| Kapet mat me Olsin e Big Brother |
|
 Ai është sot me të vërtetë një nga menaxherët më të mirë të lokaleve dhe askush nuk mund ta besonte në fillim, po të kemi parasysh Olsin i cili dukej një djalë që donte vetëm ta shijonte jetën pa bërë shumë sakrifica. Por ja që realiteti flet ndryshe. Që kur ai drejton kompleksin “Austria”, atje gjithçka ka ndryshuar. E sa për jetën e natës, aty tani e gjen gjithmonë plot dhe për çudi tek ai lokal gjen vazhdimisht personazhe të njohur të ekranit. Ndërkohë Olsi, që ka gjetur një punë që edhe e zbavit, nuk ka sesi të mos e shijojë atë atmosferë.
Të premten e kaluar duket se ai ka zgjedhur një partnere të veçantë për të pirë një gotë dhe për të biseduar. Ajo është Ingrid Gjoni. Vajza e njohur ishte aty me disa shoqe dhe të motrën Inisin por duket se ka preferuar që të kalojë pak kohë me Olsin. djalin që tashmë është po kaq i famshëm sa edhe ajo, falë programit të njohur të “Big Brother”. Dy të rinjtë kanë ndenjur bashkë, kanë pirë dhe kanë kërcyer dhe shpesh mbas edhe me justifikimin e muzikës së lartë, afroheshin shumë me njëri tjetrin.
Edhe Inis Gjoni është parë kësaj here te pub “Austria”. Në fakt vajza e njohur e spektakleve kishte kohë që nuk dukej në pube apo bare, por një festë e organizuar te ky pub, mesa duket e ka tunduar atë. Në shoqërinë e saj ishte edhe e motra Ingridi, si dhe disa mikesha të saj. Gjatë darkës Inisi ka preferuar të pijë kryesisht birrë si dhe të bisedojë me mikeshat e saj. Ingridi dhe Inisi nuk janë vetëm motra por edhe dy shoqe të mira. Këtë fakt ato e pohojnë në çdo intervistë që japin për mediat.
|
|
Dėrguar tė Saturday, 22 November @ 00:00:00 CST nga BlacK |
|
|
|
| |
|
| Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara. |
|
|
|
|
|