixhr 9)
E pasiqë për një gjë të tillë nuk kemi ndonjë informatë përfundojmë se kjo festë nuk ështe prej fesë së Allahut të Lartësuar. Pasiqë kjo nuk është prej fesë së Allahut, neve nuk na u lejohet në asnjë mënyrë që më këtë ta adhurojmë Allahun apo me të të afrohemi tek Ai. Kur Allahu i Lartësuar ka vënë rrugë të veçantë për të arritur tek Ai -e ajo është me çfarë ka ardhur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem- si na u lejohet neve e ne jemi robë që të vijmë me një rrugë nga vetja jonë, e cila na afron tek Allahu? Kjo është krim në hakun e Allahut të Lartësuar që të vëjmë në fenë e Tij diçka që s'është prej saj, siç përmban kjo edhe përgënjështrim të fjalës së Allahut të Lartësuar:
"sot përsosa pë ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, zgjodha për ju islamin fe"
(El Maide 3)
Ne thojmë: Kjo festë nëse është prej plotësimit të fesë, patjetër do të ishte e duhur që të ishte prezente para vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e nëse ajo nuk është prej plotësimit të fesë atëherë kjo nuk ka mundësi që të jetë e fesë; ngase Allahu i Lartësuar thotë: “…sot përsosa për ju fenë tuaj…” (El Maide 3) E ai i cili pretendon se kjo është prej plotësimit të fesë, ky së pari ka shpikur diçka të re pas Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem si dhe fjala e tij përmban përgënjështrim të këtij ajeti fisnik.

Nuk ka dyshim se ata të cilët festojnë ditëlindjen e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me këtë dëshirojnë lavdërimin e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, shfaqjen e dashurisë ndaj tij, aktivizimin e energjive në mënyrë që të gjindet tek ata në këtë festim përmallim për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e që të gjitha këto që u përmënden, pa dyshim se janë prej ibadeteve (adhurimeve). Dashuria ndaj Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, bile nuk plotësohet imani derisa të jetë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem më i dashur tek njeriu se sa vetja e tij, femiu i tij, prindi tij dhe njerëzit në përgjithësi, poashtu lavdërimi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, ngjashëm edhe përmallimet dhe mallëngjimet për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem janë prej fesë ngase në këtë ka anim nga sheriati i tij. Pra, festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me qëllim afrimi tek Allahu apo me qëllim lavdërimi të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem edhe nëse është ibadet nuk lejohet kurrsesi që të çpiket në fenë e Allahut të Lartësuar diçka që s'është prej saj; pra festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është bidat dhe njëkohësishtë i ndaluar (haram).


Pastaj ne dëgjojmë se në këtë festim ka gjëra të shëmtuara, të cilat si pranon as sheriati, as ndjenja e as mendja. Ata kendojnë disa vjersha ( si mevludi psh. shën. i përkth.) në të cilat ka teprim në Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem derisa e kanë bërë më të madh se Allahun e Lartësuar (Allahu na ruajtë!), e prej këtyre gjërave siç dëgjojmë për injorancën e disa festuesve, të cilët kur lexuesi lexon tregimin mbi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe arrit të fjala: (Ka lindur Mustafaja (Muhammedi s.a.v.s)), ngritën të gjithë në këmbë sikur të ishin një përson, thonë: "Prezenton shpirti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ne ngritemi madhërim për të", e kjo është injorancë. Pastaj nuk është prej edukate që të ngritën ngase Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urrejtur një gjë të tillë, e shokët e tij, të cilët padyshim janë që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe më shumë e kanë lavdëruar se sa ne; nuk janë ngritur për të ngase kanë parë në këtë urrejtjen e tij për këtë verpim, pra e gjithe kjo e ai duke qenë gjallë e si atëherë me këto imagjinata?

Shejh Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)
avatar
sela 24/04/2011 07:18:35
GJYKIMI I OTHEJMINIT NDAJ MEVLUDIT e jo i SHERIATIT.Gabim titullin e ke shkru.
Vec nji pytje po ja boj juve vehabistave,a nuk keni dijetar tjere pervec Othejminit,Albanit dhe Bin Bazit?????
Krejt fejen e keni mbeshtet ne tre dijetare????
Vallahi keta dijetare kurr nuk ju kan than se mendimi yne eshte i drejte dhe te tjeret e kan gabim.
E keni ba nji mez`heb prej tre dijetarve.
Ma jep nje mendim te dijetareve te gjeneratave te hershme qe ka fol kunder mevludit.Nuk mundesh me gjet o shoqi.
Pra kto mendime te shekullit 20 jan bidate dhe ju vet si grup vehabistash jeni bidat sepse kurr ne kohen e Pejgamberit a.s. nuk ka pas grup i quajtur VEHABISTA
avatar
Mevludi - Bidati që ndalohet të festohet 23/04/2011 13:30:07
Mevludi - Bidati që ndalohet të festohet

selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Me ermin e All-llahut, Meshiruesit, Meshirberesit.
Falemderimet dhe lavderimet i takojne vetem All-llahut , Krijuesit te gjithesis.
Salavatet dhe selamet ia dergojme Muhamed mustafas , Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Te , mbi familjen e tij , mbi shoket e tij , dhe mbi gjith ata qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e gjykimit.

Te nderuar antare te ketij forumi..Motra dhe Vellezer ne Islam .
Rreth Mevludit ...nuk kemi shum qe te diskutojme dhe te flasim apo te argumentojme...ngase ...pikesepari Per mevludin qe duhet te kremtohet dhe te kendohet nuk shkruan asnje ajet kur'anor apo hadis i Muhamedit a.s
dhe neve duhet te punojme ashtu siq na ka urdheruar All-llahu ne Kur'an dhe siq na ka treguar Muhamedi .a.s ne hadiset e tij .

Mevludi eshte nje bidat...i cili este mjaft i perhapur ne vendet tona
Inshalah All-llahu don edhe e largon kete gje.....ngase kjo neve na ka ardhur nga Turqit , dhe ka mbetur nga ata ...ndersa ..sa i perket asaj se Mevludi duet te kendohet apo te festohet.,...kjo askund nuk ka baze...dhe eshte bidat.
Bidteve duhet tu largohemi ne menyr qe ta kemi nje Fe te paster .
Feja Islame ,...ka qen , eshte , dhe do te jet e paster ..dhe askush nuk do mund ta ndryshoj.
All-llahu na ndihmofte neve ...muslimaneve ,
All-llahu i sherofte te semuret,
All-llahu iu ndihmofte te Varferve ,
All-llahu ia mundesofte te gjitha atyre motrave dhe besimtareve te tua largon ato veshtiresi qe i kan per te u mbuluar ...dhe u mundesoft sa me shpejte urdhnin e All-llahut xh.sh ta qojne ne vend....
All-llahu u ndihmofte gjith muslimanet ku do qe jen...
avatar
LILI 24/04/2011 07:21:41
Nese eshte feste qe nuk duhet te festohet,mos e festo o njeri.Une i mbeshtetem mendimit te dijetarve qe e kan leju dhe e festoj.
A mos ndoshta me zor dojn me ma ndalu festimin e mevludit.Po nese nuk e festoj lindjen e njeriut me te cmuar,a lindjen tande do ta festoj a?
Kishte me kan mir me shku ne Saudi me ju tregu atyre qe te mos e festojne lindjen e ABDULVEHABIT per cdo vit.
Shko atje fol nese ta mban.
avatar
Ebu Hamza 21/04/2011 22:02:13
selamu alejkum
Une kisha pas nje pyetje te thjeshte per perkthyesin e ketij artikulli, nese Mevludi ka shume peshe per ty , ateher pse ti me stafin tend te bashkesise islame e bere verzionin e shkurtuar te Mevludit e qe ti mendon se eshte fe, ne fe nuk ka te drejt ti fus duarte askush qe te heqe apo te shtoje dicka, apo ju e keni nje te drejte te tille, kete e kan bere vetem te krishteret me Biblen
avatar
faca 22/04/2011 18:11:07
Ebu Hamza,akuzon njerzit pa pasur aspak njohuri me ligjin Islam.Kush te ka than ty se ata qe e bajn mevludin e konsiderojn mevludin FE????E aq ma pak Z.Ragmiu.Une te siguroj se Z.Ragmiu nuk e konsideron MEVLUSIN FE e nese don te vertetohesh pyt.
Nese dokush thot se Mevludi hyn ne suazat e hallallit apo haramit atehere edhe une jam me ty se e kan gabim
Mevludi eshte thjesht aktivitet ne davet.Kush e ban per hir te Allahut dhe dashuri ndaj Muhammedit a.s.,ka sevape e kush nuk e ban nuk ka gjynahe(komentim i fjalve te ibn tejmijes)Ti je i lire o vllai,nese don me bo e ban e nese jo,mos mendo se njerzit duhet te bajn ashtu ti si mendon.
Mos coni shum pluhen per keto pune sepse nuk jeni ne gjendje me i dal ne fund.Ata te cilet ju tregojn mendimet e dijetarve qe e kan ndalu mevludin,le tju tregojn mendimet dhe argumentet e atyre qe e kan leju.Ket gja nuk e bajn sepse me cdo kusht tentojne tju ndojn frena para syve qe te mos shofni gjera tjera pervec atyre qe ata mendojn se asht mir.
Ky eshte EKSTREMIZMI i paster te cilen e proklamojne disa prej vehabistave,prandaj them se keta vellezer qe nuk kan ndegju me shum se mendimet e atyre qe ju kan tregu disa prej hoxhallarve,nuk kan faj.
Faj kan ata qe flasin kunder mevludit a vet shkojne neper mevluda n\bile edhe thne se kur dalim prej mevlusit bojm istigfar dhe gjithcka bahet ne rregull.
Allahu na drejtofte dhe na ruajt nga hipokrizia
avatar
babloki 19/04/2011 08:59:02
a mundet Z. Ragmi me dhone me shume specifikime rreth fetfas. me dergu linkun e fetfas...
avatar
limi 23/04/2011 09:31:42
Linku i fetfajes asht i shkrum posht artikullit o njeri!!!Po get se nuk e paske lexu artikullin hic.
avatar
faca 19/04/2011 07:31:33
Pershendetje te nderuar.
Skam lidhje me fe por du me than dicka.S`pari ky person e ka bo perkthimin e kti artikulli,nuk e ka shkru vet.
Se dyti ket artikull si po shihet e ka botuar qendra per fetva e Kajros,do te thot dijetaret e Egjitpit.Pak po me doket e palogjikshme me ja ndegju fjalen ktyre selakave te Presheves dhe me gjujt fjalen e dijetarve te Kajros.
Si me thon se fjala e ksaj qendre asht e kot kurse fjala e kti far FEJA ISLAME dhe BUJANOCALIA asht e vertet!!!!
A ka logjik kjo pune????
Po rrini para kijeve o njerz se dy lidhje me krye nuk i keni.A pe dini cka do me than DIJETARET E KAJROS.
He shqiptar he mendjemadh.....do mi gjet gabime dijetarve dhe tho une kshilla po jap.
medet medet...
avatar
Feja Islame 17/04/2011 12:17:42
Ska nevoje o Sali , skemi kohe mu mar me keto pune , vetem kjo ke keshille nga ana ime qe herave tjera me qit tema te hajrit , e jo me postu diqka qe ndoshta as ti dhe ata qe e kan postu se kan kuptu , Elhamdulilah e kemi nje fe te paster , e cila po shkelet mduket me shume prej neve se pabesimtareve per te cilet e dime shume mire se qka eshte puna me ta ,ateher ti kthehemi veteve tona e ti pastrojme prej mekateve,bidateve, e ruana Zot, ndoshta ka njeri me emer musliman po ka bo kufer ose shirk ,Allahu na falt mekatet dhe na udhezofte neve dhe juve , kete mundesi qe e ka dhene presheva.com mendoje qe nuk ka vendu ketu per xhelozi dhe keqkuptime mendoj qe duhet ti falenderojme dhe mos te merremi me qeshtje te padobishme , me rrespekt nevojtari per faljen e Allahut, Selamu Alejkum
avatar
17/04/2011 06:07:58
''Suksese''... a e dini vellezer dhe motra qka i bjen kjo, pra shkurt e shqip, ta bejme kete fe bahqe, e ta mbjellim her me speca e her me kastraveca qysh te jen pazari, ose nese naj ka ana paret bojna mevlud, e kur i bjen firma mevludit, bojna naj biznis tjeter se ''ska lidhje'' pse Muhamedi alejhi selam se ka bo, na jina ''mat meqem''.

Edhe sipas disave feja nuk eshte ''kompletu'', ajeti Kuranor per ta ska kuptim:
"Sot persosa per Ju fenë tuaj, plotësova ndaj Jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).
Ky ajet i fundit eshte shpall diten e hytbes perfundimtare para vdekjes se Muhamedit alejhi selam.

Dmth. qetash kta e kompletojne fene me biznis edhe qesin rregulla sa te duash, e bojne nje ''fe moderne'', qashtu qysh e kan bo krishtert , jahudite, etj. etj. ama ... kjo eshte enderr, e zgjimi i ketyre qe mendojne keshtu eshte i rende dhe perveq endrres ''shite fene per pare'', realiteti eshte i hidhur. All-llahu na ruajte nga shitja e fese per para, nga kundershtimi i Kur'anit dhe sunetit te Pejgamberit alejhi selam.
Amin,
Amin,
Amin.
avatar
lami 17/04/2011 13:00:54
Allahu ta falt se nuk ke faj ti.Faj kan ata qe ta kan blloku kryet me nji ide dhe te kan dezinformu se fjala e tyre eshte e vertete dhe se te gjitha mendimet tjera jan kot.Ske faj ti,kan faj ata qe e gjuajn gurin dhe e fshehin doren dhe thone:"na po bajm mevlud por e kemi per mos mu ba ma keq me xhematin,e sa ti marrmi punet ne dore athere bojm si te dojm ne".
Kta jan ata qe bojne percarje.
avatar
bujanocalia 16/04/2011 20:50:59
ooooooo mjer per ju more Allahu ju udhezoft tike met me i gjet Pejgamberit salallahu alejhi wue selm gabime tutju Allahut more qe eke be at shkoll more he bre pendohu te Allahu mos sharro ma shums e mos kqyr tash me ikthy pacentat e tu se tkan hup per qylyme e mevluda
avatar
Feja Islame 16/04/2011 20:49:38
Injoranca ne kuuptimin e fese nuk ka skej , vetem kjo me ndodh me ju Hoxhe dhe ai i cili e ka shkruar kete tekst , mu habit , nese doni te postoni diqka qe i bon dobi popullit postoni Allahu ju shperbleft , me mirekuptim , selamu alejkum
avatar
sali 17/04/2011 08:35:57
A ka mundesi o shoki me na dergu numrin e telefonit tand qe ne te ardhmen te pysim ty se cka me postu qe ti baj dobi popullit se ke qen i pazbulum deri tash.
avatar
babloki 17/04/2011 12:31:13
ama kush je ti qe po cakto kufi ketu? kush ta ka dhen kete kopetenc mu ndi baba?
Total: 63 | Treguar: 1 - 63

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal